Poezi

Seyfert

Valoris scriptorum
Mos me pyet cfare do te doja ,
pas nje nate te nxehte dashurie,
se ne se dicka vertet do te kerkoja
dhe sikur te mblidhje ne Olimp perendite,
sdo te ma plotesonin ate lloje deshire.
Pas shume oresh ekstaze ne krahet e tu,
mos me pyet,cndiej ate kohe
dhe mos me zhbiro me sy,
se ne se te gjithe
dritat e gezimeve te botes te shkelqenin ,
sdo te me lumturonin jo.
Kur syte ti kem te mjegullt nga puthja e gjate,
mos me kerko te te them asgje
se sikur pak te ngrija zerin ne nate,
gjithe bishat do te braktisnin pyjet te tmerruar
dhe sdo dukeshin me.
Perseri ti vazhdon te me pyesesh?!
Po ta them,po kam nje lutje :
"mos u frikeso,degjo dhe harro"
Pas nje puthje dua...Nje puthje.
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Shperfytyrimi

Mbas shtrengatës
në ujin e mbetur ne gropën e kohës
macja veten pa LUAN
Ah sa i ngjan!
Dhe shkojë të duket ndër të tjerë
tu kalli tmerr
Dhe djelli në ujë pasqyruar
qeshte me rreze prahruar.
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Të thashë të mos qaje?

Sigurisht që të thashë
Parëmbremë,
Të kujtohet!?
Ti qaje me ngashërim
dhe lotët lagnin ballkonin tim
Tani shiko dhe vetë çbëre...
Me mua në hënë
të vije guxove
dhe lotë gjaku
nga lart pikove,
ndërsa hëna qante
dashurinë e marrë.
Dallget u ngritën me rrëmbim
mbytën gjakun tënd
pa shpëtim.
Ujqërit nga e dashurisë erë, dehur,
shurdhuan botën duke lehur
Gradaçjelat prekën yjet
çanë retë në mes syve.
........................................
Bëre dëm të madh dhe...
Rri me mua dhe mos bë zë.
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Ilaç për dhimbjen e kokës së poetit.

Dhëmb koka jote poet
-Pi ,qetësues dhe pak shpresë
Asgjë skalon
_Ha fjalë të bukura dashurie...
Dhimbja e pangopur në tru kërcet
-Muzikë në fund si ëmbëlsirë
dhe një e fundit tentativë....
Asgjë ,asgjë asgjë
Plas mendimi mbi një letër,
si plas gjaku nga prerja e papritur e qafës
Rrjedhin në vargje gjithë ndjenjat e emocioneve të ditës
dhe magjia e fantazisë i rreshton kujtimet e natës
- Shkruaj POET !
Lere penën të lirë
dhe do shohësh mrekulli.
 

Seyfert

Valoris scriptorum
Pritja e mamit nga larg

Det sonte uli dallgët
Veri në gjumë me Nocture të Chopin
Në varkën e mallit të madh ,
fluturimthi sille mamin tim
Gjitheë lotët I mblodha nën pallton e dimrit
Stop I thashë syrit pasandaj
Erën e thitha me frymëmarrjen e shpirtit
Sa të më puthi buza e saj
Sa të më ndrisi syri I lodhur këngën e gëzimit
Hape rrugën dallgëve mespërmes
Deri tek unë, që i palodhur të më vij bekimi
Të më puth si jeta në mëngjes.
 

Wishmiss

Valoris scriptorum
Qyteti...

Ky qytet fjeti mbreme,ti kaloje
mbi eshtren qe i dhemb ketij qyteti
s'di cilen zemer neper hapa kerkoje
s'di cila hije ne hapa te gjeti...

Ky qytet u puth mbreme ti e pe
u lendove,u vrave,u kepute
pas hapash kufomen tende e le
tek nje buze kerkoje veten humbe...

Ky qytet do jetoj,mbase edhe ti
do kalosh si kufome a si hije...
neper hapin tend kushedi
do lindi nje qytet dashurie...

