Poezitë që parapëlqej.

ana karenina

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Edhe nje tjeter nga Esenini, e vetmja poezi qe di permendesh:

Te desha shume dhe ndoshta zjarri i pare
ne zemren time s'u shua pergjithnje,
Po c'ta lendoj nje plage te perthare
nuk dua te sendisesh kurre me.

Te desha shume, i heshtur, shpreseshuar,
ne heshtje, me zili, pa hapur goje.
Me c'zjarr e afsh te pata dashuruar
dhente zoti nje tjeter te te doje!

p.s: ke vargu i fundit ia ka futur shume kot po ec mo... /pf/images/graemlins/smile.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Miq te humbur

Une nuk kam me miq
po numra telefoni
qe fillojne te gjithe me 00

Une nuk kam me miq
po nje bllok kujtimesh
ku te rreshtuara rrine emra dhe adresa

Une nuk kam me miq
po copera kujtimesh
te pacmueshme tani nga mungesa

Miqte e mi jane nisur neper bote
i vogel ish atdheu
po dhe bota gjithashtu

teper e vogel bota
per gjithe endrrat tona...

Besa Myftari

p.s: edhe kete e mbajtkam mend permendesh /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Poezi te preferuara

Nga Ismail Kadare:

VALLJA SHQIPTARE.

Tri here opinga rrahu dheun
sikur kerkoi leje prej tij;
pastaj shamia palet ndehu
me qetesi dhe madheshti.

Keshtu mes qiellit dhe tokes
vallja u lind, vallja u shpall;
kemba sinjale i con tokes
dhe dora qiellit i jep lajm.

Dhe vallja rrokulliset tutje
mbi kohra hedhur si hobe;
prilli persiper i hedh lule,
dhjetori boren shkund atje.

Valle shqiptare, shenja ne ere
ylbere tirqesh tej-e-tehu;
kush ju kerceu ju njehere
dhe kembet rob s'i mbene tek ju?

Kush ra midis vorbulles suaj
dhe s'u pershit dhe s'u perflak,
ju bubullima me opinga
qe neper shekuj brodhet varg?

******************************************

KESHTJELLA

Zakoni i vjeter na ka ndare,
Tani te huaj ne u beme;
Si guret, qe zene vend ne toke,
Ne jete vend ne kemi zene.

Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rruget edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por naten, kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetesi,
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,
Nje shteg qe vetem ti e di.

Pastaj, si ne rrugica parqesh
Shetit mes cirkovolucionesh,
Hyn neper enderra edhe shkujdesur
Fanitesh, qesh, ma ban me dore.

Po kur mengjesi ze afrohet,
Nis shqetesohesh befas ti,
Dhe heshturazi del perjashta,
Nga shtegu qe vec ti e di.

E dita vjen; rrjedh prape jeta
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrime e te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.

******************************************

NJE VAJZE...

Duke te puthur, pa te dashur,
Ne shpirt ai ty te plagoi.
Buzepergjakur nga te kuqte e tu,
Si vrases tinez ai shkoi.

Krenar qe ty "te shtiu ne dore",
Gjith' shokeve emrin tend ua tha.
Prane gotes se birres per ty folen
Ne park, te dielave ata.

Dhe ti e vetme mbete, bosh
Mbene syte e ty ne net bilbilash,
Si sheshi i shkrete, ku porsa ndodhi
Nje katastrofe automobilash.

Tani kur shkon Rruges se Dibres
Ai me sy te ndjek nga pas
Pataj me brryl i bie shokut
"E sheh filanen? E kam pas..."

Dhe ti ul koken shpjeton hapin
T'arrish tek shoqja sa me shpejt,
Te perserisesh fjalet standart:
"Ah, njelloj jane te tere djemte"

Te dyja t'ulura prane radios
Do ta ndizni nganje cigar;
Tek supi i saj, nen fjale lajmesh
Ne çast dremitja do te t'marre.

Dhe do te te çoje tek nje rruge tjeter
M'e gjere m'e bukur dhe m'e re,
Atje ne sfond fabrikash, njerezit
Nga kembet s'do te te vene re.

Atje kur t'ecesh midis turmash,
Ne nje grup djemsh, ndoshta midis,
Dikush me brryl do t'i bjere shokut:
"E sheh filanen? Jemi miq..."

