Poezi

Hektor12

Locus omnem
Alain Borne - Dite E Patolerueshme
Ditë e patolerueshme
Shkëmbimi i gjakut me ujin
Të mbjellat ulërijnë përgjatë rrugëve
Ku pluhuri qep xhaketa të verbëra,
trupa të shpërndarë
lulëkuqe të gjalla të qerreve.
Dielli fluturak
Thith ujin e puseve tanë
rrëketë heshtin në xunkthat magjepës.
Dëshira është tek gjahu i lakmuar
Që djersa e vesh
Gjaku më i mpiksur
Fryn në zemrat e zeza
Shpresën e ndriçimit​
 

Hektor12

Locus omnem
MEKATI

Nëse mëkat qenka dashuria
Atëherë jeta nuk paska vlerë,
E ç’më duhet mua dielli
Kur dimër do të kem edhe në verë!
Kurse pasqyrën do ta thej fare
Dhe veç sytë e zemrës do ti lexoj,
Mund të më vrasin, shpirtin t’më kallin
Por s’mund të më ndalojnë të dashuroj!
 

Hektor12

Locus omnem
TI

Ti erdhe m’hape plage n’
Ti erdhe e le gjurme ne mua thell
Po mundohem te kuroje plagen
Po mundohem te i fshije gjurmet
Medikametin nuk e gjej dot!
Ti erdhe i mistershem
Ti edhe ike i mistershem!!
Une u bera skllave jotja ne dashuri!
Ah sa shume me vret kjo skllaveri!
Me quajte dashuri hyjnor …!
Te lutem mos me trajto si djallzore
Me quajte shume te respektuar
Me quajte simbol i dashurise
Me thirre shpirt i pastertise ….!
Me digjet shpirti
Nga flake e dashurise
Jeta po me tretet…
Nga zjarri i pa drejtesis!!!
 

Hektor12

Locus omnem
PERSE ME LE TE VUAJ

Ngadale e me vemendje zbres
shkallve te kujteses e perpara
me dalin qastet qe kemi kaluar se bashku.
-Veshtir qenka të shkruash per nje person
te dashur i cili shpirtin ta thellson
me mendime e nuk te le te qet as ne gjumin e nates.
-Fjalet e tua nxoren lot nga syt e mi
qe mbeten vetem kujtime per kohen qe me plagosi.
Prita gjat si lulet e vesuara diellin pranveror ,
por q’te bej tani kur jam mesuar me fjalet,grindje ,
buzqeshjet etua tani me benin perher te lumtur.
-Te deshta dhe te dua,prandaj
mungesa jote me ben qe te vuajë!
 

Hektor12

Locus omnem
FRAN UKCAMA

JO NUK KA SI BUZA JOTE

Dy fletë lulje me vesë,
Dy kokërra qershi në mjes,
Buzët e kuqe ,
Bio ishin si një dredhëz,
dehje me vesë..

Heu, rinia me huqe,
Ku m`u trete,
Po ku hupe,
Tash veshtroj një trandafile,
Dhe pshërtij,
Dhe dihas, s`ka buzë të kuqe..

Tash s`ka më buzë njomëzore,
Një lugë mjalt po ikën kot,
Kot, edhe një akullore,
Nuk ka moj, si buza jote,
sytë i mbyll, kujtoj kujtoj,
dhe në ëndërra notoj!
 

Hektor12

Locus omnem
GRIGOR JOVANI

FATALE

Të kam dashuruar, gjithë jetën time të kam dashuruar,
si çilimi. Të kam dhembur,
as vetë nuk e di se sa të kam dhembur, një zot e di.
Dhe nuk pyeta... nuk e di si u bë që s’pyeta:
a më dhimbje ti...

Shqetësohesha në kishte ftohtë dashuria. Sarkën e ëmbël,
mos e gjente era dhe ma bënte kallkan.
Me tesha të ngrohta e vishja. I ndezja zjarr dhe e nanurisja.
I gëzohesha,
si një fëmije që s’qan...

Të Huajin e Panjohur kisha frikë, mbi të gjitha. Vigjëloja
si burrë,
gjithë jetën, qyshkur të gjeta.
Se ç’kishte thellë, ç’fshihte nën sarkë dashuria,
o zot, nuk pyeta!
 

