Poezi

Wishmiss

Valoris scriptorum
Qyteti, mbrëmja, unë dhe ti.

Të bukur, të lumtur, të lodhur, të zhveshur..,
qyteti, mbrëmja, unë edhe ti.
Aroma e përzierë e flokëve,
ngjyra e syve të tu, reflektuar në sytë e mi.

E kujt është kjo zemër që kaq shumë rreh
më fort se frymëmarrja dhe zërat tanë?
Është e jotja, e qytetit a e mbrëmjes,
apo ndoshta e imja me tingull këmbane?

Nuk e di ende ku mbrëmja mbaron
dhe ku fillon qyteti me zemrën e tij.
Nuk dalloj në jam unë kur më përqafon.
a je ti që pushon brenda syve të mi…

Eva Sotiri
 

Hektor12

Locus omnem
ZEMER E EMBEL ME DASHURI

e kush tjeter mund te jete veq ti
nene fjale me te embel ska bota
nene e para fjale qe belbezon foshnja
ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta
Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
qe mbjell veq paqe e dashuri
je ti o nena ime je ti
Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron
Aroma e lekures tende eshte magji
e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend
ndonese me thinja ne koke
ti gjithmone ndihesh femije
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti
nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje
parajse e shpirtit per qdo femije
ti per ne thurr endrra
tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikime
Parajse e jetes je ti
nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje
e ndjen veq ti
ndjenja kurre ste genjejne
para se te ndodh ekeqe e mire
zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
E DASHUR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI
 

Hektor12

Locus omnem
PËR NËNËN



Sikur syte e saj te mund t'i shihja teksa ngrihesha ne mengjes,
Sikur doren e

saj ta prekja teksa ndieja mall,
Sikur shpirti im te mund te gjendej here pas here brenda saj
Do te isha e lumtur,

zemra do te me behej mal.

Sikur nga pak te merrja nga shpirti i saj,
Sikur lodhjen e rrudhave mbi balle
t'ia

shkepusja e ta merrja mbi vete,
Sikur cdo vuajtje te saj ta ndieja e ta ndaja brenda meje
Do te isha e lumtur, do me

behej se e kisha shpetuar.

Moshen t'ia rinoja, syte t'ia gezoja me ciltersi
Doren t'ia shtrengoja e ta mbaja

fort shtrenguar mbi gji,
Aspak te mos flisja, asnje zhurme, asgje ne ajer,
Vetem frymet tona qe do te perqafoheshin


Do te ndieja veten me mire,

Lot nuk do te kisha,
ata do te kisha lene per ata shpirtra pa fat
qe jeten ne

mergim e shkojne
e qe nenen dot nuk e gezojne
e rrudhat e ballit dot nuk ia largojne.

Te kam ne zemer o zemer

qe me jep fryme
per nje dite me shume
shprese e dashuri.
 

Hektor12

Locus omnem
Nana

Sa e madhe ishe moj nane,
E me cfaqesh kudo qe jam;
Ne ballin tend kish nje vend
Sa krejt jeta ime qe qon!

Une qe isha i djallezuar,
Ne perleshje,me sherr e i ngaterruar;
Te shkaktova shume telashe,
Ti kurre s`me le te vetmuar.

Nje dite, me traste ne krahe
Me nise per ne horizontin tim;
Ne balle shkelqimin tend,
Ne zemer bartja bekim.

Kaluan muaj dhe vite
Decenje, qe s`i mbaje mend;
Ne zemer te bartja moj nane,
Ne shkolle,ne loje e ne kuvend.

Kur kisha provimin e fundit,
Ne anderr, ne salle te kam pa;
M`u cfaqe si nje yll
Nga gezimi, shume kam qa!

Tash ,qe prehesh ne amshim,
Une te kam prane-megjithese s`te kam;
Lengon ky shpirti im,
per vitet qe na ndane.

Kur te vjen vjeshta ime,
Le te jete nje dite pa shi;
Le te bjen puhize e lehte,
Te me merr e me bie te ti.

