Poezi

Sinner

Gentleman
K R I S T A L

Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un'dalngadal
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithçka.

Tani kerkoj une posht' e lart
Nje vend ku ty te leshoj
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth,te shkoj.

Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall'prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butsisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t'ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.


nga Ismail KADARE
 

Wishmiss

Valoris scriptorum
Kam harruar...

Kam harruar puthjet ti degdis...
Në të përjetshmen botë, ti lidh hajmali
Në dhera pa gjak...,
Gjak pa tokë
Kjo buzë e paputhur..
Mbi puthje....rëndon....

Në mes të gjallëve u ngrit një i vdekur
Tek puthte përgjërueshëm sytë e Jetës...
Ish vdekja...? Klithmë e endërrt
I huaj mes njerzeve...
Zambak pa lot....
Puthjen....këndonte vaj

Sa netë pa drite, e hije pa ditë...
Lëngonte ky varg
Epje....ngashërim
Vinim e iknim në jetë
Të puthur pa buzë...pa dritë
Mungonte ky përqafim.

Hejjjjjj! Ti lundërtar i puthjes pa emër
Në detrat e trazuar të vozitjes ndjenjë
Ngri një velë të bardhë për mua
Buzës së paputhur.
Ditën...
kur më, të mos jem...
 

Wishmiss

Valoris scriptorum
E dashur

E dashur, erdha
E dashur erdha! Pse vrenjtesh kot?
Ti po më prisje përsëri,
mos u çudit, unë jam një zog.

Kur dashuroj bëhem si ajri,
e ngre folenë aty ku dua!
Do, s’do, të futem në kraharor,
të pushtoj si i marri.
Po e mbylle derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta coptoj!

Do bësh sikur më ke inat.
Ndodhi e vjetër, unë e di!
S’jam buzëqumësht, por esnaf,
për dashurinë di plot dredhi!
Unë do të puth, do të pushtoj në gji,
dhe po ma mbylle derën ti.

E dashur, erdha, në prag ke dalë,
ke hapur portën dhe qesh nën hundë.
Sa përbetohesh me qindra fjalë,
më mirë, eja, më puth!


Kur dashuroj bëhem si ajri,
e ngre folenë aty ku dua!
Do, s’do të futem në kraharor,
të pushtoj si i marri.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta coptoj!

E dashur, erdha, pse vrenjtesh kot,
ti po më prisje përsëri.
Mos u çudit! Unë jam një zog.
Po e mbylle ti derën,
unë me forcë do ta hap,
do ta coptoj!

T. Keko
 

Hektor12

Locus omnem
Kristal - Ismail kadare

Ka kohë që s'shihemi dhe ndjej
si të harroj une dalëngadal
si vdes tek une kujtimi yt
si vdesin flokët dhe gjithçka.Tani kërkoj poshtë e lartë
një vend ku ty të të lëshoj
nje strofë a notë, a një brilant
ku të të lë, të puth, të shkoj.Në s'të pranoftë asnjë varr
asnjë mermer, a morg kristal
mos duhet vallë prapë të të mbart
gjysëm të vdekur, gjysëm të gjallë.Në s'gjetsha hon ku të të hedh
do gjej një fushë a një lulnajë
ku butësisht porsi polen
gjithkund, gjithkund të të shpërndajë.Të të mashtroj ndoshta kështu
dhe të të puth të ik pa kthim
dhe nuk do dine as ne askush
harim ish ky a s'ish harim.
 

Hektor12

Locus omnem
Dy buzë... - Migjeni

Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta...
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m'i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.
 

Hektor12

Locus omnem
Mimoza Ahmeti - Si Shpirt...

Deshira:
Ku je i dashur, ç'ben tani?
Une erdha tek ty perseri.
Flirti:
Ti iken dhe perseri vjen,
me te mre se une s'gjen!
Deshira:
Akoma s'te kam pare,
akoma s'me ke puthur.
Ne gjoks s'me ke mare,
ne shpirt s'te kam futur.
 

