Peizazhe fjalësh të shkëputura nga librat që keni lexuar.

Sindroma

lv sx sx
Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Hidhni ketu pjese qe ju kane pelqyer, ju jane dukur interesante, apo ju kane krijuar antipati nga librat qe keni lexuar

Ja disa pjese nga libri i fundit qe fundit qe lexova L'autre monde te Cyrano Bergerac
Thenjet jane ne gjuhen angleze.

These fine things that we adore, without knowing why
These beeings thirsting after the blood of beasts which we fell
These Gods which man has made, and which have not made man
Of the Strongest States a whimiscal Support
Now, Now Terentius, whoever fears them fears nothing.

.......

Thus as soon as a Plant, a Beast or a MAN expires, the soul, without beeing extinguished rises to its sphere [THE SUN].......
Now when all these souls are united at the source of daylight, and are purged of the heavy matter which was an impediment to them, they perform much nobler functions than those of growing, feeling and reasoning; for they serve to the blood of the vital spirits of the SUN, that great perfect animal. And this is why you should and doubt that the SUN's mind works more perfectly than yours, since it is an elixir, since it knows the secret of life, infuses in the Matter of your Worlds, the power of Protection, renders bodies sentient, and finally renders itself and all things visible.
 

DriniS

Ecejak
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Sergej Esenin

Si t'ia bej, - e pyeta sarafin,
Ne mengjez, kur theva ca para,-
Si t'i them me embelsi "te dua",
Ne persisht, te bukures Lejla?

Perseri e pyeta sarafin,
Lehte e lehte, porsi fllad, pastaj:
Po te perendishmen fjalez "puthje",
Ne persisht, si t'ia shqiptoj asaj?

Si t'ia bej, - e pyeta se fundi,
Edhe zemra gati sa s'me la, -
Si t'i them "je imja, vetem imja",
Ne persisht, te bukures Lejla?

C'mu pergjegj sarafi shkurt e prere:
Dashurine fjalet s'e tregojne,
Dashurine e thone vetem dridhjet,
Syte, si rubin kur vezullojne.

Sa per puthjen, as ajo s'do fjale,
Puthja s'eshte nje mbishkrim mbi varr,
Puthja leshon ere trendafili,
Petlat tek i shkrin te buzet zjarr.

Dashuria s'dihet se c'te sjell:
Gaz a helm, duro e mos u ndjej,
"Imja je", kete e thone duart,
Ferexhene kur e flakin tej.
 

Boby

Primus registratum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

2 + 2 = 5

" 1984 " George Orwell
 

trinity

Primus registratum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

...qe nga ky qast u binda perfundimisht qe asnje faj nuk ka si harrohet,perderisa ate e mban mend ndergjegjja ...
" Padurimi i zemres" - Stefan Cvajg
 

Erind

Forumium maestatis
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Mua kjo me poshte

"Qyteti mbyllur"


Jam per vizite ne qytetin e mbyllur dhe rrugeve duke bredhur shoh dyqanet me qepenat ulur, qe pluhuri i kohes i ka zene, ve re, qe njerezit ne xhepin e xhaketes mbajne nga nje dry te mbyllur me celesin e ndryshkur te hedhur ne nje cep. Nje qetesi irreale shikohej ne cdo vend dhe veten filloja ta ndjeja peng te qytetit, mos valle duhet ti ve dhe une nje dry zemres, te harroj egzistencen time, te harroj nga vij dhe ti bashkohem jetes te ketij qyteti? Nderkohe, dry kisha filluar tiu vija kujtimeve te mija, por disa kujtime nuk ma lejuan dhe forca e tyre theu celesin tim dhe bashke me to fillova te vrapoja shpejt e me shpejt larg ketij qyteti te zymte ku dhe dielli i kishte mohuar ngrohtesine e tij. Filloja ta shikoja nga larg qytetin ..... vazhdon

autori..
po ju a la juve ta gjeni, mund tju them vetem qe eshte shqiptar.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Pjese nga romani "Nje Jete" i Guy De Maupassant (Mopasan)

Nen hirin llamburites qe binte nga yjte, do te shkonin dore per dore, te shtrenguar me njeri tjetrin aq sa te degjonin edhe te rrahurat e zemrave te tyre, te ndjenin afshin e supeve, te perzjenin dashurine e tyre me kthjelltesine e embel te neteve te veres, aq te bashkuar saqe, vetem me anen e pushtetit te dashurise, do te depertonin lehte gjer ne mendimet e tyre me te fshehta. Dhe kjo vazhdonte gjer ne amshim, me nje dashuri te cilter e te pamort.