Ta shoh edhe nje here nanen,
Qe me bani kamb e dore;
Te qmallemi ne perqafim,
E te shkojme ne rrugen tone.

Nipat e mbesat tua,
le te luten kur te vijne;
Nje lutje per gjyshen
Nje per shpirtin tim.
 

Hektor12

Locus omnem
Vjershë për nënën
një herë isha e sëmurë
u treta , me ethe u drobita
nga shtrati
dot s`u ngrita
Për netë të tëra nëna
pa gjumë , pa ngrënë
u pikëllua
sy këputura ajo
rrinte mbi mua
mbi kokë më erdhën
motrat , vëllau
e plotë të tjerë
po si kujdesi i nënës
su gjenka asnjëherë
se motrat i zu gjumi
vëllau s`mund të duronte
kur hapa sytë
mbi mua prap nëna më qëndronte
Kur pashë atë mbi kokë
dy pika lot lëshova
më ngrohu buzëqeshja
atëherë u shërova
Prandaj në zemrën time
një emër është skalitur
një fjalë e shtrenjtë në jetë
oh , nënë emër i ndritur
 

Hektor12

Locus omnem
Letra e Nenes"


Biri im, kjo eshte nje leter,
nga nena jote, nje plake e gjore.
Mbas kohes qe na largoi, si askend tjeter,
me ne fund lapsin mora ne dore!

2.
Sa here loti rrugen ma preu,
mjegull e syve shikimin vodhi.
Diell i zjarrte acarin theu,
zemer e nenes tutje s'te hodhi!

O biri im, shoh qe je rritur,
je bere i madh, ne trup e mendjeŠ
Vec mos harro, gjykim i ndritur,
t'keqen flak nga shpirti, pa fjale, me endje!

4.
Si te gjithe nenat, ashtu dhe une,
shikimin tres tutje, larg, tek e ardhmjaŠ
Kurre mos harro, te dua shume,
e drejta e nenes eshte me e madhja!

5.
Te pakten kete leter, ti bir, lexoje,
aty, vec dhembjes, ka plot urime.
Me pas, ne do, grise, coptoje,
sic ke coptuar dhe zemren time!

6.
Para 40 vitesh, kur nje doktoreshe,
per shtatzenine me lajmeroi,
mes shoqesh u ndjeva si luaneshe,
krah'i gezimit boten pushtoi!

7.
Te gjitha nenat e dine se e mira,
merr tjeter vlere kur pret nje femije.
Bashke me agimet me te bukura, me te dlira
dhe det i trazuar i shqetesimeve do te vije!
8
Ne trup te mbajta jo pak, nente muaj,
flija e ngrihesha me veshtiresi.
Si mund te mendoja qe do t'behesha e huaj,
kur vuajtjet me shtonin vec dashuri!?

9.
Asgje s'ma zvogelonte dashurine per ty,
dita-dites mezi prisja te te shihja.
E ku kish me te lumtur se ne te dy,
per te varrosur djallin rremihja, rremihja!Š

10.
Gezohesha tek ndjeja t'emblat levizje,
per peshen tende, qe shtohej cdo dite.
Te ndjeja tek rriteshe dhembje pas dhembjeje,
mes momentesh te mbushura plot shpresa e frike!

11.
Me ne fund erdh'casti kur ankthi larg humbi,
mes dhembjesh qe as lapsi, as gjuha s'mund t'i shprehe.
Mbas shume mundimesh jeta vdekjen mundi,
dhuraten qe ta jep Zoti askush s'mund ta bjerre!Š

12.
E qara jote u perzie me lotet e mi,
te shihja e s'ngopesha nga gezimi, mrekulliaŠ
Per vite te tera te mbajta ne gji,
te lava, te shplava me duart e mia!

Prehrin e bera shtrat per ty, o bir,
qumeshtin tim ushqimin me te preferuar.
Ne netet e gjata t'i ndrisje si xhevahir,
une vigjeloja e qete, e lumturuar!Š

14.
Lodhesha aq shume, qe ti te gezoje,
miresite e mesimit prisja te shijoja.
Prisja me padurim dic te me kerkoje
e me gjithe shpirt, bir, te ta dhuroja!

