Poezitë që parapëlqej.

Ema

Goddes
Poezi te preferuara

Dy buzë...
Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta...
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m'i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.

Migjeni
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

RECITAL' MALSORIT

0, si nuk kam një grusht të fortë
t'i bij mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij dhe ai se ç'domethanë i dobët -
n'agoni të përdihet si vigan i vramë.

Unë - lugat si hij' e trazueme,
trashigimtar i vuejtjes dhe i durimit,
endem mbi bark të malit me ujën e zgjueme
dhe me klithma të pakënaqura t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse përditë
mbi lëkurë të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjetë një kafshatë ma të mirë...
Por më rren shaka, shpresa gënjeshtare.

Mali hesht - dhe në heshtje qesh.
E unë vuej - dhe në vuejtje vdes.
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qesh?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?

0, si nuk kam një grusht të fuqishëm!
Malit, që hesht, mu në zemër me ia njesh!
Ta shof si dridhet nga grusht' i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem tu' u qesh.

Migjeni
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

CMENDINA ME PORTE HAPUR
Po ikni, po na lini,
duke menduar; "Pergjithmone",
Nga ky dhe qe ishte juaji, joni,
qe eshte cmendina jone.
Cmendina jone e dashur, mallengjyese
me kafkat shqyese.

O te cmendurit e mi te shtrenjte,
sa ju dua,
megjithese kurre s'ju flas,
megjithese kurre s'me flisni
dhe dot s'ju duroj
dhe dot s'me duroni.
Por ky eshte rit:
ne nuk e shohim ne sy njeri-tjetrin
per pa urryer,
dhe ky eshte shkak
per t'u dashur gjer ne cmendim,
duke buzeqeshur ekzaltisht,
ndersa ne faqe
lotet na rjedhin,
lotet.

Bashkevuajtes te mi
qe ikni mergueshem,
te cmendines sone unikale,
me sy te fiksuar
pas nje ideje te vetme,
oh, vetem pas nje ideje te vetme,
qe askurre s'u pa, s'u gjend askund
dhe s'di ndonjehere ne ka per t'u gjetur.

Shperndahuni, ikni, tretuni.
Vend me vend shtet me shtet...
Oh, cfare piskame pisket
nga cmendina jone
ne oren e vone te perendimit,
kur malli e merr per bijte ne Perendim...

C'trishtim!
Mure te rrjepur..Mure qe gjithmone
kufizojne horizontin
per te lene nje qiell pa fund persiper.

Aty pas mesnate denesjet mbarojne,
dikush me vete po flet:
Sidoqofte shqiptarit,
kudo qe te ndodhet,
i mjafton marrezia e vet...
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

MAMA DHE BIJTE

Gjithmone e me ralle te shoh,
gjithmone e me teper
cuditem
si dola nga barku yt dhe ti je ime bije.
Sepse je e vogel, mama, e pafajshme
dhe lotet i ke te brishte e te rinj.

Ti qe u plake dhe qan si foshnje
kur duhet te gezohesh
e qe pikellimi te ndjek si urith
pikerisht kur liria hap nje shteg.
Po ti je e vogel, mama, e
pafajshme...

O zot, c'deshi nje njeri si ti
ne kete bote te sprovuar...
Ti akoma s'ke mesuar te genjesh,
e shtrenjte dhe duart i ke si dy
bonbone te vogla, te emblat duar, te sheqerta
nga lotet e tu.

Mireserdhe mama!
Ja shtepia, filaxhani i kafese dhe miresjellja ime
te serviret me kujdes, sofostike eshte, megjithate
ne mode...

Coje koken, perse qan?
Bijte e tu jane rritur tashme-
bisha sfiduese, s'i ndjek dot rreziku;
ty te duan
misheredhimbsur, mama,
nuk te harrojne,
me mire vdesin,
Ke dhe ti ne zemen e tyre nje dritare,
nje oval gezimi, drite e shprese,
sepse te tute ishin naivet,
si kuaj lufte, me syte e medhenj
ushqyer me ujera kroi.

