Peizazhe fjalësh të shkëputura nga librat që keni lexuar.

Rambla

Primus registratum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Passare così dall'acqua alla terra, dalla morte alla vita, dalla cerchia famigliare a un luogo selvaggio, dalla disperazione all'amore, alla passione, e tuttò ciò in un attimo: il cervello non ce la farebbe a comprendere questo trapasso, scoppierebbe e si smarrirebbe. Qui è il cuore che deve mettercela tutta, per reggere a una simile sorpresa.

E bukur dhe e vertet.

Le Affinità elettive - Goethe.
 

shqipe

Primus registratum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

A volte quella che sembra una resa non lo è affatto. E' qualcosa che avviene nel profondo del nostro cuore. Significa vedere con chiarezza di cosa è fatta la vita, accettarla e viverla con coerenza, qualunque siano le conseguenze, perché il dolore che proveremmo decidendo di non viverla sarebbe molto, molto peggiore.

:thumbsup:

L'uomo che sussurrava ai cavalli - Nicholas Evans
 

shqipe

Primus registratum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Stizzita per la scemenza dei suoi stessi oracoli e per l'ingenua credulità dei Greci, la sacerdotessa di Delfi Pannychis XI, lunga e secca come tutte le Pizie che l'avevano preceduta ascoltò le domande del giovane Edipo, un altro che voleva sapere se i suoi genitori erano davvero i suoi genitori, come se fosse facile stabilire una cosa del genere nei circoli aristocratici dove, senza scherzi, donne maritate davano ad intendere ai loro consorti, i quali peraltro finivano per crederci, come qualmente Zeus in persona si fosse giaciuto con loro.

La morte della Pizia - Dürrenmatt Friedrich

per mendimin tim eshte nje filozofi shume cinike, origjinale dhe e drejte mbi te Verteten.
 

Nella

Primus registratum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Ok....

Ai qendroi palevizur ne erresirren e korridorit, duke u munduar te kapte ajrin e zerit qe po kendonte, dhe duke veshtruar te shoqen. Ajo kish mare nje qendrim misterioz dhe hirplote, sikur te kish qene simbol i dickaje. Ai pyeti veten se c'fare simbolizonte nje grua qe qendronte tek shkallet nen hije, duke degjuar muzike te larget. Nese ai do te kish qene piktor, do ta kishte pikturuar ate pikerisht keshtu...."muzike e larget" do ta kish quajtur ai pikturen, nese do te kish qene piktor...
............
Nje vale e embel gezimi i shpetoi prej zemres dhe u perhap ne nje permbytje te ngrohte pergjate arterieve te tij. Si zjarri i ngrohte i yjeve, momente te jetes se tyre se bashku, qe askush nuk i dinte apo kish ditur ndonjehere, shperthyen dhe ndricuan memorjen e tij. Ai kishte kaq shume deshire t'ja kujtonte keto momente, ta bente te harronte vitet e merzitshme te ekzistences se tyre se bashku, dhe te kujtonte vetem momentet e ekstazes. Mbasi vitet, ndjeu ai, nuk e kishin ftohur shpirtin e saj. Femijet e tyre, shkrimet e tij, punet e saj shtepiake nuk e kishin shuar zjarrin e shpirtit te tyre. Ne nje leter qe ai i kishte shkruar vite me pare i thoshte: "Si ka mundesi qe fjale te tilla me duken te ftohta dhe monotone? Mos ndoshta nuk ka fjale aq te embel per te qene emri yt?" Keto fjale, qe ai i kishte shkruar vite me pare, po i degjonte tani si nje muzike te larget.....
Ajo u mbeshtet per nje moment mbi krahun e tij...ajo u mbeshtet lehte, sikurse kishin kercyer bashke pak ore me pare. Ai ishte ndjere krenar dhe i lumtur atehere; i lumtur qe ajo ishte e tij, krenar per hirin dhe dinjitetin e saj femeror. Por tani, pas trazimit te kaq shume kujtimeve, prekja e pare e trupit te saj, melodioze, e cuditshme dhe e parfumuar, dergonte permes tij nje ndjenje te fuqishme deshire...
.......
Lote te dlire mbushen syte e Gabrielit. Ai s'ish ndjere keshtu ndonjehere per nje grua, por e dinte se nje ndjenje e tille ishte dashuri. Lotet i mblidheshin ne sy, dhe ne erresirren e krijuar prej tyre ju duk sikur pa formen e nje djaloshi te ri qe qendronte nen pemen e lagur. Forma te tjera ishin prane. Shpirti i tij i qe afruar vendit ku jetonin te shumtet e vdekur. Ai e ndjente, megjithese nuk e kuptonte, ekzistencen e pakontrollueshme dhe vezulluese te tyre. Identiteti i tij po humbiste ne nje bote te pakapshme ngjyre gri: bota e vertete, ne te cilen keta te vdekur dikur u rriten dhe jetuan, po shperbehej dhe rrezohej....
.......
Debora kish filluar perseri. Ai i pa floket e fjetur, te argjendte dhe te erret, tek rrezoheshin diagonalisht perkrah fenerit ndricues. Kish erdhur koha qe ai te niste udhetimin per nga perendimi. Po, gazetat kishin te drejte. Debora ishte e pergjithshme mbi tere Irlanden. Po binte ne c'do vend te sheshit qendror, ne kodrat e zhveshura...varrezat e vetmuara...Shpirti i tij po humbiste ngadale ndersa ai veshtronte deboren tek rrezohej ngadale permes universit, dhe rrezohej ngadale, si zbritja e dites se fundit, mbi gjithe te gjallet dhe te vdekurit.