15.
Kaluan mjaft vite e une me kete gjendje,
mendeshe e gezuar, durimtare e mire.
Per ty s'ndjeja lodhje, medyshje e hamendje,
sherbetore e papertuar, pa sqime, pa smire!Š

16.
Dhe nuk te vonuan shenjat e burrerise,
kish ardhur koha per te te martuar.
Me ne fund po ndaheshe nga krahet e djalerise,
nje agim i ri te ishte afruar!

17.
Martesa s'vonoi, ky ligj i bekuar,
por, oh, qe n'diten e dasmes zemra m'u thermua.
Lote gezimi me dhembje rridhnin ngaterruar,
nje re e cuditshme prane m'u afrua!Š

Dhe sot, sa keq qe s'je me ai qe njoh,
me braktise dhe e harrove, ti bir, hakun tim.
Kalojne vite te tera e une nuk te shoh,
zerin s'ta degjoj e kridhem ne trishtim!Š

19.
O bir i dashur, s'te kerkoj shume, vec pak,
kete sjellje nenemira kurre nuk e priti.
Tashme jam e lodhur, e dobesuar, plake,
si e mohove ate qe te rriti!?

20.
Nese nje e huaj dic do te dhuronte,
do t'i ishit mirenjohes, si ti dhe femija.
Valle, si mundi djali kaq shpejt te harronte,
miresite e nenes, nga zemerligesia!?

21.
Sa here qe zemra ime per ty mire degjon,
sa shume qe gezohet, aq shtang e hutuar.
اfare gjynahu kam bere qe nuk me viziton,
mos valle hakun tend s'e kam plotesuar?!Š

22.
O biri im i shtrenjte, dua te te shoh,
ne mes besimtaresh e jo me qafiret.
Me jep shperblimin e mos me moho,
meshira e All-llahut eshte per te miret!
23.
A s'ka ardhur koha qe zemra te te zbutet,
per nje plake te pervuajtur qe e coptoi malli?
Zemra e njeriut si aspak nuk tutet,
kur nenen e ka flakur porsi nje gur zalli!?Š

24.
Jo bir, jo, s'do ankohem e lutem kunder teje,
s'do e shfaq zemerimin, do e bluaj ne vetvete.
Asgje s'ka fuqi te te ndaje prej meje,
packa se pikellimi po me tret nder vete!

25.
Dyert e qiellit do te hapeshin shpejt,
s'do te kish pengese per lutjet e mia.
All-llahu do t'i pergjigjej kesaj nene te shkrete,
mbi ty e familjen tende do zbriste fatkeqesia!

26.
Oh, jo, nuk do ta bej, se ti je im bir,
ke qene dhe do te mbetesh pranvere e jetes sime.
Ke ndritur e me ndrit porsi xhevahir,
packa se me ke lene mes detit plot gulcime!

27.
Kthe rruge, biri im, thinjat po te dalin,
vitet kalojne shpejt e do te behesh plak.
Me lot te merzise ke per ta lutur dhe ti djalin,
e verteta eshte e vertete dhe haku eshte hak!

Ki frike te madhin Zot ndaj nenes qe te pret,
besimi i vertete di t'i mposhte pengesat.
Pendohu tek Krijuesi, si rob i sinqerte,
e dije se tek All-llahu grumbullohen ankesat!

29.
Kushdo qe ben mire, qofte sa nje therrmije,
do ta shohe ate, pa me te voglin dyshim.
Por dhe denimi shpejt do ta arrije,
ate qe ben keq e s'ngutet ne pendim!Š

Marre nga libri me titull "Letra e Nenes" te autorit "Behauddin Gashi"
 

Hektor12

Locus omnem
MALLI PER NENEN

BILALL MALIQI

Rrugë deri te vendi i gurëzuar
Aty ofshamat lagen, loti pikon
Heshtja lidhet me kujtesën
Malli ngarkohet plot durim

Para teje i numëroj motet
Të shkruar në epitaf nënë
E heshtja të përthakoi
Brenda puçrrës së enjur

