Re: PERSE NE SHOFERET SHQIPTARE NUK I RESPEKTOJNE RREGULLAT E RRUGES
Nuk jam i sugurte por thone qe ne Shqiperi po i zbatove rregullat e rruges gjobitesh rende!!!
MLK, nuk eshte aspak shaka! Ndoshta nuk gjobitesh nga policia, por gjobitesh nga shoferet e tjere.
Me ka ndodhur mua nja 2 vjet me pare.
Isha me makine tek ura e lanes tek Shallvaret. Kisha ndaluar tek semafori pasi drita ishte e kuqe. Une isha ne korsine e majte. Te tjeret vinin dhe kalonin pa problem. Une prisja.
Njeri qe ishte pas meje u nxeh aq shume qe une kisha ndaluar, saqe doli nga makina tentoi te hapte deren time, kur e pa se ishte mbyllur filloi te uleriste pse po rrija akoma aty. E ula xhamin dhe fillova t'i shpjegoja se drita e kuqe do te thote ndal!
Ishte njesoj sikur ta kisha share nga nena! E rriti 10 here tonin e te uleritmes, sikur cfare i thashe! Nejse, me ne fund drita u nderrua dhe ika.
Hajde merru tani me njerez te tille, injorante, arrogante, fodulle, qe s'kane konceptin minimal te qyteterimit.
Shkelja e rregullave te qarkullimit nuk eshte asgje me shume sesa nje refklektim i respektit ndaj te gjitha rregullave te nje shoqerie civile.