Poezi

Hektor12

Locus omnem
Kjo dite e sotme


Ah, kjo dite e sotme
si pjate e zbrasur.

Fjeta pa ngrene.

Ne enderr pashe
klithma pulebardhash.

Kjo dite e sotme
uri gjer ne dhimbje...

Mungoje ti,
oh, mungoje ti!....

Zyhdi Morava
 

Hektor12

Locus omnem
Dhimitraq Papando - Varka ime ku me shpie...


Qielli varur perde-rëndë si një ballë i menduar.
Zbret e griset nëpër pemë mbi liqenin faqe-shtruar.

Era fryn e ëmbël shumë dhe mënjanë i mbledh retë.
Varka ime vozit thellë dhe me shpie nga do vetë.

Duke humbur gjethe-verdhat çvoshket hëna mbi liqen.
Nata krejt e parfumuar që nga Mal’ i Thatë vjen.

Një shelg varet i argjëntë, nëpër ujë krahët lan.
Hëna mbetur lakuriqe lotëverdhë nis e qan…

-…Pse më merr në ujë thellë, varka ime ku më shpie?
-Më afro tek hën’e verdhë të shoh dritë bukurie!

-Laskuriqur, nëpër ujë, ku shkon hënëza dhe fshihet?
-Me një krëhër prej kallamash flokët lag ajo dhe krihet.

Pas kallamave, në ujë, hëna kreh flokët e gjatë.
Nazemadhe rrotull saj formon rrathëza një patë.

Duke mbledhur gjethe-verdhat atje dua që të shkoj;
Të rrëmbej patën e bardhë, faqen ujit t’ja trazoj…

…Shushurin liqen-i pastër, kallamishtja plot shkëlqim.
Varka ime gjith’ lëkundet pa lopata, pa drejtim...
 

Hektor12

Locus omnem
Rri sonte te unë

Hëna mbi lumë vizaton
Një urë për ëndërrat e yjve;
Reja gri, si mall i harruar
Vë kryet mbi duart e pyjeve.

Ti erdhe nëpër udhën e hënës,
Çeli gonxhe edhe pragu i portës.
Rri sonte te unë
Sa të bëhen trëndafilat e drurëve të vdekur!


VILSON BLLOSHMI
 

Hektor12

Locus omnem
Pashë rrugës një grua që po qante heshtur

si oaz mu duk mollzë e saj
në atë trotuar betoni
me pemë të sapothara
dhe pluhur marsi;

kaq, se me pas ajo
do nxjerrë rruspa ekskavatorësh
të prishë akuaduktet,
qyngjet nëntokësorë të lotëve,
do thajë pelikanët e muzgut,
kënetën e bukur

në jukun e shamive të buta mbytur,
do shtrojë argjilë e pluhur hëne të vdekur,
një talk të heshtur, të pafjalë,
pudër jupiteri me urinë dhe etjen
e tharjes globale.

Shkelqim Cela
 

Hektor12

Locus omnem
Ku ishe ti, dhe unë, dhe ku ishte bosh?

Skulptorët kanë uri për gur,
hanë ashklat dhe lënë pas Davidët mbi tryezë,
ne folëm gjithë kohën të pangopur
me copat që i shkulnim
njeri tjetrit.

Në fund të ditës dalta ime
prej teje kish shkëputur lëndë sa desh
c’mbet nga ty ish një fillim statuje,
ç’mbet nga unë,
ish mermer i edukuar.

Pluhuri yt nëpër mushkri
dhe nga ty mermer
nëpër rropulli,
diç ndryshoi në metabolizëm,
diç ndryshoi brenda trupit tim,

në pjesën që kish mbetur
nga gdhendjet e tua,
në pjesën time të pa përvetuar.
E po ashtu, në statujën tënde,
diçka prej meje u përthith pa kthim.

Të nesërmen prapë folëm të panginjur,
copërat që i shkulëm shoshoqit më të vogla
qenë dhe pluhurin më të imët
ndjemë si na futej
me ajrin nëpër hoje.

