Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) muslimane

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

Originally Posted By: Elektricisti

...Po i kane qef le t'i mbajne ne shtepite e tyre,jo ne shkolla e institucione.Shume mire ua bejne qe nuk i pranojne neper shkolla...

kjo ceshtje eshte shqyrtuar edhe here te tjera ne media dhe serish ngecet tek pyetja "cila eshte ose duhet te jete veshja me e pershtatshme ne shkolle apo istitucione dhe a ekziston nje rregullore per kete"? mund ti japesh nje pergjigje kesaj pyetje?

ndersa per Alien,do pyesja "nese eshte nje politikan ai qe mban mjekerr ,a duhet ta konsiderojme "mjekerr politike" apo edhe atij duhet ti themi qe perderisa shumica nuk mban mjekerr edhe ti duhet ta heqesh?

gurax

Pan ignoramus
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

Analize e llojit "do it yourself" per veshjen ne shkolle lidhur me pyetjen e Wii: "cila eshte ose duhet te jete veshja me e pershtatshme ne shkolle apo istitucione dhe a ekziston nje rregullore per kete"? Pyetja nuk eshte e qarte nese perfshin te tera llojet e veshjeve, apo duhet plotesuar si: "cila eshte ose duhet te jete veshja me e pershtatshme ne shkolle apo istitucione dhe a ekziston nje rregullore per kete kur kjo ka te beje me fene"? Une po hamendesoj qe pyetja ka qene si ne rastin e dyte te plotesuar. Nese jo, duhet thene qarte kjo gje qe ne fillim.

Ne nje vend laik, shteti eshte laik, qeveria eshte laike te tere kemi rene dakord qe shteti eshte laik. Kur s'biem dakord per kete mblidhet parlamenti, kongresi, mbreti, quaje cfare te duash, dhe e sqaron kete pune. (Vendet jo laike e kane kete gje te specifikuar dhe ketu s'po flitet per keto raste.) Tashti qe kete e sqaruam, vazhdojme me tej.

Ne nje institucion qeveritar dhe publik, kur vjen fjala per filtrin e veshjes qe ka te beje pikerisht me fene, ne menyre eksplicite pak me lart sapo thame dhe rame dakord te tere qe shteti eshte laik. Cdo organizem i tij automatikisht e merr kete atribut: sistemi i qeverisjes, sistemi ligjor, sistemi i mbeshtetjes sociale, sistemi shkollor, sistemi i mbrojtjes, sistemi tregtar, me pak fjale te tera sistemet shteterore. Qe ketu, ne cdo situate, te gjithe individet duhet te jene konformante me karakterin laik te sistemeve shteterore. Edhe sistemi shkollor sapo u tha qe eshte nje prej tyre.

Veshja ne shkolle eshte pjese e sistemit shkollor. Sistemi shkollor eshte laik, si rrjedhim cdo pjese perberese e sistemit shkollor nuk duhet te shkele kete rregull, duhet te jete laik. Pra per sa i perket veshjes me te pershtatshme per sa i perket laicitetit, cdo veshje eshte e mire nese eshte ne perputhje me ruajtjen dhe mos cenimin e karakterit laik. Edhe te shkosh lakuriq, e pare ne kete kendveshtrim, eshte e pranueshme. Fakti qe ndalohet te shkohet lakuriq ne shkolle eshte komplet i nje natyre tjeter. Veshja me e pershtatshme per ne shkolle mund te kete shume e shume vecori te tjera (perparese, rrobe laboratori, etj etj, per arsye qe ne kete diskutim jane jorelevante), por per sa i perket pyetjes fillestare, pergjigja eshte pak me lart e theksuar me bold.

