Poezi

Hektor12

Locus omnem
Edhe nje dite
http://www.poezidashurieperty.com/author/arijeta/
images-5-150x150-150x150.jpg


Edhe një ditë e re në vargun e jetës
Edhe një ditë rëndon mbi supet e mia,
E gota e ime është e mbushur plot
Njëra gjysmë me helm, dhe tjetra me lot!

I kalova ditët sikur në errësirë
Jeta po më ik si dheu ndër këmbë,
Vdekja më është ngjitur dhe nuk më ik dot
Sa ka helm në gotë, aq ka edhe lot!

Në ditëlindjen time kam hapur një gropë
Hallet e jetës time në te dua ti mbyll,
Dhe gotën e helmit së bashku me lot
Do ta hedh në te, në jetën e kot!

Shumë vite i kalova dhe sa janë në radhë?
Në një luftë të gjatë në ballë me furtunën,
Unë tani po shkoj kah fundi i jetës
Nekrologun për së gjalli po ia shkruaj vehtes!
 

Hektor12

Locus omnem
Sikur?


images-4-150x150-150x150.jpg


Sikur ëndrra të ishte realitet
Asgjë më shumë s’do të doja n’jetë!
Çfarë kënaqësie unë do të kisha
Me ty si në ëndërr sikur të isha?!

Ah! kjo mendja ime si fluturon
Në vendet më të bukura mua m’dërgon,
N’mes lulesh të bukura plotë me aromë
Bashkë me atë që zemra ma don!?

Ëndërra, ëndërr ka për të mbetë
Rrallëherë ndodhë të bëhet realitet?
E sa shumë do të doja në këtë jetë
Që vetëm kësaj radhe të bëhet e vërtetë!
 

Hektor12

Locus omnem
Ne syt e tu!
http://www.poezidashurieperty.com/author/arijeta/
Ne-syt-e-tu-150x150.jpg


Ne syt e tu te bukur frymzohem per te shkruar
Buzet e tua te kuqe vdes per ti shijuar
dhe zjarin qe kam ne zemer sme len te qet
ai ndizet dhe nuk shuhet let.
Deshira per te qen afer teje
Digjet si zjari te un
Me madhe se deti pa ane
Me e madhe se fjala TE DUA.
Tek syt e tu humbet zemra ime
Tek buzeqeshja jote lundron shpirti im
Tek buzet e tua prehet shikimi im
TE DUA me shum se shpirtin tim.
 

Hektor12

Locus omnem
Lotit tënd

Loti1-150x150.jpg


O pikë e lotit, margaritar,
Ku vallë ke rënë dhe më je
tretur !?
Mbi cilën buzë të larë në ar,
Që puthje ende nuk ka prekur
!?

Unë nuk desha të të prek kot
Nuk desha thjesht, të shuaj
etjen
Desha veç që, në një pik lot
Të bje ngadale, aty të tretem
 

Hektor12

Locus omnem
Edhe Pse…!
http://www.poezidashurieperty.com/author/arijeta/
edhe-pse-150x150.jpg


Edhe pse ti nuk e di,
është dikush pranë teje,
që për ty, çdo çast mendon.

Edhe pse ti nuk e ndjen
është dikush pranë teje,
që përher të dashuron.

Edhe pse ti nuk e prek,
është dikush pranë teje,
që për Të ti ekziston.

E do ta shohesh udhës tënde,
kur në të askush s`kalon,
do ta ndjesh prekjen e Tij,
të shenjtë,plot hirë, e dashuri.
 

