Poezi

Hektor12

Locus omnem
Dritero Agolli

Malli per heronjte


S'ka heronj,herojte i perzume
me lavdi perdite i nanuritem
dhe me lajka dalngadal i vume
nje nga nje ne prehje dhe ne gjume.

S'ka heronj,heronjte u merziten,
prisnin endrat,endrat u vonuan
duke pritur heshten e dremiten
dhe ne nina-nana u kenduam.

C'digjeni nga malli per heronjte?
kushedi kur kthehen nga kjo ane
C'i kerkoni?Pritja eshte e kote
S'ka heronj,tani ka pelivane!
Heshtja

Cigarja u dogj gjer ne fund,
Mbi tryeze gjumi me mori
ne xhamet era perdet s'i tund
dhe hesht koridori.

Me koke ne tryeze te flesh,
te shohesh endra te blerta...
Sa ndot...Te zgjohesh e prape te gjesh
ne qoshe te vjellat e lena nga jeta!
Kujdes me fjalen

Kujdes me fjalen,zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri
Pushteti i fjales eshte i vecante
Gatuan male dhe kakerdhi.

Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte
Pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Nga fjala humben Jude e Pilate
Stratege e mbreter me mbreteri
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Une fjalen vete e shtroj ne karte
Dhe brenda syve se c'eshte e di...
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Varferia
Kishat e shembura
Malli per heronjte
Kujdes me fjalen
Heshtja.
 

Hektor12

Locus omnem
Pavarësi
Në peshore
je më e larta liri njerëzore
je gjaku i dëshmorit
je dëshira e të parëve tanë
je emblema e Atdheut
je Kurora e Skëndërbeut
je lëvizja shekullore
që e pati Kombi prore
je agu ynë, je abetare
me ty prekëm ëndrrën e madhe
Pavarsi je Ditëlindja jonë
Në ty gjejmë rritën tonë
je malli i prindit
për fëmijën në djep
je Lokja te porta kur pret
je nota e Mësuesit
për nxënësin e vet
je lutja e Nanë Terezës
je lufta e Shote Galicës
je bukuria e Marigonës
je fluturimi i Shqiponjës
je amaneti i Kadri Zekës
je Dielli i Jusuf Gërvallës
je bekimi i Nanës
je jeta e Adem Jasharit
je etja e Dritëro Agollit
je qëndrimi i Ukshin Hotit
je kthimi i Mërgimtarit
je Vula e Kombit
je Ballë i lartë Atdhetar
je shkëndija e parë :
PËR BASHKIM KOMBËTARË
je gëzimi i Tiranës
je buzëqeshja e Albanës
je kënga e Kaçanikut
je fitorja e Komandat Bardhit
je nderi i Plisit
je penda e re
në dorë të shkrimtarit
je vargu i Agim Ramadanit
je guximi i Adem Demës
je hymn Republike
je ajr Malësie
je valle iliride
je Molla e Kuqe
je urimi nga çamëria
je ndjenjë krenare
JE SHQIPËRIA E MADHE

Hava Kurti Krasniqi
 

Hektor12

Locus omnem
DASHURIA E VAN GOGUT
-E dashurë
të dua më shumë
se vetveten

e dashura hesht
e sikur
se vërente

-e dashurë
ti je vlera
e kësaj bote

e dashura hesht
e sikur
se kuptonte

Van Gogu
i mjerë
ra në marrëzi

me thikë
e preu
veshin e tij

-e dashurë
të dua
më beson tani ?!!

Hava Kurti Krasniqi
 

Hektor12

Locus omnem
Zonj' e Fatit

O moj plaka lozonjare,
Që ndjek fatn' e njerëzisë
Dhe mas' e peshë s'ke fare,
Po me shkop të marrëzisë.

Moj po me ç'sy e me ç'faqe
Më qasesh prap' e më çfaqe?

Të shoh që vjen posi hije
Ngadalë si qën i qetë
Edhe hi syvet më shtije,
T'u thaft' ajo dor' e shkretë!

