Re: Poezi te preferuara
DASHURIA E VETME
Mbi gjunje te tjerash, s'kam harruar
ate veshtrim qe gjithnje me ndjek.
te tjerat duke dashuruar,
nga dashuria e saj vuaj e heq.
Si nje demon i plotfuqishem
te vjetren zgjoja me cdo gje.
dhe perserisja dhe serishem:
une dua vetem, - vetem nje!
nga M.Lermontov
TE DESHA
Ngaqe te desha aq, - ky shpirti mu be vrere.
e di te rite e tu qe ndrit gjithe shendevere,
nga pas me ndjek me qesendi te pameshirte
cdo dite bardhesie e cast i lumturise
e pac ti fatin tend me brenga e lot trazuar
une jam pike e vrere...pse ti je e gezuar?
ose
Jam pikelluar se te dua kaq shume,
edhe e di se c'flasin bota, c'bejne zhurme,
rinine ta njollosin pa pike meshire
per cdo gezim te ndritur, te emblen deshire.
paguan ti me lot t'hidhur pikellimi.
jam i trishtuar po ti pse po te mbyt gezimi?
nga M.Lermontov
* * *
Dal ne rruge vete, i vetmuar,
neper mjergull rrug' e shtruar hesht;
flet me zotin heshja e harruar ,
edhe ylli-yllit po i flet.
Lart ne qiej shpalosur mrekullia!
dheu fle mbeshtjell' me kaltersi....
pse me vret keshtu ne gjoks vetmia?
cfare pres a qaj une njeri?
Nuk po pres asgje fare nga jeta, s'me vjen keq c'jetova e c'do le,
dua vec i lire dhe i qete
te harrohem fare dhe te fle!
Jo nje gjume akull ere vdekje
syt' e mi s'do desha kurre t'i mbyll,
por ne gjoks te flinin hove jete,
gjoksi im te merrte thelle fryme;
Tere naten veshin te ma dhelte
zer' i embel, zer' i dashurise,
lis' i madh i mbushur plot me gjete
permbi mua vec te shushurise.
nga M.Lermontov
* * *
Panik e frike s'do kem,
kur te le jeten
kete me bindje po ta them,
si te verteten.
Kam pare bukurira plot- pabukuri.
Po mrekulli si ti ne bote,
Jo' tjeter s'di.
Nga M.Lermontov
* * *
S'me mbushin syte perendite
gjithe shkelqim,
Nga parajsa qe flasim per dite,
s'ndjej gezim
sot endrat perkedhel,
krejt ne vetmi,
kendoj si zogu ne zabel, qaj si femi.
nga M.Lermontov
JO , UNE ME AQ ZJARR TY, JO, NUK TE DUA.
Jo, une me aq zjarr ty , jo,nuk te dua
s'ma merr mendjan , jo , bukuria shkelqimtare
te ti kerkoj vec brengen qe u shua
edhe rinine qe m'iku per fare.
Veshtimin une ta ngul ty nganjehere
dhe zhytem thelle, thelle, ne syte e tu.
E fshehurazi me ty sec bisedoj atehere
po s'eshte zemra qe te flet keshtu.
Tek ti kerkoj mikun e rinise,
te pamja jote shoh tjeter fytyre,
te buza jote at' heshtje te cuditshme.
ne syte e tu shoh syte e saj ne pasqyre.
nga M.Lermontov
VETMI
Prangim i jetes i cdo fati ,
vetmi qe s'ke me c'ka e mbush;
te ndajme qejfet jemi gati,
trishtimet s'del t'i ndaje kerkush.
Rri bej sehir si mbret i shkalur
me zemren pikur helm e kob,
dhe shoh ndaj fatit krye varur
si vitet rendin me galop.
Dhe kthejne prap' duke gulcuar
te vjetren enderr per te vrare.
po ja qe nje gropez e vetmuar
se s'shqyhet gazit : C'je i marre!
Se brenga tretet pas nje grime
dhe gjindja (as qe nuk dyshoj)
me fort se sa per lindjen time,
per vdekjen time do gezoje.
nga M.Lermontov
TE FALEMINDERIT!
Te faleminderit!.... Mbreme ti e prite
pa buzeqeshje vjershen qe te dhashe.
pasionet s'mi kuptove dot, o vashe,
po per vemendjen tende hipokrite
te faleminderit!
Dikur ne roberi me shtire ti.
Dy syte e tu e fjalet tere thumba,
i fsheh ne gji megjithese te humba,
po s'dua te me duash ti tashti:
te faleminderit!
