Saimir Murati - Shkatërrim Bote...
Teksa ditët zvarriten një nga një të lodhura, në monotoni,
e njerëzit rraskapiten prej aktrimit në këtë dramë trishtimi!
Ëndërrat e thurura aq bukur, digjen bëhen shkrumë e hi,
e botën në të cilën jetojmë, tashmë e ka pushtuar mjerimi!
Shpresat që na mbajtën në këmbë për kaq kohë të pathyer,
i përplasëm, i bëmë copë e thërrime në shkëmbin e pikëllimit!
E ç’farë shprese tjetër mundet të n’a ketë mbetur ende në duar,
kur njerëzit gjithnji e më shumë, marrin udhën e ç’njerëzimit?!
E ardhmja duket plotësishtë e errët pa asnjë rreze drite,
sepse ç’do gjë është bërë e llahtarshme në këtë jetë të shkretë!
Bota po shkatërrohet e zbehet mes dhimbjesh për ç’do ditë,
teksa rrugën e gabuar, të gjithë e zgjedhim për rrugë të drejtë!
Njerëzit e mirë, besnikë dhe të ndershëm zhduken dhe humbasin,
bëhen të këqij, jobesnikë e të pandershëm dhe më shumë abuzojnë!
Vallë a ka më nga ata që kalben përbrenda me ndërgjegjen e tyre,
nga keqardhja, apo thjesht nga pendimi, ndaj atyre që lëndojnë?!
Gjykimet kurrë nuk do të marrin fund ndonjëherë,
dhe asgjë nuk do të jetë e paanshme sikurse duhet të jetë!
Ata që presin për drejtësi, kurrë nuk kanë për t’a gjetë,
pasi sot drejtësia përcaktohet nga njerëz mizor e të padrejtë!
Dhe ditët vazhdojnë çapitjen këmbëzvarrë pas njëra tjetrës,
shoqëruar nga imazhet e trishtuara të njerëzve të drejtë.
Bota është shkatërruar dhe është bërë e llahtarshme,
nga ç’rrënjosja e njerëzimit me hapa kaq të shpejtë!!!...