Ata sy të zgurdulluar
T'i shoh, o e mallëkuar!

S'je e verbërë, si thonë,
Që s'sheh, s'di se ç'bën në jetë,
S'je e shurdhër, pasha Zonë!
Dëgjon posi djalli vetë.

Po je e keqe dhe shtrigë,
E pabes' e zëmërligë.

Ti fjalëtë i ke kthyer,
Prandaj na ke përvëluar,
A, popo, ç'na ke gënjyer!
Njeri s'të ka trashëguar.

Dhe kur ndrin, ndrin si lugati,
Prandaj s'të ka qëndrim fati.

Jakë, se jam dëshëruar
E më s'e duronj dot vrerë,
Qesh, mos rri e zëmëruar,
Makar për një copë herë.

Qesh një herë, o leshrakrënde,
Me të qarë nuk u dënde?

( Naim Frashëri )
 

Hektor12

Locus omnem
Dritero Agolli

GJAKU I RASTËSISHËM


Në gjunjët e malit të Sharrit më shkanë këmbët e rashë
Atje ku fillon Kaçaniku i vjetër.
Nga pantollonat e mia më rodhi gjaku im i trashë,
Pastaj e pashë dhe këmbën time të enjtur.

Por kjo nuk ishte diçka për t'u ringjallur paniku,
Se gjëra të tilla ndodhin dhe brenda një oborri të qetë
Çështja qëndron gjetiu: pse ndodhi atje ku fillon Kaçaniku,
Ç'i duhej gjaku i gjurit tim Kaçanikut të rreptë?

Pak gjakra ka parë në gurët e tij Kaçaniku i mjegullt
Në luftëra të tmerrshme ku zgjidheshin rrugët e fatit?
Ky gjaku i gjurit tim s'ia vlente as gjysmën e lekut,
Ndaj s'doja të ishte, - siç ndodhi, - i rastit.

Do desha të ishte e vërtet një gjak Kaçaniku
Dhe s'duhej të ridhte nga shkarja e këmbës së koti!...
Këtë se them aspak me një shpirt romantiku,
E them me bindjen time krejt si gjysherit qëmoti...
 

Hektor12

Locus omnem
Dritero Agolli

Vetmija

E vetmuar ti, i vetmuar unë
Nga e diela deri tek e diela.
S'ke ç't'i bësh, nuk dilet tek kjo turmë
Dhe sikur t'i ngjitësh shpirtit vela.

Ja, për shembull, vela shpirti pati,
Do lundrosh me velat nëpër dete,
Përsëri do kthehesh tek krevati,
Po atë vetmi do kesh me vete.

Dhe këputen ditët si tespihe
Nga e diela deri tek e diela.
S'i shpëtojmë aspak kësaj vetmie
Dhe nëse na zgjojnë ne treqind gjela.
 

Hektor12

Locus omnem
Dritero Agolli

Shiu i Marrë


Dikur na bridhte qiejve një shi
Që veç poetët çmendte po t’i lagte.
Dhe ra ky shi pa pritur mbi njerëzi,
Poetët u lajthitën pas një nate.

Filluan të kopjonin veç një varg,
Të kishin të përbashkët veç një metaforë
Për shembull: “Jam Homeri, jam bust në park,
Jam Sofokli, Eskil e Pitagorë.

Jam rrugë vetëtimash e rrufè
Jam dhe kostelacion në qiell,
Jam rrap me rrënjët pleksur nëpër dhè,
Jam udhëtar që kam në sup një diell…”

Po nga ky shi s’u lag veç një poet
Se ishte fshehur në një pyll të dendur,
Poetët e lajthitur në qytet
E qeshnin dhe i thoshin: “Je i çmendur!”

Dhe u mërzit poeti në vetmi
Se talleshin të çmendurit, poetët,
Dhe luste zotin që të binte prapë ky shi
Që dhe ai të çmendej si të tjerët.
 