Nuk do te hyj ne turmen adhuruese
qe e trishtuar te vardiset pas
se mos me thuash , mua, buzagaz
ne vend te fjaleve te reda qortuese
te faleminderit!
O, le te shohe syri yt i ftohte
le te me vrase shpres e enderrime
edhe gjitheshka qe leu ne zemren time
ky shpirti im perhere do t'te thote:
te faleminderit!
nga M.Lermontov
"PER LL......."
Nuk i harroj ne krah't e huaj
dy syte magjistare.
kur dashuroj , lengoje vuaj
per dashurine e vrare.
Kujtesa vashe , me cfilit
m'i corri plaget mua,
po une me vete perserit:
te dua , moj, te dua!
Do te martohesh, vashe moj,
s'do ta kujtosh poetin.
Dhe une me s'do t'shikoj
se do ze kurbetin.
Vapori zhduket tej ne det
me syrgjynosen mua.
Po vala-vales gjithe i flet
te dua, moj, te dua!
Dhe s'do ta marre vesh rremeti
se kush ty te dashuroi.
Se sa renkoi per ty poeti
sa vargje te blatoi.
Dhe gjersa bar' e balt te ftohte
te me mbulojne mua.
Kjo zemer s'hesht e s'rresht , po thote:
Te dua, moj , te dua!
nga M.LERMONTOV
* * *
Ne u takuam perseri ,
Por qe te dy kishim nderruar!
Gjithe ato vite me shpejtesi
na kane shkuar pa kuptuar.
Kerkova zjarr ne syte e tu,
edhe ne shpirtin tim te thare,
Ah!Posi mua dhe ty
Kjo jet' e ndyre na ka vrare.
nga M.LERMONTOV
VDEKJA
I purpurt perendimi eshte ngjyer,
e shoh ne heshtje , une, ne dritare,
se ndoshta, neser, do te ndrit i mallengjyer
mbi trupin tim perdhe pa ndjenja fare.
Dhe nje mendim ne zemer shpon pa prere
mendoj per te, sa larg me eshte o zot!
Mbi trupin tim te mjere s'do te bjere
nga syte e saj, te pakten, ndonje lot.
Vella e shok nje puthje lamtumire
s'do japin permbi faqen e zverdhur,
nga dor' e huaj - shtytur prej meshire-
ne balte do te kalbem i harruar.
Do mbytem ne humneren pa kufi!
Po ti!- Me fal, moj ti, qe yje m'i ke syte,
Si une s'do te te doje kurre nje i dyte ,
me kaq zjarr e zemerpasterti.
nga M.lermontov
PER....
Nuk te perulem . Ka mbaruar.
Asnje premtim i yt s'hyn dot
ne shpirtin tim per ta sunduar.
Jemi te huaj sot e mot.
Ti ke harruar qe lirine
s'ia fal mashtrimit kurresesi,
por dhe , keshtu vite qe s'vijne
per syte e tu i bera fli.
Edhe keshtu tek ti pandehja
te gjeja shpirt e shok e short
dhe tere boten e urreja
qe te te desha ty me fort.
Gjitheato caste te qendrimit tekbet e tua- oh! me beson?
ia kam rrembyer frymezimit!
me se po m'i zevendeson?
nga ndonje cast mendim begate
dhe forc' e shpirtit-s'ish cudi-
t'i jepja botes nje dhurate
dhe te me jepte pavdekesi.
Pse doje, pra , te ma nderroje
Ate kurore lavdiplote?
Pse s'qe atehere kur premtoje
e tille si je bere sot?
Krenar jam!-falme- eshte' e kote.
Kerko nje tjeter dashuri.
Per asnje gje ne kete bote
nuk mund te rri ne skllaveri.
Nen qiell te jugut, ne vend tjeter,
do te largohem, ndoshta , shpejt,
por jemi njohur pak si teper
per t'u harruar ashtu krejt!
Qe sot do ze te argetohem
dhe te betohem , pastaj,
vetem do qesh e do gezohem
dhe per asgje me nuk do qaj.
Do genjej si djalli sa te dua,
sic desha me s'do dashuroj
a mund te dua me nje grua
kur nje esgjell sot me tradhetoi??
te vdisja desha dhe te vuaj,
me boten desha te luftoj
qe fort te voglen doren tuaj
I cmendur!- te mundja ta shtrengoj,
pa ta kuptuar dot mashtrimin
te fala shpirtin mbushur plot.
Ia njohe ketij shpirti cmimin ?
Ia njohe- une s'te njoha dot!
nga M.LERMONTOV
**********************************************
TE MBAJ NE DUAR
Te mbaj ne duar, dashuria ime.