-Xhejms Xhojs "I vdekuri"
 

exp-s

Primus registratum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

ajo u ul ne karrige dhe pas nje momenit hezitimi ngrit koken dhe e shikoi ne sy.
filloi te levizte kemben me nervozizem qe nuk e dinte pse po i ndodhte. tek e fundit nuk ishte hera e pare qe ndodhej vetem per vetem me nje mashkull ne nje dhome gjysem te erret dhe lageshtire!
pak nga pak nervozizmi u shua dhe ajo filloi te ndjehej me e qete.
kembet e saj filluan te largohen nga njera tjetra ngadale ngadale.....
Ai shtangu !
C'te shihte!
tha se ra pertoke nga tronditja!
bota i vinte verdalle!
nuk ishte me ne vete!
ne vend te asaj qe priste shikon nje gje qe varej mes shaleve te saj....
aty e kuptoi qe ajo nuk ishte nje femer por femer mashkull.........
:lol:
u largua i tmerruar duke u betuar qe nuk do i thoshte askujt per kete ngjarje te rende
:rockband: :rockband:
 

shqipe

Primus registratum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Fillimisht postuar nga Odea:
[qb] .... dhe une fillova te qaj, simultaneously. (te me falni per kete por se mbaj mend fjalen ne shqip). [/qb]
simultaneously = njeheresh, njekohesisht...
 

Turing

Primus registratum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

L'Italia e una penisola bagnata dai albanesi

Me te teper se interesante eshte e lezetshme (po te mos e marresh seriozisht).
 

ihsan

Primus registratum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Budallalleqet dhe mekatet,gabimet dhe kopracia na pushtojne mendjen....
Jane kokeforte mekatet,dhe te dobta pendimet;
eshte djalli ai qe terheq fijet tona,dhe cdo dite nga nje hap i afrohemi ferrit.
Nga gjerat me te shpifura jemi te terhequr;
Por ne mes te cakenjve,te panterave,te ulkonjave,te akrepave,te gjarperinjve,te veseve tona te poshtra e te felliqura,njeri eshte akoma dhe me i keq,me i shemtuar me i korruptuar!
Eshte deshperimi!!! syri i kuq,i fryre i nje te qare te pavullneteshme.
E njeh o lexues,ate moster delikat-o lexues hipokrit-qe me ngjan kaq shume-o vellai im.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

U perpoqa ne fakt ta perktheja. E bera, nuk me pelqeu, s'me ndillte si varianti origjinal..... :confused:
Vendosa ta postoj ashtu sic eshte. ... Brilliant. :wub: So much my style....