Hektor12

Locus omnem
Dritero Agolli

Ta mburrim njëri-tjetrin

Pa ejani ta mburrim njeri-tjetrin
Dhe mos kursejmë as fjalë lavdërimi,
T'ia bëjmë shoku-shokut komplimentin
Në caste dashurie dhe pendimi.

Pa ejani dhe ciltërisht të qajmë
Kur vec e vec dhe ku me shoqërinë,
Mëri për fjalët sharëse mos mbajmë,
Se dashuria fqinje ka mërinë.

Pa ejani, dhe gjysmë fjale qoftë
Për ne pendim, pajtim dhe marrëveshje:
Që kush gaboi, më tutje mos gaboftë,
Nese kupton se jeta ka një vdekje.
 

Hektor12

Locus omnem
Dritero Agolli

Poeme per veten dhe babane
(Kenga e III)

S'e thur poemën aq të gjatë,
Me vargje si litarë,
Se kushedi e gris im atë
Dhe dredh me të cigare.

Nga kjo poemë e nisa rrugën
E vargjeve rinore,
Në rrokje e rima treta jugën
Dhe erën me dëborë...

Do bëj poema më të mira.
Po ti në mend do vish,
O moj e para më e vështira,
E thurur mes lajthish

Dhe do më thuash buzëplasur:
-S'më vure shumë fletë! -
Ahere ati im i dashur
Në varr do të jetë!

S'do futesh fare në botimet
E vargjeve të zgjedhur
Do mbetesh vetëm në kujtimet
E kaltër, e pazverdhur.

Po mund të ndodhë ndonjëherë,
Qeflinjtë e poezisë
Ty të të vënë në defterë
Si fakt të historisë:

"Dhe fshati ynë nxjerr poetë,
Siç nxorri trima shumë.
Vrapojnë vargjet me rëketë
Dhe piqen në një lumë,,...

Po ti, poemë, moj naive,
E thurur arë më arë,
Do sjellësh erën e lajthive,
Si dashurinë e parë

Dhe thellë rreshtave të tua
Ku zemra ime mbeti,
Do dal'e do më zgjojë mua
Çibuku i tim eti...
 

Hektor12

Locus omnem
Dritero Agolli

Poeme per veten dhe babane
(Kenga e I)


Im atë tokën shumë e donte
Siç donte nënë e grua
Për tokën lodhej dhe rëkonte
Dhe djersën derdhte krua

Kur plis me plis hidhte hapin
I kishte hapi hije
Dhe zogjtë e malit udhë i hapnin
Me fjalë hirësie

Kur grushtin mbushte plot me farë,
Mahnitej kush e shihte,
Dhe era ndalte frymën në arë,
Që qejfin mos ja prishte

Në këmbë si në katër kleçka
Në gur ngrinte hardhucka
Përgjonte lart në shelg rebecka
Me thonjtë me majucka.

Me sqep lejleku bënte harqe
Rreth rruzullit të diellit
Dhe dukej sikur ndillte paqe
nën kaltërsinë e qiellit

Po ati im mbi plisa ecte
Me shpirt të madhërishëm
Dhe tokës shpirt me shpirt i jepte
Nga shpirti i çuditshëm

kur pranë mollës ulej qetë
të hante bukë e gjizë
Nuk fëshfërinin gjethe e fletë
Nuk pipëtinte drizë

Me tokën rrinte ditë e natë
Në vapë, erë e mjegull
Ndaj nga pasardhësit im atë
Kërkonte djersë e rregull

Nuk kish syze dijetari
Dhe rafte me defterë,
Po udhë i hapte shkencëtari
Me nam të madh e vlerë

Ky shkencëtar që njihte dhenë
Në fusha pas më mori;
''mësoje biro abecenë
në brazdat që le plori

Mësoje biro abecenë
E gjithë abeceve
Atje ku plisat shpinën ngrenë
Pas plugut e pas qeve....''

Pa dale mirë nga pelena
Më dha në dorë hostenë
Dhe shfryu si era në bedena;
''Tani përmbyse dhenë

Përmbys dhenë, dheu s'ankohet
Kur plori ia kruan shpinën,
Po qesh, lot valle dhe gëzohet
Dhe gazi çmend luginën.

