Mbi islamin!

TheWanderer

Primus registratum
Re: Mbi islamin!

Kshu kot, sa per kuriozitet, pasi hiqnin mbulesen, ca kishin te veshur ato femrat? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Mbi islamin!

Kush te ka thene apo ku e ke degjuar policia, qe ISLAMI i mban njerezit larg nga veset e keqija, cdo njeri vepron dhe ben sipas kokes se vet ne fund te fundit. Po ashtu dhe Katolicizmi e fete e tjera nuk mund te mbajne dot larg njerezit nga veset e keqia... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Mbi islamin!

E vertete kjo me siper. Feja perpiqet te ushtroje ndikim rreth natyres se njeriut duke i bashkangjitur virtyte dhe vlera. Bindja personale eshte me e fuqishme, sado bindes dhe frenues te jete ndikimi.

Ndryshimi ndermjet Krishterimit dhe Islamit qendron ne faktin se Krishterimi meshon ne ndikimin bindes, ndersa Islami ne ndikimin frenues.
 

boss

Primus registratum
Re: Mbi islamin!

Ajo qe me ben te habitem nga shumica e njerezve per te mos me thene te gjithe eshte fakti se askush prej tyre nuk e merr mundimin qe te beje nje studim qofte dhe paket ose te pergjithshem se çfare permban islami ne brendesine e tij, ne çfare thirr ai etj etj. Nuk duhet te merret informacioni nga ata qe flasin per islamin, ai flet vete ne nje literature te gjere te perkthyer ne shumicen e gjuheve te botes.
E ne qoftese duan te gjykojme per diçka atehere duhet te dime se çfare thone te gjitha palet dhe argumentet e tyre e te gjykohet me mendje te shendoshe e jo si i do qefi njeriut.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Mbi islamin!

shko, shko jeto njehere ne egjipt(apo ne pjesen tjeter te botes arabe, se ne ate pellg egjipti mbahet si me i civilizuari), po ke per te pare do besh sipas kokes tate apo jo...
e kupton ti mor cun qe atje femra nuk mund te kerkoje dicorc, kishin ndodhur 3 raste kohet e fundit dhe ishte dicka e re per ate popull, e kupton ti qe atje femra po u nda nga burri nuk ka te drejte pasurie, por gjithcka e mban vetem bashkeshorti?!
 

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Mbi islamin!

sikur femrat myslimane te ishin te lira te zgjidhnin vete islamin, do thosha "ok eshte zgjedhje e lire"...por qe ti detyrojne dhe te sillen sikur e bejne me deshire dhe vullnet te plote...eshte komplet mashtrim, ndaj besimit ne rradhe te pare dhe ndaj vetvetes ne rradhe te dyte...
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Mbi islamin!

Ajo video qe kishte vene TheWanderer ishte shume interesante. Diku ndoshta me pak rreklame per hebrejte, por kam pershtypjen qe ajo gruaja qe del atje mund te kete fare mire e martuar me nje hebre dhe e ka dhene si shembull... s'dua te imagjinoj sikletet e asaj si ish-muslimane e nje vendi arab qe do te martohet me nje hebre'. Por mesazhi ishte i qarte dhe i llojit: Mos i nda njerezit sipas kriterit feja. Te tere jane njerez, te tere kane te njejtat liri, nese quan dike me nje emer te caktuar, argumento pse, sepse nese s'mundesh s'ka pse te te ngeli hatri nese nje dite te tjeret te quajne dhe ty ne te njejten menyre.

Me pelqeu mesazhi human qe u perpoq te transmetoje ajo gruaja.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Mbi islamin!

Po mire mi policia, se marr vesh ca te lidh ty me gruan e Egjiptit apo ate te Izraelit apo ate te USA. Se ne nuk merremi me ceshtje primare te vendit tone, po ISLAMIN e lidhim me vende e probleme te shteteve arabe. Ti shih realisht si trajtohet dhe si eshte nje femer muslimane ne shoqerine shqiptare, s'besoj se ndjehet aq keq. Plus qe ju mos kapni besimtaret e devotshem koke e kembe, se ata kane lajthit, si katolik apo islamik e fe tjeter, dhe Besimi duhet me karar. Ti Dahlia me ngjan si nene Tereza mu.

Shkurt mi gra, ju pervecse te beni derr derr, a mund ti ndihmoni keto gra "fatkeqe", sic po na i pershkruani, apo kot lakra pas gardhit...

Se kuptoj pse kapeni gjithmone me rastet ekstreme, se dhe ne shqiptaret jemi njerez shuuuuuuuuuume te mire, po se marr vesh pse na del nami keq ne Europe.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Mbi islamin!

Kush ishte ideja jote ketu? Apo ti je ai qe merresh me analizen e postimeve te te tjereve? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Mbi islamin!

Mire une po u merrkam me te te tjereve, po ti po merreshe me timen? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

policia

Forumium maestatis
Re: Mbi islamin!

o scorpion une kam te drejten time te shoh dhe te analizoj per qejfin tim ke te dua. gjithashtu kam te drejten time te shpreh mendimin tim ketu si te dua. a ke ndonje gje per te thene mbi temen. a ke ndonje gje per te me kundershtuar ne keto qe po them ose me keq me pergenjeshtruar, ketu ndalu ti mos u merr me analizen a analizes time...
sa per sqarim une nuk jam ateiste, e besoj nje zot, i lutem nje zoti, nuk kam asgje kunder fese islame. ajo qe mua nuk me pelqen dhe me ben pershtypje eshte ajo qe thote me lart Dahlia (se kush e shkruan edhe nje here).
 
