Poezi

Hektor12

Locus omnem
Nëna ime

Nëna ime shume të dua,
Ishe Nënë plotë dashuri,
Porsi yll si shëndrit në qiell,
Shpirti yt plotë bukuri.!

Sa shumë vuajtjet i jetove,
Sa shumë lotë pate në sy,
Ike e shkove u largove,
Se kjo botë s'ishte për ty.!

Porsi engjëll për hava,
Porsi fluturë në pranverë,
Ishe ti me dashnin tënde,
Plotë virtyte e me nderë.!

Ike e shkove e'u largove,
Mi ke mbushur sytë me lotë,
Se ti gjë n'kët jetë nuk gzove,
I le fëmijët jetim mbi tokë.!

Vdekja jote na rëndoj,
N'ae ke mbush shpirtin me lotë,
Për ty Nënë gjithmonë mendoj,
N'shpirt e n'zemër të kujtoj...!

[ Lec Burgaj ]
 

ShKoDRaN_PuRo

Papirus rex
ღஐღ

Ta dish se malli për ty më ka pikur,
Por as rastësisht, mos më dil më para.
Më mirë të mbetesh kështu, e ikur,
Se sa të shoh çfarë moshe ka ndarja.

Më mirë mos u shfaq, je grua e huaj,
Sepse ti më fsheh një imazh të vjetër.
Nuk jam aq i lig që me ty të luaj,
Duke parë ty, të mendoj një tjetër.

Më mirë një kube dheu, mbi vete,
Se sa të shoh si plaket edhe malli.
Më mirë një fund që vjen si vdekje,
Se sa ca ëndrra, varrosur së gjalli.

Më mirë të jesh, si të kam në mendje,
Se sa të shoh, ndoshta ty të thinjur.
Më mirë humbur, në harresën tënde,
Edhe pse për ty malli më ka pikur.

| Sokrat Habilaj |

11406796_926718774036844_5732375361159340331_n.jpg
 

Hektor12

Locus omnem
S'do jetë më njësoj

Një ditë e re ka filluar
Muza akoma po flen
Plot gjëra mbrëmë përjetuar
Por idhnake prap më vjèn

Një ditë e nxehtë më duket
Por e ftohtë në ndjenjë e zemër
Mund të shikosh bukuri me sy
Por s'ka hijeshi një e zhgënjyer femër

Sot mos kujto se do jetë më ndryshe
Nuk jam ajo që isha dikur
Mërzin s'ta harroj që ma shkaktove
S'do më joshësh me fjalë më kurrë
Meri Mema Sadiku 19.07.2015
 

Hektor12

Locus omnem
GJUHA E DASHURIS

Gjuha e dashuris eshte e çuditshme.
Nganjere e heshtur ose e çoroditshme.
Nganjehere flet me sy e me zemer ngacmon.
E nganjehere veshtron me zemer e te ndaloj te puthuren harron.

Gjuha e dashuris te gjithe e kemi provuar .
Te ri apo te vjeter s'ka moshe per tu dashuruar.
Ajo gjuhe e heshtur tinzare na rremben.
Ne nje bote magjike perralla na rrefen.

Se gjithçka ne dashuri eshte enderr me sy çele.
Rrembehemi te gjithe si frutat kur skuqen lart ne peme .
Te gjithe kerkojm driten dhe diellin te na ngrohe.
Me dashuri per dashurin qe çdokush me shpirt e don.

Gjuha e dashuris oh e embel vertet.
Na rrembet shpejt si dallget ne dete.
Dhe shume thelle po te hysh ajo te dej te mbyt .
Nganjehere e sinqerte nganjehere te çan kryte.

Nganjehere monotoni per bla blat qe ti degjon.
E nganjehere merzi pse ato bla bla nuk perjeton.
Nganjehere duam e nuk duam asgje.
E nganjehere krejt boten por prap s'na duhet me.

Duam diamante lule per dhurata.
Por nganjehere duam thjesht, puthje te gjata.
Dashuria me gjuhen e saj na ben kapriçioze.
Dhe dridhemi e perdridhemi .
Behemi tekanjoze.

Ja ku na shpie gjuha e heshtur e dashuris .
Ajo flet shume dhe mer çelsin e shtepise.
Behet zot i mendjes e veprimeve tona.
Edhe kur duhet te flejm ne rrijm zgjuar ne oret e vona.

Ehhh kjo gjuhe na rremben si uragan.
Edhe kur duhet te qeshesh ti prap qan.
Gjuha e dashuris ne heshtje ajo vret.
Japim dashuri e me pas zhgenjimi na pret.