Një hap deri te mallëngjimi
I pasusur kurrë
Këtu pranë teje
I numëroj kohëmotet nënë

Lotin e kam dëshmi
Që m’i vijëzon faqet
E zemra gufon
Shpirti(i)m futet n’zjarrmi

Nënë mallin për Ty
E ruaj brenda kornizave të shpirtit
Aty do të prehet jetësisht
M’u në zenit të zemrës sime
Nëna ime…
 

Hektor12

Locus omnem
NË RRUGËT E QYTETIT NJË NËNË

Nga: Hyqmet Hasko

Në rrugët e qytetit endet përditë një nënë,
me hapa të ngadaltë, sikur ka frikë,
në grykë i mbështillet një lëmsh i rëndë,,
një pikë lot i shpëton dhe i errësohen sytë.
Ajo me drithërimë të thellë në shpirt,
ecën dhe kokën nuk e kthen pas,
se mos e pyet ndokush ka shumë frikë
mbase për djemtë e saj nis keq t’i flasë.
Por unë e di, se të tre djemtë e saj,
te njeri-tjetri si top nënën përcjellin,
ndonëse zemra e nënës s’ka asnjë faj,
nëpër sokakë sytë e saj lotët po derdhin.
Tre djemtë nga gjiri i pinë dashurinë,
dhe u bënë të mëdhenj e me detyra janë.
Tani loti i nënës në rrugë të ftohta ngrin,
por ajo është nënë dhe pjellën e vet s’e shan.
Këtë nënë e shoh që çapitet si në hava,
nipërit kur i takon rrugës, loton ngadalë
dhe u jep të vetmen kokorr mollë që ka,
me shumë dhimbje, pa u ankuar asnjë fjalë.
Unë dridhem dhe shpirti më dhemb shumë,
tre djemtë e saj dua t’i takoj dhe t’u flas.
Por ata me ikin, thonë kemi shumë punë,
fytyrën dua t’ua u nxi dhe dua të ulëras.
Ulërimën time ata le të mos e dëgjojnë,
Por këtë nënë, figurë e urtësie e bëj varg,
ndoshta ndonjë ditë kur ata ta lexojnë,
ta kenë nga unë një flakërimë në surrat…
 

dr love

Locus omnem
Për zemrën time mjafton gjoksi yt,
pёr lirinё tёnde mjaftojnё krahёt e mi.
Nga goja ime, do tё arrish deri nё qiell,
teksa unë fle mbi shpirtin tёnd.

Tek ti ёshtё iluzioni i çdo dite.
Bie si vesa mbi kurora lulesh.
Gёrmoj horizontin me mungesën tёnde.
Pёrjetёsisht nё ikje si dallga.

Ta kam thёnё kur këndoje nё erё
Si pishat dhe direkёt e anijeve..
Ashtu si ata, je e lartё dhe e heshtur..
trishtohesh befas, si njё udhëtim.

Mikёpritёse si njё rrugё e vjetёr.
Tё popullojnë jehona dhe zёra nostalgjikё.
Unë zgjohem, iki, dhe emigroj ndonjëherë
si zogjtë që flinin nё shpirtin tёnd.

©Pablo Neruda
 

dr love

Locus omnem
S'me harron


Nga ty prisja shume
meteper sec besoja
prane teje gjithmone
dukej sikur fluturoja .

Folem gjate e shkurt
me teper sec duhej
gjithmone ndjenja e fort
prane teje me druhej.

Poetet kane humbur gjithmone
e dija se do humbisja
por se di per cfare
serish vjen krisja.

Dhe mendja serish
tek ty me punon ende
sado jemi larg
serish mendoj me nge.

Vjen ti perhere
ne mendjen time trazuar
s'harroj puthjen tende
dhe ti s'me ke harruar.
ERVIN HATIBI
 

dr love

Locus omnem
NËSE TË MËRZITA


Sokrat Habilaj



Të mërzita? Ik nga unë për pak kohë.
Mbase diku tjetër do të gjesh qetësi.
Po unë, s'mund të isha ndryshe, apo jo,
Në këtë botë të mbushur gjithë mërzi.