Hektor12

Locus omnem
Guri nga ALI PODRIMJA
(Pres me ditë tres përditë)


Hudh gurin në hapësi
sizifi plak me mund
prapë e hudh dhe e hudh
valë e më valë e i gjallë.

Pres me ditë tres përditë
hapësi e hapësi kërkon
rrënjë lëshon në mundësi
në pamundësi erna tremb.

Hudh gurin në hapësi
hapësi çpon e çpon
kohëra e kohëra përgjak
dhe mund Sizifin plak.
 

dr love

Locus omnem
FALENDERIM

Iu jam mirënjohëse
atyre që nuk i dua.
për kënaqësinë e faktit
që nuk janë me mua, po me dikë tjetër.

Gëzimi i të mos qenit unë
ujku i qengjave të tyre,
nuk ka çmim.

Këtë paqe mes nesh
këtë liri,
dashuria nuk mund të na e japë
dhe as mund të na e heqë.

Nuk i pres
nëpër dyer apo dritare,
e duruar,
si një orë diellore.
Kuptoj
atë që dashuria nuk kupton.
Fal
atë që dashuria nuk do të falte kurrë.

Ndërmjet një takimi dhe një letre
koha, jo më një pafundësi,
vetëm disa ditë ose një javë.

Udhëtimet me ta shkojnë gjithnjë mire,
koncertet dëgjohen deri në fund,
vizitohen katedralet,
peizazhe të mrekullueshëm.

Kur na ndajnë
shtatë male apo lumenj,
janë male dhe lumenj
që gjenden në çdo atlas.

Ёshtë meritë e tyre
nëse jetoj në tre dimensione,
në një hapësirë jo lirike dhe jo retorike,
me një horizont të vërtetë, sepse është i lëvizshëm
Ata vetë nuk e dinë
çfarë mbajnë në duart e tyre bosh.

"Nuk u kam asnjë borxh",
do të thoshte dashuria
rreth kësaj çështje të hapur.

WISLAWA SZYMBORSKA
 

dr love

Locus omnem
SOKRATI

Asgjë s’mund të jetë siç ishte më parë,
Sepse kemi brenda vetes diçka tepër.
Një gjysmë dashurie nga ty e vrarë,
Dhe atë që ruaj unë, gjysma tjetër.

Por sot të ndara janë ato, veç e veç,
Ashtu siç jemi të ndarë unë dhe ti.
Tek njeri rri ajo që nuk di të vdesë,
Dhe e vdekura pa një varr tek tjetri rri.

Ndodh rrallë të shihemi në sy të heshtur,
Mbështjellë me urrejtje, mbështjellë me mall.
Unë që s’vrava kam pjesën tënde të vdekur,
Ti që vrave ke pjesën time të gjallë.
 

dr love

Locus omnem
Te mbaja ne duart e mia
rreshkite.
u thermove mijra copeza.

U shperdave gjithandej
po akoma
aty je akoma


Te ndjej perdite
cdo dite
me shpojne copezat e tua
qe si mblodha kurre.
 

dr love

Locus omnem
Mikel Marti i Pol

Metamorfozë

Ka herë kur unë dhe vdekja jemi një:
E hamë bukën prej së njëjtës fetë,
E pimë verën prej të njëjtës gotë,
Dhe miqësisht në heshtje i shkojmë orët
Të njëjtin libër duke e lexuar.

Në ato herë, vdekja, vdekja ime,
Më vjen kur unë jam vetëm në shtëpi.
Rrimë atëherë e fjalosim shtruar
Për të gjithë sa ndodh në botë rrotull nesh,
Si dhe vajzat që nuk mund t’i kem,
Fjalosim shtruar unë dhe vdekja ime.

Në ato herë – po veç në ato herë –
I shkruan vdekja poezitë e mia
E m’i lexon, ndërsa unë bëhem vdekje
E e dëgjoj në heshtje, ashtu siç dua
Të më dëgjojë ajo kur lexoj unë.