Dhe pjesa që mbetej m’e papërvetueshme,
por dhe m’e infektuar
me tjetrin ishte,
bëheshim të largët e ndërkohë më shumë
të dy nga tjetri kishim nëpër mish.

Nuk e merrja vesh se si ky afrim
drejt teje një largim
nga vetja do të thosh,
gjersa më në fund më nuk po kuptohej
ku ishe ti, dhe unë, dhe ku ishte bosh.

SHKELQIM CELA
 

Hektor12

Locus omnem
Falmë
Falma drit’n e syrit tënd ta bëj diell, te të ngroh
Falmi flokët rrezear, ti bëj pyje, të të freskoj
Falma ballin tënd të lartë, ta bëj fushë, e të mos lodh
Falmi buzët gjithe tallaz, unë me puthje të ti mbuloj
Falma gushën si zambak, unë pranverën të dhuroj
Falmi kodrat e haresë, unë alpinist bëhem që sot
Veç e gjitha mos m’u fal se asgjë nuk bëhem dot…
 

Hektor12

Locus omnem
Saimir Murati - NDOSHTA...


Ndoshta nje dite, ne te ardhmen
Ti perseri, do te kthehesh
Por gjalle, mua te mjerin
S'besoj se do te me gjesh.

Mbi varrin, ku une prehem
Me keqardhje, do te lotosh
Dhe ikjen tende, prej meje
Perjete, do ta mallkosh.

Ndoshta, shume e permalluar
Portretin tim, do ta kujtosh
Kur mbi pllake, te gdhendur
Emrin tim, do te lexosh.

Si kurre, ndonjehere
Do te ndjehesh, fajtore
Per zemren time, te mjere
Qe ti vete e copetove.

Ndoshta, per te paren here
Mua falje, do te me kerkosh
Por pergjigjen time, nen dhe
S'do mundesh, ta degjosh.

Do te te fal, apo jo
As vete, nuk e di mire
Pasi atehere, shpirti im
Do te jete, plotesishte i shkrire.

Ndoshta, do te mbjellesh lule
Mbi dheun e varrit tim
Me qellim qe ato te celin
Si kujtim, per dashurine.

Por lulet, do te vyshken
Dhe pa gjethe, do te ngelin
Edhe me gjak, po ti ujitesh
Ato kurre, nuk do te celin.

Ndoshta naten, do te me presesh
Ne enderren tende, te trokas
Por edhe ne qofte se vij
Asnje fjale, nuk do te flas.

Me hijen e vdekjes, do te vij
Dhe syte mbi ty, do ti zgurdulloj
Frike ne zemer, do te te shtij
Derisa ty, te te tmerroj.

Ndaj, po deshe te jetosh
Ne heshtje e pa shqetesime
Ben mire qe te harrosh
Mua dhe dashurine time.

Ndoshta, vetem atehere
E qete, do te jetosh
Dhe shpirtin tim, nen dhe
Ndoshta, nuk do ta trazosh!!!...
 

Hektor12

Locus omnem
Nëse flokët e tu humbasin
në heshtjen e përkëdheljeve të mia.
Nëse fjalët e tua
i përpin errësira e heshtjes sime.
Nëse vështrimi im është i verbër
si një hënë e trishtuar,
sonte.
Nëse duart e mia,
për të parën herë s`janë të ngrohta.
Nëse trupi im, s`e ndez dot tëndin,
sonte!
Dhe as lumenjtë brenda teje,
të rrjedhin, s`i bën dot.
Nëse unë qaj si fëmijë në supin tënd.
Nëse mblidhem kruspull brenda gjoksit tend.
Nëse rrëmoj brenda mishit tim
që të gropos përshpërimat e tua
dhe një mbasdite, që vetëm unë e di
kur ti, më the: “unë edhe mund të vdisja po t`mos ishe ti!”.
Nëse qaj pa zë,
me sytë ngulur në cepin më bosh të dhomës.
Nëse kërkoj të fshihem brenda syve të tu,
vetëm për sonte.
Nëse të them :
- Më duaj! Ma thuaj që më do!
E pra, mos ki frikë,
Aspak!
 