Se me gjuhen e saj te mprehte e me shenja.
Na plagos zemren kur jemi naive e te reja.
Atehere kur i besojm kesaj heshtje qe flet.
Dashurojm me shikim dhe nuk e dijm qe kjo zemren e vret.

Se vetem zemra e kupton kete gjuhe te heshtur.
Syri mashtrohet e len arsyen te fjetur.
Gjuha e dashuris ne heshtje ta degjosh.
Mundt te jete llafazane tinzare por kenaqesi ta provosh.

Dashuria ne heshtje gjithmon ka egzistuar.
Se zemra gjithmon me shpirt ka dashuruar.
Se nuk egziston dashuri unike.
Zemra ka dashuruar e do te dashuroj ne menyre tipike.

Ngelen kujtime e dashuris se pare .
Se gjithmone zemra do te dashuroj si per here te pare.
Gjuha qe nuk flet e gjate eshte ajo.
Bejm shume gabime e prap thote dashuro.

Se pa dashuri jete nuk ka.
Monotonia te mbyt merzia te shtin me qa.
Uha gabimet jane krijuar per tu bere por duhet te mesojm nga to.
Por me zemer e shpirt moshe pa moshe ti njeri dashuro.

Meri Mema Sadiku
 

Hektor12

Locus omnem
Buzeqeshni sot ....

Zbardhi mengjesi me mendjen tek ti
Edhe dita ashtu do me shkoj
Prane teje shume prane do vij
As darka as muzika s'do me shijoj

Nisi mengjesi si çdo dite
Pa ty sa keq e sa merzi
Ti je kaq prane mjafton te therras
Por gjithçka e bukur mbuluar me hi

Nisi dita tashme ka kohe
Nisi rutina e jetes time
Sot do festoj edhe une pse jo
Do vallezoj jeten pa zhgenjime

Nje dite te mbare uroj ta keni
Te gjithe ju miqt e mi
Jeta ka zbritje e ngritje
Por ka edhe shume dashuri

Nderroni pllaken e jetes tuaj
Largojeni te vjetren nga gramafoni
Sot kjo dite premton buzeqeshje
Buzeqeshni edhe ju e me zemer jetoni

Meri Mema Sadiku 18.07.2015
 

Hektor12

Locus omnem
Do të bëj skllav!

Do të bëj skllav të dëshirave të mia
Shikimi im do të verbon
Do të josh me hiret e mia
Dita të duket si nata me neon

Do të tërheq me sytë e mi
Shikimi plot epsh do të tundoj
Dhe kur pas tyre të humbasësh
Do të pohoj, ishte thjesht shpirt një lojë

Sapo larg të largohesh
Prap do nisë me sy loja
E ti do përhumbesh përsëri
Saherë shikimi im të gozhdojë
Uhhh edhe në dimër do ndjesh zjarrmi

Do të bëj të çmendesh pas meje
Dhe më vonë do të largoj
Ndjenjat do ti mbyll brënda
Vetëm sytë do ti servoj

Do bëhesh skllav i epsheve të mia
Në natën e heshtur dihatjen tënde do dëgjoj
I humbur nga aromë dashuria
Do klithësh nën zë shpirt të dashuroj

Meri Mema Sadiku 17.07.2015
 

Hektor12

Locus omnem
Hunden ta thej

Ti zbukuron pamjen time
E kjo më bên të qesh
Ti lajkaton shumë
Por me duar majmun kujdes

Ti më bën të ndjehem mirë
Pse jo më ofron qetësi
Je ky që je
por hundën kam me ta thy

Ti je diçka ndryshe ,por vetëm kaq
Se po u ngatërrove hmm s'del paq
Nqs më don si mike, urdhëro ja ku më ke
Nqs lakmon më tepër me vjen keq, pashaporta e skaduar nuk vlen
Meri Mema Sadikuu 17.07.2015
 

Hektor12

Locus omnem
Sa pranë teje
E sa larg në të njëjtën kohë
Sigurtë po bërtita ti më dëgjo
Sa afër me trup por në zemër e vrarë
Eh si qenka jeta, taman formul e garë
 

Hektor12

Locus omnem
Nuk munda, unë

Ti nuk munde kurrë të më jepje dashuri
Aq sa unë nuk mund të ndjeje ti për mua.
Edhe zgjodhe që të zhdukesh përgjithnji
Kurse unë s'e zgjodha vetë që të të dua...

Ti nuk harron të vizitosh ëndrrat e mija
Nuk pranon të quhesh e harruar.
Ndoshta përpiqesh t'më kujtosh, që dashuria
mund të jetë e gjallë, duke munguar !

Ti nuk munde e kurrë s'arrite të kuptoje
në shpirtin tënd a ekzistonte dashuri !
Edhe zgjodhe brenda vetes të kërkoje
E unë zgjodha të të dua përgjithnji...