I deshe fort, mama, sic dite i deshe,
i mallkove fort, mama, sa munde i mallkove,
me zerin qe e kishte si varg rruazash nbi gur...

Dikur...e mban mend, mama?
Ne shtepi kendoje,
ishe e re, e bukur
tani e kuptoj.
perendimi vdiste i lumtur per ate lloj kenge,
dhe syri yt i lumtur per ate lloj kenge,
dhe jeta ishte oganike, mama:
luanin kalamajte,
naivett qe ti i rite me delir horizonti...

Ja ku i ke perballe, te rrahur me jete e me sprove,
felligeshtia i ka vrare, por gjakun nuk ua ka sterpikur.

Jane te virgjer, mama, te perdalet e tu,
jane te virgjer,
lakuriq te pambrojtur, me gjithcka te fituar me
dhembe.

Mos i shaj, mama, se ben faj. Mos i truaj.
Te kane dashur, mama, te kane dashur.
I duaj. (Kurre prindi nuk mund te
mberrije dashurine efemijes.)

Kthehu, ece ne vete, mama,
mos qaj me.
Jane te fundit vjete te tute, ne
kete femijeri te dyte
mund te ngrohe pak dielli,
po t'i teresh syte.
Fshiji lotet, mama, jemi dermuar,
te buzeqeshesh pak, kjo eshte buke per ne.

O femija im i deshperuar,
mekati me i madh i perendise mbi dhe.

Mimoza Ahmeti
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

APOLOGJIA IME
(JETES)
...Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c'dhera e ne c'dete?!
-Cudi! C'kerkon prej meje ti

dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n'agim kam nisur

te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . .
-O mekatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i cmendur enderrtar,
s'jeton me shqetesime!...
-Mu thell' ne brendesire
ku ndjenja rron e lire,
ku dhembja dhemb e prekur

nga ligja jote e fuqiplote,
ne gjirin tim si hekur,
si hekur e celik,
qello,qello, o me kamxhik;
pa frik' e pa meshire
e pa pendim,
se mu ne thellesire
te shpirtit, ne nje kend,
lindi nje shqetesim
qe celi varrin tend...

Petro Marko
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Koha e pamjaftueshme

S'kam kohe te harroj shume gjera
Qe nga mendja ti nxjerr perjete.
Per tragjiket e vjeter e shkreptimat
Do t'me duhen se paku dy vjet.
Dhe ndoshta po aq per Danten,
Per frengjishten tok me plazhet po aq,
Ndoshta grate do te jem duke fshire
Kur muzgu do te afrohet nderkaq.

Si udhetari me peshe te tepert
Para avionit qe niset pas pak
I ngarkuar rendshem ende
Do t'afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq kete barre?
Ku ta hedh kete peshe, si?
Me te s'mund te zbres atje poshte
Por as lart dot s'e le kurrsesi.

I menduar gjer ne cast te fundit
Nga mosthenia, nga pengu tragjik,
Nje shenje ndoshta te pakuptueshme
Do t'ju bej te gjitheve e do ik.

Pranvere 1990

Ismail Kadare
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Pa ty

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.
Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.

C'te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?

Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.



I.Kadare
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Laokoonti

Me shihni tek mbytem nga gjarperinjte
ne muze te Luvrit ne Madrid , ne Nju-jork
Para syve tuaj e aparate turistesh.
qindra vjet kam qe vuaj
nga qe sflas dot
Si te flas?
A mundet nje nofull mermeri
te levize nje grime, te korrigjoje dicka?
vini re syte e mi, te zgavrat e thella
nje enigme, si amebe te thare atje ka.

Nje te fshehte te madhe ndrydh brenda gjoksit
para syve tuaj, ne Paris, ne Madrid.
Ah, do te doja dyfish te m'i shtonit,
vec sekretin e madh te shkarkoja nje dite.