Hektor12

Locus omnem
Melodi
http://www.poezidashurieperty.com/author/arijeta/
download-150x150.jpg


Ti , tejçon sembim në shpirtin tim
më deh me fjalë me nota muzikore
nga do-ja të si-ja thurën
të thëna e të pathëna fjalë
Ti nën ritmin muzikor
pakuptimsisht të dërgon në të panjohurën mendim
mendim çmendurak apo i trisht
kjo per ty s’ka më rëndësi

Sa keq!
Doja të të takoja
Të të pyesja
24 orë me ty të flisja
Se egër më sillesh
Në Lucifer më dërgon
E me përdallosje në qiell të shtatë po prapë më çon
 

Hektor12

Locus omnem
Me mungon
http://www.poezidashurieperty.com/author/arijeta/

me_mungon.png


Te them qe sdu te shoh, veten rende do ta denoja

Te them qe malle nuk kam, e gjalle per ty po digjem
Te them qe sndjej aspak, atehere me sdo jetoja

E une jetoj, jetoj dhe pse ti me mungon
Edhe pse malli me dogji, e me sy kudo te kerkoj

Cdo cast qe pas e leme, me rende ndarjen ma ben
Kujtimet ne memorje, me afer teje me cojne

Jetoj i dashur, natyrisht jetoj, qe harresen tende te sfidoj

E keshtu ne heshtje te vazhdoj edhe me shume te te dashuroj..
 

Hektor12

Locus omnem
Shpirti im
http://www.poezidashurieperty.com/author/arijeta/
shpiri_im.jpg


Shpirt mi jep Syt te te shoh sa e bukur je, se Zemren e di si e ke.
Shpirt mi jep Buzet të ti ndjej , se te embla e di se i ke.
Shpirt ma jep Lumturin , se un pa ty nuk jam i Lumtur.
Shpirt ma jep Gezimin , se gezimi im je ti.
Shpirt më jep ndriçimin e rrugen , se pa ty ndodhem ne Tunel.
Shpirt me bej Trendafil , se ti per mu je Tulipan.
Shpirt mos me bej te Vuaj , se do Vuajsh me shum.
Shpirt mos me thuaj ste Dua , se un te Adhuroj.
Shpirt te dua se je e vetmja për Mua , pse nuk jam un ashtu per ty.
Shpirt te dua se kam pregatitur nje Dhuart per ty ,a pranon kët unaz per Dashuri?
 

Hektor12

Locus omnem
Jeto per te dashuruar!


Duke na lënë plotësisht në harresë si njerëz,
kjo a nuk është një lloj vuajtje për së gjalli?
Një zemër e lënduar, një plagë e pamëkuar,
vetëm një klithmë dhe pikon loti në sy,
kur plagën e hapur po e fsheh
thellë gjoksit të helmuar,
dhe mes lotëve buzën vë në gaz
se do të mbijetoj për të dashuruar! Duhet t’u themi se dhe për ne ka jetë
gjer sa kemi frymë, gjer sa ende shikojmë dritë,
gjer sa qielli duket i kaltër,
 

Hektor12

Locus omnem
Me fal



Te lutem me fal,
qe nga gjumi po te zgjoj,
Se ne kte cast vetmie
zemra ty po te kerkon.

Te lutem me fal,
qe ne endrrat e tua u futa,
Se vetem aty mund te te puth
dhe te te them te dua.

Te lutem me fal,
qe ne zemren tende u struka,
Dhe gjysmen e shpirtit tim,
te gjysma jote e futa.
 

Hektor12

Locus omnem
Si Ndihem Pa Ty



Ku me ike ku humbe ku u trete

një plage ne zemër me mbete
një zjarr që kurr nuk shuhet
një emër që perjete ruhet
Se di c’me ndodh kur jam me ty
Kur me shikon me ata sy
Kur me buzeqesh me ledhaton
Koke e kembe ti me pushton.
S’e di se c’ndjen kur me ke prane
Kur të dy vetëm rrime menjane
Kur koken ve tek gjoksi im
 

Hektor12

Locus omnem
Dite e nat mendoj per ty

index.jpg

Te kam thene ndonjehere se vetem ty te dua*

A e din se per jet ty te do te Dua ,edhe pse me ty sdo jem,
Por ne zemer gjithmon do te kem *
Dite e nat mendoj per ty,
Se kjo zemer te don vetem ty
Zemra fort me rreh kur flas me ty,

Pastaj qan se nuk te kam prane ty,
Me nje kenge te pershendes,
Se per ty un vdes,
Sa here ate kenge ta degjosh,
Mua te me kujtosh,
Dhe kurr mos te me harrosh.!
 