Megjithatë, ik, madje më merr inat.
Dhe në ndjehesh mirë, këtu më mos u kthe.
Harromë fytyrën si një degë të thatë,
Në pllajën e vetmisë të mbështjell me re.

Larg meje, ti kryeneçe le të më rrish,
pa më shtrirë dorën nëse gjendesh ngushtë.
Po unë, që vij nga bota e mërzisë,
Do ta kuptoj në çast kur ke rënë në kurth.

Dhe do të vij pranë, me pamje krejt ndryshe,
Të mos më njohësh që jam ai i pari.
E dashur, kjo botë, është e mërzitshme,
Nëse të thash ik, s’ta prisha thjesht nga malli.

Kur të ndjesh të ftohtë, të dridhesh në acar,
Do të vij ngrohtësi në vatër të të ndez.
Dhe ti, duke afruar duart në zjarr,
Do të shohësh pranë teje një eskimez.

Kur nga zhegu, të përvëlohet kurmi yt,
Një grusht uji burimi, do të sjell s'largu.
E ti do të qeshësh, duke larë sytë,
Se do të shfaqet një fytyrë zezaku.

Unë nuk e di, kur të më shohësh ndryshe,
Nëse do ta shtysh tutje, ujin a zjarrin.
Kjo botë që gjithçka bëri të mërzitshme,
Nuk di a mundi ta mërzis edhe mallin?

..Po kur buzët të të tundohen për puthje,
Kë do të kërkosh ti në dallgë dashurish?
Buzët e mia, do t’i gjakos me ndukje,
Veç me fytyrë tjetër, s'të shfaqem ta dish!

__________________
 

dr love

Locus omnem
Loti

- Pushkimi -



Dje, per nje kupeze me vere
Me nje husar qendrova
I heshtur dhe me shpirtin vrer
Ne rruge larg veshtrova.

"Perse ne rruge-ai me thote,-
Shikon e nuk ben ze?
Ti s'ke percjellur gjer me sot
Ndonje njeri ne te."

E ula koken i nemitur
Me duf i peshperita
"Husar, e shtrenjta me ka ikur"
Se thelli psheretita.

Ne kupeze nje pike lot
Prej syrit sec me ra
"Per vajza qan ti foshnje kot?
Mblidh veten"-trimi tha.

"Husar, ti brenge s'pe ne jete
Nga une pra mesoje:
Mjafton nje pike lot medet
Qe kupen ta helmoje."
 

dr love

Locus omnem
Karroca e Jetes

- Pushkini -



Karroca e jetes ecen shpejt
Sido qe eshte e ngarkuar
Dhe karrocjeri, koha vete
S'qendron gjekund per te pushuar

N'agim me gaz ne udhetojme
Dhe koken s'pyesim se e leme
Pertesen, dhelet i percmojme
Bertasim:"Hey..jepi c'i..."

Por ne mesdite te kapitur
E mbledhim veten, kemi frike
C'do proshke e grope e papritur
Therrasim: "Me ngadale, or mik!"

Karroca rend ne mbremje vone
Mbi te dremisim ne te heshtur
Gjersa arrijme strehen tone
Dhe koha kuajt nget pareshtur
 

dr love

Locus omnem
Sa ju kam dashur!

- Pushkini -



Sa ju kam dashur! Ndofta dashuria
Nuk eshte shuar krejt ne shpirtin tim!
Po s'dua qe prej dhembjeve te mia
Te ngryseni serish ne deshperim.