Tek me vini rrotull, une them me vete
kaq te verber te jeni sa te mos te ndjeni kete,
qe ky ngerc e ky ankth ne qenien time
s'eshte nga gjarperinjte, por nga nje tjeter gje?

Mijera here ne mijera net e dite
te verteten e frikshme perseris pa pushim.
Me shpresen e marre se nga kjo perseritje
ndoshta mermeri peson nje ndryshim.

Po s'nderron ai kurre.
Art i skulptures
genjeshtren mbi te ka ngrire pergjithnje.
I mberthyer ne deshmine e saj te rreme,
te verteten kujtoj e qaj per te.

Si cdo gje e tmerrshme eshte i thjeshte sekreti,
qe brenda boshlleku i gjoksit mban.
Afroni, pra, kokat te degjoni te verteten,
mua s'me mbyten gjarperinjte por trojanet me
vrane.

O, sikur te mundja gjithcka te tregoja.
Si do te ngrinit para meje si gur,
por une i denuar mes rropames suaj
moskokecarese
monologun te thurr.

Ju e dini se perpara Trojes ahere,
kali i drunjte, dhurata e grekeve u shfaq.
Ky kale ne dy grupe i ndau trojanet:
ta pranonin ate, ose ta flaknin sakaq.
Pajtim me armikun, ulerinin tradhtaret
mjaft me me lufte, zjarr edhe helm.
Erdhi koha qe shpatat ti kthejme ne parmenda
armiqte ne miq erdh koha te kthejme.

Ne mbledhje te gjate "pro" dhe "kundra" kalit,
une "kundra", kryesova me terbim.
Dhe juve ju kam thene ahere se hyjnite
gjarperinjte me derguan si ndeshkim.

C'perralla kalamajsh, c'trillim per budallenjte
une gjarperinjte do t'i mbrapsja me nje shkelm.
Po c'ti bej fushates se tradhtareve kunder meje
shantazheve,letrave anonime plot helm.

Dite e nate e me jave polemika vazhdonte,
nga shtresat e mesme e gjer lart ne qeveri.
Ishte vjeshte.
Nen qiellin e hirnosur me ere
kali i drunjte perjashta priste ne shi.

Ate kale une i pari e kisha goditur,
ndaj, e dija, kete s'do te ma falnin perjete.
Me ne fund "vije e bute" fitoi mbi te "ashpren",
dhe ne "kokefortet" na vune ne arrest.

Ne burg, me goten e ujit, ne mesnate
helmin na dhane ata te pijme
ata qe ulerinin kunder dhunes e shpates
Qe dinin te kafshonin tamam si gjarperinjte.

Ne mengjez qe pagdhire ne breg te detit
ma hodhen kufomen drejt mbi zhavor.
Rapsodet anembane perhapen
versionin fals te gjarperinjve hyjnore.

Ky ishte mbarimi i polemikes per kalin,
ju e dini me Trojen se c'ndodhi pastaj.
Tre mije vjet rrjesht,
nga muzeu ne muzera,
une hamalli i mermerte, genjeshtren mbaj.

Tre mije vjet...Akoma zjarret e Trojes
si floknaje e kuqe me rrine ne sy.
Po me i tmerrshem se zjarret, kumet e vomet
ishte fundi fare,
kur u be qetesi.

Troje e braktisur.
Germadhe.
Hi i ftohte;
dhe poshte ne te vdekurit shtrire rresht.
Dhe papritur, ne muzg siper tokes se mardhur
u ndje dicka qe ate cante permes.

C'ish kjo gervime keshtu, kjo jehone?
Vume veshin. Kuptuam. greket e ligj
permbi qendren e qytetit me parmende leronin
per te thene se Troja perjete vdiq.

Ja me ne fund dhe parmenda e tyre.
Ah, plugu i saj si na cante me dysh!
Nga tradhetia e Trojes, nga gjithe dhembjet,
ky kafshimi i parmendes me i hidhur ish.

T'i kthejme shpatat me ne fund ne parmenda.
Keshtu therritnin atehere ata.
Midis fjaleve tuaja, si mallkim, si gjeme
veshet me kapen edhe kete hata.

