Poezi

Hektor12

Locus omnem
Shtrati i dashnoreve

Shtrati yne do jete i parfumuar
E divanet perreth si varre te thelle
Stolitur plot lule perpara
Enkas per ty mbledhur neper qiej...

Duke djegur te fundmin prush
Pishtare do behen zemrat tona
E drin' e tyre te dyfishte
Do hedhin ne tonat zemra binjake

E ne mbremje roze blu mistike
Te njejten drite ne do t'flakerojme
Perzier me vaj, renkime e lamtumira.

Pastaj nje Engjell portat e qiejve do hape
E tonat flake te shuara do ndizen perseri
Se bashku perseri te dy do jemi
Besnik te lumtur ne perjetsi... SHARL BODLER
 

HipHop-Girl

Papirus rex
O' si nuk kam nji grusht te forte
t'i bije mu ne zemre malit qe s'bezane,
ta dij edhe ai se c'do me thane i dobet -
n'agoni te perdridhet si vigan i vrame,

Une - lugat! SI hij'e trazueme,
trashegimtar i vuetjes dhe i durimit,
endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
dhe me klithma te paknaquna t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse per dite
mbi lekure te tij, ne loje varrimtare,
kerkoj me gjete nji kafshate ma te mire...
Por me rrene shaka shpresa genjeshare.

Mali hesht - dhe ne heshtje qeshe.
E une vuej - dhe ne vuejtje vdes!

Po une, kur? heu! kur kam per t'u qeshe?
Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?

O, si nuk kam nji grusht te fuqishem!
Malit qe hesht mu ne zemre me ja njeshe
Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshem...
E une te kenaqem, te kenaqem tu u qesh.

Migjeni
 

Hektor12

Locus omnem
Ismail Kadare

Pa Ty

Ti ike udhes se pafundme,
ku zverdhin druret gjetherenes.
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medaljon i henes.

Lejleket iken. Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi,
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar,
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si donkishote.

C'te bej po them me veten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Kur qerrja baltrave ben shkrime,
Te lashta si te Gjon Buzukut?

Do shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene.
Ne gryke e di qe do me ngelet
I ftohti medaljom i henes.
 

Hektor12

Locus omnem
Dritero Agolli

I PERNDJEKURI I DASHURISE

Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s'me mbyt
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze

Kur ti prangat m'i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua

I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome

Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.
 

dr love

Locus omnem
Trup Gruaje


Trup gruaje, kodra te bardha, kofshe te bardha
Ti i ngjan botes ne castin e krijimit
Trupi im prej fshatari te pagdhendur te leron,
E ben te shpertheje nga fundi i dheut biri.

Isha i vetem si nje tunel, zogjte me largoheshin
e nata brenda meje kishte pushtet te pafre.
Per te mbijetuar te mora ty si nje arme,
si shigjeten ne harkun tim, si gurin ne habe.

TANI MBAROI ORA E HAKMARRJES E UN TE DUA
trup lekure, lemyshku, qumesht
trup lakmues e i qete.

Ah kupat e qumshtit, ah syte kur me mungojne
Ah trendafilat e pubetit , ah zeri yt i trishte e i lehte

Trup gruaje, do qendroj nen hirin tend
etja ime , rruga ime ne medyshje ankthi qe s'ka fund
Kanale te errta ku zbret etja ime e perjetshme
Ku zbret mundi dhe dhimbja qe s'iken kurre nga une.

Pablo Neruda
 

dr love

Locus omnem
S'TE DUA...

s'te... dua vetem sepse te dua,
de prej dashurie e mos dashurie vij,
prej pritjes kur nuk te pres,-
prej akullit ne zjarr shkon zemra ime.
Te dashuroj sepse vetem ty te dashuroj,
pa kufi t'urrej-dhe duke t'urryer te lutem,
dhe masa e dashurise time shtegtare
eshte te mos te shoh
dhe te dashuroj si i verber.
Ndofta do ta djege drita e janarit,
rreze e vertete, tere zemren time,-
duke me vjedhur celesin e qetesise.
Ne kete ndodhi vetem une vdes
e do te vdes prej dashurise ,sepse te dua,-te dua ne gjak e ne zjarr.

