Poezi

Hektor12

Locus omnem
LUFTA !...

Shekujt shtriqen te lodhura e dridhen nga ethet
ditet kane ngelur nuk pranojne ta hedhin hapin
e njejta simfoni trishtimi troket mengjesesh
dhe vdekja jetes ia prishi gardhin !...

Lufte!..Lufte!..Apo ma mire ta quajme vdekje
qe gatuhet neper tavolinat e diplomateve te drunjte
qe pine wiskin e idhet te etjes
neper hotela luksoze me femra magjepse me gjoks parashute!..

Ata flene te qete pasi e ndezen fitilin e vdekjes
dhe ne ushtaret e vdekjes qe nenes
ia vrame embelsine e jetes ne buze
leshohemi turruvrap me rrapullimat e jetes
megjithese krahe hapur mordja po na pret ne Rruge !..

Ikin ditet!..
Dielli te shikon me habi
e nga dhimbjet serishmi iu shtuan thinjat
kur nje Lufte e re me frymarrje vdekjeje troket perseri !..

Nje here Hena desh pesoi Atak
bertiten politikanet eklipsi i henes
por ajo pa vdekjet qe po shriqen ne varg
dhe s'pa ma jete ne syte e zemres !...

Lufta nganjehere vret Roberine
Por...
ben mire qe tia leshoje Boten Paqes !..

LEK GJOKA
Marre nga vellimi poetik
"Dallgezim i Oqeanit Shpirteror"
Tirane 2008
 

Hektor12

Locus omnem
Pabesia
Në shpirt ty gjaku të pulson
përzier me helm nga lumi i pabesise
dhimbje tek shoku a miku afron
e ju hap në çast çezmen e idhnise.

Po jeta është jete e duhet jetuar
edhe kur dhimbja të vjen në dere
por pabesia duhet minuar
së ndienjat ti hedh shpirtërisht n'ere.

Pabesia s'ka gjak
pabesia malin e jetes ta copton
pabesia të shikon pa merak
edhe kur dhimbje të dhuron !.

Pabesia dashurin e varros
kur epshet nuk kanë ndienja
hap sytë së pabesinë e ke në çdo qosh
dhe kurrë s'do të thotë ja erdha !..

Lek Gjoka
Jacksonville Florida
Qershor 2014.
 

Hektor12

Locus omnem
Rruge !...
Te gjithe flenë
veç rruget rrinë zgjuar
e s'psheretijnë kur rrihen me këmbë
a me duar !..

Diku shkelqejnë si pasqyre
diku të arnuara
por prape s'bezajnë s'pepetijnë
veç shohin t'frikesuara !..

Rruge,rruge qe shtriqen në asfalte ndienjash
rruge qe t'rrokullisin tek buzet e vajzes
rruge sheqer të ëmbla a rruge të njelmta
e rruge të idhta ndarjesh !....

Lek Gjoka
Marre nga vellimi poetik
"Diellin e kapa per veshesh"
Tirane 2003
 

Hektor12

Locus omnem
Dita e babait
- Father's Day


Tre kartolina qendrojne ne rradhe
kete mesnate lodhja ne oqean u zhyt
ne Amerike ka edhe Dita e Babit
se edhe ai si Nena eshte prind !..

Naldi e Nela flene gjume me endrra
babait sonte i kane bere dhurate
dy kartolina te hijshme se aty eshte ndienja
e gjaku ne vena mu nis me vrape !..

Pak me tej qendron nje kartoline e trete
po kjo?-thashe-une kam dy femije
"Gezuar diten e Babait o bashkshort i arte
e diell shpirteror te kemi gjithnje"!..

Sonte eshte Dita e Babait
sakaq ndienja mu shtang e shpirti me ngeli peng
se asnjehere o i cilteri Ate
pervec buzeqeshje shpirterore s'te dhurava asgjesend !...

Lek Gjoka
Jacksonville Florida.
 

