Poezi

Hektor12

Locus omnem
LASGUSH PORADECI


Zog’ i qiejve



Këng’ e lasht’ e vjershërisë më pëlqeu aq fare pak...
Do t’ja marr që sot e tutje si bilbili parëverak.
Që nga fund’ i vetëvetes do këndoj një mall të ri:

Brenda tufës së junapit që mbleroj me kaq stoli;
Kur po shoh ndaj ryn bilbili e sakaq ze qan nër fletë,
Këng’ e ti më ngjan kulluar posi këng’ e Zotit-Vetë.
E prandaj, dyke filluar, ay Lart i shpíje kryet
Dh’i ngreh sipër-e-më-sipër gjer sa qafa ment i thyet.
Asohere-e ndjej si dridhet me një zë pa shëmbëllim
Asohere-e ndjej si foli: Të jam falë, - o Zoti im!
E pastaj i ulet gusha më-përposh-e-më-përposh,
I venitet me-nga-dale syri-i-qarë-e bukurosh.
Ay sheh që nëpër fletë me vështrimin e çuditur
Ndaj çkëlqen nër mijë gjyra Vënd’i ti ku pati sbritur.
E pra ja q’i mbylli sytë, e që gojëzën e hapi:
Tungjatjeta! Tungjatjeta! Vënd o vënd ku çel junapi!

Haj! Bilbil, se Vëndi jonë ka liqere-e anë detesh,
Nëpër bimëzat e tyre po vërej si qan e tretesh;
Po dëgjoj prej largësire, si nër male.e si nër fusha,
Si nër kopshte jargavanësh dhemshurisht të fryhet gusha;
E çdo lis të gjelbër, e çdo pemë-e çdo rakitê,
E çdo bar i lulëzuar ças-për-ças t’i ndjen çuditë...
Ti këndon, o zog i pastër, ti këndon, këndon përherë,
Pa pushim të del nga zemra vaj’ e tingëllit të mjerë;
Ti vajton me zë të fshehur, se një zjarr kupton në gji:
Dheut! Ah dheut të përtëritur sot i falesh përsëri!
E si rron në gji të dherit dit-për-ditë-e nat-për-natë,
Gjir i dherit ku rreh jeta të fal brengë e përgjëratë:
Se prej mallit që të thyen permes pamjeve të tija,
Mun në fund të zembërës s’ate ritet fshehur dashurija.
E si ritet prej së fellash, më një ças fillon të nisë
Kënga jote-e papandehur q’është fjal’e dashurisë.
Ajo ngrihet…ngrihet…ngrihet…dhemshurisht e dyke qarë,
Pastaj sbret e parpalitet si një fluturëz e vrarë.
E kështu ti qan pareshtur bukuritë-e dashuritë,
Prej qepallës së përlotur të pikon një pik’e ngritë.

Asohere kënga jote shuhet dyke psherëtitur;
Ti fillon ta rrahish mendjen, e buçet me shpirt të mitur:
Se ç’gëzim përjetësije! E se ç’mall! E ç’dëshirime
Të pat falur dashurija në të qarët e një grime!
Prej dëshirës së zhuritur q’i dhe këngëvet, o zog,
Rrodhi vesa mëngjezore përmi lule borsilog...
Përmi lule ku rreh djelli ndrin me zjarr si pikë loti,
Zjarri fërfëllon e ngrihet me vetijen më-përpjetë-e-më-përpjetë,
Si mendim me hov të letë valon qiejve ti vetë:
Ha! Ç’të zotëroi Drita! Ç’të përshkoj një Gas i ri!
Seç të ndjell një Frymë-e largë tej nëpër paanësi!...
Nër paanësi të ndrijnë yjt’ e ndezur larg-e-më-larg...
…………………………………………………….............................. ...
-Që nga bota njerëzore, ku këndoj me shpirtin plot,
Prit-e, prit! Se po t’afrohet Zog’i Qíejvet, o Zot!
Fal-i Këngëtar-finoshit Gas të Thjeshtë mun në gji:
Posi lot në reze djelli ndrit-e në Përjetësi!


1921
 

Hektor12

Locus omnem
ERDHA, ERDHA..! POR...