A Haunted House

by VIRGINIA WOOLF


Whatever hour you woke there was a door shutting. From room to room they went, hand in hand, lifting here, opening there, making sure--a ghostly couple.

"Here we left it," she said. And he added, "Oh, but here tool" "It's upstairs," she murmured. "And in the garden," he whispered. "Quietly," they said, "or we shall wake them."

But it wasn't that you woke us. Oh, no. "They're looking for it; they're drawing the curtain," one might say, and so read on a page or two. "Now they've found it,' one would be certain, stopping the pencil on the margin. And then, tired of reading, one might rise and see for oneself, the house all empty, the doors standing open, only the wood pigeons bubbling with content and the hum of the threshing machine sounding from the farm. "What did I come in here for? What did I want to find?" My hands were empty. "Perhaps its upstairs then?" The apples were in the loft. And so down again, the garden still as ever, only the book had slipped into the grass.

But they had found it in the drawing room. Not that one could ever see them. The windowpanes reflected apples, reflected roses; all the leaves were green in the glass. If they moved in the drawing room, the apple only turned its yellow side. Yet, the moment after, if the door was opened, spread about the floor, hung upon the walls, pendant from the ceiling--what? My hands were empty. The shadow of a thrush crossed the carpet; from the deepest wells of silence the wood pigeon drew its bubble of sound. "Safe, safe, safe" the pulse of the house beat softly. "The treasure buried; the room . . ." the pulse stopped short. Oh, was that the buried treasure?

A moment later the light had faded. Out in the garden then? But the trees spun darkness for a wandering beam of sun. So fine, so rare, coolly sunk beneath the surface the beam I sought always burned behind the glass. Death was the glass; death was between us, coming to the woman first, hundreds of years ago, leaving the house, sealing all the windows; the rooms were darkened. He left it, left her, went North, went East, saw the stars turned in the Southern sky; sought the house, found it dropped beneath the Downs. "Safe, safe, safe," the pulse of the house beat gladly. 'The Treasure yours."

The wind roars up the avenue. Trees stoop and bend this way and that. Moonbeams splash and spill wildly in the rain. But the beam of the lamp falls straight from the window. The candle burns stiff and still. Wandering through the house, opening the windows, whispering not to wake us, the ghostly couple seek their joy.

"Here we slept," she says. And he adds, "Kisses without number." "Waking in the morning--" "Silver between the trees--" "Upstairs--" 'In the garden--" "When summer came--" 'In winter snowtime--" "The doors go shutting far in the distance, gently knocking like the pulse of a heart.

Nearer they come, cease at the doorway. The wind falls, the rain slides silver down the glass. Our eyes darken, we hear no steps beside us; we see no lady spread her ghostly cloak. His hands shield the lantern. "Look," he breathes. "Sound asleep. Love upon their lips."

Stooping, holding their silver lamp above us, long they look and deeply. Long they pause. The wind drives straightly; the flame stoops slightly. Wild beams of moonlight cross both floor and wall, and, meeting, stain the faces bent; the faces pondering; the faces that search the sleepers and seek their hidden joy.