Me kane lodhur me shume, besomeni, ca fjale,
se kjo peshe e neveritshme gjarperinjsh.
Ju, qe gjer ne hene kini shkuar, si valle
s'depertoni dot deri ne gjoksin tim?

Gumezhina juaj si zhaurime deti
me vjen nga cdo ane me perplaset ne vesh,
nga copera bisedash shumegjuheshe rreth meje
shqetesimet e medha te botes marr vesh.

Degjoj emra shtetesh te reja qe kane dale,
emra kombesh e popujsh te rinj degjoj,
vec ai, i vjetri, i tmerrshmi kale,
ashtu si ahere ka mbetur njelloj.

Prej potkonjve te tij une rreqethem akoma
dhe keshtu ne mermer i mbrojtur sic jam,
kurse ju, te panjohurit, ju prej mishi dhe kocke
vertiteni mosperfilles nga salla ne salle.

Vertiteni,
flisni per teatrin e per plazhet,
per gjithfare motoresh e gjithfare qeverish,
pa ju shkuar mendja qe ai mund te shfaqet
ne nje dite te rendomte, nje mengjes me shi.

Ashtu si ahere...
po mjaft,
u lodha.
Nga vertitja juaj po me erren syte,
nga rropama juaj veshet me gjemojne
ne muze te Londres ne Luver e Madrid,

ne pafshi ndonje dite te behem copera,
nga marazi, sic thone, te plas, t'ia bej "krak"
jo kujtimet e Trojes, as gjarperinjte monstra,
por indiferenca juaj
do te behet shkak.


I.Kadare
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Dashuria-Cajupi
F

E mban mënd, moj Marë,
dashurin' e parë?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmë te vegji.

Unë pa ty s'rrojë,
vij' e të kërkojë;
tl pa mua s'rroje,
vij' e me kërkoje.

Në lule me erë
putheshim ngahere,
dhe si burr' e grua
losnim nënë ftua.

Një ditë, të dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
Cinë të besoj taninë,
perëndin' a dashurinë?
Perëndi në këte jetë
është dashuria vetë.

------
Bukuria jote, leshërat e tua
posi pëndë korbi, të gjata
mbi thua,ballëtë si diell,
faqetë si mollë,qafa jot' e gjatë,
mesi yt i hollë,sisëtë si shegë,
dhëmbët si thëlpënjë,buzët si
burbuqe, sytë si gështënjë,
dora si dëborë, fjala jote mjaltë,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;
gjithë më kënaqin, të tëra t'i dua,
po zëmëra jote u bë gur për mua!

-----

Pika-pika bie shiu
dhe dëbora flokë-flokë,
vetëtin e fryn veriu,
breshëri kërcet mi tokë!

Le të fryjë er' e ftohtë,
s'ka ç'më bën dimëri mua:
Dashuria më mban ngrohtë,
se pushtoj atë që dua.

Kur fryn era me tallas,
kur bie dëbor' e shi,
sa flë njeriu me gas,
kur ka mikenë në gji!

/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

DËSHIRA

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Të kem
Ditë,
Dritë,
Jetë,
Vetë,
Ah, dua,
Që thua,
Të mos vdes,
Po të mbes
Përjetë
Të ketë
Shpirti im
Pa mundim
Shëndenë
Të jenë
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall',
E jam mirë,
Po kam dhe mall
E dëshirë,
Zot i vërtetë
I gjithësisë!
Të rronj përjetë
Ndaj njerëzisë!
Ti ke në dorë,
Çdo gjë që të duash;
Nukë je i gjorë,
Arrin që të thuash;
Pa bëhenë gjithë ç'dua,
Po të më dëgjosh mua,
Le të bëhetë thua,
Dhe gjithë janë bërë!
Atë që thua ti vetë,
Zot i math e i vërtetë!
Ajo bënetë në jetë,
Edhe mbaronet' e tërë!
Ti epi jetë njerëzisë,
Shto e beko dhe bagëtinë,
Se ti je Zot' i gjithësisë,
Në dorëz' e ke mirësinë
Njerëzis' epi jetë të gjatë,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinë shkret' e lugënë thatë
Mos e shih kurrë, po mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithë ç'ke
Nga të mirat,
E të pështirat
Hidhi këtje,
A vari më ndonjë grep,
A mbuloji më ndonjë mal,
E lërë vetëm mirësitë,
Fal edhe dritë e jet' e ditë
Le të prëhet gjithë njerëzija
E të mos ketë kurrë të këqija;
Ligësitë, djallëzitë e marrëzitë
Le të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditë
Veç mirësija në këtë jetë të mbretëronjë,
Urdhëri yt, puna jote, Zotth' i math e i vërtetë,
E vërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë
Bëj si të duash, ç'të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vetë!