Hektor12

Locus omnem
Nëse të mërzita

Të mërzita? Ik nga unë për pak kohë.
Mbase diku tjetër do të gjesh qetësi.
Po unë, s’mund të isha ndryshe, apo jo,
Në këtë botë të mbushur gjithë mërzi.

Megjithatë, ik, madje më merr inat.
Dhe në ndjehesh mirë, këtu më mos u kthe.
Harromë fytyrën si një degë të thatë,
Në pllajën e vetmisë të mbështjell me re.

Larg meje, ti kryeneçe le të më rrish,
pa më shtrirë dorën nëse gjendesh ngushtë.
Po unë, që vij nga bota e mërzisë,


Do ta kuptoj në çast kur ke rënë në kurth.

Dhe do të vij pranë, me pamje krejt ndryshe,
Të mos më njohësh që jam ai i pari.
E dashur, kjo botë, është e mërzitshme,
Nëse të thash ik, s’ta prisha thjesht nga malli.

Kur të ndjesh të ftohtë, të dridhesh në acar,
Do të vij ngrohtësi në vatër të të ndez.
Dhe ti, duke afruar duart në zjarr,
Do të shohësh pranë teje një eskimez.

Kur nga zhegu, të përvëlohet kurmi yt,
Një grusht uji burimi, do të sjell s’largu.
E ti do të qeshësh, duke larë sytë,
Se do të shfaqet një fytyrë zezaku.

Unë nuk e di, kur të më shohësh ndryshe,
Nëse do ta shtysh tutje, ujin a zjarrin.
Kjo botë që gjithçka bëri të mërzitshme,
Nuk di a mundi ta mërzis edhe mallin?

…Po kur buzët të të tundohen për puthje,
Kë do të kërkosh ti në dallgë dashurish?
Buzët e mia, do t’i gjakos me ndukje,
Veç me fytyrë tjetër, s’të shfaqem ta dish!
 

Hektor12

Locus omnem
Nga: Pier Paolo Pasolini
Marrë nga dokumentari “La Rabbia”, (1963). Regjia dhe skenari Pier Paolo Pasolini.
Përktheu: Renato Kalemi

Prej së lashtës botë dhe asaj që do të vijë
kish mbetur veç bukuria, dhe ti,
e gjora motërze,
ajo që vrapon pas vëllezërve më të rritur,
dhe qesh e qan me ta, për t’i imituar,
ti motërze më e vogël,
atë bukuri e zotëroje me përulësi,
dhe shpirti yt bijë njerëzish të vegjël,
nuk e diti kurrë se e kishte,
sepse përndryshe nuk do të kish qenë bukuri.

Bota ta mësoi,
kështu bukuria jote u bë e saj.
Prej të lashtës botë të frikshme dhe asaj që do të vijë
kish mbetur veç bukuria, dhe ti
e mbarte pas vetes si një buzëqeshje e bindur.
Bindja kërkon shumë lot të gëlltitur,
t’u jepesh të tjerëve, plot vështrime të gëzuara
që lypin mëshirën e tyre! Kështu
humbe bukurinë tënde.
U fanit si një pluhur i artë.
Prej të lashtës botë budallaqe
dhe të egrës botë që do të vijë
kish mbetur një bukuri që nuk kishte turp
t’u drejtohej gjinjve prej motërze,
të voglit bel kaq lehtësisht lakuriq.
Dhe për këtë ishte bukuri, të njëjtën
që kanë edhe vajzat e ëmbla të botës tënde…
bijat e tregtarëve
fituese në konkurset e Majamit ose Londrës.

U fanit si një pëllumb i artë.

