Formula 1 2007

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

MekLaren, per te pushtuar SHBA-ne!

Pas Cmimit te Madh te Kanadase, fundjaven e kaluar, Fernando Alonso deshiron qe te jete me i suksesshem ne Indianapolis. Fituesi i gares se Montrealit, Luis Hemilton, para se te niset drejt pistes se radhes, do te qendroje disa dite ne Nju Jork, per te bere disa takime me mediat. Ne Cmimin e Madh te SHBA﷓se, te dy pilotet e MekLaren Mercedes do te jene pretendente kryesore. Nje vit me pare, te dyja makinat e kesaj skuadre dolen nga gara per shkak te nje perplasjeje ne start, ndersa kete here, dy pilotet e rinj te saj shpresojne tek rezultati maksimal. “Gara ne Kanada nuk ishte shume e lehte per mua dhe nuk jam kurrsesi i kenaqur me vendin e shtate”, ka thene Alonso, i cili me tej shtoi: “Mora vetem dy pike, por jane edhe 11 gara ne kete sezon, keshtu qe nuk duhet te demoralizohemi. Per mua ka shume rendesi qe makina eshte e afte per te fituar dhe jam shume i kenaqur qe po shkojme drejt gares se Indianapolisit. Te shpresojme qe atje nuk do te kete asnje dalje te makines se sigurise”. Rezultati me i mire i Alonsos ne kete gare, eshte vendi i peste qe e siguroi ne vitin 2006. Kete vit, ai deshiron te ndahet me mire nga kjo gare. Alonso shprehet entuziast per rikthimin ne Indianapolis per shkak te atmosferes se bukur qe krijohet atje per shkak te ardhjes se shume tifozeve. “Aty ka disa mundesi parakalimi, me e mira eshte ne pjeset e drejta ne fund e ne fillim te gares. Por kjo mund te funksionoje vetem nese shpejtesia eshte shume e larte dhe konstante”, tha spanjolli, i cili me tej vleresoi garen e Kanadase persa i perket surprizave te saj.

Ndersa Hemilton eshte krejt i kenaqur me ecurine e gares ne Montreal. “Per mua gara ne Kanada kete fundjave shkoi shume mire. Shpejtesia e makines ishte sic e kishim parashikuar, keshtu qe shpresoj qe edhe kete fundjave te paraqitem po kaq mire. Mezi e pres garen ne pisten legjendare te Indianapolisit”, tha anglezi. Me tej fituesi i Cmimit te Madh te Kanadase tha: “Do te pilotoj per here te pare ne nje piste me kthesa te forta, te cilat nuk i gjen ne asnje piste tjeter te Formula 1. Kjo eshte gara ime e shtate dhe kam mesuar mjaft gjera gjate kesaj kohe, shpresoj qe me kalimin e kohes te mesoj edhe me teper. Sezoni deri tani me ka falur shume kenaqesi, por e di se sporti yne nuk eshte i parashikueshem dhe se ne garat pasuese mund te ndodhin shume gjera”, shprehet me tej 22﷓vjecari.