Lulezim Beshaj 12.06.2014
 

Hektor12

Locus omnem
THUR(R)JE
Ç'thurje kjo botë
Me të urtit hyjnorët
Me shpirtkazmët klanoret
Shkallëve të ecjes
I masin hapat e lumnisë
Nëpër rrugë skamnorët
Kanë shtrirë stinët
Kriza i ka goditur në gjoks
Si era e tërbuar
Udhët nuk i shohin në mëngjes
Natë u duket dita ora e mallkimit
As Zoti s'i njeh
Thur(r)je e (ç')thur(r)je
Si lëmsh kjo botë njerëzish
Me afsh buzë të njoma kafshojnë
E dhembjen time në fjalë
Kush ma trazon?!
19.6.2014
 

Hektor12

Locus omnem
TAKIMI I VONUAR

Ishte bërë ora pesë,
Takimin e kahershëm harronte,

Dhe tani ishte gjashtë,
Nuk i bie ndërmend,

Ah , gjumë i fshehur,
Pse vije ashtu...

Harroi të takonte,
Ajo mërzitej,

I dukej vetja pa vlerë,
Tani ishte gjashtë e dhjetë,

E la duke pritë në udhëkryq,
Ajo priste dhe endej andej, kendej,

Besonte se do vinte,
Si duket s’donte të takohej,

Në momentin e fundit shkoi,
Me puthjen në buzë pajtonte,

Dhe tani dashuria ishte dyfishuar,
Lotët nga gëzimi i rridhnin,

Ah, dashuri...
Tani kishte vlerë, shumë vlerë....

IZRI Rexha/19.06.2014/Linz
 

Hektor12

Locus omnem
RUBAIRIANE

Merr sa të duash sonte
Nga kjo gotë verë

Lë të dehet
Ky qiell me shi

Mbi tryezën e letrave
Lë të lindë një fjalë

Merr po deshe
Syrin e kaltër të liqenit

Veç ëndrrat
Me thonj mace mos i grrith!

18.6.2014
 

Hektor12

Locus omnem
ME THUAJ POET NJE FJALE

Ma thuaj poet një fjalë,
mbi lojën mbi Urë,
sa u gëzuam qe e hoqën,
sa u piklluam qe e vunë.

E ne, me tonat parti,
jemi ban ujqër te vetvehtës,
u ngutën te marrin merita,
pa e ditur t´vertetën.

A ka ma ligësi,
kjo qe syt m´kanë pa,
deri kur duhet heshtur,
me thuaj, o vëlla!?

A duhët te presim,
"Puqin" e opozitës,
e te heshtim për ato,
qe u bënë n´pikë të ditës!?

Mos me thuani më,
se jemi shqiptar,
te heshtemi edhe kur,
serish preket n´varrë!

E unë keto fjalë,
i thashë me zemër t´thyer,
politikanët tanë se di,
a duhet përgëzue, apo pështyer!?

Le te bajnë kualicione,
e le të zanë pozita,
më përqarjën tuaj,
Po mbetët e ndar Mitrovica!

Bonn,19.06.14
B.G.-D
 

Hektor12

Locus omnem
Drita Kluna

EGZISTON NJE TOKE.
...
Egziston nje toke e madhe !
liqeni kalter ne krihe perkundet,
milijona pyje ne krih i barte !ne
zemren e saj edhe guri frymzohet,
tepashpirtat me shpirt tregojne
guximtarin...
Me kodra te bardha !shpeshher
mbulohet !qylymet gri neper
kopshte shtron!gjdo vend lind
me dashuri!njeri me tjetrin te
krenohen gjithmon....
Nga lule behari vello mbjelle,
ujqit krushqit ja ruajn !me drenusha
tnjejta endra endron toka jone,
e livadhet gjelberuar kurore lulesh
ja falin...
Kjo toke e jona !me sy i riste femijt,
me keng gjumi djepat i perkundje !
nsegjde lutjet beje !ato vatra ne
gjoksin e vet i ruaje !Egziston nje
toke e madhe !cila lindi me mija lumej...
Nuk frikohet !as diteve po as shekujve
se egziston vetem per shqiptar,
toka jon e qmuar,toka shqiptaris mbar...
@ by..d..k..
 