Hektor12

Locus omnem
Gjurmet
...Ti erdhe kur s’kish më bulëza gjethi
Pa të thirrura, pa sinjal dashurie
Nuk fole. Veç puthe me sy blunë e detit
Dhe këndove një copëz Elize...

Mbi rërën e detit ecëm ngadalë
Se dinim se pas linim gjurmë
Deti lëshonte drejt tyre dallgë
I mbushte me rërë, i lante me shkumë

Jeta buisi me njohje të reja
Dhe detin ndoshta s’do ta shoh më
S’do më kujtohet ndoshta as rëra
As gjurmët tona që lamë mbi të…
 

Hektor12

Locus omnem
Kur per ty mendoj

Kur per ty mendoj,
ne endrra perhumbem,
me imagjinate udhetoj,
ne vale ndjenjash lekundem.

Detra e male kapercej,
te vij te jem prane teje,
si fllad fluturoj e te gjej,
te puth, te shtrengoj pas meje.

Ngrohtesi te percoj,
nga zjarri i trupit tim,
ne kraharor te pushtoj,
te jap dashuri pa mbarim..
 

Hektor12

Locus omnem
PASION

Nje zjarr i madh ne shpirt me djeg,
trupin ma pervelon,
zemren flake ma ndez.
Mendjen ma perpijne,
fantazi te ndezura,
perfytyrime erotike,
deshira te cmendura.
Enderroj me ty,
ne pasion te perhumbemi,
qiellin ta prekim te dy,
ne krahet e Erosit t'perkundemi.
 

Hektor12

Locus omnem
Ç’është kjo ndarje, kjo lamtumirë,
Sytë e tu thonë qëndro, buzët ik,
Shikimi një çelës, sytë e tu një dry,
Krahët e tu hapur, buzët thonë ik!
Ndarja është një lumë pa kthim,
Vetmia, qytet i zbrazët në rrënim,
Sa dashuri u bënë hi kush e di,
Lotët e tu qëndro thonë, buzët ik!

Nëse iki më nuk do të kthehem,
Nëse rri zemrës sime do t’i jepem,
S’të zgjidha dot ty do të çmendem,
Sytë e tu thonë qëndro, buzët ik!
A të zbresin nga muri fotografitë,
Të huaj të na bëhen emrat një ditë,
Netët tona që kishin brenda çmenduritë,
Kujtimet thonë qëndro, buzët ik!

Ky roman merr fund pas pak kush e di,
Sa dashuri u rrënuan nga naz e krenari,
Qajnë notat sërish në këtë melodi,
Këngët thonë qëndro, buzët thonë ik!
 

Hektor12

Locus omnem
Do te behem cigare
te rri mbi buzet e tua
sa here ta ndezesh cigaren
te me puthesh mua,
por ti zemer gjithmone
mua ma prish planin
sa here une ndez cigaren
ti e le duhanin.
 

Hektor12

Locus omnem
MË MUNGON

Pëshpëritja jote
Buzëve të njoma
Më mungon

Gjersa shfletoj librin
E pluhurosur
Nga harresa ta shpëtoj
Me ngrohtësinë e duarve
Mbi kapakët e tij
Do të mbjell lule

Më mungon gëzimi
Që dikur e shihja
Në pafajësinë e syve tu

Kujtimet zgjohen grumbull

Buzëqeshjet me zërin
Ëmbëlsinë e tij në dridhje
Melodia e këngës përmallshëm
Në harresë torturon shpirtin

Që venitet në pritje
 

Hektor12

Locus omnem
VETËM TI

Gjithnjë e më tepër
brenda meje të ndiej
të ndiej
se si në orët e vona të natës
më pushton pak nga pak.

