Poezi

Hektor12

Locus omnem
2106312981_small_3.jpg
 

dr love

Locus omnem
PËRSE TË DUA


Se të desha vetë,
Dhe t'u nqasa vetë,
Dhe të putha vetë-



Prandaj.

Dhe të humba largë,
Dhe të ndoqa largë,
Dhe të gjeta largë-
Prandaj.
Se të desha prapë,
Dhe t'u nqasa prapë,
Dhe të putha prapë-
Prandaj.
Dhe të humba vashë,
Dhe të ndoqa vashë,
Dhe s'të gjeta vashë-
Prandaj.
Se të gjeta grua,
Dhe të desha grua,
Dhe të putha grua-
Prandaj.
Dhe s'më flet përhera,
Dhe s'më nqas përhera,
Dhe më plas përhera-
Prandaj.
O, prandaj të dua,
Prandaj vashë- Lasgush Poradeci
 

dr love

Locus omnem
NUHATJE

Të kthejmë?
Po atëherë pse erdhëm gjer këtu?
Të shkojmë më tej???
Por... sa? si...? Për ku...?
Të kthejmë??
Qeshim... me qeshjedhimbje në shpirt.
Qentë bastardë, nuhasin "erë njeri!"

Të vraposh... s'mundesh!
Të presësh?? Të kthehesh??
Ç'lemeri

LEDRI KURTI-KRAJA
 

dr love

Locus omnem
Për ty


Ne heshtjen e piset te mbytur nga lumi

...I fjaleve te thena e te pathena

......Mendova per ty

Ne tisin e erret te nje nate

...Qe fshihte dashuri e mekate

......Mendova per ty

Ne syte e fjetur te Botes

...Qe dhe ne dasmen e saj vesh fustan te zi

......Mendova per ty

Kur para syve te mi u shfaqe ti

...Jetova per ty

Kur bota te shembet e te rilinde perseri

...do jem aty

......Per ty

...Vetem per ty!


Brunilda Zllami
 

Hektor12

Locus omnem
DËSHIRA E VOGËL

Duhet të më plotësohet
sëpaku dëshira më e vogël
ajo që vërtetë më del nga shpirti,
ajo që më vlon në gjoks,
ajo për të cilën çmendem,
ajo për të cilën jam i bindur,
për të cilën jetoj,
për të cilën vdes...

Ah, fantazi e kotë
ç`do të bëhej sikur secilit
t`i plotësohet dëshira ?!
 

Hektor12

Locus omnem
Suzana Zisi
Ëndërr ...

Mbrëmë,
gjithë natën isha me ty...
T’i këputa venat…
T’i zbërtheva eshtrat…
T’i gjakosa flokët…
Të putha në sy.
Mbrëmë,gjithë natën,
isha me ty.
Por, në mëngjes,
s’munda të të rikrijoja…
S’më dilnin gjymtyrët.
S’më mjaftonin flokët.
Buzët e kafshuara,
fytyra e plogët.
Dhe, ika…
Ika, mora malet.
Zjarri, që kam brenda,
as shuhet..as falet...!!!
 

Hektor12

Locus omnem
Suzana Zisi

M’i mori era...

Rrënqethjet,
e mëngjesit të brishtë.
klithjet,e pasioneve të ndaluara.
Lotët,e fëmijërisë së largët
pendesën, për “fajet” e shkuara.
Ecejaket, në kërkim të shpirtit
alegorinë, e telefonatave të ndërprera.
Letrat ,që dot s’i shkrova…
m’i mori era
 
Top