Pasiguria - banjë e ftohtë
Treni i zbrazur - mungon ti ose unë

Gjithçka qenka bërë propagandë
Flamuri e kënga e lirisë të përdhosura
Në dashuri private qenka shndërruar atdheu

Vetëm për të vdekur
nuk pritka askush në radhë

Eci rëndë-rëndë nëpër rrugicat e ngushta
Mbishkrimet si ndotja e ujit të rrjedhshëm
Sipër mureve më presin si hije të maskuara

Mëngjes me supë në katin e parë
Dimër me speca në katin e dytë
Furtunë dhe fërfëllizë në katin e tretë...

Treni rrëshqet pa patina
Me mua zhduket përtej brigjeve të panjohura
 

Mystique

Larg
JACQUES BREL

Në se të duhen

S’ke kuptuar gjë...

Në se të duhen trena për t’ia mbathur botës
E anije me vela që udhëtimesh të shpien larg
Për të kërkuar diell që t’a mbash në sy
E kengë që ti lehte mund t’i kendosh
atëhere ...

Në se të duhet agimi për të besuar të nesërmen
Dhe të nesërmen që të mundësh të shpresosh
Për të gjetur shpresën që të kap për dore
Për të gjetur dorën që ti ke braktisur
Atëhere ...

Në se do të dëgjosh rrëfime e fjalë të moçme pleqsh
Për t’u ngushëlluar për ato që s’ke bërë dot
Në se poezia për ty humbet vlerë e bëhet lojë
E në se jeta jote nuk është veç një pleqëri
Atëhere ...

Në se do të duhet pak mërzitje për t’u dukur i thellë
A rrëmujë qytetesh për të harruar çdo zhgënjim
E pastaj delikatesë për t’a ndjerë vehten të denjë
E pastaj zjarr e nevrik per t’u dukur i fortë trim
Atëhere...

Atëhere ti s’ke kuptuar asgjë ...
 

Mystique

Larg
Dua te jem

Te behem ere deshira me rremben
Si puhize te hyj ne flokun tend
Si fllad i mengjeseve te vij ngadale
E trupin tend ta mbeshtjell me mall !

Te behem hene aq here deshiroj
Dhe si rreze e saj ashtu neper nate
Do te hyja brenda ne dhomen tende
E do te puthja nje shekull te gjate !

Yll deshiroj te jem neper mesnate
Dhe mbi qerpik te syrit tend te shkelqej
Neper enderren tende do te hyja ngadale
Tek kembet e tua do te doja te fle !

Toke dua te jem poshte gjurmave qe hedh
Asfalt e shkalle nga ti shkon e vjen
Enderra e bukur ne gjume kur ti fle
Deshire e shpirtit tend dua te jem !


Llemadeo
 

Hektor12

Locus omnem
Nga: Arti Lushi

Ndërmjet, por edhe përtej dy besëtytnive të përjetshme,
dashurisë dhe vdekjes,
buzëqeshja e një shtjelle uji
ia ndryshon rrjedhën profecisë së vetëpërmbushjes,
madje, si ta them,
e ndrydh atë me një tjetër imazh joshqisor;
Shpërthim, pak a shumë si në çastin e krijimit te universit
kur mendja dhe shpirti i Hyut u puqen ne një pikë.

Një çik më poshtë,
mbi rrymë,
larva parandjen mall dhe krisje urnash.
 

Hektor12

Locus omnem
Mjegulli i Dashurise



nga Dritëro Agolli

Kur ikja larg ,drejt teje vija
Kur vija afër ,ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.

As e kuptoja si të desha
Një mjegull pus ,një çmenduri
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse , i bën hi

Dhe ndoshta kjo ish dashuria
E çakërdisur kuturu…
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu.
 

Hektor12

Locus omnem
i239_tew.GIF
 

Hektor12

Locus omnem
Thirrje deshperuese.....

Ne qerthullin e jetes kam mbetur i mbyllur
i lodhur,i shtypur,i vrare i shtrydhur
perzjere e bere lemsh ne fijet e ashpra te jetes
ne kufirin e holle midis jete e vdekjes

ne rrethin e mbyllur tragjik te moskuptimit
ne dyzimin e brishte mes ikjes e deshperimit
ne endrren e madhe te filozofise jetike
ne dilemen e jetes shpirterore a po fizike

'Zoti'me therret fort ne rrugen e drejte
'Djalli' me drejton per ne rrugen e vet
e drejta mes te dyve qendron gur pengu
i lodhur,i tundosur pyes,-ku eshte rrengu?