"Safe, safe, safe," the heart of the house beats proudly. "Long years--" he sighs. "Again you found me." "Here," she murmurs, "sleeping; in the garden reading; laughing, rolling apples in the loft. Here we left our treasure--" Stooping, their light lifts the lids upon my eyes. "Safe! safe! safe!" the pulse of the house beats wildly. Waking, I cry "Oh, is this your buried treasure? The light in the heart."
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Woolf eshte magjepsese!

eniad e ke per detyra ta perkthesh! Nuk pranoj jo si pergjigje!!! /pf/images/graemlins/wink.gif :book:
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Fillimisht postuar nga alinos:
[qb] Woolf eshte magjepsese!

eniad e ke per detyra ta perkthesh! Nuk pranoj jo si pergjigje!!! /pf/images/graemlins/wink.gif :book: [/qb]
Aman Al, kjo eshte kaq e bukur e shkruar keshtu sa te merr frika te mendosh qe duhet te besh dicka po kaq te bukur ne gjuhen tende. However, I'll try. /pf/images/graemlins/smile.gif :kiss:
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Fillimisht postuar nga AnNA_S.Th.:
[qb] Kush e ka perkthyer ne shqip? [/qb]
Ana, kam pershtypjen se nuk eshte perkthyer ne shqip ky tregim. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

William Wallas

Forumium maestatis
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Io non ti volevo uccidere !!!


“Il silenzio diventa lungo e vasto. Io mi metto a parlare,
debbo parlare. Mi rivolgo al morto e gli dico: “Compagno, io non ti volevo uccidere. Se tu saltassi un’altra volta qua dentro, io non ti ucciderei, purché anche tu fossi ragionevole. Ma prima tu eri per me solo un’idea, una formula di concetti nel mio cervello, che determinava quella risoluzione. Io ho pugnalato codesta formula.
Soltanto ora vedo che sei un uomo come me. Allora pensai alle tue bombe a mano, alla tua baionetta, alle tue armi; ora vedo la tua donna, il tuo volto, e quanto ci somigliamo. Perdonami, compagno! Noi vediamo queste cose sempre
troppo tardi. Perchè non ci hanno mai detto che voi siete poveri cani al par di noi, che le vostre mamme sono in angoscia per voi, come per noi le nostre, e che abbiamo lo stesso terrore, e la stessa morte e lo stesso patire... Perdonami,
compagno, come potevi tu essere mio nemico? Se gettiamo via queste armi e queste
uniformi, potresti essere mio fratello, come Kat, come Alberto. Prenditi venti anni della mia vita, compagno, e alzati; prendine di più, perché io non so che cosa ne potrò mai fare”.

ERICH MARIA REMARQUE, Niente di nuovo sul fronte occidentale
 

neo2002

Primus registratum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

...
Katër vjetë këtu në këtë vend të huaj, dhe ai nuk kishte bërë asgjë përvec akumulimit të kujtimeve të lëna larg. Asgjë tjetër vizuale që ta merrte me vete prej këtu. Asgjë, vec ditëve me shi të imët dhe erë të ftohtë. Këto, nuk kishin shtuar asnjë lloj peshe në të. Këto vetëm kishin gërrmuar thellë brenda tij për të vendosur trastat e padukshme të vizioneve të lëna larg, në vendin e tij. Ditët, qenë të mbushura me punë pa kënaqësi profesioni dhe rrugë plot me njerëz që ecnin indiferentë, ashtu si ai.
...

Nga tregimi "I Ardhuri" / libri "Lista e Fundit" / autor Jorma Maria Loci.
 

ihsan

Primus registratum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Per problemet e koshiences,ligji i maxhiorances, nuk vlen.
GANDI.
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Eshte interesante, por vepra te Kutelit ne Internet zor se gjen. Me vjen vertet keq, pasi eshte rrefimtari me i mire qe kemi. Sintakse e shkelqyer, fjalia rrjedh ne menyren me te natyrshme dhe nuk ke nevoje te mendosh e rimendosh se cfare eshte thene. Cdo gje hyn tek ti instiktivisht dhe te ben te ndjehesh shume mire. Sot dua te postoj nje nga tregimet me te mrekullueshme qe ai ka perkthyer. Kujtoj heren e pare kur e lexova... edhe sot ndiej te njejten dritherime, jo me shume per subjektin qe permban, sesa per mwnyren e jashtezakonshme ne te cilen eshte shqiperuar. Nejse, keto jane emocione personale, por, ndoshta, ata qe vertet e pelqejne letersine dhe gjuhen shqipe do te ndiejne te njejten gje /pf/images/graemlins/smile.gif .
Tregimi eshte pak i gjate, por te pakten ata qe duan te gjejne pune te Kutelit, do te gjejne tashme dicka me teper prej tij ne boten e internetit. /pf/images/graemlins/smile.gif