Hektor12

Locus omnem
A e di sa lot, në faqën time
janë tretur,
A e di sa fjalë, pa t'i thënë

kanë mbetur,
A e di sa lule janë celur dhe
janë tharë,
A e di se kam jetuar me ty,
edhe pse s'të kam parë!
Jam e ftohte si dimri që
s'mbaron në male,
Se ti zemrës time vetëm
dhembje i fale,
Plaga ime mbeti thellë, sa
një
detë,
Jo ti nuk je ai…..që
harrohesh lehtë...!!!!
 

Hope

dans ton coeur
When I can no longer
depend on my muse
to guide heart and hand.


Pen and paper lying
beside me, not a word
forth coming.


Paper turning yellow
with age, my eyes close
for the last time, I


breathe my final breath
can I forget you?
 

Mystique

Larg
Kur bie shi humbasin gjurmët,
kur duken gjurmët s’bie shi,
në cilin shpirt plagosen udhët,
nga gjurmë shiu që le ti?

Xhevahir Spahiu
 

Hektor12

Locus omnem
399305_172976936159290_1976111778_n.jpg
 

Hektor12

Locus omnem
JANIS RICOS

KOHEZGJATJE


Nata na vёshtron mes gjetherimit tё yjeve.

Natё e bukur, e heshtur. Do vijё njё natё

dhe ne do tё mungojmё. Dhe atёhere sёrish

misrat do tё kёndojnё kёngёt e tyre tё lashta,

korrёset do tё dashurohen ndanё demetёve,

dhe pёrmes vargjeve tona tё harruara,

ashtu si pёrmes kallinjve tё verdhё

njё fytyrё rinore e ndriçuar nga hёna,

do tё vёshtrojё ashtu si ne sonte,

atё renё e vogёl tё argjendё

qё hepohet dhe mbёshtet ballin mbi supin e kodrёs.
 

Hektor12

Locus omnem
Do të kalojë edhe kjo
(Djalit, në një ditë pa punë)


Do të kalojë edhe kjo, biri im,
Si kaluan të tjerat.
Se ata që jetën e patën mundim,
Më mirë se kushdo lirisë ia dinë vlerat.

Do të kalojë edhe kjo, është tërbim,
Gjueti si përhera.
Ata po e vrasin çdo ditë vendin tim.
Sa e largët më duket pranvera!

Do të kalojë dhe se plaga të dhemb.
Është veç plagë, e ç’gjë tjetër?...
Më qeshet se dhimbja as ty nuk të tremb.
Histori tashmë shumë e vjetër.

Do të kalojë edhe kjo, biri im,
I ke vitet përpara.
Mos vdis as ti nga një krim pa ndëshkim,
Pa e kthyer atdhenë nga e mbara.

Do të kalojë edhe kjo, do të kalojë,
Zemërhapur lufto për të mirën.
Bota është sferë e vjen rrotull njëlloj.
Bëju diell dhe largo errësirën!
 

Hektor12

Locus omnem
ÇELËSI I MUNDËSISË

Do të doja
të mos më përkundnin më ëndrrës për ty,
se asnjëherë nuk i besova asaj,
sa shumë do të desha të ishim bashkë të dy,
si në një përrallë pa të fundmin skaj.

Ku ta gjej çelësin e mundësisë,
të hap derën e të futem brenda,
me ty të kërcej valsin e lumturisë,
midis nesh këtu të jetë mbyllur ëndrra.

Të ecim si hëna me yjet përqafuar
dhe dielli kështu të na zgjoj çdo mëngjes,
çelësi i mundësisë diku është harruar,
nuk e di ku është, si mund ta gjej?
 

Hektor12

Locus omnem
"Kujtimet e shiut"

Isha unë pjesë e një proze...
E ti ishe poezi...
Unë plotë ndjenja, virtuoze...
Zhytur krejt në fantazi...
E në mbrëmjet melodioze...
Ty të shihja, dashuri...!

Ishe ti lule mimoze...
Unë, ndoshta dim'r i thatë...
E në mbrëmjet misterioze...
Ti, muzikë pafund... e gjatë...
Nëpër vargjet e një proze ...
Derdhej shpirti im i ngratë...!