Fryma e pranveres i kish dhene nje te puthur dashurie.

Nje fuqi e panjohur i bente te takoheshin syte e tyre qe i ngrinin ne te njejten kohe si t'i kish lajmeruar nje force e fshehte terheqese sepse midis tyre lundronte tani ajo dashuri endacake dhe e mjegullt qe lind aq shpejt midis dy te rinjve. Ata e ndjenin veten te lumtur prane njeri-tjetrit, ndofta ngaqe mendonin per njeri-tjetrin.

Ai u shkri i teri brenda ne te.

2 njerez kurre nuk depertojne dot gjer ne shpirtin e sho-shoqit, gjer ne thelbin e mendimeve te tyre, se ata ecin puq me njeri tjetrin, shume here edhe te perqafuar, por jo te shkrire se bashku dhe se ndjenja morale e secilit mbetet perjetesisht e vetme ne jete.

Ndodh kur kemi menduar shume se largu per ata qe i duam dhe nuk i kemi pare prej kohesh (ose asnjehere) e, me ti takuar ndejme nje fare ngurrimi te dashurise gjersa te jene lidhur perseri hallkat e jetes se perditshme. (Shprehje e preferuar nga ana ime)

Jeta nuk eshte gjithmone e kendeshme.

Ngandonjehere i qajme endrrat aq me pikellim, sa dhe ata qe na vdesin.

Kalova nje nate te tere ne klapi duke te deshiruar me kot. Trupin tend e kisha ne krahet e mi, gojen tende ne buzet e mia, syte e tu ne syte e mi. Pastaj me pushtonte nje terbim saqe me vinte te hidhesha nga dritarja tek mendoja se pikerisht ne ate ore ti flije prane tij, se ai bente me ty c'i pelqente.

Ajo ndjente nevojen per ti derdhur valet e zemres se saj ne nje zemer mike, ndjente nevojen per ti mbytur per t'i mbytur brengat e saj duke murmuritur.

Ti ishe jeta ime, endrra ime, e vetmja dashuri imja, dhe ty nuk te kam, ti me ke braktisur. Oh, eja i dashur, eja perqafome, eja prane te dashures tende qe po te shtrin duart e pikelluar.

Ai u shkri i teri brenda ne te.

Jeta nuk eshte kurre as aq e bukur as aq e shemtuar sa c'e pandehim.


P.s.Personalisht si roman, krahasuar me veprat e tjera te Mopasan, nuk me ka shijuar dhe aq shume... :confused: ...por ia vlen te citohet aty ketu.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

"Pse" Sterio Spasse

Njeriu, kjo krijese qe eshte protagonistja e puneve te saja, mundohet te zbuloje dicka nga natyra me ane te Filozofise.

Njeriu cmendet, kur ndermjet deshires e mendjes, qe jane ne nje drejtim, hyn edhe pengesa.

Vetmine e adhuroj... e adhuroj shume, sepse me fantazine time behem ai qe dua te jem.

Te dashurosh do te thote te roberohesh nga vetvetja dhe bashke me mynxyren tende te marresh ne qafe kush e di sa krijesa te tjera te pafajshme.


Ja mik jeta! S'qenka gje kjo! Ne qofte se ndjen gezim te duket sikur je dicka, por ne qofte se ndien deshperim, te duket sikur s'je asgje,.. je nje hic, nje zero.

Ja gjeja me e veshtire ne bote per tu kuptuar: te rriturit tend, d.m.th. te kuptosh se rritesh.

Te urosh tjetrin per Vitin E Ri eshte njesoj sikur ti thuash: "Ti neser nuk do jesh me ne kete bote"

Mua nuk me vjen keq per ate qe vdes, sepse nuk "vdes" ai qe vdes po "vdesin" ata qe rrojne.

BEJ ATE QE TE TEKET- KJO ESHTE JETA.
 

bebi

Primus registratum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

~ Kuptova me dhimbje qe me theri ne zemer se cdo te thote te lakmosh ate qe nuk
e arrin dot.

~ C'brenge te ngjall ne shpirt kur sheh se te gjithe flasin e qeshin, ndersa ti
rron fill i vetem.