Bota ta mësoi,
e kështu bukuria jote nuk ish më bukuri.
Por ti vijoje të ishe fëmijë,
budallaqe si lashtësia, mizore si e ardhmja,
e mes teje dhe bukurisë tënde të zotëruar nga Pushteti
u fut i gjithë budallallëku dhe mizoria e së tashmes.
E mbaje gjithnjë me vete si një buzëqeshje mes lotëve,
e paturpshme në pasivitet, e turpshme në bindje.

U fanit si një pëllumb i bardhë i artë.

Bukuria jote e mbijetuar prej botës së lashtë,
e kërkuar nga bota e së ardhmes, e zotëruar
prej botës së tashme, u kthye në një të keqe vrasëse.
Tani vëllezërit e rritur, më në fund, kthejnë kryet,
i ndalin për një çast lojërat e tyre të mallkuara,
dalin prej shpërqendrimit të tyre të pashtershëm,
dhe pyesin veten: “A është e mundur që Merilin,
e vogla Merilin, na rrëfeu udhën?”

Tani je ti,
ajo që s’vlen asgjë, e gjora, me buzëqeshjen saj,
je e para përtej dyerve të botës
së braktisur në fatin e saj të vdekjes.
 

Hektor12

Locus omnem
Kënga e dashurisë e J. Alfred Prufrock



(prej T.S. Eliot).
Përktheu Kozi Nasi.