Ka herë kur unë dhe vdekja jemi një,
E koha rrjedh ngadalë, e ne e ndajmë,
Vdekja dhe unë, pa u shtirur fare,
Duke u marrë vesh me dinjitet.
Mandej çdo gjë rikthen në vend të vet
Dhe udhën e vet vazhdon sikush prej nesh.



 

dr love

Locus omnem

Gjithckaja ime

Vaje te kaltra per ty me leshojne floket
dhe goja s'eshte vec nje pasqyre e krisur
prej dhimbjesh te dala nga mishi me shkulje
prej asaj qe te kam pushtuar kurre per mos te te leshuar.
O dendesi bari e gjelber e kraherorit tend
o drure te eger aromeleshues te kembeve te tua,
o krahe qe vetem krahe dhe vetem krahe leshoni,
o ti,qafe e bute dhe e forte njeheresh
O ti gjithcka,gjithckaja ime,
gjithckaja e nates sime,e dites sime,
ti,gjithcka
O rruzull i erret ,o rruzull i verber,o rruzull shkaterrues
i sedres sate te kafshuar.
Te gjitha ju,gjithcka te ti.
Vete ti:
Qendro,me veshtro,
mos me vdis ne duar
Nje toke nje here e gjetur
kurre me s'eshte harruar!

 

Hektor12

Locus omnem
Zemer e re

Zemra ime, si një gjarpër
e ndërron lëkurën e saj,
e mbaj ja mu në dorë
plot me plagë dhe me mjaltë.

Mendimet që u mëkëmbën
në çerdhen tuaj, ku shkuan?
Po trëndafilat që dhanë aromë
Për Jezu Krishtin dhe Satanan'?

Mbështjellësi i gjorë e mbyti
Yllin tim mbrekullor!
Pergamen i dhimbshëm gri
I asaj që dashuroja por s'e dashuroj.

Shoh në ty fetus i shkencave,
mumje vargjesh dhe skelete
të pafajsive time antike
dhe romancave sekrete.

A t'ju var në murin
e muzeut tim të ndjesive,
tok me të ftohtin edhe terrin,
bebe gjumashe të ligësisë sime?

A t'ju përhap ndër pishat
-libër vuajtjesh i dashurisë time-
kështu të mësoni tringëllimat
që në agim i merr bilbili?

FEDERIKO GARSIA LORKA
 

Hektor12

Locus omnem
ME FAL

Me fal qe te deshta
me fal qe te dua,
me fal qe s'jam me ty
e me fal qe ti je pa mua!
Me fal qe te mendoj, me fal qe s'te harroj,me fal qe pa ty s'mund te jetoj!
 

Hektor12

Locus omnem
PAVDEKESIA... ILIAS FOUKIS

Ne qofte se ne te dy
do te duheshim gjate gjithe dites
mengjesin tjeter....
ndonese ne gjume n'a u shpifen endrra
per forcen kolosale te se keqes...
me te njejtin dinamizem
do te mund te duheshim gjate gjithe vitit...

Ne qofte se ne te dy
do te duheshim gjate gjithe vitit..
megjithese hapesira
kuterbon nga mediokritetet e botes...
si nje horizont i paster
do te shpalosej perpara nesh mendimi
se ne kundershtim me zbehjen e drites se syve
do te duheshim gjithnje e me ndritshem
gjate gjithe shekullit..

Dhe ne qofte se ne te dy
do te realizonim nje mrekulli te tille
duke u dashur
gjate gjithe shekullit
mendjelehte dhe naive
si parardhesit tane perballe gjerave te ndaluara
do te vraponim tek mendimi
se fare mire mund te duheshim
gjate gjithe shekujve...


Por ky mendimi i fundit... do te ishte shume i rende
i nje peshe Universale..
dhe rreptesisht i denueshem
nga perendite e Olimpit
me akuzen..
'' Per dhenien e sekretit te Lumturise Njerezimit..''
dhe nen peshen e saj te verbert
mund te vdisnim....
 
Top