I jemi afruar shume dhe pergjigjes se pyetjes se dyte. Duke eliminuar hamendjet, kerkohet nje deklarate zyrtare nga politikani ne fjale per qartesimin e natyres se mjekres se tij, fetare apo vetem per mode. Ai si funksionar i rendesishem i shtetit (laik) nuk mund te genjeje lidhur me dicka qe ka te beje me nje karakteristike te shprehur shume qarte te shtetit, laicitetin. Nese ne kete deklarate shprehet se mjekra ka natyre mode, mund ta mbaje mjekren pa asnje problem. Por nese kjo eshte nje genjeshter dhe del dikush qe e verteton kete gje, politikani duhet te pergatitet per perballje me akuzen e mashtrimit publik dhe abuzim te besimit dhe vertetesise qe mbart fjala e tij, e para, si dhe tregon menjehere se eshte nje besimtar i rreme pasi genjeshtra eshte e ndaluar nga feja. Politikani ka genjyer dy here.

TheWanderer

Primus registratum
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

Originally Posted By: Musliman

Vrej o elektriçist se po te ze korenti. Ty ene Enveri qe i humte vorri ti ka qit femrat me ferxhe neper filmat e tij. Ferexheja ka qene, eshte dhe do te jete deri sa ta kete caktu i madhi Zot. Sdo men, per nje kontinet nudo nuk eshte e pershtatshme mbulesa. O po mundohen me e shu islamin perendimoret o nuk ka, porse nuk behen gjerat si duan ata. Muslimanet vetem se shtohen, Ferexhet vetem se shtohen, deshe a nuk deshe ti me shoke.
http://www.cyberistan.org
shikoje kete faqe se te ben mire.

Dakord me ty Muslo! Kete lektricistin, edhe pse nuk kemi drita e ka zene korrenti /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif Qe edhe numri i muslumaneve po shtohet dhe ektu ke te drejte. Madje ketu ne forum, u dha nje lajm shume i rendesishem (ne anglisht fatkeqsisht dhe une nuk e kuptova te gjithe) qe muslumanet jane me shume se katoliket. Fitore e madhe besa. Qe ferexhete sa vine e shtohen, nuk di ca te te them...ben vaki, do pyes ata kusherinjte e mij ne Perendim e te shoh se c'behet andej...Kam degjuar dhe une qe Perendimerot po luftojne me kembe e me duar, me karikatura e cdo lloj tjeter mjeti te shuajne myslymanizmin, por ata na kane ne gryke te pushkes, ne i kemi ne gryke te topit.... e po s'patem topa (jo tope) do i vrasim me gure e fjalen e Allahut ( u ngrita nga karrigja, ta dish) do ta cojme ne vend. Krenar qe jam shqiptar!

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

Gurax,kur themi qe nje shkolle eshte laike,e themi sepse ne ate shkolle nuk jepet mesime feje dhe jo qe ne ate shkolle ka rroba laike. nese te vajturit lakuriq qenka e lejueshme,pse te mos jete edhe mbulesa e tille!te dyja format paraqesin nje deshire te personit?

TheWanderer

Primus registratum
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

Ju me siguri beni shkolle per te argumentuar te tilla fakte, se nuk ka mundesi qe i bini fyellit ne te njejten menyre. Problemi u ngrit, nese lejohet qe per arsye fetare te vishemi sic duam ne institucionet laike, atehere per arsye fetare mund te vemi dhe lakuriq ne keto institucione. E ngre ngritur problemin fix sic beni me cdo problem tjeter (me te ndenjura perpjete). Nuk thote njeri qe lakureqsia lejohet dhe meqe u lejoka ti pyeske pse nuk u lejoka hixhabi. Anasjelltas!

Do ishe dakord ti shoku te uleshe ne banke ne shkolle me nje femer me hixhab majtas dhe me njeren lakuriq djathtas? Te dyjave ua kerkon feja kete prezantim.... Te lutem, mos me sill ate shembullin me pjatat me mjalte ... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

Un gishtin ke ajo lakuriq do e futsha për vete. Ke pjata e zbulume me i llaf ...

gurax

Pan ignoramus
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

Wii, une e di qe shkolla eshte laike ne cdo drejtim dhe jo vetem ne mesimdhenie. Plus, edhe nje here, lejohet te shkosh lakuriq persa i perket laicitetit, por jo se lejohet te shkosh lakuriq dhe pike. Mos i cungo ato qe kam thene. Ndersa per tematiken e shkolles, ty te lumte goja, eshte ajo tema "Evolucioni ne shkolla" qe eshte ezauruar dhe lare dhe shplare sa s'ka ku te veje dhe s'vlen te perserisim vetveten sepse shkrimet aty jane dhe s'ka me gjera qe s'jane thene. Arsyetimi i "pse?"-se eshte gati identik si dhe ai qe shkruajta ketu ne shkrimin me siper per uniformen.

