Preferoj ta them shqip.

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Po edhe ato ne leter fjale jane, madje ne i shkruajme nnjeri tjetrit: "na shkruaj ndonje llaf(fjale)". Per biseden ke te drejte, jane me shume se dy.

Te tjera ide(qellime - kjo eshte nxjerrje e Dassaretis)?
 

Darien

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

chat = to talk in an informal or familiar manner

"chat" është midis dy ose më shumë personave, rëndësi ka fakti që është bisedë e lehtë, po fjalosim, nuk po kuvendojmë

më pëlqen përkthimi fjalos - veç të ruhemi mos të bëjmë fjalë /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Me duket perpjekje e lindur te deshtoje edhe pse e duartrokas... /pf/images/graemlins/frown.gif "Chat" eshte ngulur ne te gjitha gjuhet e tjera europiane.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Sigurisht, por kjo nuk perben nje arsye te shendoshe qe ketu te mungojne perpjekjet tona per te ruajtur gjuhen shqipe, sado modeste qofshin.
 

Darien

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

të them të drjetën nuk e kam aq problem fjalën "chat" si tregues i vendit ku po flasim - anglishtja ka shumë fjalë të huazuara dhe nuk i bën gjë dëm - s'më pëlqen dhe aq folja çatojmë...

ngatërrimin me çatinë që e përmendja një herë tjetër ishte si shaka, sepse theksi të lejon të bësh dallimin midis dy fjalëve

bàri - ai jeshili që mbin në lëndina
barì - ai që ruan delet (bariu)

shkojmë e flasim andej nga çàti (theksi tek a-ja)
shkojmë e ngjitemi në çatì (theksi tek i-ja)

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Hermesss

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Fillimisht postuar nga Darien:
[qb] të them të drjetën nuk e kam aq problem fjalën "chat" si tregues i vendit ku po flasim - anglishtja ka shumë fjalë të huazuara dhe nuk i bën gjë dëm - s'më pëlqen dhe aq folja çatojmë...
[/qb]
Darien, kjo me kujton perdorimin e disa fjaleve te tjera te huaja qe i kam shume inat por qe per fat te keq po i ndesh gjithmone e me shpesh (sidomos ne TV dhe gazeta), si psh: implementoj; ataç(sh)oj; agravoj; prezumoj; "...per te sejvgarduar (!) interesat tona strategjike..." (kete s'e mbaj mend ku e kam lexuar keto dite), etj.
per te mos permendur pastaj gjuhen e shartuar qe perdoret gjeresisht ne administrate, psh: save/print - sejvoj/printoj; "futi nje kopi-pejst dhe ma dergo ne nje flopi"; "eshte per lanç/ne nje miting (!)"; "jam full me pune"; "merre icik ate fajlin qe te lashe mbi tavoline"; "me bej nje koll dhe te marr une mbrapsht(!) kur te kthehem ne zyre", etj.
 

Darien

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

lol Hermes - kjo është për të qarë po meqë s'dua të qaj, po qesh

e pashë që në parlamentin e parë pluralist, kur jepeshin ato diskutimet në televizor - më kujtohet tani diskutimi për "abrogimin" (abrogate) e ligjit - nuk thoshin as anullimin të paktën (edhe kjo fjalë e huaj është po ka hyrë më mirë në shqip) - ose ta përkthenin: shvleftësimin, shfuqizimin

unë nuk them që për çdo gjë të shpikim fjalë tjetër (p.sh. francezët që nuk duan ta pranojnë computer, megjithëse është fjalë me rrënjë nga latinishtja) - po kur i fusin vend e pa vend fjalët e huaja më bezdisin
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Cuna dhe goca, nuk me kujothet tani se si e kam ke fjalori(qe disa nga ju e kane) i paplotesuar, a mund te diskutojme mbi fjalen " origjine "?

Mund te jemi te ketyre mendimeve(nese s'ka tjeter):
1.origjine = prejardhje
2.origjine = zanafille

Personalisht jam per te paren, ndonese mund t'i kemi te dyja, POR NUK E SHOH KETU PROBLEMIN. mE SHQETESON MBIERMI "ORIGJINAL"...