-------------------------------------------------
Komentet mbi keto vargje do te ishin vetem te teperta, per mendimin tim. Jane thjesht te nje talenti te paarritshem.
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Poezi te preferuara

Il più bello dei mari
è quello che non navigammo.
Il più bello dei nostri figli
non è ancora cresciuto.
I più belli dei nostri giorni
non li abbiamo ancora vissuti.
E quello
che vorrei dirti di più bello
non te l'ho ancora detto .

N. Hikmet
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Ultime illusioni


Quelle parole stonate nell'abisso

mosse dai fili dell'ipocrisia...

un calpestio di cavalli

tuoni

nel mio sereno

anticiparono dell'ultimo bacio

l'amara dolcezza

sotto gli occhi della luna

unica luce in tanta oscurità



Le mie illusioni

caddero

ad acri risposte

spine del mio fiore

ed io…di una romantica morte

avvolto nel vuoto

mi sentii nel mio autunno

sotto un tappeto di foglie



Poi l'addio freddo

gettò nel fuoco i nostri sogni

e me vinto…in un vento spinto



Vita…vita

com'è crudele questa

tortura nel guardar il sole

che nelle nubi grigie s'immerge

e poi...nella polvere non si trovano

neppur le nostre impronte.
 

kaprollja

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

TRADHETORET- N.Frasheri

Shokë, kemi ne mes tënë
Shum' armik' e tradhëtorë!
Popo, mos u qoftë thënë!
Veç që s'kanë gjë në dorë.

Harruanë mëmëdhenë
Dhe lanë kombinë tënë
E një tjatërë na gjenë!
Popo! mos u qofte thënë!

Lanë zonjën e lëvduar
E zunë një kurvë shtrigë,
Të ndyr' e të mallëkuar,
Të fëlliqur e të ligë.

Lanë mëmën të xhveshur
Dhe mundohenë për botë,
Pa dhe bota duke qeshur
U thotë: mundohi kotë!

Qysh u bënë Efialtë
E nuk e njohin të mirën,
Uthullën pandehin mjaltë
Edhe dritë errësirën!

Buk' e mëmëdheut zëntë
Tradhëtorët e pabesë!
Dhe Zoti dërrmën u dhëntë,
Kurrë mos paçinë pjesë!

Miqt' armiq i kanë bërë,
Armikëtë miq i zunë,
Qysh janë fyell të tërë!
Ç'është kjo e madhe punë!

Fajn' e math kur do ta njohin
Njerëzit e mallëkuar?
Dritënë pse nuk e shohin,
Apo janë të verbuar?

Janë së gjithash të marrë
Dhe të liq me të vërtetë,
Mëmëdheut bëjnë varrë,
Po do të bienë vetë,

Se mbretëron e vërteta,
S'del kurrë gënjeshtr' e shkretë
T'ish ashtu, qe prishur jeta,
S'kish mbetur gjë e vërtetë.

Ata turpinë fitojnë,
Nderr' e tyre posht' e hedhin
Dhe armikëtë gëzojnë
E në errësirët bredhin.

Nuk është kurrë haruar
Dh'e mira dh'e lig' e shkretë,
Të gjitha janë paguar,
S'ka mbeturë gjë në jetë.

Lerini, pa do ta gjëjnë,
Të vërtetën do ta njohin,
Se tani s'e dinë c'bëjnë,
Janë të verbër e s'shohin.

O, popo ç'turp kanë marrë!
Janë bërë tradhëtorë
Dhe s'janë më shqipëtarë,
Se nga kombi hoqnë dorë.

Me të huajnë u bënë,
Me armikn' e Shqipërisë,
S'duanë gjuhënë tënë
Armikët' e Perëndisë!

Ndjei, o Zot, se nukë dinë
Se ç'bëjnë, janë mahnitur,
Rrahin të prishin shtëpinë
Pun' e lig' edh' e mërzitur.

Të gjorët janë në gjumë,
Të vërtetënë s'e dinë,
Do të mundohenë shumë,
Pasdaj mënte do t'u vinë.

Vëllazërin' e harrojnë
Dhe kombin e mëmëdhenë,
Dhe armikëtë dëgjojnë
Edhe s'dinë se ku venë.

