Poezi

Hektor12

Locus omnem
Zejnepe Alili - Rexhepi


Udhëtim nëpër shekuj

Në hartat e çara nga varfëria,
shtrihen copëtimet ilire
kafshuar nga gjarpërinjtë e gjakut!
Sa të tmerrshme qenë zgjimet e kombit,
të thyera imazhet e dritës,
shkretëtirave ku e pashuar është etja.
Mos më zhdukni gjeografinë o të marrë,
as harqet e urave që lidhin miqësi
Për një fron nga Londra, Parisi...
në konkurset e Evropës m’u mposht fisi!
Që atëherë, tonat rrënkime
mbajnë dhembjen e shekujve:
në gaz lotsjellës notonte Kosova,
Shqipëria tretej në hijen e vetëshkatërrimit
që Tetova... Dibra e Çamëria, të luten për mëkatet.
O ju që kuptoni gjuhën time!
Më falni hartën e lashtë të krenarisë
kur joshëse e madhështore frymonte Iliria.
 

Hektor12

Locus omnem
Dritëro Agolli

XHEVAHIRI I FJALES

Më kërkove rrugëve të Korçës.
Perëndimi ulej atë çast këmbëve të saj,
thyente kokën nëpër kalldrëme,
gurët bëheshin fjalë xhevahir.
Në kërkim të tyre nuk e di
më gjete a të gjeta.

Erdhi një kohe,
që besuam se erdhi,
diku në një cep dhjetori 'nentedhjete,
besuam se gjetëm rininë e shpirtit të
humbur,
nën dritën e xhevahirit të fjalës së lirë nuk e di,
më rigjete a të rigjeta.

Eshtë një kohë tani,
që nuk e di në është...
Rrugëve të botës
enigma e fjalës na bën ende shënjë.
Rend unë a rend ti,
të kërkoj a më kërkon, nën dritën e xhevahirit të gjuhes sonë,
të gjej a më gjen
nuk e di...

Do vdes duke të kërkuar,
do vdes duke të gjetur,
nën driten e një xhevahiri,
xhevahir të fjalës, që nuk vdes!
 

Hektor12

Locus omnem
Dritë

Në universin shpirtëror,
thurra imazhin e jetës
mbi të ardhmen,
me treqind dasmorë.
Në vendlindjen e stërgjyshit
lash peng gjurmët e mallit,
stinëve të jetës
braktisur nga koha.
Të shterura gëzime,
të tërbuar zëra...
në shpërprishje shekujsh,
nëntore të përgjakur
si ritmi i fateve,
për dritë njerëzore.


Zenepe Alili - Rexhepi
 

Hektor12

Locus omnem
Për nder të Lokes

Buzë Vardarit sodisja veten,
thosha jam pjesë e këtij nënqielli!
Lumi, eh lumi,
rrjedh si jetë e trazuar,
valë-valë…
si balli i rrudhur i Lokes
lodhur pritjeve
për birin, nipin,
ndarjen kujton…
Sa trishtuese,
ftesa për varrin e panjohur
këndeve të Evropës,
ku tretet dashuria
për dheun, gjuhën,
nderin e Lokes.
Na mori lumi
me valët e trazuara si jeta!


Zenepe Alili - Rexhepi
 

Hektor12

Locus omnem
Fran Ukcama:

MANUSHAQJA QË MA FALI PRANVERËN

Gojë ambla,
Sykthjellur në qiellin e gjelbër,
Refleksit njomëzor,
Buzagazin ma fali,
Ma fali pranverën…

Nën gurin e thekur,
Diellit të prillit,
Bornajes së denjur,
Gjinjtë qitur jashtë rreze më rreze,
Një puthje shtalbe,
Ma fali pranverën !
 

Hektor12

Locus omnem
JO NUK KA SI BUZA JOTE

Dy fletë lulje me vesë,
Dy kokërra qershi në mjes,
Buzët e kuqe ,
Bio ishin si një dredhëz,
dehje me vesë..

Heu, rinia me huqe,
Ku m`u trete,
Po ku hupe,
Tash veshtroj një trandafile,
Dhe pshërtij,
Dhe dihas, s`ka buzë të kuqe..