Unë rrethuar nga dëshira...
Ti, gjithcka që doja unë...
Ja që ishe errësira...
E të prekja vec në gjume...
Ty më e buk'ra më e mira...
E c'ka doja unë më shume...!

E në muzgun e një dite...
Ti u zhduke dalëngadalë...
Si ylber, pak fare shndrite...
Ngjyra le, të fundit fjalë...
Të të puthja nuk më prite...
Thjesht më imponove, mall...!

E në fundin e k'tij shkrimi...
Ishe ti një ëmbëlsi...
Disa caste meditimi...
Që papritur vijnë në shi...
Pa ty ndoshta s'rron kujtimi...
Vazhdon jeta, gjithsesi...!
***********************************
Bledi Ylli nga "Deshire mistike''
 

Mystique

Larg
Thesari im - Sharl Bodler

Nese dhomat e shpirtit tim do vizitoje
Cfare pretendon se do Shikoje?
Cilin perbindesh mendon se fsheh?
Po te zhgenjej, por nuk me njeh.

Nuk ka nevoje per te trokitur.
Hyr, shih, kerko, mbet i habitur
Mure te zbrazet lyer pa ngjyra
Fotografi, por pa fytyra.

Diku e hedhur afer shtratit
Eshte nje kuti e tersit, fatit E mbushur plote eshte me kujtime.
Brenda gjithe historia ime.

Jane fjalet qe kam thene aty,
gjithkush qe njoha, perfshi ty.
Gjithcka qe bera, cfare enderrova
Vendet ku shkela, ku jetova.

Jane zenkat tona dhe merite
Jane puthjet neteve pa drite
Veset e mia qe aq urreve
Mergimi i ngadalte i reve.

Denimet qe vuajta per ty
Heret kur s'te pashe ne sy Jetet qe pa ty jetova,
Te tjera femra qe dashurova.

Jane edhe sekretet qe s'te kam thene
E amanetet qe kam lene.
Femijet qe kurre nuk me linden
Epshet qe vrava se nuk m'u binden.

Ka letra qe per ty i shkrova
Ne zarfet qe kurre nuk dergova
E nese gjithcka permbys do kthesh
Sekretin me te madh do gjesh.

Se e kam fshehur ne fund fare
Po nuk e pe, s'ke pare gje fare
Nxirre mes duarsh ne shtrengim
Kete me te shtrenjtin sendin tim.

Balsamin qe plaget sheronte,
Kur kjo djall jete me kafshonte.
Para fytyres ngadale afroje.
Dhe mbylli syte, pastaj zbuloje.

E kur ngadale ta kesh zbuluar.
Vec nje pasqyre do gjesh ne duar.
Do shohesh veten, reflektim.
Se ishe ti thesari im.
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
Ismail Kadare - Mall

Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veç".

Ne ç'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seç ndjeva mall..
 

Mystique

Larg
Renia e debores - Kadare

Ty ndoshta nuk te shkoi ndermend

Se qielli rastesisht s'u mbyll

Se kjo debore qe shtroi kudo

Ne te vertete ra per ty.



U projektua cdo kristal

I saj ne qiell te madh diku

Dhe nuk pushoi se reni ajo

Gjersa i gjeti floket e tu.



Qe ti ta shkundje me nje gjest

Shkujdesshem krejt e gjithe gezim

Nje nate te tere qielli punoi

me ernat ne bashkepunim.



Dhe ne mengjes i zbehte ai,

I ftohte hapej madherisht,

ndersa shetisnim ne te dy

Nen altruizmin e tij te hirte.
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
Nese me do me ruaj si kujtim
vajzes kur te lind veri emrin tim
Ajo kur te rritet per martese
me djalin tim le te lidhe fejese
Pasi prinderit e tyre u ndan pergjithmon
ata ta vazhdojn dashurin ton.
 