S

Scorpion

Guest
Re: Mbi islamin!

Po mire mi policia, dhe une mbi e per temen fola.

Por qe ti gjykosh keto dy besime, duhet te jesh njohes i mire i tyre, dhe jo te flasesh me grimca e copeza e si te pelqen ty apo tjetrit...

Une se kuptoj se si nje i krishtere, katolik apo ortodoks, flet per mbulesen e femres, kur ate ai e gjen te Shen Maria fillimisht.

Lloj-llojshmeria kulturore qe eshte baze e zhvillimit njerezore nderlidhet edhe me kete kulture dukurie te jashtme te njeriut. Pasi qe per cdo kerkese ne jeten praktike te njeriut , jane te percaktuar disa norma si ne mjekesi , polici, pilotet e avioneve , etj etj profesione, e kane uniformen perkatese. Edhe Zoti ne besimin Islam nepermjet librit hyjnor Kuranit ka percaktuar rregulla edhe ne jeten e tyre praktike , per te vetmin qellim te te ruajtjes se ekuilibrit ne natyre, pra mbulesen te femra ne Islam.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Mbi islamin!

une gjykoj per kaq sa njoh, per kaq sa shoh... prandaj quhet MENDIMI IM PERSONAL. tani une nuk do shkoj te mbyllem ne ndonje xhami apo kishe, te studioj nja 30 vjet edhe te vij ketu te te them ty qe shiko skorpion une studiova, te lutem a ta jap mendimin tim tani?
une nuk perfaqesoj ketu asnje pervec vetes, keshtu te mos te te vije keq ty qe nje person duke pare nje femer te mbuluar ti vije ne koke nje mendim i caktuar...
ashtu sic mund te gjykoje dhe te diskutoje nje femer qe del nudo ne plazh... apo per kete rastin e dyte te flasim dhe te gjykojme ne sipas qejfit nuk ka problem....
 
S

Scorpion

Guest
Re: Mbi islamin!

Me kalimin e shekujve ka humbur origjinaliteti i ligjeve Islame, pasi nuk ka ekzistuar me ai autoriteti i dikurshem qe kontrollonte zbatimin e ketyre ligjeve. Prandaj dhe nuk gjen dot njerez(Imame) qe te japin drejtesi sipas fese, sepse secili i interpreton sipas qejfit apo kushteve ku ndodhen. Kjo ndodh dhe ne fete e tjera, vete-interpretim i librave apo doktrinave fetare.

E pra, eshte normale qe secili ta shikoje boten qe e rrethon me ato ngjyra qe i pershtaten, apo ta gjykojne bazuar ne normat qe ndjekin.

Ne fund te fundit, eshte JO e llogjikshme te fajesosh FENE, nje shtet etj. Ne nuk e dime si ka qene gjendja apo morali para se FEJA ISLAME te zbriste ne keto vende.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Mbi islamin!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: policia</div><div class="ubbcode-body">une gjykoj per kaq sa njoh, per kaq sa shoh... prandaj quhet MENDIMI IM PERSONAL. tani une nuk do shkoj te mbyllem ne ndonje xhami apo kishe, te studioj nja 30 vjet edhe te vij ketu te te them ty qe shiko skorpion une studiova, te lutem a ta jap mendimin tim tani?
une nuk perfaqesoj ketu asnje pervec vetes, keshtu te mos te te vije keq ty qe nje person duke pare nje femer te mbuluar ti vije ne koke nje mendim i caktuar...
ashtu sic mund te gjykoje dhe te diskutoje nje femer qe del nudo ne plazh... apo per kete rastin e dyte te flasim dhe te gjykojme ne sipas qejfit nuk ka problem.... </div></div>


Cdo njeri eshte i lire te gjykoje me aq sa sheh si dhe me aq sa nuk sheh, po te doje, vetem se kjo nuk na pengon te bejme diferencimet midis njerezve qe gjykojne me baze dhe njerezve qe gjykojne pa baze, apo qe gjykojne ne ajer. Pikerisht kjo eshte arsyeja edhe pse ne bote ka gjykime te thella si dhe gjykime te ceketa.
Une p.sh. preferoj te mos gjykoj ne ajer dhe te mos gjykoj thjesht me ate qe shoh perciptazi. P.sh. une vertete shoh qe ka nje fenomen mjaft te perhapur te pedofilise dhe homoseksualitetit ne kleriket katolike dhe protestante, por nuk nxitohem te nxjerr konkluzionet se krishterimi eshte fe pederastesh.
Pikerisht sepse dua te jem objektiv dhe si nje musliman i mire e dua te verteten dhe nuk nxitohem te shkoj pas opinioneve te cekta qe vijne si pasoje e veshtrimeve te rastesishme sporadike.
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Mbi islamin!

Qenkemi njesoj Gysi! Edhe une kur shoh gra te vrara me gure, kamikaze qe hedhin bomba neper metro, kokepalare apo mesjetare, nuk mendoj se te gjithe mysylmanet jane keshtu. Nuk jam i ceket, jo /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Mbi islamin!

Natyrisht, as une nuk mendoj se te gjithe muslimanet jane ashtu! /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 
Top