Dhe të harbuar marrin vrapin
Kërcejtë radhë-radhë
Dhe sythat sytë e vegjël hapin
Për ditëzën e bardhë"...

Një ditë i lodhur, i menduar,
I thashë me ngadalë:
"Përse kaq shpejt m'i ke mësuar
Kaq punë e brengë e halle?"

Ai nga buzet llullën hoqi
E foli dy-tri fjalë:
"Që mos ta hajë qeni shkopin.
Pëllumbi im, o djalë!"

Pastaj u ngrit të përkëdhelte
Balashin dhe Kazilin,
Që nxirrnin gjuhën si lepjet
Dhe shelgjet i lëpinin.

Ata i bindeshin tim eti,
Siç binden dy fëmijë,
Me ta e lidhte fort një jetë
Me qindra mijëra fije...

Dhe nuk ia prishnin qejfin kurrë
në vapë, erë, e mjegull,
lëronin, mbillnin, mbanin grurë;
Im atë donte rregull...

Pastaj babai në plis mbështetur
Këndonte fill i vetëm,
Sikur përpiqej për ta gjetur
në këngë të vërtetën:

"Që nga maja e malit
Ta shtira dylbinë,
Pas dritës së llambës
Ta pashë stolinë.

Në gjysmën e ballit
Të derdhej shamia,
M'u në dorën time
Seç më ngriu dylbia.

Me erën e malit
Desha të të vinja,
Sarhosh seç më bëre,
Mbeta nëpër brinja.

Qetë m'i zu zekthi,
Kali malet mori,
Majë grurit mbata,
Ç'të bëj unë i gjori!...

Që nga majë e malit
Ta shtira dylbinë,
Them të vij pas teje,
Them ta shes shtëpinë..."
 

Hektor12

Locus omnem
Dritero Agolli

Kesaj nate me hene te vjeshtes

Kesaj nate me hene te vjeshtes
Dola fushes te bredh kuturu.
Rete shtohen me vrap pa reshtur,
Hena duket aty-ketu.
Porsi vete mendimet e mia
Po me shtyhen nder mend me shpesh
dhe pas tyre gjithnje gjendesh ti
si kjo hene qe duket mes resh.
Hena shpejt do te zhduket dhe netet
do te mbeten pa te, kurse ti
ne enderrimet e mia pa jete
perendim s'do te kesh kurrsesi.
 

Hektor12

Locus omnem
Shpirti im

Shume here zemrohem me vehten,
Me zotin me njerez civilizim,
Me boten time te mbushur me lote,
Me gjak me vuajtje dhe mjerim.!

Mendoj per dashurin njerzore,
Per sorra e per huta per hava,
Mendoj dhe per vehten time,
Si vuaj e po qaj pa ja nda.!

Gjykojn dhe gjykojm pa dije,
Pa fakte pa baza per gallat,
Po qeshin e po flasin pa hije,
E loti per toke po sperkat.!

Dhe dielli mbi koken time,
Leshon rreze te zeza prej gazepit,
Dhe engjejt e yjet e qiellit,
Po qeshin e po flasin prej lezetit.!

Po mendoj po qaj dhe po shkruaj,
Per sorra e per hutat per hava,
Po qeshi e po flas me vehti,
Per zotin per njerzit si m'kane vra.!

Po dhe shpirti im po vuan,
Per paqe e per bote dashuri,
Po vuaj per keta njerz te bekuar,
Per lulet si po vdesin ne rini.!

Dhe lufta e plumbat e mallkuar,
Po qeshin e po tallen me njeriun,
Dhe paqja e pllumbat e bekuar,
Po vdesin e po qajn per dashurin..!

[ Lec Burgaj ]
 

Hektor12

Locus omnem
Thirrje!
""""""""
O Dibranet e mi te urte
A nuk me thoni se cfare po beni ?!
Perse jeni kaq te bute
Por nuk e ngrini zerin,njezeri !