~ Kjo histori e jona qe nje vegim i mrekullueshem qe doli befas nga hici, nje
pjelle e fantazise se ndezur qe ka marre trajten e nje te vertete te gjalle.

~ Ata i ndante nje mur i pakapercyeshem, qe ai e kish ngritur me duart e
veta... (think about this 4 a sec.)

~ Ishte e para here ne jete qe realiteti i ashper e i pameshirshem po i jepte
endrrave te asaj nje grusht kaq te eger.

~ Qofshi i kulluar si engjell apo i zi si djalli vete, gjeja me e keqe qe mund
te besh eshte te qash ne sy te ndokujt.
(sidomos ne sy te armikut tend-eshte shenje debulese, dorezimi)

~ Mos gjykoni qe te mos ju gjykojne dhe me masen qe te matni me ate do t'ju
matin.

(dhe me ne fund tre shprehejt e mija te preferuara nga ky roman)

~ Sa ngadale vinte mbremja, sa ngadale gdhihej mengjesi! Sa e gjate ishte nata!
C'psheretima dhe renkime! C'torture nate e dite pa ty...

~ Ai i qe nenshtruar fatit me gjithe mend e me gjithe zemer. I'u zhduk edhe
shpresa e fundit e endrres se tij. Mbaroi gjithcka! Keshtu ndodh kur nata e
shuan vezullimin e fundit te muzgut ne horizont.

~ Njerezit me ndjeshmeri te semure dhe me imagjinate te acaruar, ne rast se
mendja e tyre has ne ndonje problem te koklavitur, kane nga caste te tilla:
tronditen dhe ndergjegjia e tyre dehat aq sa te pakten perkohesisht marrezija
ose lajthitja merr frerin ne dore. Ne te tilla raste vullneti e guximi ikin me
nxitim per te ja lene vendin panikut dhe cmendurise se perkohshme. (marre nga: Nje tragjedi amerikane)
 

bebi

Primus registratum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

nga "LOLITA" I VLADIMIR NABOKOV

1. Perfytyrimin pamor te nje krijese te dashur mun t'a zgjojme ne dy
menyra: duke shtrydhur trute-syhapur, ose symbyllurazi, e, sakaq ne
erresiren e pertej qepallave na ravijezohen tiparet e fytyres se shtrenjte,
ne trajten e nje fantazme te vockel.

2. Me zinin fytyren paragjykimet e njerezve

3. C'nuk ben vaki ne boten tone te hekurt tere shkaqe e pasoja.

4. Si per te na ledhatuar, qielli nisi te na flladise te dyve me nje vese
shiu pranveror.

5. M'u duk sikur zemra ime mund te endej kudo, atij casti
6. Ajo eshte e tera padurimisht tunduese, qe nga qimet e flokeve deri tek
majat e thonjve.

7. Me zhgenjente duke me shkaktuar nje dhimbje mpirese.

8. Tek i degjova hapat, zemra me gufoi dhe m'u zgjerua kaq shume, sa mend
perfshiu brenda saj boten mbare.

9. C'mal dashurie ngrita per ty......

10. Fama dhe femra, dy binjake siameze.

11. Me lutej... ende nuk e dinte ajo se fjalen e saj une e kisha ligj.

12. Jeta eshte nje komedi me shume akte.

13. Zemra ime ishte nje organ histerik, pa nje fare sigurie, se ciles s'mund
t'i besoja.

14. Dikur, ajo pat qene si drita e henes, dikur syte e saj vetetinin te
perlotur sa here ia merrja dhe ia perkundja koken flokeshpupurisur mbi
gjunjet e mi.

15. Ti me shigjetoje me veshtrimin tend, me ate veshtrim tendin plot
pikepyetje te perhimta pushtake.

16. Xhelozia ime, gjithnje ngecte me thonjte e vet si sharre ne rrjeten e
holle te dredhive te saj prej nimfeze.

17. Ndersa ajo zhvleresohej si njeri, une vuaja perhere e me teper nga
flaket e nje pasioni perhere e me te prushte dhe te nje dhembshurie perhere
e me te thelle. Dhe kete ajo kish filluar t'a ndjente, ndaj edhe me mbante
nen nje roberi te magjishme.
 

Nei

Primus registratum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Pjese nga "L'ignoranza" e Milan Kundera.