perplasur,neperkembur,rrembyer,marrosur
ne medyshjen e fjaleve qe s'paskan te sosur
ngaterruar ne krizen e moralit e hicmoralit
ne vijndarjen e zeze mes Zotit e Djallit

Nje thirrje nga brenda,gervish shpirtin
nje pergjigje nga jashte tund gishtin
ne keto dyzime , morali qendron lart
ky medalion,qe djallin me vehte se mbart
 

Hektor12

Locus omnem
SHPËRTHIMI IM

Qënia ime, jo më
- në varkën e vetmisë.
Ankthi im në sytë e jetës -
i shtangur dhe i mashtruar nga
vështrimi dhe ngushëllimi i verbër i
frikës poshtë këmbëve të mija. Atje
- ftohtësirë…frikë…frikë shumë.
I ndjej si vijnë
lulet e përgjumura të venitjes së dëshirave.

Qënia ime kërkon një strehë, ku
me gishtërinjtë e butë, të
zgjojë dremitjen e mbretërisë; atje
ku nuk ka diell e hënë por
vetëm lumturi.
Qënia ime kërkon t’u japë frymë,
aromës së luleve të casteve të dashurisë,
pasi të gjejë rrugen e kopështit të tyre.

Shpërthimi im dëshiron
të vallëzojë, në
blerimin e pyllit,
në valët e detit,
të flasë me guackat,
të flasë me tokën,
të përkulë kërcellin e qiparisit,
pas frymëmarrjes së tufës të dafinave.

-.-
Qënja ime dëshiron të mëkatojë,
nën dritën e hënës. Të
mëkatojë duke bërë dashuri me
lakuriqësinë e dlirësisë, mbuluar me
vellon e shiut të lotëve.
 

Hektor12

Locus omnem
empty.gif


TË JETOSH

Të jetosh
prej dritës sate të bësh mëngjese
për qiejsh të mbahesh, të kapesh fort pas ëndrrës
krejt ç’është rreth teje të bësh të jetë e jotja
si një mendim i ri të krekosesh krenar
të vdesësh pa vdekur asnjëherë
ta vrasësh njeriun brenda teje
brenda teje ujkun ta sajosh
shembjen e qiejve që s’janë qiej ta bësh me një fjalë
të bësh të të kapin sytë misterin që ti do
të bësh të jetë e gjallë pema që s’është më
ta flakësh modestinë
të sajosh prej engjëllit një djall me brirë
si e flijuan jusufvoglin atëbotë
unin tënd të matur ta flijosh pa fjalën e fundit në gojë
mbi bark të bukuruar gruaje
të bësh të jeshë kokër rëre e ftohtë
të sajosh prej këmbëve tua kapronj të bardhë
dhe t’i zbresësh të pijnë jetë aty ku shpirtrat lahen
për epshin tënd prej burri buzë prej ere të sajosh
të mund ta lash në djersë ta hedhësh përdhe hënën
të jesh i ftohtë, i ftohtë, i ftohtë
trup prej drite të mund të sajosh për sytë e tu të nesërm
prej frymës sate të bësh verigë
i kapur për qiejsh të jetosh
mes akujsh i ndezur

Vizitor
Vizitor
 

Hektor12

Locus omnem
TE VDESESH DUKE JETUAR
E gjalle jam, mgjse po vdes,
per dashurine e tij,
qe pa dashur me vret
Dhe ashtu duke vdekur e dua ,
sepse kjo vdekje eshte jeta ime ,
dhe nuk ka rendesi plagosja
qe me denon me vdekje
jua them vertete,
Te vdesesh nga dashuria eshte te jetosh! ...
E TE JETOSH PA DASHURI NUK ESHTE JETE.
 

Hektor12

Locus omnem
Vegim

Nese me do vertet,
Te duhet te presesh
Me mall, dashuri e kujtime.
...

Nese me do vertet,
Ti duhet ta ndiesh afer,
Shume afer zemren time.

Nese me do vertet,
Vij per ty nga parajsa
Ne endrra e ne zgjime.

Nese me do vertet...
Po c'them dhe une e cmendura!?
Ti, ende s'ke pare fytyren time...
 

Hektor12

Locus omnem
Kadare

Balada a Nenes

Ne mbremje u kthye ai ne shtepi
i lodhur, i ngrysur, me traktet ne gji.

Mesnates se shurdher, se erret, se shkret’
do ngjise ai traktet kudo ne qytet.

-Mesnates ti sonte, o nene, me zgjo!
-Mir’, biri nenes, fli, bir! – tha ajo.