Hektor12

Locus omnem
FJALA E FUNDIT

Kërkoj, qysh në mëngjes, fjalën e fundit,
për të fundmen vjershë, në këtë vit.
Të fitoj Konkursin e Fundit të vitit,
se kushedi, nuk ka më “prit...”.
Fjalorët hap - s’i kam përdorur kurrë,
lavdi Zotit, për fjalë,
s’ndjehem ligsht asnjë grimë.
E pamundur të gjej fjalën e fundit,
t’i vëj vjershës së flamosur një firmë.
Zbuluar janë të gjitha fjalët,
me përjashtim të asaj që më duhet.
Nuk më vjen keq, që do humbas Konkursin,
më bren mendimi: këtu diçka luhet...
Mos Zoti më bën lojë: më shmang nga Fjalët,
më lë të gërmoj kot, në pikë të mundit?
Apo mos ndodh tjetra: nuk është shpikur
deri më sot,
fjala e fundit.
 

Hektor12

Locus omnem
JETA IME

Jetova një jetë
brenda një guacke.

Një kokër rëre... Që era e luante,
si gogël.

Ç’gjë tjetër t’u them? S’gjej fjalë
më të vogël.
 

Hektor12

Locus omnem
TE DASHUROSH

Të dashurosh duhen tre zemra.

Unë kisha dy: të dashurisë
dhe trishtimit...

Tani e kuptova. Mungonte e treta,
ajo e durimit.
 

Hektor12

Locus omnem
VJEN NJE KOHE

Përpara Vdekjes, vjen një kohë,
me gisht në gojë
mbesim.

Na djeg gjithë jetën si do rrojmë,
harrojmë si do vdesim.
 

Hektor12

Locus omnem
NESER

Nesër, e dashur, nuk do të gdhihet,
si shtëpijakë të kësaj nate,
do ndjehemi tek burgu ynë.

T’i themi fjalët nga fillimi,
mbase e çmojmë dikur lirinë!
 

Hektor12

Locus omnem
HAXHI MUHAXHERI

PËR ATË FJALË

Për atë fjalë
Që peshon sa bota
Kurorëzoje buzëqeshjen
Me një puthje të ëndërrt
E prishi krejt nyjet
Udhës sate
Fat të ri lidh
Bulëzim dashurishë

Thëllënze moj
E bukura e dheut
 

dr love

Locus omnem
Kur unë s’isha aty

Kur unë s’isha aty
ti paske flejt me vetminë
në shtratin tonë
a fytyrën time kishte vetmia?

ti e din…

Kur unë aty s’isha
ti thonjtë e heshtjes i paske ngrënë
shijshëm,
a shijen time kishte heshtja?

veç ti e din…

NDRICIM ADEMAJ
 

Hektor12

Locus omnem
Mbase e perseritur po me pelqen ta lexoj shpesh, na falni kush merzitet;

Ca pika shiu rane mbi qelq.
Per ty une befas ndjeva mall.
Jetojme te dy ne nje qytet,
Dhe rralle shihemi sa rralle.

Edhe m'u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seç m'u kujtua sot per dreq:
"Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veç".

Ne ç'enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seç ndjeva mall.
 

Hektor12

Locus omnem
SHPIRT ME MUNGON

Shpirt me mungon
akoma dhe sot te kujtoj
shpirti im po vajton
se ska pran
dashurin qe kerkon

larg je kete e di
dhe ndoshta me ke
harruar pergjithnji
por un akoma te mendoj.

dashurin qe kemi pasur
JO kete se harroj
sot u ben gati 2 vjet
dhe zemra akoma te kerkon
neper endrra te theret
TE DUA me te thon
por jo ti kurrizin e kthen
dhe dashurin ton me se kerkon

e ke harruar pergjithnji
por nuk ka problem moj zemra ime TI
un prap do te te DUA
deri sa te vdes do te ta
them fjalen ….TE DUA
 

Hektor12

Locus omnem
MOS HARRO.