Ikim, at’her’ ti dhe unë,
kur mbrëmja t’shtrihet për qielli
si pacient gati për operim mbi tavolinë;
Ikim, atyre rrugëve gjysmë të shkreta,
caqeve që flasin me vehte netëve të parehat’ta
në hotele një-natëshe krejt t’lira;
restoranteve me tallash dhe guacka gocash* gjithandej
rrugë që vijojnë si diskutim acarues
me qëllim shkat’rrues
që të çon në një pyetje të papërballueshme…
Mos më pyet “cilën?”
Shkojmë e bëjmë vizitën!
Në dhomë femrat vijnë e shkojnë
e Mikelanxhelon mbajnë në gojë.
Mjegulla e verdhë që fërkon shpinën xhamave të dritares
tymi i verdhë që fërkon turinjtë xhamave të dritares
qosheve të mbrëmjes lëpiu gjuhën,
ndënji një copë herë mbi pellgjet rreth pusetave
la hirin e oxhaqeve t’i binte përmbi
rrëshqiti prej tarracës dhe u hodh befas
e meqë ish’ natë e butë tetori,
i ra shtëpisë një herë përqark dhe fjeti.
Dhe do ketë kohë, në fakt,
për tymin e verdhë që përvidhet rrugëve
duke fërkuar shpinën xhamave të dritareve;
Do t’ketë kohë, do t’ketë kohë
të rregullojë fytyrën për të takuar ato që takon dhe ti;
Do ketë kohë të vrasë dhe të krijojë
kohë për punë dhe ditë për duart
që ngrenë dhe ulin një pytje në pjatën tënde;
kohë për ty e kohë për mua
kohë për një qind pavendosmëri
kohë për një qind shikime e rishikime
para se të hahet buka e thekur e çaji të pihet .
Në dhomë femrat vijnë e shkojnë
e Mikelanxhelon mbajnë në gojë.
Dhe do të ketë kohë, në fakt
për t’menduar “a të guxoj?”, “a guxoj dot?”
Kohë për t’u kthyer mbrasht e për të zbritur shkallëve
me kokën pak tullace –
[do thonë: “po sa po i bien flokët!”]
Palltoja e mëngjesit, jaka që rri ngjitur poshtë mjekrrës
kollara e shtrenjtë, por modeste, fiksuar me një kapse të thjeshtë –
[do thonë: “po sa të holla i paska krahët dhe këmbët!”]
A guxoj dot
ta trazoj universin?
Ka kohë brenda minutit
për vendime dhe rivendime që vetë minuti do t’i zhbëjë.
I njoh të gjithë tashmë, i njoh të gjithë;
njoh mbrëmjet, mëngjeset, pasditet,
matur kam jetën me lugë kafeje;
Njoh zërat që vdesin me rënien vdekëse
nën tingujt e muzikës prej larg, një dhome tjetër.
A ta mendoj fakt të kryer?
I njoh sytë tashmë, i njoh të gjithë –
sy që të fiksojnë brenda një ideje të caktuar
dhe kur jam ashtu i ngujuar, i rrethuar,
kur përpëlitem i mbërthyer me shpatulla për muri
a t’ia nis
t’u tregoj për kotësitë e jetës sime?
A ta mendoj fakt të kryer?
I njoh krahët tashmë, i njoh të gjithë –
krahë me byzylykë, të bardhë, qose
[por që nën dritë llampe, i dallojnë qimet kafe të çel’ta!]
A thua është parfumi i ndonjërës
që më bën të dal kësisoj nga tema?
Krahë që shtrihen një tryeze, a mbështillen një shalli.
A ta marr fakt të kryer sërish?
Prej nga t’ia nis?
A të them që kam qenë muzgut, rrugëve të ngushta
dhe kam parë tymin prej llullave
të meshkujve t’vetmuar mëngë përvjelur, parvazesh mbështetur?
Më mirë të kisha qenë gaforre e vjetër,
e turravrap të endesha përfund detesh të heshtur.
Dhe pasditja, dhe mbrëmja flenë në paqe
përkëdhelur prej gishtash të gjatë,
fjetur…lodhur…a gjasme,
shtrirë k’tu përdhe, ngjitur teje dhe meje.
A mos duhet që pas çajit, të ëmblave dhe pijeve freskuese
ta ndez pak muhabetin?
Por edhe pse kam qarë e agjëruar, qarë dhe lutur,
edhe pse kam parë kokën time (paksa qerose) në pjatancë të ma servirin
nuk jam aspak profet – dhe s’ka problem,
kam parë madhështinë time të fekset
kam parë vdekjen t’më mbajë pallton, atleten
me pak fjalë, ia pata frikën.
A do të kish’ vlerë, në fund të fundit;
pas kupave, reçelit, çajit,
porcelanit, një bisede për ty dhe mua;
a do t’ia kish’ vlejtur
ta kisha kafshuar shqetsimin me buzëqeshje
ta kisha shtrydhur botën sa një top
e t’i gjuaja pyetjes së papërballueshme
e të thoja: “Unë jam Lazarusi, i ngjallur prej vdekjes,
vij t’ju rrëfej dhe do t’ju rrëfej!”;
kur ajo , duke rehatuar jastëkun poshtë kokës
të thotë: “jemi keqkuptuar,
unë s’kisha k’të ndër mend!”
Ç’vlerë do të kish, tek e fundit,
ç’vlerë sado pak do të kish,
përtej perëndimeve, portave t’oborrëve, rrugëve t’spërkatura,
përtej romanëve, kupave t’ çajit, fundeve që dyshemeve tërhiqen zvarrë –
e tjerë, e tjerë e tjerë? –
E kam të pamundur ta shpreh ç’ka dua të them!
Por sikur një llampë magjike,
të m’i shtrinte nervat një sipërfaqeje të sheshtë, për t’më qet’suar,
a do të kish më vlerë
nëse ajo,
duke rehatuar jastëkun, apo duke larguar shallin,
duke u kthyer nga dritarja të thosh’:
“Jemi keqkuptuar,
ç’kisha ndërmend, s’është fare kjo!”
Jo! Unë nuk jam Princi Hamlet, e as duhet të kisha qenë;
jam një shërbëtor present, dhe kjo mjafton
të shtyj ngjarjen, të hap një akt a dy,
ta këshilloj princin, thjesht si ndihmës, natyrisht
pak ndryshe, por i gatshëm gjithsesi,
i mirësjellshëm, i kujdesshëm dhe preçiz
me fjalë të mëdha, por pak si i metë
ndonjëherë, madje pothuaj qesharak –
pothuaj, ndonjëherë, Kllauni vetë.
Po plakem…po plakem…
do më duhet të përthyej këmbët e pantallonave
thua t’i kreh flokët me shteg mbrapa? Të guxoj të ha një pjeshkë?
Do vesh pantallona të bardha fanellate dhe do eci buzë detit,
i kam dëgjuar sirenat, t’i këndojnë njëra tjetrës, a di?!
S’besoj që do më këndojnë mua gjithsesi!
I kam parë si lundrojnë valëve drejt detit
e si krehin thinjat me ato që kthehen bregut
kur era ujin fryn herë bardh’, herë zi.
U bë ca që rrimë skutave të detit
ku femrat vënë kanë kurora algash të kuqe e të kafta
deri kur zërat të na zgjojnë dhe mbytemi…
 