Ai si i vdekur ne gjume! ra pastaj
dhe nena mbi te nuk i ndan syte e saj.

Shikon ajo traktet dhe lutet mbi te


Akrepi leviz, me ngadale leviz
pas perdesh, pas xhamash: e zeze nata pis.

Ne enderr ai buzeqesh e po sheh,
nje fushe te bukur, nje qiell pa re.

Dhe nena e tij me te bardha vallezon,
ne fushe te sahatit me dore tregon.

Akoma akrepi s’ka shkuar ne nje,
ndaj nena s’e zgjon, ndaj akoma po fle.

Por befas ne fushe u degjua qe larg
nje krisme perreth: trak a trak, trak a trak!

Dhe nena u zhduk si ne mjegull atje,
sahati i thyer sec ra permbi dhe.

I mbytur ne djerse u zgjua ai, dhe doren e vuri ne gji.

Atje trakte s’ka.
Pas perdesh, pas xhamash po gdhin dite e re.

por nena nuk eshte me perqark
diku mitralozi troket: trak a trak!

Dicka neper mendte atij shpejt I erdh’
u hodh drejt nga porta: kuptoi e u zverdh.

Ne dor’ revolverin, ne rrugen e shkret’
vrapoi n’erresire, kudo ne qytet.


Ja, zbardhin mbi mure ca trakte atje.
Vrapon, po nuk duket gjekundi ajo,
…ndihet tek-tuk. Vrapo shpejt! Vrapo!

N’agim afer pyllit, ne an’ te nje perroi
pas drureve ai u mbeshtet e vajtoi.

…Qe biri te flinte i qete gjer n’agim,
mesnata per nenen s’do kete mbarim.
 

Hektor12

Locus omnem
DRITERO AGOLLI -- TI NUK JE!!!!


Nuk je kurrkund. Kjo ditë e nxehtë e gjatë
Mbuloi me pluhur rrugën gjer në fund.
Vështroj në zheg në pluhurin e thatë,
Po ti nuk je kurrkund.

Dhe me gishtrinj mbuloj fytyrën time,
pastaj këmishën e rënduar shkund,
Nga pluhuri përdhè rrëzohen thërrime,
po ti nuk je kurrkund.

Jam gati të kërkoj cdo kokërr pluhuri
Dhe në kërkim si arkeolog të humb,
Vec të të gjej, e humbura qëkuri,
Po ti nuk je kurrkund.....
 

Hektor12

Locus omnem
Per ty, (Dad)

Vallezimin e pare me ty e vallezova
ne krahet e tu, fort u shtrengova
lotet me rane dhe ty po ashtu
ti me rrite dhe po iki pa ty....
Muzika vazhdonte e njerez na rrethonin
dritat ne fikje, vetem dy ndriconin
ne syte e tu hapat e mia te jetes, reflektonin
vallezonim une e ti, nen dritat e neonit..
"Princesh e babushit" me peshperite lehte
dhe une koken ne supin tend mbeshteta
kesaj rradhe nuse me vello
jo me e vogel e me floket gersheta
Fjalet mu keputen, doja shume te te thoja
lotet e tua...dashuri e dhimbje me dhane
shtrengimet e tua,
"Jam ketu" me thane
E di qe do jesh me mua
kudo qe une do te shkoj
gjurmet e tua do te me udheheqin
aty ku une do kaloj
puthjet dhe kujdesjet ne
871976.gif
i kam
naten yjet do puth babush....
" Te kam shume xhan"
E di qe do jem larg teje
me shokun e jetes, si mami dhe ti
eshte ligji i natyres, i shtrenjti im
e jotja isha vetem femi...

...Kto mendime mu prene ne mes
kur dora u percoll tek shoku i jetes
u ndjeva e sigurte si ne supin tend
por sigurisht me nje dashuri tjeter
Zemra brenda mban shume dashuri
per te gjithe nje vend i caktuar
por ty, babushi i im i dashur
askush ska per te zevendesuar!
 