Hektor12

Locus omnem
SHKO NGA UN...
Mos ! mosme shiko ashtu !
mose kerko ne mbrendin time
ate cila shpirtin dota ngroh !ne
ftyren tende buzqeshjen te ta kthen,
Nuk jam un nga ajo pralle !me beso
dote lendoj!deri sa ende ka kohe
mos shiko mbrapa !ik ik shko!
deri sa ste lendova ma shum..
Mos!mos kerko ne mbrendin time
dashurin!asgje skam te dhuroj!
vetem ket pikllimin tim te mallkuar,
shpirtin e zbrazur te zhveshur !zemra
e qar ne dysh!me mua ruga jote
esht vetem nje shkurtese deri ne
dhimbje...
Mos! mosu perbeto ne mua!e barti
mallkimin ne gjoksin tim!pafatsin
gjdokund ta shkepi!vet e tretur nder
mjegullire!ne kalimin dy botave te
ndryshme!shkeli pa asnje pik pendimi
ne ftofsi dote perqafoja!zemren ne
dysh dota theja...
Ik,ik shko ende sa ke kohe!per ty
nuk jam e lindur!do ishe lodh nga
pritja e gjate,i thyer nga tretjet e
mija!dote kisha mbetur pa ze nga
heshtja ime mallkuar!ne personalitetin
tim mos kerko shpetim,Ik,ik shko
un per ty nuk egzistoj !dhe ne te dy
kur bashk perjet sdote jemi....ik,ik shko nga un..
@ by..d..k..
 

Hektor12

Locus omnem
KUR DOTE PIKON LOTI....
Kur nje dit dot pikon loti nga syri,
Kur ditet gjata i dorzohen vitit !
un ather nuk dote jam ajo grua e njejt,
shikimet dote tregojne te verteten...
Kur nje dit dote kuptosh!nga un
qka te dhash!e mua pikllimi gjdo
dit me vizitoje!kur dote kuptosh se
un gjithmon vetem tekam falur!
un dote jam e njejt,por perseri
tjeter grua...
Kur nje dit ! ditet te shendrohen
ne vite!kujtimet rej qirinjve ndezur
dridhezohen!dot lutesh shikimet
te t,flasin me ty!ather ta njef shpirtin
e nje grua qe se deshte kur!pastaj
dote kuptosh qka esht dashurija e
paster!un ather dote jam nje tjeter
por do mbetem e njejta grua ! cila
te deshti ter jeten...
@ by..d..k..
 

Hektor12

Locus omnem
Atje, kurrë

Kurrë s’do të shkelja te Bar “Aventura”,
Ndryshe do humbja hapësirën dhe detin.
S’doja të shoh rreth tryezës ca burra,
Kostume të zinj që flirtojnë me pushtetin.
Sigurisht,… u dilnin përherë llogaritë.
Si natën, si ditën, tund letra, cek gota.
Me ta s’do të doja të humb asnjë ditë.
Akuza dhe puthje, të vjetra sa bota.
S’do të shkelja kurrë te Bar “Aventura”,
Se doja tjetërsoj ta kaloj këtë jetë.
Te portat e zemrës në roje u vura,
Kështu dashurinë ta mbroja vërtet.

Ti më ke falur qetësinë për të shkruar,
Ndaj dhe s’doja ta kthej kurrë një gotë.
Të barisja më mirë nëpër netë i harruar,
Sesa helmi në atë Bar, të më kthente robot.
Më kot ndonjë ftesë,… i shurdhët jam.
Si më duket atje…, gjithçka ndyrësirë.
Lumturisht rri i ngjitur me ty në divan.
Ti e ëmbla në etje, unë me etje i pirë.
Të kalojë dhe kjo stinë pa prurë prapësi.
Dhe ky shi të kalojë, me dhimbjet e mia.
Ndërkaq do të vazhdoj të pyes përsëri:
Pa më thuaj: ku është, po ku është dashuria?!

N’atë Bar, llogari e pushtet bëjnë “të lumtur”,
Po unë s’dua të ndotem kështu, shpirti im.
Koha më ngjan me një zonjë të përhumbur.
Pret dikë që nuk vjen dhe veç fle gjer n’agim.
Nëse letrat që tunden gjumin ta trembin,
Pa zgjatma dorën, zjarr të muzës do të kesh.
Mos kij frikë, është ëndërr, jetën s’ta shembin,
Ditë e re vetëm dritë do të sjellë midis nesh.
E në tjetri mëngjes sjell ditë të paqartë,
Do të mbetem aty, të kërkoj, të kërkoj…
Me re o me diell, qoftë i zbehtë, qoftë i artë,
Qenien tënde të ngrohtë veç me dhele ta zgjoj.
 

Hektor12

Locus omnem
Njeriu dhe deti..