Hiqni dorë, hiqni dorë!
Mblithni mënt e tupërohi,
Mos u bëni tradhëtorë,
Se pastaj do të pendohi.

Nuk e di pse sot kjo poezi me tingellon paksa ndryshe nga heret e tjera qe e kam lexuar..
Keto 4 vargjet e fundit i kam thene e rithene sot me vehte e ndonjhere dhe duet me Timo Fllokon :confused:
 

enton

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Lamtumirë…i dashur ATDHE !

Lamtumirë i dashur atdhe,po largohem përgjithmonë,
Shpirti im i përvëluar,oqeanë sot kalon’ (ë)…

Kujtimet rinia ime, të gjitha kanë ngelë aty,
Emigrant vazhdoj të jem,se si ndodhi nuk e di ?

Ky kurbeti po më tret,pa kuptuar e avash,
E di që një ditë do vdes,prandaj qaj e po pëlcas.

Nuk ka mall e dashuri, se sa vëndi jot i mirë,
Atje gjyshërit kanë varret,dhe ne ikëm pa dëshirë.

Morëm rrugët e kurbetit,që ka ndarje edhe lot,
Lamtumirë o vënd i shënjtë, jemi larg s’të shomë dot.

Kam një thikë mu në zëmër, më gozhdon e s’lëviz më,
Me një mall të përvëluar,digjem i tëri për të !

Është mall i mëmëdheut,që nuk shuhet as një herë,
Vetë shkrij porsi qiriri,në këtë jetë të mjerë.

U bënë vite që “Jam Larg*”,e asgjë nuk më gëzon, (“vëllimimi poetik”)
I kam prindët tash të vdekur…që të dy në Lekëkond.

Lulet atyre u mungojnë,në epitafe e në kryqe,
Ika mora aratinë…nëpër dete përmbi brigje.

Është zogu i furtunës,që unë shpesh e porosit,
Shko mbi varr e pastro barë,e përqafomi një çik’.!

E tu japish përqafime,malli shumë na ka marë,
Bëjmë të vijmë e s’vijmë dotë…jemi lidhur me litarë*.(Lidhja me fëmijët)

Të lidhur nga këmbë e duar,gjithmonë mall e dashuri ,
Dhe në ëndra me sy hapur,duket sikur jemi aty.

Lamtumirë o vënd i shënjtë,ti je zëmra e kujtimi,
Shqipëri ti mëma ime,po më mbyt ky mallëngjimi.

Eci rrugës si i marë,e përditë ëndëroj…
Ti je shpresa e shpëtimi,me asgjë nuk të ndëroj.

Gjaku që kam nëpër deje,është flakë që flakëron,
Do ta ndali ndonjë herë, zëmrën që tya kërkon.

Kur do ndreqesh ty atdhe,që të kthehem përsëri,
Tani që jam ende gjallë,se do më mbyllen këta sy.

Të vij të mar erë deti,të shijoj atë freski,
Se këtu është baltë e botës,dhe nuk kam as gjallëri.

O atdhe o bukë e ëmbël,që më je si mjaltë mali…
Emigranti është i vuajtur ,dhe për tya e mer malli.!

P.J.PALI në USA më 23/12/1997
(Në aeroplan, dita kur emigrova në SH.B.A)
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Ti je deti
dhe unë vala shkumuese
që prej teje lind.

Ti je dielli, unë rrezet ...
Ti qielli, unë hëna.
Ti mali që sundon në luginë ,
unë bari që prej teje marr jetë.

Ti trupi, unë shpirti
Ti dëshira, unë dashuria
Ti arsyeja, unë ndjenjë
Sidoqoftë
të dy bashke shpirtra të stuhishëm
që qetësohen veç kur janë pranë.
 

anis

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

BAJRON - nga poema "Korsari"

Ne zemren time kam diçka te fshehte,
Ate ne bote nuk ma di njeri;
Kur jemi tok lulzon si lulja vete,
Por hesht serish ne terr, kur iken ti.

Nje fill i arte i shpirtit m'i jep drite,
Po rrezet nuk i shihen dot me sy;
Ate mbi dhè s'ka force ta venite,
se erresira nuk arrin aty.

Oh, dhe ne cdeksha, sillme neper mendje
Kujtoje miken qe te desh me zjarr;
Se ta duroj, e mjera, s'jam ne gjendje,
Harrimin tend, i dashur, as ne varr!