Hektor12

Locus omnem
Perpara pasqyres...i recitoj vetes
vargjet e tij...
Nuk dua te vish tek une,
as dua te vij,
dua te shkojme bashke atje,
e kush pret me mire se Fati?
Kam mall te te shoh kur qan,
se te gjej kur buzeqesh,
e kur te gjej,
i mbledh pa ze copat e jetes
tende ne vetmi.
E kur ti nis te me japesh,
gjithe ç'kam permbytet,
e une ruaj qellimin ne zjarr, e
zjarrin ne zemer,
ndersa shkojme thelle e me thelle.
Ah sikur ta dish sa mar, kur te shoh
tek iken pa e kthyer koken,
por brenda teje e rrezuar zvarritesh,
derisa ngrihesh perseri,
per hir te çdo gjeje qe te do.
 

Hektor12

Locus omnem
Nje shikim I ckujdesur
Nje cast I ngrire
Ndjenja te reja zgjohen
Vine ne jete

Nje dallg terheq ne thellesi
Nje tjeter perplas ne shkemb
Humbur ne thellesine e syve te tu
Jo...nuk kthehem me

Fytyra e saj nen driten e henes
Floket e kuqe mbi supe
Porsi nje engjell

Ato sy te pafajshem kurjoz
Plot ankth the deshire
Presin ne heshtje puthjen e par
Presin pa durim

Ato sy...ato sy te embel
Me ben te ndjej me ben te cmendem
Ato sy te mbushur me zjarr
Me ben te digjem, me ben te marr

Vite te tera tashme kaluan
Nje dite ajo me tha:
'Dy zemra te duan'

Ato sy te pafajshem kurjoz
Plot drite dhe jet
Presin ne heshtje fjalen e pare
Presin pa durim
 

Hektor12

Locus omnem
Të Lindet Njeriu
Të lindet një njeri
nga gjin' i dheut tonë të rim me lot të vakët,
nga thalb' i shpirtit tonë që shkrihet në dëshirë të flakët
për një gen të ri,
Të lindet një njeri!
Pa hyll në ball por që me fjalë të pushton,
që të rrëmben qetsin e ban gjakun të të vlojë rrkajë,
e ban synin ligshtin ta zhgjetojë,
që nëpër shekuj ndërgjegjen na tradhton.
Të dali një njeri!
Të mkambi një Kohë të Re!
Të krijojë një Epope!
Ndër lahuta tona të këndohet Jeta e Re...
Të gjithë kombet po dehen n'epopea të veta,
flakë e zjarrmit të tyne na i përzhiti ftyrat
dhe nëpër to një nga një po shtohen rrudhat,
e nën kambë e mbi krye tinzë po na ikjeta.
(Liri! - Po, liri dhe gaforrja gëzon,
por gaforre asht...
Liri, ku plogsi ndërgjegje gjallon,
jo, liri nuk asht!),
Të lindet një njeri
i madh si madhni
dhe ndërgjegjet tona t'i ndezi në dashni
për një ide të re, ideal bujar,
për një agim të lum e të drejtë kombtar.

MIGJENI​
 

Hektor12

Locus omnem
Baladë Qytetëse
Mbramë
qiella dhe hyjt e vramë
një ngjarje të trishtueme panë:
Hije... jo! por një grue
me ftyrë të zbetë edhe me sy
të zez si jeta e saj,
me buzën të vyshkuna në vaj,
me plagë në gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt të grisun,
me hije grueje,
një kens këso bote,
një fantom uje
vallzonte valle në rrugë të madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambë të zbathun,
me zemër të plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokë të thime,
me ndjesi të ngrime.
(Dikur,
kur gjit' e saj me kreni
shpërtheheshin n'aromë,
kur ish e njomë
atëherë e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall' e çmendun
në rrugat e qytetit tonë,
një jetën e fikun, një jetë e shterun,
shpin i molisun, zemër e therun,
një za vorri, një jehonë
që vallzon natën vonë
nëpër rrugat e qyteti tonë.

MIGJENI​
 
Top