Me fal zemer se ndoshta
me fjalet emia te lendova,
me fal shpirt se ndoshta nga
dashuria te gjykova,me fal i
dashurse veq per ty un mund
te jetoi,me fal engjellushi
im se pa ty nuk dua te egzistoi.
Mos harro se vetem ty te deshta
ne ket bot,mos harro se per
ty nuk mu ndalen lot…
 

Hektor12

Locus omnem
SHPRESA E THYER.

Dashuria lindi në perëndim të diellit
Atëherë kur ti ia mirrje shkëlqimin,
Të përqafoja, të ledhatoja, të doja
Kurse ti m’a provoje durimin!

Bëheshe i pjekur, i matur tej mase
Nuk më lejoje të të them se çfarë ndjen zemra,
E dashuria ime po më kallte shpirtin
Sikur një vullkan më vlonte përmbrenda!..

Dhe kur dashuria jonë mori udhë të mbarë
Kur më the: Të dua, me tërë fuqinë,
Dhe kur unë për ty hapa zemrën time
Bëra armik botën, familjen, shoqërinë!

Sa fillova të shijoj bukuritë e jetës
Të flutroja në flatrat e puhisë verore,
Para meje u hapën dyert e ferrit
Dhe pa ty e mbyllur unë mbeta prore!

Ishe i kombit tjetër, por kishim një fe
Dhe një gjuhë e flisnim, pa asnjë dallim,
Unë ty të kuptoja dhe ti më kuptoje
Nuk na duheshin fjalët, vetëm një shikim!

Më ndalojnë të të dua, të mendoj për Ty
Duan që të ma vrasin në zemër dashurinë,
Më rrahin, më mundojnë, me nervat e mia luajn
Në vend të dashurisë, më ofrojnë vetminë.

Unë dashuri tjetër më s’dua të kem
Besën të pata dhënë dhe kurrë s’do t’a thej,
Edhe në këtë botë, edhe në botën tjetër
Njerëzisë dhe engjejve unë do të ua rrëfej!
 

Hektor12

Locus omnem
ME FAL.

Më fal që të shkruaj
Më fal që për ty vuaj
Më fal që jam dashuru
Më fal që smuna pa ty me jetu
Më fal që të thëras
Më fal që vetëm për ty flas
Më fal që kom gabu
Më fal që për këtë skom mendu…
Më fal që të kujtoj
Më fal se nuk mund të harroj
Më fal që të flas
Më fal që të shkoj mbas..
Më fal që të shikoj,
Më fal që për ty jetoj…
Më fal që kam mbet i harrum
Më fal që emrin tënd e përmendi në gjumë
Më fal që kam qen i marrë,
Më fal se nuk dita se kështu ka me dalë
Më fal edhe nje her që kom gabu
Më fal që jom pendu..
Por më së shumti më fal që TË DU!!!
 

Hektor12

Locus omnem
PER ATE QE ME VRAU.

E heshtur ri ne parmakun e dhomes time
me nje flete te bardhe e nje lapse
dua te shkruaj po lotet nuk me lene
dua te shkruaj po duart me dridhen
Filloj te shkruaj vargjet qe kam brenda ne gji
po ti pa pritur iken e me le ne vetmi
me leter e lapse ne dor cfar te shkruaj tani
te shkruaj se ti me vrrave,e po me vret perseri
Dikur vetem per ty shkruaja
lodhje nuk ndjeja kurre…
dikure te kisha prane zemres te mbaja shtrenguar
por tani iki ike pa me thene asnje fjale pse ...... o njeri
I mora te gjitha dhimjet qe ti mi shkaktove
i mbajta keto dhimje qe ti mos ti shikoje
se zemren time ti e coptezove
edhe ti nje jete me tjetren fillove
Filloj te mendoje po nuk di pse
nuk gjeje dote fjale te shkruaj
nuk di nga tja filloj e per ke te shkruaj
te shkruaj per ty apo per jeten e shkateruar
Se kjo jete nuk do te jete kurre me e mirre
te ndahemi se keshtu duhet e keshtu eshte
nuk di valle a do duroj kur ne rruge te shikoj
nuk di sa e forte do jem kur ti me tjetren ......
Nese ka Zote ne kete bote pse me le te vuaj
pse valle nuk me degjone lutjet e mija
por me le qe lote te derdhe
pse o zote nuk me shpeton nga ky ferr ?
 
Top