Krijese prej qelqi
me shkendijime yjesh.
Kam frike....
Kam frike se mos me bie dhe
thyhesh.
nga XH.SPAHIU
ORA
Apartamenti i zakonshem. Kati i dyte.
Udha e trenit.
Mbi parvaz tik-taku i ores:
mbi krevat,
tik-taku i zemres.
Gjoksi yt i ngrohte, dallgezues,
koka ime mbi te .
Koka, koha , ora , zemra,
nje!
C'rreh aty?
C'murmurit, c'gurgullon, c'oshetin?
Cila ere? Cili lume?
Ora, koha
zemra, jeta;
koha tek zemra,
jeta tek une.
Ti toke e lire,
ti liria ime e pushtuar
nga dashuria,
kur s'te kisha,
kujtoja se lulezoje ne ndonje planet tjeter.
Te dua aq shume sa me duket
sikur do te vdes.
Mbi krevat
tik-taku i zemres;
mbi parvaz
tik-taku i ores.
Udha e trenit .
Kati i dyte. Apartamenti i zakonshem.
Nje molle u fik.
Perbytje mbi dhe.
Ne varken e Noes a do kete vend per ne?
nga XH.SPAHIU
*****************************************
* * *
Kaq deshira ne po mbajme fshehur,
sa dhe vetes trembemi t'ja themi.
rrugeve te jetes , si te dehur
endemi dhe s'dime ku vemi....
nga J.BLLACI
* * *
Une e di qe ti tani per mua,
prane stufes rri e mendon:
"Jorgo, Jorgo!-ti me vete thua,-
kete nate ku po e kalon?
Vlle mos ndonje vejushe e mbetur
te ka marre sonte ne shtepi
dhe te puth e te pushton e etur,
gjithe epsh e gjithe egersi?..."
S'ke c'ben e dashur, rruge e shkrete
ne te huaj shtreter te perplas!
S'kane faj vejushat mendjelehta
qe ne brengen time gjejne gaz!
Ti serishmi mendjen vret per mua,
prane stufes, brengen duke fshehur:
"Jorgo, Jorgo!-prap me vete thua,-
Mos po endesh rrugeve i dehur?"
Jo, e dashur, sonte ti fli e qete :
Ne nje park te heshtur, fill i vetem
po qendroj, porsi nje zog pa flete;
Permbi stol i kerrusur qaj e mekem
Dhe pse qaj nuk e kuptoj dot as vete....
nga J.BLLACI
* * *
Ne fshehtazi shkembejme shpesh veshtrime,
po sot nje hon i thelle na ndan;
ne fund te tij, si nje foshnjeze jetime,
me dhembje dashuria jone qan.
Pa ditur se perse, pa lot, pa fjale,
pa puthje , ne u ndame neper terr.
Pasionet u roniten me ngadale
dhe humben ne nje mjergull plot mister.
Dhe sot, qe me pendim, me mall a me vojtje,
Te shkuaren sikush ne shpirt permban,
Ne heshtim kryeulur e me drojtje,
si vjollca, anes honit qe na ndan.
nga J.BLLACI
* * *
Perpara se me britmen e cjerre dhe te ashper
te pershendesja boten nje nate ne tetor,
kur isha n'enderrimet e prinderve te varfer,
kam qene djale i lumtur dhe gazmor.
Me kembe e caja detin, keshjella ngrija ne ere,
dhe as qe e vrisja mendjen per art e poezi,
a per gjahtaree endrrash , hetues e kaptere
qe dine vec kanune dhe qeli.
OH!Gjithe c'desha i kisha dhe isha zot i vetvetes,
te bukura syzeza me vinin rrotull plot,
por s'ishte midis tyre,ajo, qe vetem derte
ne zemer me ka sjelle deri sot.
Prandaj s'me ze malli te kthehem ne ate jete;
ketu ne mos me shume, te pakten e shikoj
Ate, qe me ka sjelle ne zemer vetem derte ,
qe si me ka magjepsur , dot s'po e kuptoj.
nga J.Bllaci
** *** ***
Mban mend? Kesaj rruge dolem
naten e lamtumires.
Fjalet, qe dot s'i folem,
shiu ia tha erresires
Nuk di sonte kendej si kalova,
kohet si i lash menjane;
Befas m'u duk se degjova
dy zera si zerat tane :
Njeri dic foli per mallin,
Tjetri sikur psheretiu......
e dashur, ne ishim valle,
apo eresira dhe shiu?
nga J.Bllaci
PUTHME , MOJ E DASHUR PUTHME.....
Puthe, moj e dashur , puthme,
gjer ne dhembje , gjer ne gjak.