Kohet e veshtira kaluan
Kur kriste pushka e alltia
Dhe ne keto dite "te zbukuruara"
Rrini brenda, mbyllur tek shpia !

Dilni pra se nam po lini
Levizni guret kudo qe jane
Krenohuni,punoni,vendin tuaj zini
Ta marrin vesh tjeret ,se ka dibrane

Punet e shpise more vellezer
I zoti i shpise,vete i rregullon
Perse prisni nga te tjeret ?!
Thua se ...dibrani nuk ekziston !!!

C'eshte kjo heshtje kaq mjeruese
C'eshte i gjithi ky ... servilizem ?!
Kjo situate ... e padurueshme
Le te marre fund ky "militantizem"

Nuk keni shesh ku te ngrini zerin ?!
Por...,dibranet nuk jane rebela !
Kemi KONAKUN ku te kuvendojme
Ku tradhetaret i pret barela...

Kemi shpirt e kemi bujari,
S'kemi perse te menjanohemi
Jemi ne lartesine e duhur ne Shqiperi
Edhe me Korabin,le te krenohemi.

Kush kete thirrje e mbeshtet
Te ngrihet hopa...te beje jehone
Eshte koha per me shume pushtet
Dhe te djersise per Dibren tone.
___
Autori: "Dashamajri i Dibres"
 

Hektor12

Locus omnem
ASNJË USHTAR PREJ DYLLI

Ne deshëm
Ose nuk deshëm
Sonte di t’i durojmë krakëllimat e korbave
Kjo frymë e egër malesh
Po ua shtrëngon shpirtin lisave

Sa qenkan të trishtueshme
Këto britma prej rrënjëve
Kush e vrau Hamletin
Kur netët vinin mbi krah korbash

Dymijë vjet kaluan
Nën urat e lumëbardhit
Dymijë gonxhe zambakësh të bardhë
Patën mbirë nga kujtesa
Nën kalldrëmet e çative të dhunuara
Dëneste dita e vrarë

2.


Pak më poshtë tej rrugicave
Përtypej kau i vjetër në hanin e rrënuar
Përtypej epoka te murishtat
Prej fjalëve të helmuara të kohës
Pikonte një lloj balsami

Shiu i tejdukshëm
Ua zinte frymën çative
Dy korba të bardhë
I shkruanin letër erës
Në shpirtra kambanash
Shiu qante fatet e ushtarëve

Istikamet dënesnin në gjysmë shtize
Nga trishtimi i lotëve
Thyheshin gurtë e murrmë
Thyheshin degët e akacieve

Vetëm zarfet e kaltra
Përshëndesin pëllumbat prej letre
Po kush do i lexoj fjalët e pashkruara
Në adresën e pasaktë të erës
Një gjethet prej balade
Njollosej me gjak istikamesh

Tani më ushtarët prej dylli
Nuk marrin frymë
Në këtë natë me plotë makthe
Asnjë zog lajmëtarë
Nuk fluturon nëpër trishtimin e dallgëve
Prej dhembjeve e plagëve të erës
I ndihej gjëma e tokës mëmë
 

Hektor12

Locus omnem
SI KALI I EGËR HINGLLONTE SËPATA

Nuk e kam më aq të qartë
Se nga doli zëri i dheut
Tej luadhit të kallur nga etja
Kullote një dele plakë

Ogiçi brithyer
Me mallëngjim i përtypte kujtimet
Në flokët e thinjura të nuseve
Trishtueshëm qante era

Ishte një kohë e lig
Nga retë derdhej shiu i brymtë i plagëve
Te mjegullat e zeza
Kishin filluar të mbinin myshqet

Një grusht kërpudha
Mbante në dorën e majtë një loke e moshuar
Kurse në të djathtën
Një gjethe të tharë dafine
Qeshte thinisht me jetën e saj të shkulur

Ishte dita e parë e vjeshtës
Kërcitnin drurët në mal
Si kali i egër hingëllonte sëpata
Hingëllonin lisat nga një dhembje kuajsh
 