Dhe pastaj sundues
më bën të papeshë
dhe gjymtyrët m'i dyzon.

I ajërt,
porsi ai, pushton hapësirën
e mureve ku fle unë

Dhe unë ndiej
me çdo qelizë,
në ëndërr dhe në zhgjëndërr
se të kam.
 

Hektor12

Locus omnem
Endem kete nat trishtueshem nder kujtime
sot do perfundoj ate qe dikur nisa
ngjan kjo jeta ime si liber plot gabime
dhe nderjmet tyre dikur te braktisa
ndjej dhimbjen e fajit qe flet me ngasherim
gabova,vrava ndjenjen qe na lidhte te dy
sot nuk te gjej ky eshte faji im
nder lot shkruaj fjalet, kam nevoj per ty.
 

Hektor12

Locus omnem
E mbyta dashurin ne thellesit e pafund
sdoja loti saj shpirtin te me prek
kur mendova se gjithcka per ne mori fund
vala e par e nxorri ne breg
zellshem foli deti me shi dhe me er
mos i mbyt ndjenjat ne thellesit e mija
se ne bot nje oqean i ter
nuk eshte me i thell se vet dashuria.
 

Hektor12

Locus omnem
U shtriva sonte nen qiellin e pafund
me veshtrimin drejt yjesh u nisa kuturu,
I hapa krahet mendimit si nje pellumb
me kujtimin shtektuar tek ajo qe me shpirt e du.

I derdha dhe dy pika lote
dhe nen deshmine e yjeve dhe henes bera nje premtim,
sa te rroje qiell ne kte bote
aq do rroje dhe ndjenja ime per dashurine.
 

Hektor12

Locus omnem
Kam deshire qe te vdes
per kete dashuri
por askush mos ta dije
se po vdes per ty.

Do te vdes per ty
askush sdo ta kuptoj
se ne jeten tende
une me nuk ekzistoj.

Nese une vdes
jeto ti pa shprese
kurr me goja ime
s`te thot mirmengjes.

Vdekja eshte nderne
se vdes mbi ty
dhe nese dora jote
mi mbyll keta sy.
 

Hektor12

Locus omnem
Ti nuk erdhe...

Vjeshta erdhi herët, ti nuk erdhe,
Do të vije, une do të lija cigaren,
Në vend të pullave të nikotinës,
Do më rridhte në vena shiu
Dhe vetëvrasja e plakjes,
Dhe vera e kaluar e rinisë…

Fëmijët do të luanin kukafshehti me shiun,
Do të zbukuronin rrugët me të qeshura,
Një harabel me flatra argjendi
Do të bëhej loja e fëmijëve…
Dhe unë do të isha balona e harabelave.

Gjiri yt i kthjellët si ylberi
Do të rrethonte netët e mia,
Në ballë do ta puthja errësirën
Ulërimën tënde më të gjatë se e gjata
Në qerpikët e zinj ngecur
Frikën dhe aromën tënde…

Ah! Zjarri i prekjes tënde
Si uji që ka ngrirë në acar,
Dëshira për t’u bërë jorgani yt,
Digje majën e flokut më të hollë
Me buzët e puthjes, prekjes, nuhatjes,
Do të të puthja…

Me krahët e erës do të përqafoja
Trupin tënd që i rri i vogël trupit tim…

Ti nuk erdhe, vjeshta erdhi herët
Hija ime nga pragu i dritareve
I ra pas dashurisë tënde të zezë…

Dhe zemra i ra pas trishtimit, dëshpërimit...

Tani pres të kthehesh
Siç më ka marrë malli të ikësh…

Që të më ushqesh
Me pasionin e dashurisë tënde në errësirë
Të më mbytësh me uraganin tënd të zi
Të më harrosh në errësirën tënde të zezë.

Vjeshta erdhi herët, ti nuk erdhe…

Refik Durbaş
 
Top