Nje amanet plotsoma, po te mundesh,
Se nuk do te te lutem perseri:
Nje pikez lot, te parin e te fundit,
Per dashurine time derdhe ti!

(sjelle ne shqip nga J. Bllaci)
 

obelisku

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Me falni dicka qe me kenaq,
si puthja e nanes ne balle
Me g'zoni nje here,
si gezohet gjethi i njome ne puhi
M'shikoni si hana neper rrema
e kam me ju fale gjithshka

Mordjen do te puthi ner buzet e ngrime
e n'zgavrat e synit te saj
do te derdhi lot

Avitu njeri!
Nga palci i urrejtjes deshiroj me dale,
si bima prej fares, ne pranvere...

MARTIN CAMAJ
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Si e kishim harruar me te paharrueshmen?

Nga Ismail Kadare

"MALL"

Ca pika shiu ranë mbi qelq.
Për ty unë befas ndjeva mall.
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi, sa rrallë.

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh' kjo vjeshtë, ky mëngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekë
Dhe shirat pa ylber në mes.

Dhe thënia e vjetër e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot për dreq:
"Të zgjuarit janë bashkë në botë,
Kurse të fjeturit, veç".

Në ç'ëndërr kemi rënë kaq keq,
Që dot s'po zgjohemi ne vallë?...
Ca pika shiu ranë mbi qelq
Dhe unë për ty seç ndjeva mall.
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Nga Sergej Essenin, kjo me duket poezia me e bukur ngaqe ndoshta ishte edhe e fundmja. E gjeten te shkruar me gjakun e tij ne murin e kafenese se Moskes ku ai preu damaret dhe dha shpirt. Eshte ndoshta testamenti i tij.

Lamtumirë mik
pa dhembje e lotë
fytyrëngrysur s'ka përse.
Të vdesësh s'është gjë e re në botë,
dhe të jetosh s'është gjë e re.
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Nga Quasimodo

Ognuno sta solo sul cuor della terra,
trafitto da un raggio di sole:
ed è subito sera.
 

Post Scripter

Primus registratum
Re: Poezi te preferuara

Dritëro Agolli

"Kur të jesh mërzitur shumë"

Këtu s'do jem, do jem larguar
Në tokë i tretur si të tjerët.
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamerierët.

Dhe nëpër udhët ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thatë
Mbi varrin tim do rrijë i heshtur
Një qiparis si murg i ngratë.

Ti do trishtohesh atëherë
Se s'do më kesh në dhomë të gjallë
Dhe kur në xham të fryjë erë
Do qash me erën dalëngadalë.

Por kur të jesh mërzitur shumë
Në raft të librave kërkomë,
aty i fshehur do të jem unë
Në ndonjë fjalë, a ndonjë shkronjë.

Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do zbres, do t'vij pranë teje,
Ti si dikur me mall do qeshësh
Si një blerim pas një rrëkeje.
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Poezi te preferuara

Sei la mia schiavitù la mia libertà
sei la mia carne che brucia
come la nuda carne delle notti d'estate
tu ,coi riflessi verdi dei tuoi occhi
tu, alta e vitoriosa
sei la mia nostalgia
di saperti inaccessibile
nel momento stesso
in cui ti afferro
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Poezi te preferuara

I tuoi occhi i tuoi occhi i tuoi occhi
che tu venga all'ospedale o in prigione
nei tuoi occhi porti sempre il sole

I tuoi occhi i tuoi occhi i tuoi occhi
questa fine di maggio , dalle parti d'Antalya,
sono cosi , le spiaghe , di primo mattino;

i tuoi occhi i tuoi occhi i tuoi occhi
quante volte hanno pianto davanti a me
son rimasti tutti nudi , i tuoi occhi,
nudi e immensi come gli occhi di un bimbo
ma non un giorno han perso il loro sole;

i tuoi occhi i tuoi occhi i tuoi occhi
che s'illanguidiscano un poco , i tuoi occhi
gioiosi, immensamente intelligenti, perfetti:
allora saprò far echeggiare il mondo
del mio amore

i tuoi occhi i tuoi occhi i tuoi occhi
cosi sono d'autunno i castagneti du Bursa
le foglie dopo la pioggia
e in ogni stagione e ad ogni ora.
 
Top