DIALOG NDJENJASH E ËNDRRASH
Në natën e qetë, e pyes un‟, Muzën vetë !
Përse vallë, më fton në kuvendime ?
I them asaj prerë, t‟më lë të qetë !
Se, mi ka do halle kjo jeta ime !
Shpejt, ma kthen Muza pa hidhërime ,e
M‟thot: zbrit nga Pegasi ti, më parë !
Të t‟i them vet‟ unë, dy fjalë
nuk të grishi unë për dëfrimet
Por, zemra yte më puth me mallë
E pastaj, ndjeshëm m‟i jep sublimet !
Po të them, jepi udhë ti dorës sate!- me
Pendën e Artë le t‟i qëndisë shkrimet
***
Mbrëmë vonë, natës me hënë
Seç bredha malit dhe lumit pranë
Aty pashë hënën tek lahej
N‟ujë të burimit, si po shpërlahej
N‟livadhin e kadifenjtë, un pushova,
Një tufë lulesh të bukura i përqafova
Mes tyre, gjatë, unë qëndrova
Muzën dhe Zanën sërish i takova
Në gjumë të thellë unë rrashë
Shum‟ ëndrra të bukura pashë
Anembanë historiesë s‟ime i rrashë
N‟prozë e n‟poezi gjërat ia thash
I këndova, madje edhe i vajtova
Brez pas brezit ua përcolla
N‟shpirt e n‟zemër ua mbolla
Dëshirën për dije ua dhash
***
Mbrëmë, një natë e bukur thënë,
edhe pse ishte e errët, pa hënë
sikurse e bukura nuse,- shtatzanë
Përsëri m‟kaloi mua, Zanë-Muza pranë
Ajo m‟përshëndeti e ma dha përqafimin
Edhe unë e perkëdhela, s‟e lash pa e puthur,
Vetëm ndjeshëm dhe ashtu lehtë
Ajo, si peshqesh ma dha inspirimin
***
Ndrërkaq, Pegasit të shaluar si për ditë dasme
i përshpëriti diçka të rendësishme n‟vesh ?!
pastaj, ia përkëdheli jelet Kalit t‟Bardhë
I ra vitheve paksa rëmbyeshëm
Eh!-ç‟mori përpjetën Gjoku, rrufeshëm !
Mbahu!- më tha, or thinjosh plak!
Për jelebardhë kapju Pegasit
Bashkë me nusen në duvak
Ti për Muzën mos ki merak
Se, atë, e takon hareshëm dhe shum‟ lehtë
Ajo t„vjen sa herë që zemra e fton n‟konak
Po qe se s‟pari, i përgatitur të jeshë vetë
E pastaj dijen, ndër libra ta keshë nxënë
Dhe varg të pakëputur ngjarjesh ta kesh‟ vënë
Tamam, sikur brumi që pret për tu gatuar
Pritëm, se vij vetë aty, hiç pa u hetuar
Unë, me kënaqësi, do ta jap inspirimin
Që Pena e Artë, ta qëndisë shkrimin.