Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar
(vijim - per miken time Ana duke i uruar qe te dale ne siperfaqe sa me pare)
“Unë nuk besoj që prej Gjermanisë mund të ketë origjinë një katastrofë si ajo që shkaktoi Reich(u) i tretë”. Ka thënë autorja e veprës edhe pse bashkimi i Gjermanive për atë mbetet diçka që shkakton shqetësim, sërish ajo është e bindjes se duke u zhvilluar shumë ekonomikisht, zbehet dëshira e popullit për të përcjellë syte te oborri i tjetrit. DiLka që mund ta kenë si pronësi tashmë ata popuj të cilët nga pikpamja ekonomike janë të varfër dhe ndoshta këtu aludohet për popujt sllavë. Pra një rrjedhje në të kundërt, ndryshim kahu.
"E më tej në lindje gjejmë kombin
sllav, ne s’jemi ata ! Nuk jemi ata!"...
* * *
Në këtë mënyrë Perandoria gjermanike
përuron të katërtin çast të historisë së
përgjithëshme : krahasuar me moshën e njeriut,
ajo përkon me atë të pleqërisë. Gjithmonë kemi qenë këtu! Mosha
e vjetërsisë në natyrë barazuar është me
dobësinë, por, mosha e pleqërisë së
shpirtit i barasvlen pjekurisë së tij të përsosur,
ku ai, përsa shpirt, i rikthehet
bashkësisë. Jemi nga ne, zotërimi tonë.
Të kënaqur urtohemi në afshin tonë dhe
I kthejmë qiellit vështrimin, çfarë
mbrrin. E dimë, meqënëse në truall
rrënjët i kemi. Gjithçka vërvitim, si
fëmijë, në humnerë lëshojmë gurë,
nga shkëmbi në shkëmb. Ku mund të
vendosemi, kudo të dëshiruar mbi tokë, nëse
jo këtu, nëse jo këtu. Mirë bën dheu që
ngrin. Në fund për të çuar kemi një të gjatë
udhëtim. Derisa të jemi nga ne, por pastaj,
por pastaj, por pastaj synimi ynë ne jemi.
Dhe jemi këtu. Mbrritur. Në terr banojnë
Shqiponjat, dhe pa frikë ne fëmijët
përcillemi në shtigje të humbur përtej greminës.
Pra, meqë kulmet e kohës
grumbulluar në përrethsi, dhe më të dashurit
banojnë në afërsi, duke u stërmunduar
maleve që mes tyre janë më të larguar ose ujrash
mitare, rrjedh me ngut nëpër
duar, kështuqë më e mira u nozullua. Ne
i përkasim vetvetes dhe çdo gjë
e ruajmë. Mbi gjithçka flemë, por një ditë do të
ngrihemi. Në shtëpitë e të huajve shikojmë,
hetojmë çdo gjë dhe ne vetë pranojmë.
Na përket neve. Vetëm prisni! Çfarë
syri përqafon na takon. Relative është
zgjatja e kohës, dhe përjetësa
veti e shpirtit. Për atë nuk ka
një përzgjatje të mirëfilltë, dhe ne jemi ne
dhe këmbëngulim, ende jemi larg, por
do të jemi mjaft shpejt, ëngjëlli i historisë.
Vazhdojmë, në vagëllimë, ku
mbrrijmë, në pyllin hijeshumë, midis
prrenjve të atdheut. Na pret. Ne!
Askurrë s’kemi për të njohur vendet, por shpejt, në
shkëlqim të ri, enigmatik, mbështjellë prej
tymit të artë, vring rritur,
begaton një vend që nuk e njohim. Dhe e
marrim. Papritur të huaj
jemi. Por e marrim. Papritur
e marrim. Të verbuar njëri tjetrin kërkuar,
nga të huaj rrethuar. Tashmë jemi këtu.
E më tej në lindje gjejmë kombin
sllav, ne s’jemi ata ! Nuk jemi ata!