Edhe une jam me dy parafolesit per lakuriqEt. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Wii

Grupi i të moçmëve!
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

kuptoj! diskutim te mbare /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

ezhderha

Primus registratum
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

edhe te krishtert e kane me u mblu taman taman por nuk e praktikojne...por pak randsi ka

hawk

Primus registratum
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

Originally Posted By: Gurax

per sa i perket laicitetit, cdo veshje eshte e mire nese eshte ne perputhje me ruajtjen dhe mos cenimin e karakterit laik

Pershendetje.
Forumi paska ndryshuar por jo temat e perseritshme dhe antaret polip.Kjo deshmon se diskutohet pa qellim perfitimi. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_naughty.gif

Gurax,besoj se ti e di qe shtete si Italia,SHBA-ja dhe Britania jane laike apo jo ?!
Ne Itali tek stacioni i trenit qe eshte publik,prone e shtetit laik,ka kishe. Ne ambjente shkollore dhe spitalore ka simbole fetare,neper kodra e male madje edhe nen det, qe jane edhe ato publike,pasuri kombetare te administruara nga shtetiti laik,gjejme te njejtat figura.
Ne USA presidenti qe ne kohen e Eisenhower ka nje tradite lutjesh ne mengjes qe permblidhen ne National Prayer Breakfast(1953).
E pra shteti eshte laik.
Ne UK mbrteresha drejton Kishen Anglikane,prelatet e larte gezojne pozitat e Lordit.
Ne France ku laicizmi ka nje interpretim integralist individi qe cfaq publikisht elemente fetare ndalohet te frekuentoje shkollen apo te punoje ne istitucione publike(dhe jo vetem) por nuk i ndalohet te cfaqe keto elemente "minosese" ne rruge,shesh,lulishte,kur eshte klient i administraes publike,ne spital,aeroport...etj ndonese keta jane ambjente publike prone e shtetit laik. Madje Sarkoja ne takimin qe pati me Papen vleresoi rrenjet dhe vlerat Kristjane !! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/shocked.gif

Ti e gjykon Shqiperine ose shoqerine tone te krahasueshme me ate te USA,UK,Itali dhe France ?!
Natyrisht me asnjeren por edhe sikure te arrijem ato nivele nuk besoj se shoqerite e tre shteteve te para jane aq te prapambetura dhe nuk ja kane idene laicizmit. Nuk besoj se na presin ne t'i ndricojme !!

jimmy84

Primus registratum
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

SHBA dhe Italia shoku enrin kane laike. Roma s`e heq dot qafe aq lehte Vatikanin. Kurse SHBA-ja eshte thellesisht protestante. Edhe nje president katolik qe paten.... muhabet i njohur.

Sa per Francen, mos ngaterro PRONEN PUBLIKE me INSTITUCIONIN PUBLIK. Prona gje tjeter, administrata gje tjeter (aq me keq shkolla qe eshte institicion EDUKIMI).
Persa i perket Shqiperise raste te rralla jane ato qe ka patur ndonje problem. Ka plot studente/a qe mbajne shami/mjekerr dhe as u thote njeri gje hic.
Besoj se edhe legjislacioni ne Shqiperi eshte lemsh si gjithmone.
Keshtuqe nga kjo ane jemi edhe me perpara se Franca (ne kendveshtrimin besimtar gjithmone).

Sa per Angline, kot qe e merr si shembull. Gjithe bota ecen djathtas, Anglia ecen majtas ne rruge. Anglia ka njesi tjeter peshe, gjatesie etj etj. E kam fjalen qe gjithmone ka qene prototipe ne Europe.
Dhe meqe ra fjala une jam fans i kesaj zgjidhjeje angleze sepse kishin te drejte kur thoshin "Njeriu nuk mund t`u sherbeje dy Zoterve. Ose Mbretereshes, ose Papes". Dhe e si perfundim e zgjodhen drejt (per mendimin tim).