MITRUSH KUTELI

PËRRENJTË TEK LLAPASHITET TROFTA

Juve që ankoheni e thoni se njeriu s’ka ndjenja është mirë t’ju tregoj fatin e një mareshali të Napoleonit. Nuk do t’ja permendim fare emrin që të mos ngacmojmë historianët dhe pedantët.
Ky mareshal ishte ende i ri. Mbresa e faqes dhe leshrat pak si të përhime ja bënin fytyrën tërheqëse. Ishte errësuar nga vuajtjet dhe fushatat e luftrave.
Ushtarët e donin mareshalin: ky kish mbajtur bashkë me ‘ta peshën e luftrave. Flinte shpesh në fushë, pranë zjarrit, i mbështjellë me mantel dhe zgjohej nga klithma e ngjirur e trompetave. Pinte me ushtarët nga i njëjti pagur dhe mbante një uniformë të vjetër të pluhurosur.
Nuk kishte parë dhe nuk dinte gjë tjetër veçse marshime të lodhëshme dhe luftime. Nuk i kish shkuar kurrë në mëndje të përkulej mbi shalën e kalit dhe të pyeste fshatarët se si quhej bari që shkelte kali i tij ose nga çfarë gjë dalloheshin qytetet që kishin ngadhënjyer ushtarët e tij për lavdi të Francës. Luftrat e pareshtura e kishin bërë të rrinte gjithnjë i heshtur dhe të mos e përfillte jetën e vet.
Një dimri korpusi kalorës i mareshalit, që gjendej asohere në Lombardi, mori urdhër të hidhej menjëherë në Gjermani dhe të bashkohej me “Ushtrinë e madhe”.
Pas dymbëdhjetë ditësh korpusi u ndal për të kaluar natën në një qytezë të vogël gjermane. Malet e mbuluara me dëborë zbardhnin nëpër errësirë. Rreth e qark ngriheshin pyje ahu dhe vetëm yjtë xixëllonin lart në qiell në mes të shtangësis së përgjithëshme.
Mareshali qëndroi në një hotel. Pas një darke të thjeshtë u ul në një fron pranë vatrës në sallën e vogël dhe u tha vartësve të tij të largoheshin dhe ta linin vetëm. Ishe i lodhur, donte vetminë. Qyteza e heshtur, e mbuluar e tëra me dëborë, i përmëndte herë kohën e vogëlisë, herë një ëndërr që kish parë përpara disa kohe dhe, ndofta, asqë e kish parë fare. Mareshali e dinte se ato ditë perandori do të bënte një luftim vendimtar dhe e qetësonte vetveten duke thënë se dëshira e qetësisë që e kish pushtuar i duhej tani atij, mareshalit, si çlodhja e fundit pas bubullimës vrullmadhe të sulmit.
Zjarri i plogështon njerëzit. Mareshali, që s’po ua hiqte sytë kërcunjve të vatrës, nuk vuri re se qysh në sallë hyri një njeri i shkuar nga mosha, me një fytyrë thatime si të një shpendi. i panjohuri mbante një frak të kaltër, të arnuar. Iu afrua vatrës dhe nisi të ngrohë duart e mardhura. Mareshali ngriti kokën dhe e pyeti i pakënaqur:
- Cili jini ju, zot? Përse hytë këtu kaq qetas sa nuk ua dëgjova fare hapin?
- Unë jam muzikanti Baumvejs, – u përgjegj i panjohuri. - Hyra qetas sepse në këtë natë dimri s’di përse ma kënda të ec pa bërë zhurmë.
Fytyra dhe zëri i muzikantit të bënin për vete, kështu që mareshali, si u mendua, tha:
- Uluni pranë zjarrit, zot. T’ju them të vërtetën mua më ndodh rallë në jetë të kem mbrëmje të tilla të qeta dhe jam i gëzuar të bisedoj me ju.
- Ju falem nderit, - u përgjegj muzikanti, - por, po të më lejonit, do të më pëlqente më shumë t’i bija pak pjanos. Kam dy orë që kur po më ndjek në mëndje një temë muzikore. Duhet ta los në pjano, por, lart, në dhomën time s’kam pjano.
- Mirë… - ja ktheu mareshali, - bëni si të urdhëroni, ndonëse heshtja e kësaj nate është shumë më e këndëshmese sa tingujt më hyjnorë.