Tash s`ka më buzë njomëzore,
Një lugë mjalt po ikën kot,
Kot, edhe një akullore,
Nuk ka moj, si buza jote,
sytë i mbyll, kujtoj kujtoj,
dhe në ëndërra notoj!

Fran Ukcama
 

Hektor12

Locus omnem
LËNGATË DASHURIE

2. Para se të vije

para se të vije ti
akrepat e orës dolën
jashtë pushtetit të pritjes

dielli dita kalimtarët
u bënë irealë

mbeti imazhi yt dhe pritja
parakaloi një kortezh funeral

midis nesh hyri ftohja
pastaj vdekja

para se të vije ti
erdhi imazhi yt njëherë
pastaj mosardhja

5. Era vërshëllente mbi asfalt

era vërshëllente mbi asfalt
viu iu iuuu – ajo iku ikuuu
ku kah – pyesja i trallisur u’
e zëri ngri(hej) heeeej – bariton e alt

era vërshëllente mbi asfalt
ç’gjuhë e lashtë neveritëse memece
më sillte mandatë përzier me kuisje
i vetëm i vetëm i vetëm

era vërshëllente mbi asfalt
viu iu heeej me tenor e alt
 

Hektor12

Locus omnem
po e zëmë…

po e zëmë se lexoja mbrëmë vargje
domethënë poezi
mbi dashurinë kishte rënë një vello
mërzi

rënkim e dënesë në një adresë
pa emër
si s’bëhet i gjallë Khajami:
jo gur Qabeje,
zemër kërko haxhi (poet), zemër

lexoja, po e zëmë, kot
se ishte një çast i lig, i kotë
siç e këtillë, fundja
edhe vetë kjo botë

dikur, brenda shpirtit të Njeriut
u zgjua demoni i fjetur
profan, trazovaç si vetë poeti
dhe klithi si Uollt, po frikë:
Jam Uitmeni i madh, o Amerikë!

po e zëmë...
paj edhe mund ta lëmë,
në solfexhon: doremifasollasi
paçka se në lirikë bie shi!
 

Hektor12

Locus omnem
HAPËSIRA E LIRISË SIME

Aq e lirë
Sa për të kaluar në mbretërinë e vdekjes
Papengueshëm

Tek t’i puthja sytë e zez në terrin e zi
E dashur
Çdo gjë merrte dritë

Oh, si po më robëron hapësira e lirë
Me varret e atyre që mungojnë
E s’janë veçse sy të dielltë

Duke u vetëvrarë ditët
Si murgj skeptikë
Po hyjnë në kalendarin e ri

Ç’t’i bëj kësaj hapësire të lirë
Dhe boshit me dritë sterile
 

Hektor12

Locus omnem
KËNGA IME

Kënga ime- jeta ime e shastisur
t`u përgjakën gishtërinjtë e të ranë dhjetë lëkura
së renduri pas diellit me një strajcë ëndërrash
me një strajcë dhembjesh, dëshirash që pëlcasin
pa britmë e pa vaje, por që s`pushojnë së renduri
pas pulëbardhave në fluturim horizonteve të ngrysura...
Zgjaten shtigjet tua, zgjaten e kurr nuk sosen
gjithnjë e më pak jam unë- çdo gjë ta kam falur
bonjakja ime- këngë, bimë e etshme gjaku;
s`di ç`të bëj me dhembjen që të çel në çdo rremb
s`di ç`të bëj me pikëllimin tënd pipave të tharë
s`di ç`të bëj me lulet e vyshkura- jeta ime e vrarë
kur dridhen sahatkullat ndër shtërgata motesh,
pa plang e pa shtëpi jemi, ne, endacakë të përjetshëm
ikim nga harrimi, mashtrimet, dhuna, nga vdekja...
por askund fundi i kësaj odiseade, askund Itaka
me buzëqeshje të na shkrijë akujt ankthit e të mallit-
duart t`i ngrohim pranë vatrës- kurrë të braktisur,
të na përtërihet durimi, ty- zëri i shterur
nga fundi i ferrit duke klithur, lëndinës së shtrigave...
T`i mbledhim, moj, cuklat e dashurisë e kujtesën e grisur
edhe me gjysmë mushkërie mund të ecim kah e nesërmja
tash e dimë përmendësh pse u nemën bjeshkët
dhe mësuam të zbresim në det, të ngjitemi kah dielli
udhën e shkronjave e mësuam, shtigjet e fjalës
fanarët e shpirtit t`i ndezim tej- përtej oqeanit
qiell e dhé je për mua- prush e hi jam për ty
djep i ëndërrave të mia- rrita ime je ti,
ndaj të pëshpëris çdo natë dhe të shtrëngoj si fëmijë
jeta ime e shastisur, vdekja ime- poezi!...
 