Josef ritornò a Praga dopo 30 anni.Quando il fratello gli disse: «A quanto so, ti sei sposato laggiù » , lui rispose: « Sì » , senza aggiungere altro. Forse sarebbe bastato che il fratello si esprimesse diversamente e, anziche dire: « Ti sei sposato » , gli chiedesse: « Sei sposato? ». In questo caso Josef avrebbe risposto: « No, sono vedovo ». Non aveva intenzione di ingannare il fratello, ma il modo in cui questi formulò la frase gli consentì di tacere la morte della moglie pur senza mentire.
Nel corso della conversazione che seguì, il fratello e la cognata evitarono qualsiasi allusione a lei. Era chiaro che si sentivano in imbarazzo: per motivi di sicurezza (per evitare di essere convocati dalla polizia) si erano imposti di non avere alcun contatto con quel loro parente fuoriuscito e non si erano nemme-
no resi conto che la loro prudenza coatta si era ben presto trasformata in sincero disinteresse: non sapevano nulla di sua moglie –ne la sua età, ne il suo nome, ne il lavoro che faceva in Danimarca -e con il loro silenzio pensavano di dissimulare un 'ignoranza che rivelava tutta la miseria del rapporto che avevano con lui.
Ma Josef non si offese; la loro ignoranza gli andava benissimo. Dal momento in cui l'aveva sepolta, si sentiva sempre a disagio quando era costretto a informare qualcuno della morte di sua moglie, quasi ne stesse violando la più intima intimità. Tacendone la morte,aveva sempre l'impressione di proteggerla.
Perche una donna morta è una donna indifesa; non ha più potere, non ha più alcuna influenza; nessuno rispetta più ne i suoi desideri ne i suoi gusti; una donna morta non può desiderare nulla, non può aspirare ad alcuna stima, non può respingere alcuna calunnia.
Mai aveva provato per lei una compassione così dolorosa, così straziante come dopo la sua morte.


Da tempo si era abituato alI 'idea di morire insieme a lei. Non si trattava affatto di un empito romantico, ma di una riflessione razionale: qualora sua moglie fosse stata colpita da un male incurabile, aveva deciso di abbreviarne le sofferenze; e, per non essere accusato di omicidio, contava di morire a sua volta. Poi lei si ammalò davvero in maniera grave: le sue sofferenze erano indicibili, e Josef non pensò più al suicidio. Non che temesse di perdere la vita. Ma non poteva sopportare l 'idea di abbandonare quel corpo tanto amato nelle mani di estranei. Se fosse morto, chi avrebbe protetto lei, morta? Come poteva un cadavere difenderne un altro?
In passato, quando viveva in Boemia, aveva assistito all'agonia della madre; l'amava molto, ma nell'istante medesimo in cui lei aveva cessato di vivere, non aveva più provato alcun interesse per il suo corpo; per lui, quel cadavere non era più sua madre. A occuparsi della moribonda, d'altra parte, c'erano due medici, il padre e il fratello, e lui in famiglia veniva solo al terzo posto in ordine d ,importanza. Questa volta fu tutto diverso: la donna che vide agonizzare apparteneva unicamente a lui; era geloso del suo corpo e voleva vegliare sul suo destino postumo. Doveva persino richiamarsi all' ordine: era ancora viva, stesa lì sotto i suoi occhi, gli parlava, e lui la pensava già morta; lo guardava, con quegli occhi più grandi che mai, e lui mentalmente già si occupava della bara e della tomba. Se lo rim-proverava, quasi si fosse trattato di uno scandaloso tradimento, di impazienza, di un segreto desiderio di accelerarne la morte. Ma non poteva farci niente: sapeva che dopo il decesso i parenti di lei sarebbero venuti a reclamarla per la tomba di famiglia, e il solo pensiero gli faceva orrore .
Da tempo avevano preparato il loro testamento, ma frettolosamente, senza preoccuparsi di dare disposizioni per i funerali; le direttive riguardanti i loro beni erano semplicissime e alla sepoltura non si faceva neppure cenno. Durante tutta l'agonia di sua moglie questa omissione non cessò di perseguitarlo,ma poiche voleva convincerla che avrebbe sconfitto la morte dovette tacere. Come poteva confessare a quell'infelice che continuava a credere nella propria guarigione, come poteva confessarle a cosa stava pensando? Come poteva parlarle del testamento? Tanto più che lei ormai delirava e i suoi pensieri si facevano confusi.
Josef non era mai piaciuto alla famiglia di sua moglie, una grande famiglia influente. Aveva la sensazione che il conflitto che si sarebbe scatenato per il cadavere di sua moglie sarebbe stato il più duro e il più importante della sua vita. Il pensiero che quel corpo sarebbe stato rinchiuso in una oscena promi-scuità con altri corpi, estranei, indifferenti, gli riusciva insopportabile, così come il pensiero che lui stesso, una volta morto, si sarebbe trovato chissà dove e, senza alcun dubbio, lontano da lei. Permettere che ciò accadesse gli sembrava una sconfitta immensa quanto l'eternità, una sconfitta che non si sarebbe mai perdonato.
Si verificò quel che temeva. Non poté,evitare lo scontro. Sua suocera gli gridò: « E mia figlia! E mia figlia! » .Dovette rivolgersi a un avvocato, spendere un capitale per placare la famiglia, acquistare su due piedi un posto al cimitero, agire più in fretta degli altri per vincere l'ultima battaglia.
L'attività febbrile di una settimana insonne gli impedì di soffrire, ma qualcosa di ancor più strano accadde: quando sua moglie fu nella loro tomba (una tomba per due, come un calesse per due), nell'oscurità della sua tristezza baluginò un raggio, un tenue, tremolante, appena visibile raggio di felicità. La felicità di non avere deluso colei che amava; di avere assicurato, per lei e per se, un futuro comune.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Fragment