Baumvejsi u ul pranë pjanos dhe nisi t’i bjerë shumë lehtë. Mareshalit iu duk sikur rreth qytezës tringëllinte dëbora e thellë dhe e lehtë; këndonte dimri, kumbonin degët e aheve të rënduara nga dëbora dhe kumbonte madje edhe zjarri në vatër. Mareshali u vrenjt, vështroi kërcunjtë dhe vuri re se nuk kumbonte zjarri, po shporri i çizmes së tij.
- Mua po më faniten përpara gjithfarë djajsh, - tha mareshali. - Ju ndofta jini një muzikant i madh.
- Jo, - u përgjegj Baumvejsi dhe pushoi së kënduari, - unë jam një muzikant i vogël që i bie pjanos nëpër dasmat dhe mbrëmjet e dëfrimit tek princët e vegjël dhe tek çifligarët.
Nga jashtë u dëgjua një gërvimë slite. Hingëllinë ca kuaj.
- Ja, - Baumvejsi u ngrit, - ardhën të më marrin. Më lejoni t’ju them lamtumirë.
- Ku shkoni? - pyeti mareshali.
- Në mal, dy lega larg së këtejmi banon një pyllrojtës, - u përgjegj Baumvejsi. -Në shtëpinë e tij gjendet tani këngëtarja jonë e ëndëshme Maria Çerni. Ka ardhur aty për të shpëtuar nga mynxyrat e luftës. Sot Maria Çerni mbush njëzet e tre vjet dhe shtron një gosti të vogël. Po si mund të ketë gosti pa pjanistin plak Baumvejs?!
Mareshali u ngrit nga poltrona.
- Zot - tha ai, - korpusi im niset që këtej nesër në mëngjes. Nuk do t’ju shqetësoja pot ë vija me ju dhe ta kaloja këtë natë në shtëpinë e pyllrojtësit?
- Si të urdhëroni, u përgjegj Baumvejsi dhe iu fal krenar, por dukej sheshit se çuditej me fjalët e mareshalit.
- Por, - tha mareshali, - nuk do t’i themi askujt një fjalë për këtë udhëtim. Unë do të dal nga dera e pasme dhe do t’i hyp slitës pranë pusit.
- Si të urdhëroni, - përsëriti Baumvejsi, iu fal përsëri dhe doli.
Mareshali qeshi. Atë mbrëmje s’kish pirë verë, por megjithatë e kish pushtuar një dehje e madhe.
- Dimër! - tha ai me vete. - Djalli ta marrë, do të shkoj në pyll natën! Mrekulli!
Hodhi mantelin dhe doli tinës nga hoteli nëpër kopsht. Pranë pusit qëndronte një slitë: Baumvejsi priste mareshalin. Kuajt kaluan duke turfulluar pranë rojes në postbllok. Roja, sipas zakonit, ndonëse me vonesë, mori pushkën nga supi, qëndroi drejt dhe përshëndeti mareshalin. Ai dëgjoi një copë herë se si tringëllinin zilkat duke u larguar dhe tundi koken:
- Ç’natë! Eh, sikur tani të kisha pasur vetëm një gllënq verë të zier!
Kuajt vraponin në tokën e farkuar me argjënd. Dëbora shkrinte në turinjtë e tyre të valë. Pyjet i kish magjepsur cingërima. Myshku i zi shtrëngonte fort trungjet e aheve, sikur mundohej t’ua ngrohte lëngërat jetëdhënëse.
Befas kuajt u ndalën pranë një përroi. Ky s’kish ngrirë. Shkumëzonte dhe buçiste nëpër gurët duke zbritur nga shpellat e maleve, nga gëmushat e shembura prej stuhive dhe nga gjethishtet e mardhura.
Kuajt po pinin ujë në përrua. Në ujë, nën thundrat e tyre diç lëvrinte si një rrymë e ndritur. Kuajt u tërhoqën dhe pastaj u vërvitën prapë nëpër udhën e ngushtë.
- Trofta, - tha ai që çonte slitën. - Një peshk i mirë!
Mareshali buzëqeshi. Dehja po i shkonte, Kjo i doli krejt atëhere kur kuajt po çonin slitën nëpër një lirishtë drejt një shtëpie të vjetër me çati të lartë.
Dritaret ishin ndriçuar. Slitari kërceu dhe hoqi kuvertën e këmbëve.
Dera u hap dhe mareshali, përkrah me Baumvejsin, hyri brenda në një dhomë të ulët të ndriçuar me qirinj, hoqi mantelin dhe u ndal te praku. Në dhomë kish disa gra e burra të veshur si për festë.
Njëra nga femrat u ngrit. Mareshali e shikoi dhe e mori me mënd se kjo ishte Maria Çerni.