Edhe per manaxherin e MekLaren Mercedes, Martin Uaitmarsh, Cmimi i Madh i SHBA﷓se eshte nje nga pikat me kulminante te sezonit Gara atje, sipas tij, eshte nje sfide shume e madhe dhe eshte e pamundur te besh parashikime per skuadrat konkurente. “Fakti qe Fernando me Luisin si dhe MekLaren Mercedes kryesojne te dyja kampionatet, nuk eshte nje arsye per t’u qetesuar. Sa me shume jave te ketij sezoni kalojne, aq me e perqendruar eshte puna ne qendren teknologjike te MekLaren dhe tek Mercedes Benz ne Shtutgart. Puna eshte intensive dhe po perpiqemi te pergatisim disa pjese te reja, te cilat do ti vendosim ne garen e Indianapolisit me qellim qe te ruajme me tej kryesimin ne te dyja kampionatet. Kjo gje na nxit me shume, edhe pse e dime se edhe kundershtaret tane do te perpiqen te permiresohen sa me shume per te na sulmuar”, tha ai duke pershkruar situaten. Ndersa Ron Denis foli gjithashtu edhe per suksesin financiar te Mercedes Benz, ne SHBA. “Tregu i makinave te Mercedes Bencit ne SHBA eshte me i madhi jashte Gjermanise, prandaj eshte shume mire per ne qe po udhetojme drejt gares se Indianapolisit si kryesues te te dyja kampionateve”. Drejtori sportiv i skuadres, me tej shtoi: “Qellimi yne eshte qe te pasojme rezultatet e garave te deritanishme edhe ne pisten tradicionale te Indianapolisit. Nga gjashte garat e zhvilluara kemi fituar tre, dy prej te cilave rresht, si dhe pilotet tane jane renditur 10 here ne pod, nga 12 variantet e mundshme. Ne jemi skuadra e vetme qe kemi kryer te 384﷓ta xhirot, qe perkojne me rreth 1 800 km. Une jam shume i kenaqur qe pilotet tane kane marre vazhdimisht pike gjate ketyre garave”, ka pohuar me tej funksionari i larte i MekLaren Mercedes. Ashtu si Uaitmarsh, edhe Ron Denis e vlereson pisten e Indianapolisit si nje nga me te vecantat, e cila kerkon fuqi maksimale nga motorat dhe shpejtesi te larte gjithashtu. Por, jo vetem kaq, sipas Denisit, e rendesishme eshte edhe aftesia e piloteve, pasi duhet alternuar shpejtesia dhe raporti i kthesave.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Raikonen: Fati rrotullohet për të gjithë

Finlandezi është i bindur se të gjithë rivalët e tij do të kenë një periudhë të tillë të errët si ai

Për momentin, gjërat po më shkojnë keq, por ato do të përmbysen dhe fati i keq do të kalojë edhe te të tjerët. Ky duket se është në përgjithësi mendimi i Kimi Raikonenit. Finlandezi i Ferrarit nuk është në moment të mirë, pas fitores në Australi dhe dy podiumeve në Malajzi dhe Bahrein; është paraqitur dobët në Spanjë, Montekarlo dhe Montreal. Raikoneni ka pranuar gjithashtu se në këtë moment McLaren‑i është më i shpejtë, por nuk ka asgjë për t'u dramatizuar. Përmirësimet: "Gara e Kanadasë ishte një tjetër garë e vështirë për ne.

Padyshim që nuk arritëm rezultatin që prisnim, megjithatë, pas problemeve që patëm, vendi i pestë nuk mund të konsiderohet i keq, mund të kishte shkuar edhe më keq. E gjithë fundjava ishte e keqe për ne. Nuk kishim makinë të mirë, ashtu si e kishim menduar. Do të përpiqemi me të gjitha forcat tona për ta përmirësuar makinën për garën e ardhshme në Indianapolis. Do t'i shohim rezultatet pas provave të lira," ka thënë finlandezi Kimi Raikonen.

Fati rrotullohet:Felipe Masa u skualifikua nga gara e Kanadasë, ndërsa Alonso u rendit në vendin e shtatë. Raikoneni iu afruar të dyve nga pak në klasifikimin e përgjithshëm, por Hamiltoni vazhdon shkëputjen. Megjithatë, finlandezi është i bindur se fati rrotullohet për të gjithë. "Gjëja më e rëndësishme është që në Kanada arrita të grumbulloj disa pikë. Alonso dhe Masa patën probleme dhe, si rrjedhojë, iu afrova disi. Hamiltoni fitoi dhe tani është 21 pikë përpara meje. Megjithatë, do të më pëlqente të isha në krye, por jam i sigurt se edhe për Hamiltonin do të vijnë ditë të këqija," ka përfunduar Raikonene.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: celjanfr</div><div class="ubbcode-body">o altin me gjithe keto info ik hap gazete vella./ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif </div></div>

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif ka rene cmimi i gazetes /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<span style="color: #FF0000">
17/06/2007 USA Indianapolis
01/07/2007 France Magny-Cours
08/07/2007 Great-Britain Silverstone
22/07/2007 Germany Nurburgring
05/08/2007 Hungary Hungaroring
26/08/2007 Turkey Istanbul
09/09/2007 Italy Monza
16/09/2007 Belgium Spa-Francorchamps
30/09/2007 Japan Fuji speedway
07/10/2007 China Shanghai
21/10/2007 Brazil Interlagos
</span>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

untitledj.jpg
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Todt: Sa te jem une, s’ka Alonso!