I heshtur e pa shprese u pervelova
Me ndrojtje,xhelozi e mall per ju
Po kaq me dliresi ju dashurova,
Sa ,zot!ju dashte tjeter kush keshtu!
 

dr love

Locus omnem
Grua

Mos u beso kur te thone se je aq e bukur sa yjet ne qiell ndihen xheloz per ty!
Jane vetem vargje te kopjuara nga nje poet i cmendur,
ne nje nate kur s`kishte asnje yll ne qiell.
Pastaj poeti vdiq
mbi vargjet qe si besoi as vet.
Mos beso kur te thone se me ty njohen dashurine,
ate te verteten!
Eshte vetem nje pikture shtrati me carcafe mrekullisht te zhubrosur,
dhe trupi yt duarve mashkullore,
qe s`ngopen se provuari te njejten shije,
por qe s`duan ta besojne se eshte e njejte,
si vdekja,grua,si vdekja,
qe vjen njesoj per te gjithe ne fund te jetes.
Eh,
edhe nese te thone se pa ty nuk mund te ekzistoj jeta,
besoje vetem per veten,Grua,
por mos u beso atyre,
ata nuk mund ta dine vertetesine e kesaj,
ata mendojne nepermjet teje,
duan nepermjet teje,
madje edhe perendine e njohin nepermjet teje!
Ata nuk mund ti njohin pritjet e tua,
nuk mund ti klithin dhimbjet e tua,
ndersa shkojne qetesisht.
Ata nuk mund te dallojne shpines tende krrusjen e barrave,
ndersa te prekin,
ndersa leshojne mbi ty gjithe egersine epshake,
per te zbrazur qese rimbushese
me ofshama pa kujtese
Nuk munden,Grua,
ta dine emrin hyjnor qe ti u therret
duke u futur ne armiqesi me zotat,
ndaj,mos u beso kur te thone Pergjithmone,
eshte genjeshtra me e bukur qe njohin,
eshte kaperdimja me hidhesine me te bukur
qe ti ben grykes tende,
objekt cmendurisht erotik per ta...

Ne fund e di,
s`do ma vesh veshin.
 

dr love

Locus omnem
Jane të vështira ato gra që kanë më tepër dashuri për të dhënë, por nuk ja dhurojnë gjithkujt.
Ato që flasin kur kanë diçka për të thënë.
Ato që kanë mësuar të mbrojnë veten dhe të tjerët.
Ato që kërkojnë gjithmonë dhe më tepër.
Janë gra të vështira ato që dallojnë buzëqeshjen e njerëzve të mirë nga ata të këqinj.
Ato që nuk lodhen kurrë së kërkuari dikë që ja vlen, ata që kanë vlerë.
Janë gra të veshtira ato që ndiejnë dhimbjen e të tjerëve.
Ato që kanë shpirtin në afërsi të lëkurës.
Ato që shikojnë me mijëra sy të fshehur.
Ato që ëndërrojnë ngjyrat.
Janë gra të vështira ato që njohin njëra-tjetrën
Janë ato që kur jeta nuk ka asnjë shije, i japin shije vetë jetës!

(Mara Bagatella)
 

dr love

Locus omnem
XLIX

Në qoftë se dikur na vjen një ditë,

Kur më të metat nuk do m'i durosh,

Kur dashuria do të mbyll krejt llogaritë

Dhe ti hesapin do të më kërkosh;



Një ditë kur pranë duke më kaluar

Me syrin-diell mezi do të përshëndesësh,

Arsye atëherë ke për të kërkuar

Që hijerëndë të më rrish mes njerëzish.

Midis mendimeve fare i braktisur

Kjo ditë n'ardhtë do të strukem shpejt

Dhe kundër vetes dorën do kem ngritur

Arsyes tënde që t'i jap të drejtë.



Të shkretë të më lësh ke shkaqe plot,

Po të më duash s'gjej arsye dot!


SHEKSPIR
 

dr love

Locus omnem
Per ate do ngre dolli,
me vere te kuqe te marrohem,
dhe nje shishe do e pi
do defrej e do gezohem!
Do te qaj pastaj nje here,
dolli per te serisht do pi.
Sa e hidhur qenka kjo vere
kur ngre dolli per dashuri!

Diku e humba,diku e gjeta

neper terr te nates plake,
ecja ne rruge pak e dehur duke kenduar serenate!

Ku eshte pare ndonjehere,
nje pijanece lajkatare
qe endet neper nate,
ashtu si vera mekatare!

Ma mbush te lutem dhe nje gote,
te ngre dolli te fundit here.
Per dashurite e harruara,
"hajt gezuar!"- te bejme me vere!

Tea Brame
 
Top