Paskëtaj nuk munda unë të të pranoja
Dhe pse zemra kishte marr tëndin drejtim.
E kërkove, bëre ç'mos të të harroja
E unë zgjodha të të vuaj si kujtim...

S'mund të japësh dashuri kur është nevoja.
Dashuria nuk është gur, por një burim !
____________________________________

@Bledi Ylli
 

Hektor12

Locus omnem
Fund në mallëngjim...

Kur nisa dita aq e heshtur
Nëpër natë mos prit për zhurmë
Veç mendime vijnë të ngjeshur
E në një të ç'rregullt, turmë..!

Kur nis dita pa të patur
Nëpër natë nuk kapesh ti
Dashuri, pas ëndrrash kapur
E pas heshtjes, dashuri !

Kur çdo gjë merr formën tënde
Jeta ime merr kuptim
Personazh ti i çdo ëndrre
Fund, që heshtë në mallëngjim !…

Bëj çudi me veten time
Kur çuditshëm të kujtoj
Lermë te heshtë duke të dashur,
pa u dashur të t’ harroj...

Më pëlqen ky kaos ndjenjash
Ku ti ikën edhe vjen
Në ka bukuri gënjeshtrash
Në kujtimin tënd i gjen !
______________________________

@ Bledi Ylli
nga Dëshirë mistike
 

Hektor12

Locus omnem
NË VISET E MIA..

Erdha në ato vise ku kam qenë dikur,
Unë dhe pamja ime, nën hije çatish.
Kot kanë thënë fjalën, "më mirë von' se kurrë'',
Erdha në ato vise, po asnjë nuk ish'..!

Unë me hijen time edhe mbresa plot,
Ndjenja dashurie.! Nën urrejtje, mall.
Fjalë që mori era e s'i kapa dot,
Erdha në ato vise,përse erdha vallë..?
Njerëz minjatura, rendin kot më kot,
Ca ishin të vdekur, ca të vdekur-gjallë..!

Unë me pallton time, shpirti nën lëkurë,
Shkelja mbi kujtime, n’ëndrrat e dikurshme.
Shihja jetën time si të ish’ pikturë,
Një abstrakt i errët, temë e pakuptueshme.

Përmbi gurë shkelja, zemra më lëndohej,
Thua sikur ecja vetë mbi shpirtin tim.
Hapa përmbi ndjenja e çdo ndjenjë shëndrohej,
Në flutur.Mijra flutura u nisën n’fluturim..!

Njerëz që dalloja por asnjë nuk njihja,
E asnjë s’më njohu, si të isha gur.
Erdha mbas kaq kohësh ne viset e mia,
Si një vend i huaj, që s’kisha shkelur kurr’..!
****************************************************************************
Bledi Ylli
@Kur shpirti flet
 

Hektor12

Locus omnem
"Kujtimet e shiut"

Isha unë pjesë e një proze
E ti ishe poezi.
Unë plotë ndjenja, virtuoze
Zhytur krejt në fantazi.
E në mbrëmjet melodioze
Ty të shihja, dashuri !

Ishe ti lule mimoze
Unë, ndoshta dim'r i thatë.
E në mbrëmjet misterioze
Ti, muzikë pafund..., e gjatë
Nëpër vargjet e një proze
Derdhej shpirti im i ngratë !

Unë rrethuar nga dëshira
Ti, gjithçka që doja unë.
Ja që ishe errësira
E të prekja veç në gjumë.
Ty më e buk'ra më e mira
E ç'ka doja unë më shumë !

E në muzgun e një dite
Ti u zhduke dalëngadalë.
Si ylber, pak fare shndrite
Ngjyra le, të fundit fjalë.
Të të puthja nuk më prite
Thjesht më imponove, mall !

E në fundin e k'tij shkrimi
Ishe ti një ëmbëlsi.
Disa çaste meditimi
Që papritur vijnë në shi.
Pa ty ndoshta s'rronë kujtimi
Vazhdon jeta, gjithsesi .
______________________

@ Bledi Ylli
nga vëllimi ''Kur shpirti flet ''


 

ShKoDRaN_PuRo

Papirus rex
Dikush te shkel me kembe e te thote me fal,
dikush tjeter te vret ne zemer e nuk te thot
asnje fjale.
Dikush te do me shpirt e ka frike ta shprehi.
ndersa dikush tjeter nuk ndjen por di mire te
genjej.
Dikush te do por smund te kete
ndersa dikush tjeter te ka po nuk te do
vertete.
Kjo esht jeta me pak fjale,
dikush te ngjason me nje engjell,
e ne fund te del nje djall.
 
Top