A

arabesque

Guest
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

Pse ne angli Papa dhe Mbreteresha jane zoter ????????

gurax

Pan ignoramus
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

Kur u drejtoheshin ketyre gjithmone perdorej "my lord" apo "mio signore". Edhe ne e kemi kete fjale. Imzot.

jimmy84

Primus registratum
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

Dhe qe te perforcojme saktesine e Gurax, jo vetem Mbreti/Mbreteresha ne Angli (dhe kudo) barazohej me Zotin, po edhe fjala "zoteri" apo "zoti X" ka kuptim pikerisht barazimin me Zotin.

Dhe meqe u hap si muhabet, pikerisht ne shqip vete fjala "mbret" nenkupton barazimin me Zotin sepse vjen nga "mbi rete" (Ti je MBIRETE).

A

arabesque

Guest
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

Epo se jane popull injorant qe u perulen dikujt qe eshte i barabarte me te,
Une smund te quaj Zot dike qe eshte i barabarte me mua....
jimmi84 po po bjeri se i bie mire

jimmy84

Primus registratum
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

E para: Ty te dogji shprehja "Nuk mund t`u sherbesh dy Zoterve" dhe Gurax te dha pergjigjen. Dhe s`e mora fort vesh komentin mbi "popullin injorant" per nje shprehje te shek XVII.Me duket....grotesk, perderisa nuk e kape HIC perse e permenda ate shprehje.
E dyta: Persa i perket komentit per mua. Relativisht ke te drejte. Sepse ishte shume i tepert per ty. Aq me teper te futesh ne valle etimologjine qe nxjerr goxha "te palara" ne shesh.
Por meqenese ti nuk je lexuesi i vetem....prandaj vazhdoj "t`i bie mire".Besoj nuk ke ndonje kundershtim ti apo jo?

Florus

Forumium maestatis
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

Mbulesen tek femrat, edhe pse jam laik, nuk e shoh si dicka te keqe. Perkundrazi respektoj kulturen e tyre dhe menyren e jeteses qe i karakterizon.
Problemi, per mendimin tim, qendron atehere kur kjo mbulese "zmadhohet" aq shume sa perben pengese per komunikimin dhe identifikimin e personit.
Mendoni sikur elementet devijante ta perdornin kte "truk" per t'u maskuar..

A

arabesque

Guest
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

Ore mua sme dogji asgje per budallalleqet e tua thjesht ti se kupton se po shkruan pa lidhje deri tani...Thjesht imazhi jot ndaj fese eshte shume larg,perpiqu te lexosh me shume (jo libra filozofik e psikologjik)por libra fetar
Ore "ti bjeri se i bie mire" se ste pengon njeri por mos na bej te lexojme idiotesirat e tua...

A

arabesque

Guest
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

FloBo Feja islame e ka bere te ditur se si duhet te vishet nje muslimane /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
Nese Doni argumente me thoni se jua jap /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

jimmy84

Primus registratum
Re: Mbulesa (hixhabi) tek femrat (besimtare) musli

T`i bie edhe njehere une se po kenaqem per Zotin. S`ke c`i ben. Idiotlliqet jane pjese esenciale e botes ku jetojme.
Me kenaqi ajo pjesa e "imazhit tim per fene". Eshte interesante kur ti tregon henen dhe tjetri te pergjigjet per gishtin. Une fola per LAICIZMIN dhe sqarova perse Anglia u shkeput nga Papati ti me ben pyetjen "Pse Papa qenka Zot?"
Fli i qete zoti besimtar. Nuk mendoj qe Papa/Mbreteresha/Hasoni apo ndonje tjeter eshte Zoti. Po kur lexon germat dhe asnjehere kuptimin normale qe "te tjeret flasin idiotlliqe". Dhe perseri une fola per KUPTIMIN e fjales ti aty kuptove se kush ishte "imazhi im per fene". E vure re qe u pataks Guraxi? Akoma ka mbetur pa fjale nga lidhja qe i ben ti "mderzimit artificial" dhe "luftes ne Vietnam".

Top