Naim Frasheri
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

NË DASHTË ZOTI

Nastradini ish qetuar
Dhe po rrij duke mejtuar;
Po përnjëherë u xgjua,
Së shoqes i tha: "O grua,
Nesërë jam për në veshtë,
Se s'kam vatur këtë vjeshtë,
Sindëkur vinja qëmoti."
Plaka tha : "Në dashtë zoti."
Nastradini i tha : "Unë
S'e këllas zotnë në punë, { s'e këllas -- s'e fus }
E shoh vetë punën time,
E nuk e vë nër mundime,
Që të doj' a të mos dojë,
Se nukë më flet me gojë."
Kështu the, o jetëgjatë!
Papo u ngrite me natë,
More shportat e gomarë,
Po s'të vate udha mbarë!
Për rrush del njeriu i mjerë
E sjell shkarpa shumë herë.
Gjithë bota po punonin
E udhëtë po ndrejtonin.
Nastradinë kur e panë,
E zun' e më nuk e lanë:
Gjithë ditën gur' i gjori
Mbajti edhe pagë s'mori.
I këputur, i drobitur,
I lodhur, i kahënitur,
Natën në t'errët u kthye,
Me pluhurë mbi qyrdye!
Erth më der' e trokëlliti,
E shoqja nga shkalla xbriti,
Tha : "Kush ësht' aty më derë?"
Pa tha Nastradin' i mjerë:
"Në dashtë zoti, jam unë,
Që vajç' e s'bëra dot punë!"
Pa më nesëret një fqinjë,
Q'ish i varfër e pa linjë,
Erth e i kërkoi gomarrë,
Duke thënë ca më parë:
"Jemi pa buk' e pa ngrënë,
Në mulli drithë kam shpënë,
Gjer më tani është bluar,
Po s'kam kafsh', o i uruar."
Nastradini, pa mejtuar,
Tha : "Për dru e kam dërguar,
Ka vaturë që me natë,
I varfëri veshgjatë."
Ajy tha "e kam dërguar",
Gomari palli në quar!
Fqinja tha : "Pse më gënjeni,
Të drejtënë s'ma rrëfeni?
Ja se ku pëllet gomari,
Qysh e ka marë druvari!"
Nastradini tha : "S'kam parë
Kshu, të besojnë gomarë!
Me fjalën time s'je nginjur,
Që jam sot plak e i thinjur,
Po dëgjon gomarrë ç'thotë,
Q'është pa mënt e flet kotë.
Njeriu që dëgjon gomarrë,
S'e ka punën mbroth e mbarë."
Kështu tha, po të vërtetën
E thosh gomari, të shkretën.
N.Frasheri
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Enderr e prere

1.
Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit
Ne enderronim te benim nje anije,
Kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim,
Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.

Bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.

2.
Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
Kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
S'e gjejme as nallbanin e marre.

Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj...

3.
Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet ne driza.

4.
Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.

Dritero Agolli
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

KUR TE JESH MERZITUR SHUME
Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.

D.Agolli
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

KUR NJE MENGJES

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Do vershellej ngadale-ngadale
E s'do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup nje flutur...

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
"Ti cele heret, moj bajame!"