- Më falni, - tha mareshali dhe u skuq pak. - Më falni për këtë ardhje të papritur. Por ne, ushtarët, s’dimë as familje, as festa, as ngazëllime paqësore. Më lejoni të ngrohem pakëz në zjarrin tuaj.
Pyllrojtësi plak iu fal mareshalit, kurse Maria Çerni iu afrua shpejt, e shikoi drejt në sy dhe i zgjati dorën. Mareshali ja puthi dhe kjo dorë iu duk e ftohtë akull. Të gjithë heshtnin.
Maria Çerni i preku me kujdes faqen mareshalit, kaloi gishtin mbi mbresën e thellë dhe pyeti:
- Ka qenë shumë e dhimbëshme?
- Po, - u përgjegj i turbulluar mareshali, - një goditje e fortë shpate.
Atëhere ajo e mori për krahu dhe e shpuri tek mysafirët. Ua paraqiti e turbulluar dhe tërë qejf si të fejuarin e saj. Mysafirët pëshpëritën të habitur.
Nuk e di, o lexonjës, a duhet t’ju përshkruaj Maria Çernin. Po të kishit qënë ju dhe unë bashkëkohas të saj, do të kishit dëgjuar pa dyshim të flitej për bukurinë tërë dritë të kësaj femre, për të ecurit e saj të lehtë, për sjelljen e saj nazetare dhe magjepsëse. Gjer atëhere s’kish dalë ndonjë burrë që mund të guxonte të shpresonte t’ja fitonte dashurinë Maria Çernit. Ndofta vetëm ndonjë si Shileri mund të ish i denjë për dashurinë e saj.
Ç’ndodhi më tej? Mareshali ndenji dy ditë në shtëpinë e pyllrojtësit. Nuk do të flasim për dashurinë, sepse gjer më sot ne s’dime se ç’është kjo. Ndofta është dëborë e dendur që bie natën ose përrua dimëror tek llapashitet trofta. Ose është të qeshurit, shkumba dhe aroma e rrëshirës së vjetër para agimit, kur shuhen qirinjtë dhe kur yjet mbështeten tek xhamet për të shndëritur në sytë e Maria Çernit. Kush e di? Ndofta është dora mbi spaletën e fortë, gishtrinjtë që lëmojnë flokët e ftohtë, frakun e arnuar të Baumvejsit. Është loti i burrit për diçka që zemra nuk e kish pasur kurrë: butësi, ledhatim, pëshpëritje pa kuptim në netët e pyjeve. Ndofta është rikthimi i fëmijërisë. Kush e di? Dhe ndofta është dëshpërimi para ndarjes, kur xemra bëhet copë dhe kur dora e dridhëshme e Maria Çernit lëmon tapicerinë e mureve, tryezat, dorezën e derës së dhomës që kish qënë dëshmitarja e dashurisë së saj dhe, ndofta, fundja, është klithma dhe zalia e femrës kur jashtë dritareve në mes të tymit të pishtarëve dhe thirrjeve të rrepta të komandës xhandarët e Napoleonit hidhen poshtë nga shalat e kuajve dhe hynë në shtëpi për të arrestuar mareshalin nën urdhërin e vetë perandorit.
Ndodhin historira që duken e zhduken si shpesë fluturakë, por tiposen përgjithmonë në kujtesën e njerëzve të cilët patën qënë dëshmitarë pa dashje.
Të gjitha përqark mbetën ashtu si ç’kishin qënë. Pyjet gumëzhinin si gjithnjë kur fryn era dhe përrenjtë rrotullonin në shtjellat e vogla gjethet e errëta. Po ashtu bubullonte në malet jehona e sëpatës dhe në qytezë dërdëllitnin gratë e mbledhura rreth pusit.
Po s’di përse këta pyje dhe dëbora që bie ngadalë dhe vezullimi i troftave në përrua e shtynin Baumvejsin të nxirrte nga xhepi i pasmë i frakut një shami të vjetër, por gjithnjë të bardhë borë, ta ngjishte në këtë në sy dhe të pëshpëriste fjalë të pikëllueshme pa lidhje për dashurinë e shkurtër të Maria Çernit dhe të thosh se kur e kur jeta i ngjet muzikës.
Po, Baumvejsi pëshpëriste dhe, ndonëse vuante nga zemra, ishte i gëzuar se kish qenë pjesëmarrës i kësaj ngjarjeje dhe kish ndjerë një dridhmë nga ato që rrallë takon t’i ndjejë një pjanist plak i varfër.