PABLO NERUDA
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
-Pse Eksiston kjo Dashuri ?
Pse secili të shijon fjalën tradhëti ?
Pse s,dëshirojn ta njohin dashurin ?
Pse filluan ta shkatërrojnë rininë ?
Pse te rinia nuk sekziston e vërteta ?
Pse për gjdo gjë ju mërzitet jeta ?
Pse kështu po ndodhë a më thoni ?
Pse dashurinë e vëretetë e tradhëtoni ?
Pse nuk rrini dorë-për-dore ?
Pse askush nuk e bënë vetën fajtorë ?
Pse thoni se seriozisht dashurojmë ?
Pse ia vxshkeni gjethet luleve ?
Pse ia theni krahët pëllumbave ?
Pse e harroni një shpirt të ri ?
Pse atëher jetoni në dashuri ?
Pse ? ? ? ? ? ?
 

joetisti_

Locus omnem
S’e ke idene

sa i lumtur isha

qe gjeta nje dhurate

per Te ta sjelle

Asgje s’dukej gjeja e duhur.

C’kuptim ka te cosh ar

ne nje miniere ari

apo uje në Oqean.

C’do gje qe gjeja

ishte si te coje ereza

ne Lindje.

Nuk mund Te te dhuroj

zemren time

dhe shpirtin tim,

sepse te Tuat jane.

Keshtu Te solla nje pasqyre.

Shihe Veten

dhe me kujto.
 

Hope

dans ton coeur
Nese per ty jam emer..
Ti per mua je... ZEMER
Nese per ty jam poezi..
Ti per mua je dashuri..
Nese per ty jam qiell..
Ti per mua je diell..
Nese per ty jam engjelli mbrojtes..
Ti per mua je ylli i botes..
Nese per ty jam embelsire e preferuar..
Ti per mua je ylli qe rrugen ma ke ndricuar..
 

Hektor12

Locus omnem
Dashuria nuk vdes jo

E pashe te dashuren time ne skype,
U habita me bukurin e saj,
Si engjell po shendriste atje larg,
Dashuria ne zemer me ka therur.!

Disa engjej po shetisnin per shtepi,
Buzeqeshje plot me shije bukuri,
Malli si po i digjte ne sy,
Kuptova sa me fat jam si njeri.!

Do kthehm shume shpejt ne kurbet,
Do kthehem se me pret shume dashuri,
Do kthehem se atje kam shume jete,
Kam yje e rreze plot bukuri..!

[ Lec Burgaj ]
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
"Të Dy të Dashuruar"
Në cepe rrugësh përher ty të prisja
Por nuk di pse rruga të fshihte pa kuptim
Mes fleteve të librave që mbajë në duar
Ngaherë si pa kuptuar do gjejë emrin tim
.
Mes lulesh në ballkon syt e tu zhbironin
Ti mërmërisje me veten e gjethinat e blerta
Unë grindesha me qerpikun që mbilonte lotin
Me heshtjen grindesha të njomur shpesh nga vesa
.
Si netet e rreme që dritën kërkojn ta largojnë
Ia larguam iluzionet e pafundme dashurisë
Jetës i dhamë frymen të mbushur me aromë
Të ngopura ditët i ngjitëm mbi krahlë të lumturisë
.
Në acide të pamëshirëshme në shkrim xhelozit
Stuhi ngritëm mbi ujërat prej kohësh të braktisura
Në zjarrë përvluam fjalët,përqmimet,marrëzit
Buzëqeshur shkelum udhëve ku mbinin rrënjë të hidhura.
.
subi-ta.----droba
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
"Mbi gjethe të kalbura shkel"
Mbi gjethe të kalbura shkel
Udhëve të fshatit tim të murrmë
Për dore mbajë një fëmijë
Fëmijën e mijerave shekujve të vdekur
Trupi i tij lakuriq shkëlqen midis gjetheve
dhe shtëpive të gurta që shemben
Është era e hapësirave të largëta
Që kridhen në një rrjedhë uji të tejdukshëm
Atje ku jeta e botës nuk arrin dot
Ndetur prej një shkrepje të beftë
Ret hedhin hijet e tyre me vrapë
Unë me fëmijen për dore shkeli
Shkeli mbi gjethe të kalbura
Teksa mu kujtua një pëllitje e një lope.
.
Subi-ta droba
 

dodgjeka

Primus registratum
Kushtrimi!!!!
O Malësi ty t'thaft krahi
kû e ke sot rinin
kû ekavajza djalin
kû eka nusja gjinin.

O, Malsi kû ike shkuosat
potë jesin varzat pa martoa
çka pot duhen ty mësuosat
kur s'ka kush ën shkoll me shkua.

Nuk tihet çobani tye me kënûa
nuk tihet kâtka për krye krahit
nuk tihet delmja tye blegrua
S'tihet huta e gjêtarit.

Bari në mal asht tye u tha
se çobana nuk ke sot
berre e dhi nuk ke ma
e s'ka kush mei kullot.