Një pjesë e tyre prej arsyes perëndimore
ka qenë pushtuar. Megjithatë kjo masë
mbetet tërësisht e përjashtuar nga
përfillja tonë, ngaqë ajo nuk ka plluskuar
deri më sot si një çast mëvetësie në
ndarjen e formave që arsyeja në botë
përvetëson. Nëse do të ndodhë më pas
nuk na intereson, meqënëse në histori kemi
të bëjmë me të kaluarën. Ne nuk jemi
enigmë për ne. Duke fjetur
ndodhemi në këtë luginë, që na strehon si
një djep. Si pendë, flladet na
fërgëllojnë përreth, një Perëndeshë duket
se kujdeset për ne, o miq! Qendroni, meqënëse si
ne ju nuk jini. Atëhere rizgjohemi dhe
soditim vetveten si një lumturi
e lindur tani. Dhe si një libër i bukur, që
ëmbëlsisht shpirtin pështjellon, shtrihemi
sytë tanë të hapur. Ndonëse
përtejojmë në thellësi, nuk mund të kuptojmë
ne dhe gjestet tona. Tashmë
prej kohësh ka marrë zjarr trualli tonë, që
brenda vetes na pret dhe sërish na rikthen. Ne
nuk na është dhënë të pushojmë në një vend ose në një
tjetër. Trualli në vetvete nuk na nxë dhe përsëri
na rikthen. Sfida e jetës
prej çastit na largon, edhe çfarë është e
ulët një therror e kërkon, e megjithatë
i rikthehemi shpirtit të besuar që
Perënditë, në gjuhën tonë bota na
shpjegon. Që ne na takon. Dhe asnjë fshehtësi
nuk mbulon nëse jo vetëm fshehtësinë e
bukurisë tonë, që prej vetvetes duhet të jetë
vëzhguar. Tashmë jemi këtu, shkronja të vulosura,
të vdekura, në pluhur. Dhe ende shpërthejmë
prej dheut, fëmijë të përjetshëm që ulen mbi
karrige e ndjenjëse, të mbytur prej
tingujve tanë, që ne i bëlbëzojmë. Dheu
nuk na merr. Ç’është hapësirë e kërkojmë
dhe e pushtojmë. E marrim. Dhe na pret
për gjithmonë.
Jemi nga ne, prej dheut shkulur. Mbi
dhe’ të çlodhemi na është mohuar, edhe të mbuluar
të pranishëm jemi, dhe kthehemi,
kthehemi! Dheu është vendkalimi tonë
drejt fundit të kohëve. Fundi i historisë, ne na mungoi. Mbrrin
megjithatë mbi ne Historia, e marrë mbi të vetat
binarë. Përse nuk vdes? Çfarë kemi bërë?
Përse një dorë prej varrit del? Dhe na
shenjon? Në harresë duam të biem. Vetëm
nga ne jemi në shtëpi. Por më të verbrit
fëmijët e Zotit janë, ngaqë njeriu strehën e tij e
di dhe egërsirës ku të ndërtojë iu
mësua; në shpirtin e tyre të papërvojë fëmijët
e Perëndive fajtorë janë sepse s’dinë
ku duhet të mbrrijnë. Në fakt, siç filluam,
mbetemi, qoftë edhe sikur të rëndojnë nevoja
dhe disiplina. Më e shumta i dedikohet ardhjes,
dhe rrezes së dritës që foshnjen e lindur
kthjellon. Këtu jemi, nga një prehër i shenjtë
lindur të lumturuar, në qytete nga ne
themeluar. E megjithatë çlodhja në truall na është
mohuar. Historia tonë ajo e të vdekurve është,
derisa dheu përgjithmonë të heshtë. Nuk
na pëlqen, si fëmijëve të tjerë, të qajmë në
shpërgenj. Duke qeshur, gjarprinjtë dërmojmë
dhe posht kërcejmë sëbashku me prenë. Dhe nëse
në nxitim, një më të fuqishëm forca tonë
nuk zotëron, duke na lënë të rritemi, si
vetëtimë e çajmë dheun në të cilin
të paqetë prehemi, dhe të Namatisurit
pyjeve mbrapa nesh arratisen e, duke shembur,
malet. Jemi këtu. Mbrritur,
pushojmë. Askush nga jeta e ankthshme
nuk na kursen. Në strofullën e tij ujkun
kërkojmë. S’mund të mungojë, besohet, flitet
për gjithë sa e shenjtë është dhe e madhërishme:
virtyti, nderi, gruaja, fëmija, jeta.
I qendron në fakt, lisi i ligështuar dhe vdekësor
furtunës, por e shëndetëshmja ka rënë,
meqë kurora e tij është e dhënë. Jo
çdo goditje njeriu përballon, dhe është
lejuar të humbojë atij që nga Zoti është
pranuar, kështu unë besoj. Ne, ne njerzit
patjetër për para nuk biem, as edhe
për të rënë në sy. Këtu jemi, e
në tokë depërtojmë, si uji. Nga
shkëmbi në shkemb vërvitur, për shekuj posht,
në paqartësi.