1939
:wub:
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

e disha kete rrefim, thjesht ne absentmindness time te zakonshme i kisha harruar autorin. Shume i bukur, fjalet jane lidhur ne menyre te perkryer e zgjedhur ne nje forme qe te kumbojne ne mendje... :thumbsup: S'eshte ide e keqe ajo e ribotimit, duhet me fershelly ne veshet e duhur :devil: We should drink more coffee-s in certain places /pf/images/graemlins/laugh.gif

p.s. ama gabime drejtshkrimi ke ba sa te dush. Ne diktim 5 do kishe marre /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

eniad

Forumium maestatis
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Pjesa eshte vertet shume e bukur :wub:

O Al, gabimet e drejtshkrimit per te cilat flet, shpresoj mos iu referohesh "typos", jane origjinale te marra nga Kuteli. Ka qene nje nga gjerat interesante qe kam pare aty dhe me kane bere te mendoj pse i kemi ndryshuar ca rregulla ne Kongresin e mevonshem te Drejtshkrimit. P.sh. nje prej tyre eshte perdorimi i ë-së mes me shume se dy bashketingelloreve, kur keto te fundit vijne njera pas tjetres.

Po te kam thene moj, mos ma permend shqipen se jam e fiksuar :book: , se filloj e nuk mbaroj pastaj /pf/images/graemlins/laugh.gif :kiss:

P.S. Sa per te pire kafe me shpesh te ai vendi qe thua, duhet marre njehere ne telefon me pare se ndeshim ne ndonje stuhi :mad: /pf/images/graemlins/laugh.gif , qe s'ka cader qe e mban pastaj. S'kam frike stuhine jo, kam frike veten se mos filloj edhe une me rrufe pastaj /pf/images/graemlins/laugh.gif

P.S. 2 Wow, sandalet qenkan nje kryeveper. I du ene una nji pale ashu... Kur do m'i blesh /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top