Hektor12

Locus omnem
LUGETËRIT E FJALËS

Sa herë flas
më thonë të hesht

sa herë hesht
nën dhunën e tyre
më yshtin të flas

vetëm po të lëviz
nofullat nga dëshprimi
ngërdhuzen tmerrshëm

matem t`i pështyj
më gërvishtin në fytyrë
dhe fshihen

përpiqem t`i harroj
kur dalin papritmas
plot egërsi...

O të mallkuar,
a do të kishte kuptim
ferri pa ju!
 

Hektor12

Locus omnem
PIKOJNE BRENGAT

Nese sot ti ke një brëngë,
në zemër sa një kokërr molle,
prej asaj nuk po pikon gjak,
po veç lengu i ndjenjës hollë,
zgjohet kodi i urrejtjes,
dalë nga mëndja ta hedh në kosh..
Bota, si oaz gënjeshtre,
Kripë, pa bukë, të hedh në gjollë,
Blegerijnë delet e trunit,
Jeta shtynë ditën e saj.
 

Hektor12

Locus omnem
Nase Jani

DIVERSITET ME SHËN VALENTININ

Në mesin e shkurtit të shkurtër,
dashnorët i thonë njëri-tjetrit:
“Ç’ka bërë për ne shën Valentini,
që s’e bëri dot shën-Misteri?!”
Ku i mbledh dot gjithë dashniorët,
që dergjen shpirtdjegur gjithë vitin?
Si mund t’I dehë një gotë verë,
kur deti I marrëzisë dot s’i mbyti?!

Dashuria, gjithë yjtë i ka shenjtër,
ka emër ç’do zemër,
ç’do zemër,
ç’do zemër…
 

Hektor12

Locus omnem
THASHË TË KËRKOJ SHËN VALENTININ

Thashë të kërkoj Shën Valentinin,
kërko, kërko, mezi e gejta,
në shkretëtirë të shkretëtuar...
Një thes me dhimbje kish në shpinë,
s’dinte ku ecte i harruar...

I thashë ca fjalë e s’më dëgjoi...
Më tha ca fjalë, që s’i mbaj mend...
Në shkretëtirë të shkretaëtuar
u shemb mbi rrërë e s’u përmend...

U shemb mbi rrërë e pastaj humbi,
humba dhe unë e s’isha më...
Nuk di ç’u bë thesi me dhimbje,
kish dashuri brenda në të?!
 

Hektor12

Locus omnem
SHËN VALENTINI ËSHTË TEK UNË

Shën Valentini është tek unë,
më sheh çuditshëm dhe e shoh,
mendon: për të jam i papunë,
mendoj për të, se më mashtron…

Mendon, se thinjat më kanë plakur
dhe zemra s’di të dashurojë,
se deti, nuk mban në gji-dallgë,
se era, nuk di nga të shkojë…

Mendoj, se shenjti-Valentin,
ka mbetur i padashuruar,
kërkon një datë në kalendar
të mos harrohet-i harruar…

Shën Valentini është tek unë,
më thotë, t’i shkruaj ndonjë varg,
I them: O shenjt, je plakur shumë,
në dashuri s’ka kalendar!....
 

Hektor12

Locus omnem
"LOVE'S PHILOSOPHY"

The Fountains mingle with the river
And the rivers with the ocean,
The winds of heaven mix for ever
With a sweet emotion;
Nothing in the world is single,
All things by a law devine
In one another's being mingle -
Why not I with thine?

See the mountains kiss high heaven
And the waves clasp one another;
No sister-flower would be forgiven
If it disdain'd its brother:
And the sunlight clasps the earth,
And the moonbeams kiss the sea -
What are all these kissings worth,
If thou kiss not me?
 

Hektor12

Locus omnem
AWAKE ! for Morning in the Bowl of Night
Has flung the Stone that puts the Stars to Flight:
And Lo ! the Hunter of the East has caught
The Sultan's Turret in a Noose of Light.