Agolli
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

BALADË QYTETSE
Mbramë
qiella dhe hyjt e vramë
një ngjarje të trishtueme panë:
Hije... jo! - por një grue
me ftyrë të zbetë edhe me sy
të zez si jeta e saj,
me buzën të vyshkuna në vaj,
me plagë në gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt të grisun,
me hije grueje,
një kens këso bote,
një fantom uje
vallzonte valle në rrugë të madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambë të zbathun,
me zemër të plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokë të thime,
me ndjesi të ngrime.
(Dikur,
kur gjit' e saj me kreni
shpërtheheshin n'aromë,
kur ish e njomë -
atëherë e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall' e çmendun
në rrugat e qytetit tonë,
një jetën e fikun, një jetë e shterun,
shpin i molisun, zemër e therun,
një za vorri, një jehonë
që vallzon natën vonë
nëpër rrugat e qytetit tonë.
Migjeni
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

MELODI E KËPUTUN
Melodi e këputun - lot i kjartë nga syni
i një grues së dashun...
andje e përplasun,
xhevahir i tretun,
një andërr e shkelun,
buzë e paputhun
në melodin e këputun.
Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun,
verbojnë nga zbardhimi...
e ther, ther hidhnimi
për çasteet e rrëshqitun,
për fatin e ikun,
për gëzimin e humbun
në melodin e këputun.
Brrylat ndër gjujë të mpshtetun, ftyrë në shplakë e fundosun:
Qan grueja e pikllueme
me zemër të piskueme
(një kitarë e gjymtun,
za kange i mbytun
në buzë nga dhimb' e puthun
në melodin e këputun).
Hesht njeriu pran grues që qan e turpnueme...
syni i venitet
në të loti vërvitet,
diçka nxjerr nga xhepi
grues ia lë - dhe së shpejti
e len gruen e humbun
në melodin e këputun.
Por kur vjen ndoj tjetër, epshi kapërthehet,
gjaqet turbullohen,
përzihen, përvlohen,
çohen peshë, tërbohen
... e vetëm ndëgjohen
ahtët e molisun
në melodin e grisun.
Migjeni
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Ata me paten munduar
dhe zemeruar sa s'ka.
Disa me dashurine e tyre
me urrejtjen e tyre disa.

Dhe shpirtin ma paten helmuar
me dhane vrer te pi,ata.
Disa me dashurine e tyre
me urrejtjen e tyre disa.

Por ai qe shume e me shume,
me mundoi,zemeroi e trishtoi,
ai s'me urreu kurre,
dhe kurre s'me dashuroi.

Hajnrih Hajne
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Kristal

Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.

Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.

Në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.

Në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.

Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.

I. Kadare
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Poezi te preferuara

Ku te te gjej ty?
Mos ke ikur ne hene?
Mos ke ikur ne diell?
Mos te kam krijuar ne enderra?

Mos ke gjetur nje menyre per tu bere e padukshme?
Te me shohesh , e une mos te te shoh....
Mos te kane bezdisur kaq shume te tjeret?
Sa ti kesh vene vetes maske ne ffytyre?

Mos je ti ajo qe era fryu sonte naten ne dritare
dhe ma prishi gjumin?!
Mos je ti ai shiu qe na ne mbremje gjithe naten
e me futi ne mendime?!

Mos je ti zemra ime qe rreh,
mos je ti vemia qe me pret?
(Muzg i grunjte me vetmira lulekuqesh...)

Mos e ke emrin dashuri....
Mos e ke emrin lumturi....
Mos e ke emrin vetmi......

Mos e ke emrin pritje....?!
 

Ema

Goddes
Re: Poezi te preferuara

Paris at night

Tri shkrepse te ndezura ,
nje nga nje ne erresire
E para per te pare
fytyren tende,
e dyta per te pare
syte e tu,
e fundit per te pare
gojen tende
dhe tere nata per te mi kujtuar perseri
duke te te shtrenguar ne krahet e mi

Zh.Prevert
 
Top