nga Xhevahir Spahiu

era behet kuje.
hena behet lot.
muzgu behet murg.
plage behen zogjte...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Fragment

nga Dritero Agolli

dhe ti qendrove si qiell mbi mua,
une s`e ngrita dot doren e sfilitur,
s`te fola dot, s`me beri gjuha
te te thosha: aah sa te kam pritur...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Fragment

nga Asdreni

Enderrat e lotet
s'vene kot ne ere,
kane dhe ato gjuhe
flasin shume here
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

- Te gjithe cilitdo qofshim kemi qeniet qe jane per ne si ayri qe thithim.
Ne qofte se keto qenie na mungojne , na mungon ajri dhe mbytemi. Atehere njeriu vdes . Te vdesesh per mungese dashurie eshte gje e llahtarshme.
Asfiksi e shpirtit.

-----------------------------

-Ai fle. Sado vrer qe shorti ish per te, ai jetonte dhe vdiq kur engjellin
se pret me: dhe kjo erdhi ashtu thjesht dhe vetvetiu, ashtu si nata kur dita
shikon gjetiu...

------------------------------

-A vjen valle ajo akoma ne Luksemburg?
-Jo, zoteri.
-Ne kete kishe vjen e degjon meshen apo jo?
-Ajo s'vjen me ketu.
-A banon gjithnje ne kete shtepi?
-Eshte mbartur se ketejmi.
-Ku ka vajtur te banoje?
-Nuk tha gje per kete...
-Sa e zymte te mos dish adresen e shpirtit tend!

"Te mjeret " nga Victor Hygo
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

....Rend me galop, ik, rend me galop, o fantazi e mbijetuar.E etur per te shfarosur, bota e qyteteruar te ndjek kemba kembes, kurre ndonjehere s'ka per te te lene te qete.

D.Buxati
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

(Shkeputur nga "Catch-22" i Joseph Heller. Ngjarjet zhvillohen ne kohen e Luftes se Dyte Boterore, me pilotet e nje skuadrilje bombarduesish amerikane ne Itali. Nje nder librat me te arrire qe kam lexuar.)


1.

Nateley's mother, a descendant of the New England Thorntons, was a Daugther of the American Revolution. His father was a Son of A B!tch .

-----------

2.
But that was war. Just about all he could find in its favor was that it paid well and liberated children from the pernicious influence of their parents.

--------------------


3.

"When you talk to the man upstairs," he said, "I want you to tell Him something for me. Tell Him it ain't right for people to die when they're young. I mean it. Tell Him if they got to die at all, they got to die when their old. I want you to tell Him that. I don't think He knows it ain't right, because he's supposed to be good, and it's been going on for a long, long time. Okay?"

------------------

4.

"What the devil do you mean, he won't fly any more missions? Why won't he?"

"His friend Nately was killed in the crash over Spezia. Maybe that's why."

"Who does he think he is - Archilles? He has to fly more missions. He has no choice. Go back and tell him you'll report the matter to us if he doesn't change his mind."

"We already did tell him that, sir. It made no difference."