Po t'lëshojn burra e gra
djelëm e varza e puntor
dazma t'bukura nuk ke ma
se s'ka kush me vu kunor.

Nuk po tihet rruxarja e shpis
se dikur e kempa i Zot
nuk tihet lahuta e Malsis
si t'ka arrdh koha sot.

O Malsi kush t'ka mallkua
s'po ban rrushi s'po ban fiku
nuk po sho' kurrkâ ty lëvrua
si t'ka arrdh ashtu rreziku.

O Malsi çka t'ka gjet
po t'lëshojn pau këthye ma
e ty komi don met tret
pau marua kjo dyrja.

Epamët kur je ken plot
burra gra edhe me fëmi
ku e ke huladin sot
pse jan that tana ato shpi.

Nuk po tihet gjuha jon
kurrkush sot nuk pëe flet
asht harrua për gjithmon
identitetin do me tret.

Amerika t'ka helua
tan po shkojn atje me dek
o Malsi mir je dënua
veç gur e kodra duon met met.
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
Dashuria e Nenes

Nuk ka diell yll as ylber,
Nuk ka lule zambak pa ere,
Nuk qiell bore as stuhi,
Nuk ka Nene pa dashuri,

Ne djep Nena t'perkun,
Ne gji Nena te tund,
Me puthje me gji dhe dashuri ,
Me lote e me dhimbje plot krenari,

Kurrkush si Nena nuk t'don,
Kurrkush sa Nena nuk t'ndihmon,
Pa Nene s'ka jete as bukuri,
Pa Nene s'ka yje as lumturi..!
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
O Jete!
A su lodhe me mua duke me rrahur vazhdimisht me sa te kesh fuqi?! A s'te erdhi keq qe dhe une jetoj per te gezuar copezen time nga pjesa jote,apo valle ndosha copeza ime u shkaterrua aq shpejt?!
C'e ke kapur me mua e s'me le te qete,
me do ,me perkrah apo ndoshta me vret?!
Sado tekanjoze te hiqesh me mua
une do te jem ketu edhe plot me halle do vuaj , se te dua.
Edhe mua me duan o e dashur jete
do jetoj per ta, nga copeza jote qe me perket
Ti nuk je vije infinite diku do te ndalosh
Per mua infinit eshte vec i madhi Zot.
E kam besimin e Tij dhe ndihem plot me shpres
sepse vec dashuris askush s'ma vret k'te copez jete!!
 

Hektor12

Locus omnem
Dritero Agolli

SIKUR S'JETOJ NE VENDIN TIM

Me ndodh sikur s'jetoj ne vendin tim
Po ne nje vend te huaj dhe te larget
Ne nje qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve te rrjepur dhe te laget.

Cuditem pse keshtu me duket shpesh
Kur s'ka njeri shtepia, kur jam vetem
Kur shiu ne dimer flluska ngre ne shesh
Dhe mua flluska flluska ma ben jeten

me ngjan sikur dhe strehet derdhin helm
Helmohemi Ado cast me njeri tjetrin
s'e di nga vjen ky helm se s'kam c'te them
Vec shoh se rrobat tona helm na rrjedhin

Ky vend me duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimah ne themelet
Pastaj do tundet toka ne termet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgerdheshet

I huaj jam ne vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerez
Kjo me lendon dhe shpirtin ma gervish
me ben te qaj si nxenes prapa deres.
 

Hektor12

Locus omnem
Mall!
Nga çasti kur të putha,
fillova të ndjej përtej shqisave...
Ti buzëqeshe...
Rilinda!
Çast, kur u përkul dhe vetë koha!
Preka, Olimpin e krenarisë...
Përtej zenitit frymoja...
Qusarët, të zbehtë mbeten, krahas shkëlqimit tënd...
Heshtën Vrimat e Zeza!
Engjëllor ishe...
Ç'mrekulli mahnitëse...

Sot,
Mall që dhemb!
Heshturazi!
Koha u ngrit nga përkulja...
E rrënuan Olimpin,
mallkimet e të mallkuarve!

Bashkim Gashi
 

Hektor12

Locus omnem
Dashuria e njerezve te zemerçilter eshte njesoj, edhe kur i ke perpara ne sy edhe kur s'i ke aty. Nuk eshte nje dashuri genjeshtare. Por disa syresh prapa kraheve te te thone pesqind e ne sy te te thone se jane gati te vdesin per ty.

Perpara dele te rri me kembe,
Po prapa ujk qe te shqyen me dhembe.

Ai trim qe te erdhi ne dere
Dhe s'la gje pa thene per te tjere

Dije mire se me vone po ky
Do te shaje nder te tjere ty.

( Saadi )
 
Top