Dreaming when Dawn's Left Hand was in the Sky
I heard a Voice within the Tavern cry,
"Awake, my Little ones, and fill the Cup
Before Life's Liquor in its Cup be dry."

And, as the Cock crew, those who stood before
The Tavern shouted -'' Open then the Door!
You know how little while we have to stay,
And, once departed, may return no more."

Now the New Year reviving old Desires,
The thoughtful Soul to Solitude retires,
Where the WHITE HAND OF MOSES on the Bough
Puts out, and Jesus from the Ground suspires.

Iram indeed is gone with all its Rose,
And Jamshyd's Sev'n-ring'd Cup where no one knows;
But still the Vine her ancient Ruby yields,
And still a Garden by the Water blows....
 

Hektor12

Locus omnem
perkthimi ne shqip:


Zgjohu! Se Mengjesi ne Kupen e Nates
Gurin qe rrotullon yjet ka flakur.
Veshtro! Gjahtari i Lindjes(Ketu: dielli) ka kapur
Kullen e Mbretit me Lakun e Drites


Kur dor' e majt' e Agimit prek qiellin
Nje ze , si ne enderr, tek Taverna me josh
Cohuni djema! Mos i lini kupat bosh
Sa koh' Leng' i Jetes ju gjalleron trupin.


Ndersa gjeli cirret, tek Port' e Tavernes
Nje turme bertiste: Hapeni Deren
E dini sa pak na takon te rrim'
Per ca te larguar, s'do kete me kthim.

Ja vit' i ri qe zgjon shpres t'vjetra
Shpirti i Trishtuar e kerkon vetmin'
Tek degeza ku Moisiu dor'n e bardh' shtrin
E Krishti posht' dheut qan e psheretin.


Bashk' me trendafilat shkoi dhe Irami
Kupa e Xhamshidit humbi ne thell'si
Po ende ne vreshta vezullon rubini
E kopsht' i vaditur cel plot gjalleri.
 

Hektor12

Locus omnem
And David's Lips are lockt ; but in divine
High piping Pehlevi, with " Wine ! Wine ! Wine!
Red Wine ! " - the Nightingale cries to the Rose
That yellow Cheek of her's to incarnadine.


Come, fill the Cup, and in the Fire of Spring
The Winter Garment of Repentance fling:
The Bird of Time has but a little way
To fly - and Lo! the Bird is on the Wing.


And look - a thousand Blossoms with the Day
Woke - and a thousand scatter'd into Clay:
And this first Summer Month that brings the Rose
Shall take Jamshyd and Kaikobad away.


But come with old Khayyam, and leave the Lot
Of Kaikobad and Kaikhosru forgot:
Let Rustum lay about him as he will,
Or Hatim Tai cry Supper - heed them not.


With me along some Strip of Herbage strown
That just divides the desert from the sown,
Where name of Slave and Sultan scarce is known,
And pity Sultan Mahmud on his Throne.


perkthimi:
Omar Khajam


Davidi edhe buzkyçur, piskat pandërprerë
Në pehlvishte hyjnore: Verë! Verë ! Verë!
Pi! i thot’ bilbili, trendafilit plak
Që mollzat e verdha të të skuqen pak.

Eja mbushe kupen e kërce mbi zjarre
Hidhe tutje veshjen, dimrore, pendestare
Se Zogu i Kohës te shkurtër rrug’ kërkon
Vështroje! Pa u ndalur si drita fluturon.

Brënda dites pemët, me mijra lulëzojne
Dhe po me mijra lule, baltrat i mbulojnë
Qershori kur afrohet, na dhuron trëndafilat
Por ndërsa largohet, merr mbretërit e bilbilat.

Braktise atë vend, festo me xha Khajamin
Harroji pergjithmonë Xhamshidin, Kaikobadin
Leri ti Rustumin që shtrihet porsi plak,
Dhe Hatimin që pret darken! Mos i përfill aspak!

Eja pra me mua, atje ku çelin lulet
Ku mbaron shkretëtira e jeta gjallëron.
Atje ku skllavi sulltanit s’i përulet
Ku më i lumtur ndjehesh, se mbret’ i mjer' në fron.
 
Top