S'e duron dot ftohtesiren
zemr' e ndezur zjarr e flake.
S'eshte kupa e perbysur,
mes gazmoreve , per ne.
Ti nje gje kupto, moj mike:
Vec nje here jeton mbi dhe!!!
Shih, ne mes te erresires,
henen qe shkelqim vershon;
sikur t'ish nje korb i verdhe,
perbi toke fluturon.
Puthme de! Se kalbesia
kengen time ma kendoi;
ka te ngjare , qielli siper
fundin tim parashikoi.
Eh, moj force qe s'venitesh!
Do te vdes kjo s'ka dyshim!
Vetem dua t'i puth mikes
Buzet gjer ne fundin tim!
Qe pa turp edhe pa ndrojtje,
embelsisht kur t'enderroj,
tok me shushurima vishnjesh,
"Jam e jotja- te jehoje."
nga S.ESSENIN.
LETER NJE GRUAJE
Mbani mend,
ju dihet, cdo gja mbani mend,
si kam qendrue prane murit,
gjaku tue m'vlue,
ndersa juve s'u zinte vendi vend
dicka ashper
tue m'qortue.
Thate se:
mes nesh do t'kpuni cdo gja, se ju ka lodhe
jeta e ndyte qe e coj;
se asht koha dicka me ba,
se asht shkrue
qe gjith ma posht t'shkoj.
O, e dashtuna ime!
s'me keni dashte dhe aq shum.
As s'keni dijte se ne ferr t'njerzve isha
si kal'i ngrahun, i shtyme , i lodhun
n'duer t'kalorsit qe s'din cka asht friga
as qe dijtet
se mbytesha n'tym aty,
n'at jet qe stuhija n'perleshje e rrenoi,
se vuej, pse nuk muj me kuptu'
se ku fat'i njerzve do t'na coj.
Balle per balle-
ftyra nuk shihet.
E madhja dallohet mu n'largsi.
Kur deti i terbuem bucet
vapori punet i ka ma n'zi.
Toka asht-vapori!
nji cast njifare njeriu
drejt jetes re, plot lavdi,
n'gjirin e turbullt t'stuhise e ka drejtu'
vaporin me shum mjeshtri.
Po kush prej nesh n'vaporin e mallkuem
nuk asht perplas eshe vjedhe e sha?
Pak jane asish , me shpirtin e sprovuem,
qe n'ksito vale si shkamb qindrue ka.
M'at cast dhe une,
ne bucime t'eger e ujit qe tund
tue e dijte punen dhe qeindrimin
vaporit i kam ra n'fund,
Mos me pa tue vjelle njerzimin.
Ai fund ishin-
mejhane ndejesh ruse deri n'agim
keshtu nise me pi perdite,
qe pa shqetesim
te mbys veten
n'zjarr , i pite.....
o, e dashtuna ime,
une ju kam mundue,
dallohej pikellimi ne syte tuej, n'thellsi,
pse para juve, sikur para shokut
veten kam humb n'skandale , marrezi.
Ju s'e keni dijte
se mbytesha n'tym aty,
n'at jete qe stuhija e perleshja e rrenoi,
se vuej; pse nuk muj me kuptu'
se ku , ku fati i njerzve don me na cu?
.....
e tash kaluen vjetet ...
kam ndryshu fare, jam ba njeri i ri.
ndryshe tash e ndjej e mendoj, larg skandalesh-
marrezi
e shpesh , gjate festash, them- venen tue pie:
Timonierit tim nderi me lavdi!
sot jam n'qejf
nen qiellin plot vrasim
por m'preku flatra e dhembjes-lodhja juej mu kujtue
dhe qe tash n'leter
ju lajmroj me nxitim
se si kam qene dikur
dhe cka ka ndodhe me mue!
o, e dashtuna ime, gezohem
qe mundem me ju than
qe prej valesh shpetova- n'ani.
vendit sovjet i jam tash ma besnik se kurre-
jam "bashkeudhetar" i ri.
Une s'jam ma
cka isha njihere.
N'ndjenja tueja nuk kisha me preke,
si ma perpara une me ju mundu'
pas flamurit t'lirise
dhe punes me ndere
jam gati dhe n'Lamansh me shkue
As ju s'jeni "ajo"-
me burr t'matun e t'urte,
jete te mire jeni tue kalue
e s'merziti per shkatrimin ton,
madje tashme,
s'keni ma nevoj per mue.
Jetoni ashtu
fati ju percjellte,
n'prehnin e lumnise qe e keni
me nderime,
Perhere ju kujton
Miku juej i harruem
sergej essenini.