Hektor12

Locus omnem
FJALA

I thane fjales: tani je e lire
Po fjala s’ kish fuqi t’u thosh: nuk me duhet
E c’ me duhet
kur s’ u thashe atehere kur duhet?
Kam mbetur pa krahe,
Kam mbetur pa qiell,
Jam jete pa enderr,
Jam enderr pa jete.
I thane fjales: je e lire
Veshtire, tha fjala, sa veshtire
Te besosh se je e lire;
Pasi ke ngrene rrokjet e tua,
Pasi ke mbetur cung
Dhe liria behet burg .
I thane fjales: liria jeton.
Fjala ua ktheu :
S’jam si Kostandini qe pas vdekjes udheton
I thane fjales: ti je liria
Per ta kuptuar kete duhet fare pak
Ajo e besoi,
Ajo hapi gojen,
Por ne vend te tingujve
Prej saj doli gjak
 

Hektor12

Locus omnem
Nga Petro Marko...

APOLOGJIA IME
(JETES)


...Marrezi, turp turp dhe
mekate
per jeten e terbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te denuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jete, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne c'dhera e ne c'dete?!
-Cudi! C'kerkon prej meje ti
dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varferi
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S'e di! Jo, Nuk e di!
Po lerme, o jete, c'ke me
mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n'agim kam nisur
te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
-O mekatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i cmendur enderrtar,
s'jeton me shqetesime!...
-Mu thell' ne brendesire
ku ndjenja rron e lire,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplote,
ne gjirin tim si hekur,
si hekur e celik,
qello,qello, o me kamxhik;
pa frik' e pa meshire
e pa pendim,
se mu ne thellesire
te shpirtit, ne nje kend,
lindi nje shqetesim
qe celi varrin tend...
 

Hektor12

Locus omnem
VDEKJA E NOSITIT

Me zjarr ju flas... me zjarr.
Ne gjirin tim kam hapur varr...
Qe t'i jap shprese-edhe t'ja marr...

Un' ik liqerit zemerak
Fatlum dh'i paster si zembak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijne-urtuar zogjte-e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri -
Nje dashuri per Ilaftari:

Pa nis ah! gjirin ta godas...
Dh'e hap ah! gjirin me nje cas...,
Dh'i nginj ah! zogjte-e vdes me gas !...

Ahere-helmohet e bucet
Pas mallit tim liqeri-i shkret,
E rrit tallazin posi det.

Ay e tund,ay e shkund,
Ay e hap sa me te mund,
Gjer mun ne gjit,gjer mun ne fund.

E shpirtin dyke ma percjelle,
Me thote ah! shih sesa 'sht'i felle
Ky gjir'i em qe te pat pjelle...


...Me zjarr ju flas,
 

Hektor12

Locus omnem
Kadare

NË PARKUN QË MBULUAN FLETËT

Në parkun q'ë mbuluan fletët
Të dy ne ecim qetësisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim të verdhë natyrisht.

Dhe ndoshta si një ëndërr e zbehtë
Ju fanit një muzg i vonë
Ky park q'ë kan' mbuluar fletët
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondët me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tënd as dinosaurët
Shekuj më parë s'e shtypën dot.

Që ti të vije kaq e bukur
Me këta flokë, me këtë hap
Toka të egrën klimë e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si të ndodhte ndryshe
Të ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh të zhdukeshin përbindshat
Që te kjo botë të vije ti...
 

Hektor12

Locus omnem
Martin Camaj

Me falni diçka


Më falni diçka që më kënaq
si puthja e nanës në ballë;
më gëzoni një herë
si gëzohet gjethi i njomë në puhi
më shikoni si hana nëpër rremba
e kam me u falë gjithçka:
mordjen do të puthi ndër buzët e ngrime
dhe në zgarrat e synit të saj
do të derdhi lot.
Avitu njeri!
Nga palci i urrejtjes dëshiroj me dalë
si bima prej fare në pranverë.
 
Top