Re: Formula 1 2007
MekLaren, per te pushtuar SHBA-ne!
Pas Cmimit te Madh te Kanadase, fundjaven e kaluar, Fernando Alonso deshiron qe te jete me i suksesshem ne Indianapolis. Fituesi i gares se Montrealit, Luis Hemilton, para se te niset drejt pistes se radhes, do te qendroje disa dite ne Nju Jork, per te bere disa takime me mediat. Ne Cmimin e Madh te SHBAse, te dy pilotet e MekLaren Mercedes do te jene pretendente kryesore. Nje vit me pare, te dyja makinat e kesaj skuadre dolen nga gara per shkak te nje perplasjeje ne start, ndersa kete here, dy pilotet e rinj te saj shpresojne tek rezultati maksimal. “Gara ne Kanada nuk ishte shume e lehte per mua dhe nuk jam kurrsesi i kenaqur me vendin e shtate”, ka thene Alonso, i cili me tej shtoi: “Mora vetem dy pike, por jane edhe 11 gara ne kete sezon, keshtu qe nuk duhet te demoralizohemi. Per mua ka shume rendesi qe makina eshte e afte per te fituar dhe jam shume i kenaqur qe po shkojme drejt gares se Indianapolisit. Te shpresojme qe atje nuk do te kete asnje dalje te makines se sigurise”. Rezultati me i mire i Alonsos ne kete gare, eshte vendi i peste qe e siguroi ne vitin 2006. Kete vit, ai deshiron te ndahet me mire nga kjo gare. Alonso shprehet entuziast per rikthimin ne Indianapolis per shkak te atmosferes se bukur qe krijohet atje per shkak te ardhjes se shume tifozeve. “Aty ka disa mundesi parakalimi, me e mira eshte ne pjeset e drejta ne fund e ne fillim te gares. Por kjo mund te funksionoje vetem nese shpejtesia eshte shume e larte dhe konstante”, tha spanjolli, i cili me tej vleresoi garen e Kanadase persa i perket surprizave te saj.
Ndersa Hemilton eshte krejt i kenaqur me ecurine e gares ne Montreal. “Per mua gara ne Kanada kete fundjave shkoi shume mire. Shpejtesia e makines ishte sic e kishim parashikuar, keshtu qe shpresoj qe edhe kete fundjave te paraqitem po kaq mire. Mezi e pres garen ne pisten legjendare te Indianapolisit”, tha anglezi. Me tej fituesi i Cmimit te Madh te Kanadase tha: “Do te pilotoj per here te pare ne nje piste me kthesa te forta, te cilat nuk i gjen ne asnje piste tjeter te Formula 1. Kjo eshte gara ime e shtate dhe kam mesuar mjaft gjera gjate kesaj kohe, shpresoj qe me kalimin e kohes te mesoj edhe me teper. Sezoni deri tani me ka falur shume kenaqesi, por e di se sporti yne nuk eshte i parashikueshem dhe se ne garat pasuese mund te ndodhin shume gjera”, shprehet me tej 22vjecari.
Edhe per manaxherin e MekLaren Mercedes, Martin Uaitmarsh, Cmimi i Madh i SHBAse eshte nje nga pikat me kulminante te sezonit Gara atje, sipas tij, eshte nje sfide shume e madhe dhe eshte e pamundur te besh parashikime per skuadrat konkurente. “Fakti qe Fernando me Luisin si dhe MekLaren Mercedes kryesojne te dyja kampionatet, nuk eshte nje arsye per t’u qetesuar. Sa me shume jave te ketij sezoni kalojne, aq me e perqendruar eshte puna ne qendren teknologjike te MekLaren dhe tek Mercedes Benz ne Shtutgart. Puna eshte intensive dhe po perpiqemi te pergatisim disa pjese te reja, te cilat do ti vendosim ne garen e Indianapolisit me qellim qe te ruajme me tej kryesimin ne te dyja kampionatet. Kjo gje na nxit me shume, edhe pse e dime se edhe kundershtaret tane do te perpiqen te permiresohen sa me shume per te na sulmuar”, tha ai duke pershkruar situaten. Ndersa Ron Denis foli gjithashtu edhe per suksesin financiar te Mercedes Benz, ne SHBA. “Tregu i makinave te Mercedes Bencit ne SHBA eshte me i madhi jashte Gjermanise, prandaj eshte shume mire per ne qe po udhetojme drejt gares se Indianapolisit si kryesues te te dyja kampionateve”. Drejtori sportiv i skuadres, me tej shtoi: “Qellimi yne eshte qe te pasojme rezultatet e garave te deritanishme edhe ne pisten tradicionale te Indianapolisit. Nga gjashte garat e zhvilluara kemi fituar tre, dy prej te cilave rresht, si dhe pilotet tane jane renditur 10 here ne pod, nga 12 variantet e mundshme. Ne jemi skuadra e vetme qe kemi kryer te 384ta xhirot, qe perkojne me rreth 1 800 km. Une jam shume i kenaqur qe pilotet tane kane marre vazhdimisht pike gjate ketyre garave”, ka pohuar me tej funksionari i larte i MekLaren Mercedes. Ashtu si Uaitmarsh, edhe Ron Denis e vlereson pisten e Indianapolisit si nje nga me te vecantat, e cila kerkon fuqi maksimale nga motorat dhe shpejtesi te larte gjithashtu. Por, jo vetem kaq, sipas Denisit, e rendesishme eshte edhe aftesia e piloteve, pasi duhet alternuar shpejtesia dhe raporti i kthesave.