Në dritën e muzgut mbështetur, pa fjalë,
Ngjyra e detit humbiste, në gri,
Fuqia e natës po shkelte, ngadalë,
Nën zëra pulëbardhash, me shumë gjallëri.!

Kujtimet stivosur prej kohësh, aty,
Në shpirtin e mbyllur, me vite ngarkuar.
Vijn’ zëra, vijn’ puthje,vijn’ duar e sy,
Lodron para teje gjithë koha e shkuar.!

Njeriu dhe deti, dy miq te vërtetë,
Sekrete të shpirtit përmban në thellësi,
Sa njerez dëshirat i mbytën përjetë?
Sa lutje u shprehën e mbetën tek ti.!

Në terrin e natës mbështetur, pa fjalë,
Ngjyra e detit kish humbur në të,
Këmbët që zhyten në rërë dalëngadalë,
Dhe fjalët që dalin nga shpirti, pa zë.!
 

Hektor12

Locus omnem
''Monolog ne heshtje''

Ndaj cdo momenti i përgjëruar.
Me një dëshirë që kish' qëllim.
Sytë e tu të pikturuar.
T'i sillte pranë në shtratin tim.
Jo në gjumë, por krejt të zgjuar.
N'atë jeshilen plotë ndricim..!

Në cdo moment e ndjej nevojën.
Të t'puth pa rreshtur, si at'herë.
Duart, gushën, sytë, gojën.
Flok've të dendur t'u mbaj erë.
E syve te tu t'i merrja bojën.
Në shpirtin tim të t'kem ylber.

Por cfarë rëndësie ka tani.
Se c'dua e c'them në kuturu.
Janë vec momente në nostalgji.
Që dëshiroj të kem këtu.
Eshtë një dëshirë plot dashuri.
Po s'mund t'mi sjellë dy sytë e tu..!

Askush s'pranon të jetë në faj.
Ashtu si ti. Ashtu si unë.
Kur vjen një ''fund'' c'vlerë ka pastaj.
Kishe ti, a unë më shumë.!
Sic nuk ka vlerë as ''lamtumira''.
Në të gjen zgjuar a në gjumë...

Cdokush e vret atë që do.
Ashtu si ''Ti'' e di më mirë.
Dikush me fjalë, dikush me dorë.
Të tjerë në heshtje me ''lamtumirë''..!
Askush nuk do, te jetë fajtorë...
Dhe pse lëndon me plot-dëshirë...!
 

Hektor12

Locus omnem
10471038_665332416893203_6620569412098889047_n.jpg
 

Hektor12

Locus omnem
Të dhurohem…
Ndoshta është era që tmershëm më godet.!
Ndoshta nata, erdh’ më shpejt sec duhet.
Eshtë faji gjakut që ndër vena po pëlcet.?
Mungesa jote, zjarr që kurrë nuk shuhet..!

Ndoshta është zemra që pafund të adhuron.
Ndoshta është fati i pafat që vjen i fshehur.
Eshtë nostalgjia, që prej shpirtit më buron.
Mungesa jote, përjetë më mban të dehur.!

Eshtë faji i natës që dëshirën prap e zgjoi.
Nevoj perbind’she, për trupin tënd të bukur.
Kam frikë t’afrohem…e fortë të përqafoj.
Mos prishet ëndrra e më zhdukesh pa të puthur.!

Ndoshta është faji i aromës që ka ngelur.
Në këtë jastëk, që vite fle me mua.
Të jetë dëshira një ëndërr e pa shkelur..?
Por dhe si ëndërr të dëshiroj edhe të dua .!

Përs’ri i vetëm, rrethuar nga “të dua”
Me errësirën stolisem , zbukurohem
I flas një hijeje që mbante sytë e tua
Më merr ti sonte, i tëri të ’dhurohem”.
 

Hektor12

Locus omnem
Shpirti shpirtërisht venitet

Trishtimi me kapi për dore
dhe me dha një shuplake merzije
hëna kishte dhimbje koke
dhe dielli u shtriq në hije !..

Vitet kane ngatërruar muajt
muajt kane ngatërruar ditet
oh Zot të mos ngatërrohet dashuria
së shpirti shpirtërisht venitet !..

LEK GJOKA
Marre nga vëllimi poetik
"Dallgëzim i Oqeanit Shpirtëror"
Tiranë 2008
 
Top