Hektor12

Locus omnem
ASGJË NJERËZORE: S’KA TË PAMUNDSHME, KUR DO(N) TI…

Njeri, përpiqu me vullnet në vetvete - të fortë
me besim në të Lumin - NJË-ZOT
Të heqësh dorë nga çdo e dëmshme shprehi:
Në dobi - të vetvetes,
Në dobi - të më të dashurëve tuaj: në familje… në shoqëri…
Në dobi - të Kombit-ATDHEUT-NJERËZORES…
( që shton: shëndet-begati-mirësi-bukuri…
Gjatë – gjithë: jetës…të FITORES së FITORES… );

…Se – vetëm: kështu…
Mund ta quajsh veten - njeri?
Se – vetëm kështu… mund të jesh përkrahës i së vërtetës:
Për njerëzi
Për mirësi
Për begati…

Andaj, dëshmoje: veten – NJERI!
Se - asgjë njerëzore: s’ka të pamundshme, kur do(n) ti…

Amerikë (SHBA) – Shqipëri (SHBSH)
Më 30 Mars, 2014


Zeqir Gervalla
 

Hektor12

Locus omnem
Dhembja e pare
Ku deti I sorrentos ne bregun gjithe zhurme
Lag rrenje portokallesh,perbri shtegut te murrme
Ne mes kacubesh ngrihet nje rras e vogel varri
Kur kalon andej e ndesh pa pritur udhetari…

Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
S’dua te qaj,por du ate zhytem ne mendime…
Perse si sonte une s’kam enderruar kurr?
Edhe ne zemren time nje yll plote drite e nur
Sa buze te delira,sa sy plot kthjelltesi!...
Veshtrimi I saj m’I mbushte me drite syt e mi…
Liqen I rrall I Nemit,qe se rrudhos dot era,
Nuk ka aq kthjelltesi,as shtjellave te thella..
C’mendonte I lexohej nder syte fare qarte
Dhe asnjehere s’mundi qerpiku saj I gjate
Ti fshihte ciltersine,as brenga e zemernxire
Si hapi dot nje rrudhe ne ballin e dlire…
Gjithcka ne te vec qeshte,dhe qeshja e saj rinore,
Si me trishtim pershuhej fytyres-qumeshtore
Gjithnje endej mbi buzet e saj si trendafili,
Si nje ylber qe hapej ne qiell ne dite prilli
Nuk kishte asnje hije,keshtu nje rreze drite
Mbi re bije plot gas e vrull nga lartesite.
Dhe hapi si shkujdesur,I druajtur, I lehte,
Ishte nje shkum dallge,qe valle hedh ne breg
Apo vrapon me gaz,dhe zeri tingellor…
Jehone e kulluar e shpirtit foshnjeror…
Muzike e ketij shpirti,ku kenge gjithcka ishte
Gezonte dhe ajrin qe frynte nder zallishte
Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
S’dua te qaj,por du ate zhytem ne mendime…

Ne shpirt ajo mbeti si mall I pa fashitur
Si drita qe puth syt,kur cel agimi ndritur
Dhe nga ai cast I lumtur,kur zemren ma rrembeu
Kur prane ate e kisha me ndrinte gjithe dheu…

Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
S’dua te qaj,por dua te zhytem ne mendime…

Keshtu dhe shpirti I saj,kur une e braktisa
U nxi dhe u err,I humbi shpresa e drita
Ne qiell nje streh gjeti,dhe nuk u kthye me,
E ardhmja s’kishte fare asnje kuptim per te
Nuk deshi te sfilitej nga shpresa e dyshimi,
Nuk deshi te mundohej nga dhembja dhe zgjenjimi
Dhe kete kupe helmi piu menjehere
Mes loteve te para,I plasi zemra e mjere!....

Perse ndermend te sjell keto kujtime te shkuara?
Gjemo,moj ere,dallge lengo me ngasherime…
Serishmi kthehmuni mendime te trishtuara
S’dua te qaj,por dua te zhytem ne mendime…

Mjafte mote,ajo dergjet ne kete shtrat prej balte
Askush nuk derdh nje lot,ne age apo ne ndajnate
Harrimi per te vdekurit eshte qefini dyte
Ate e mbulon shtegu,s’e shohin lehte syt
Dhe rrasen e braktisur tani se njeh asnje,
Asnje nuk vjen e lutet…..vec une si gjithnje..
Mendoj,kur dallge e mallit vershon si pa pandehur
Dhe zemren pyet se c’njerez te afert kane vdekur
Dhe duke pare portretet e afert e te shtrenjte,
Ze qaj,ne qiell mu fiken mjafte yje,ah,perjete
Ajo mu fik e para,shkelqimi I saj I ndritur
Ne shpirt me hedh nje drite qe s’ka per tu venitur….
 

Hektor12

Locus omnem
SYTË E TU TË BUKUR
Sytë e tu të bukur, dy shkëndija ndezur
Rrezatojnë shikim aq depërtues, n‟behar
Stolis fëtyrën tënde, kjo bukuri e rallë?!
E sikur t‟mos ishe ti, kjo që je vallë ?
Ata, do të shndrijnë si dy Yje bashkë?! Që,
N‟hënën e plotë, e puthin qiellin me ashk !
Ngjyrat e detit në to, ëmbël janë shkrirë
Bashkë me t‟qiellit, puthen n‟harmoni
Dashuria jote është dashuri e dlirë
Ëndrra e mëndafshtë të përkund në gji
Seç e pyet poeti realitetin tash ?!
Pse zgjohet Afërdita n‟Pranverë ?
A thua vallë mosha mos i ka vakur ?!
A Muzat e grishin dhe i bëjnë nder?!
Edhe Thinjosh t‟i hypë Kalit me Flatra
Zemrën poetit për t‟ia përflakur ?!
Akoma ka, them, do t‟them e thash
Për miqësi s‟ka zemër të plakur !!!
As që ka pasur dikur, as që ka dhe tash!
Eh! -sa do të kisha pasur dëshirë !
Që të isha unë, pikërisht ai
I cili me afsh do ta shuante zjarrin
E atij shpirti të ndezur në dashuri ?! Thuan që, bukuria fizike bëhet e fortë atëherë,
Kur e ushqen fisnikëria e shpirtit- të afshët ! Në djepin e përshëndetjeve të mia, ngrohtë !
Le të përkunden ëndrrat e tua të mëndafshta,
Deri në zhgjëndërrimin e vet, të ëmbel e t‟fortë
 

Hektor12

Locus omnem
e erret nata,
qe zbret tek shtepite
e dritave te fikura,
mbi endrra
dhe poshte ndriçimi i henes.
e qarte nata
ne dhomen e ndriçuar
nga flaka e nje qiriri,
nate aspak kurnace
psheretimash.
nate nudo
e thjeshte dhe e zhveshur
nga gjerat e kota dhe boshe.
nate çarçafesh
qe vallezojne ne tingullin
e shume yjeve...
 
Top