Hektor12

Locus omnem
Nuk di cfar te bej me ty
http://www.poezidashurieperty.com/poezi-per-ty/nuk-di-cfar-te-bej-me-ty/

Fillim i mbar
por ne fund i vrar
dashuri e papar
po prap te ndar!!!

duhemi kshtu se paku mendojm
me gjelozi a thua vall ku do shkojm
npole tkunderta jetojm
por smund te jemi tqet ku njeri tjetrit i mungojm

kur te kam pran perlahëmi
puthëmi ledhatohëmi por ne fund shahëmi
vrapoi nga dera ik me lot
provon t’me harrosh por lodhesh kot

harron se per ty ska tjeter
dashuria kurr s’behet e vjeter
kah te shkojsh gjithmon me kujton
dhe telefonin nga dora se leshon

kur me sheh me shoqe mbushesh meri
po gjelozia s’ka vend nese per mua ndjen dashuri
harron se edhe un te dua prandaj ste tradhtoj
por smundem ne qdo qast ket ta kujtoj
me ty a pa ty nuk ndjehem rehat.
 

Hektor12

Locus omnem
Kah po të shpien udhët ?

U heshtën fjalët; më nuk flasim, dremis në melodin e nji kange
që i thot të gjitha.

Flatroj në krahët e saj te enderr’t
gjithandej kah do të doje të isha.
E po të ndjek,

do e kudo që me shpien flatrimet,
kah unë po thurr nji anderr meridiane .
Por sërish e sërish,
po më k’puten fije t’mëndafshta,
e po më shthuren
para vështrimit tënd të perhumbun.

- Kah po të shpien udhët ?
- I dashuri im, kah po të bien petale shprese?

O i vojtuni im !

Nga veriu në jugë, rrahin udhet pa mua,
dete e bjeshkë shpupuris,
dhe gjej gjurmët e njoma te ditve të blerta.

Nuk asht hovi, jo .
Asht vrulli ai që i shemb të gjitha muret;
beso,lutu e beso,se mu aty lind mrekullia.

…Je lodhur.
Je lodhur për vehte, por tani vazhdo për mua,
jam fundi i labirinthit tënd, ne fund te territ.jam drita
dhe aty,oh aty të piqemi dua!

Aty si praneveren po te pres.
 

Hektor12

Locus omnem
Te kam enderruar
http://www.poezidashurieperty.com/poezi-per-ty/te-kam-enderruar/

Plagë Dashurie

Gjendesh diku larg,
qe as vete s’mund ta paramndoj,
se kur do te kthehesh
fati do ta percaktoj.

Si mund te jetosh pa mua
kur te mundon vetmia
njeriu me gjysem shprese
kur i mungon dashuria.

Ndoshta ke gjetur dike
per te mposhtur vetmine
per te luftuar jeten
te kujtosh dashurine.

Te frenosh shpresen
e nje te riu ne lulezim
Zoti do te dhuroj
me te madhin denim

Ndoshta do te kthehesh
po ku ta di i shkreti
edhe nese vdes
nuk behet kijameti

Te gjitha qe i permenda
s’jan aq me rendesi
por desha ta sheroj
plagen per dashuri
 

Hektor12

Locus omnem
Me e rende se toka me e lehte se hija
http://www.poezidashurieperty.com/author/arijeta/


Më e rëndë se toka Më e lehtë se hija
E vjeter sa lindja Pafund sa gjithësia
E ëmbël sa fjala E hidhur sa pikëllimi
E ngrohët sa falja E fortë sa qëndrimi
Rrënon edhe atje Ku fare ska ndërtuar
Ep fryte në atë vend Ku rrënjë ska lëshuar
E-ndrit errësirën Errëson ndriqimin
I pasuron ëndrrat Dhe ndalon ëndrrimin
Ujitet dhe jeton Edhe në shkretëtirë
Përballon acarin Dhe nuk ka të ngrirë
Rrallë kthehet aty Qe njëherë del
Është fuqi e fort Kur pushton s`pari herë
Pastron çdo plagë Dhe një ofshamë liron
Sa do t`jetë e dhimbshme Plagën e shëron
Vajin e kthen në këngë Ngushllimin në urim
Ndryshk unazat ne gisht Kur nuk ka bashkim
Kur ndizet t`parën herë Flaka e saj përjetohet
Vetëm prushi nëse mbetet Është e para dhe nuk harrohet
Syri nuk e shef Veshi nuk e dëgjon
Zemra është folea Që në të banon
 

Hektor12

Locus omnem
Do te dua

images-150x150-150x150.jpg


Do te dua edhe nese vuajtje me sjell,
Do te dua edhe nese vdekje mua me sjell,
Do te dua edhe nese kjo Dashuri mua me vret,
Do te dua si tani e pergjithmon.
 
Top