"Oh, there are plenty of other ways we can handle this one," Colonel Korn assured him confidently... "Let's begin with the kindest. Send him to Rome for a rest for a few days. Maybe this fellow's death really did hurt him a bit."

Nately's death, in fact, almost killed Yossarian too, for when he broke the news to Nately's whore in Rome she uttered a piercing heartbroken shriek and tried to stab him to death with a potato peeler.

-------------


5.

"You must try to look up at the big picture."

Yossarian rejected the advice with a skeptical shake of his head. "When I look up, I see people cashing in. I don't see heaven or saints or angels. I see people cashing in on every decent impulse and every human tragedy."
 

Nella

Primus registratum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

On a summer's day waves collect, overbalance, and fall; collect and fall; and the whole world seems to be saying "that is all" more and more ponderously, until even the heart in the body which lies in the sun on the beach says too, That is all. Fear no more, says the heart committing its burden to some sea, which sighs collectively for all sorrows and renews, begins, collects, lets fall. And the body alone listens to the passing bee; the wave breaking, the dog barking, far away barking and barking. The Waves
 

President

Primus registratum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Marrë nga tregimi "Tulipanët" tek libri "Lista e fundit" nga Jorma Maria Loci

pasazh 1:
-----
“Ke dëgjuar ndonjëherë për tulipomanët?”
“Tulipomanët?”
“Pikërisht! Poetët përbëjnë shumicën e tyre.”
Ajo e vështroi me dyshim. “E pse?”
“Për vetë genet e tyre romantiko-ëndërrimtare.” Ai u zgjat mbi komodinën pranë shtratit dhe tërhoqi një copë letër. “Dëgjoji, dëgjoji këto!” tha duke qeshur. “Nuk është asgjë për ta botuar. Është thjesht një moment sinqeriteti që kam shkëmbyer me veten.” I shkujdesur, lexoi:

“Ne tulipomanët e pafytyrë
Që maninë tonë e shpërdorojmë
Jo prej qëllimit, por prej shpirtit
Dhe zemra padashur copëtojmë...”

Ai bëri një pauzë duke vështruar drejt saj.

“Ashtu të vrara, ato hakmerren
me tulipanët...”

Megit nuk i pëlqeu. Jo vargjet! Vargjet qenë të bukura. Asaj nuk i pëlqeu nënkuptimi, ose ndoshta fakti që ai ia lexoi ashtu papritur, pikërisht ato vargje... Megjithatë nuk foli. Vetëm një buzëqeshje e shtirur i doli nga buzët dhe humbi po aq shpejt. Sytë e tij kishin një shikim çuditërisht të butë. Çfarë kishte dashur të thoshte? Që ai qe një prej tyre dhe ashtu, me një buqetë tulipanësh do të largohej prej saj?
-----

pasazh 2:
-----
Në bibliotekë gumëzhimat qenë shuar pothuaj fare. Megi pa përreth. Lexuesit qenë larguar dhe vetëm ca të paktë kishin mbetur ende. Ajo vështroi nga dritarja. Jashtë kishte filluar të errej dhe re të zeza lëviznin të shpërndara nëpër qiell. Kishte shumë të ngjarë të binte shi. Dhjetori kishte hyrë me shira dhe kjo qe një nga ditët e tij më të zakonta. Në mëngjes koha u duk e bukur dhe papritmas, ja ku kishte marrë sërish trajtat e dimrit.
“Si historia ime!” Mendon. “Unë dhe Marseli! Ne dhe pretendimi im i marrë për të besuar në një vazhdimësi të kësaj lidhjeje.
 

Odea

Primus registratum
Re: Pjese interesante nga librat qe keni lexuar

Oh my god, une kam pasur nje fletore te tere me paragrafet e mia me te preferuara nga te gjithe librat qe kam lexuar. Fatkeqesisht fletoren nuk e di ku e kam me (shkatarraqe si gjithmone mo).
Anyway, do vendos nje nga paragrafet e mi me te preferuar.

David Copperfield nga Charles Dickens


Nqs si rezultat do jem heroi i jetes sime apo se ai stacion do mbahet nga dikush tjeter, keto faqe duhet ta tregojne. Per te filluar jeten time me fillimin e jetes sime, regjistroj qe une linda (ashtu si me kane informuar dhe si besoj) ne nje te Premte, ne oren 12 ne darke. Ishte thene qe ora filloi duke rene, dhe une fillova te qaj, simultaneously. (te me falni per kete por se mbaj mend fjalen ne shqip).
 
Top