PO KETE, SI TA KTHEJME NE SHQIP? S'do te na kishte kuptim "zanafillor", apo "prejardhor"? Si thoni???
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Preferoj ta them shqip.

root- rrenje ne shqipen e pranuar si zyrtare.
-rra:j ( me a te zgjatur e zbritje ne j me hunde) ne dialektet kryesore te veriut.
-rro:j me o te zgjatur lehtesisht hundore me errumbullaket e e lehte ne shqiptim ne shqiperine e durres-kruje-tirane -s
-rraj a e zgjatur e larte dhee paster nga hundet, j e thate...elbasan.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Preferoj ta them shqip.

Flmnd presidenti /pf/images/graemlins/smile.gif Ke te drejte ne te gjitha versionet /pf/images/graemlins/smile.gif , por e kisha llafin ke Root qe perdoret ketu ke pc-ja /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Ema

Goddes
Re: Preferoj ta them shqip.

Fillimisht postuar nga paperina:
[qb] Flmnd presidenti /pf/images/graemlins/smile.gif Ke te drejte ne te gjitha versionet /pf/images/graemlins/smile.gif , por e kisha llafin ke Root qe perdoret ketu ke pc-ja /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
:rolleyes: :rolleyes:
 

Ema

Goddes
Re: Preferoj ta them shqip.

Root=rrenje
root out-crrenjos

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Preferoj ta them shqip.

Fillimisht postuar nga Ema:
[qb]
Fillimisht postuar nga paperina:
[qb] Flmnd presidenti /pf/images/graemlins/smile.gif Ke te drejte ne te gjitha versionet /pf/images/graemlins/smile.gif , por e kisha llafin ke Root qe perdoret ketu ke pc-ja /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
:rolleyes: :rolleyes: [/qb]
Root Shell !

Bye se m'hahet buk!
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Nga nje liber qe e ka origjins mbi kapak:

Origjina, orienti, aborti orientimi, aborigani etj kane per fillese oriri ne Latinisht, me kuptimin del, ngrihet, Dielli apo Hena e cila e bere origo ka kuptimin e burimit, filleses, te dickaje qe cel a del.
Greqisht neortos, Sanskrite arnas.
Nga greqishtja shkon tek Oreias, nje nimfe mali apo Oreas.

Per origjinen nuk ma ka qejfi asnje fjale te perbere. Mbase thjesht fillese, mbasi ato foljet e tjera jane pothuaj te harxhuara me kuptime te tjera. Gjithsesi padashje doli dhe nje Reja.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Fillimisht postuar nga Presidenti:
[qb] ky ka per te vdek me mbingarkes nervore mer lal! [/qb]
Hic marak, byrazer(nese ne kete gjuhe me kupton me mire)!

Truri im dhe nervat e mi mbajne me shume se cdo faqe librash te genjeshtert dhe cdo mendje te ushqyer me to.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Fillimisht postuar nga Diabolis Dassaretis:
[qb] Nga nje liber qe e ka origjins mbi kapak:

Origjina, orienti, aborti orientimi, aborigani etj kane per fillese oriri ne Latinisht, me kuptimin del, ngrihet, Dielli apo Hena e cila e bere origo ka kuptimin e burimit, filleses, te dickaje qe cel a del.
Greqisht neortos, Sanskrite arnas.
Nga greqishtja shkon tek Oreias, nje nimfe mali apo Oreas.

Per origjinen nuk ma ka qejfi asnje fjale te perbere. Mbase thjesht fillese, mbasi ato foljet e tjera jane pothuaj te harxhuara me kuptime te tjera. Gjithsesi padashje doli dhe nje Reja. [/qb]
Dakord, dakord, po per "origjinal", si mund te shqiperohet kjo? Psh. 1. Kjo veper eshte origjinale?
 

enkela

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Nje pyetje per ju te gjithe:

kam ndeshur neper artikuj gazetash fjalen SEKSER. C'fare kuptimi ka?

Faleminderit!
 
Top