“Kam pasur kontakte me Fernandon, te cilin e konsideroj nje pilot madheshtor, por ceshtja eshte mbyllur me kaq, asgje me teper”

Nje Ferrari e cuditshme. Ka fituar gjysmen e garave te zhvilluara deri tani, ka arritur 4 pole position ne 6 gara, e megjithate nuk bind. Eshte Raikonen, i ashtuquajturi pasardhes i Shumakerit, por Kimi duket nje boksier veteran: pas nje te tretes se kampionatit nuk ka kuptuar ende asgje nga Ferrari F2007. Dhe eshte Masa qe ka dhene me shume sec pritej prej tij: por kur flitej per pjekurine e arritur, del nga bokset e Montrealit me semaforin e kuq dhe i duhen disa dite per te kuptiar se ka bere nje gabim idiot per nje pilot qe ka ambicie boterore. Ishte e sigurt qe epoka post﷓Shumi nuk do te ishte e lehte. Prandaj Zhan Todti, pergjegjesi i Sektorit te Garave, ka shume gjera per te zgjidhur pikerisht kur mendonte te largohej ne menyre te ebmel nga garat. Dhe edhe nga Ferrari, sepse pas 14 vitesh ne te cilet ka pare vetem pilote, pista dhe makina, kazbuluar dashurine per Mishel Jeoh, e fejuara aktore te cilen ai, ne telefon, e quan “dashuria ime”. Personazh i veshtire, ne lufte me boten dhe me vetveten, Todti pranoi te bente rezymene e Ferrarit, per manite e tij, per skenaret e te ardhmes.

﷓ Zoti Todt, a e prisnit qe Raikoneni te kishte nevoje per nje periudhe kaq te gjate pershtatjeje?

﷓ Gara e pare: pole position dhe fitore. Pas 3 garash ishte me pike te barabarta ne krye te kampionatit, ne te katerten do te kishte dale i dyti apo i treti, por u ndal per fajin tone. Ne Monako, pa gabimin, do te kishte kryer nje gare te mire. Pasaj Montreali ishte nje llotari...

﷓ Por, derri tani, nuk eshte pare asnjehere Raikoneni i vertete.

﷓ Rregullat e reja per gomat dhe njohja e paket e makines mund te jete nje arsye. Per ta gjykuar do te preferoja fundin e sezonit.

﷓ Ferrari ka nje pilot qe kalon me semaforin e kuq dhe nje tjeter qe ka ngecur ne mjegull: po me Shumin, ku do te ishte sot skuadra?

﷓ Nuk e di, por Mikaeli do te kishte garuar si protagonist, sic beri deri ne garen e fundit. Por ne kemi dy pilote shume te zote. Shumi zgjodhi te terhiqej dhe ne e respektuam. Nese do te kishte dashur te vazhdonte per 3 vite te tjere, do ta kishim kenaqur. Ai vendosi te thoshte mjaft ne Nyrburgring (maj 2006), por ne e shpallem vendimin e tij vetem ne Monza (shtator 2006).

﷓ Ne Monako ju thate se e konsideroni Shumin si pasardhesin tuaj ideal ne krye te Sektorit te Garave: ku bazoheni per kete ide?

﷓ Por shtova se problemi nuk ekziston, pasi nuk do ta pranoje kurre kete rol, dhe pse ne jete gjithcka mund te ndryshoje. Cilesite e Mikaelit? Di te degjoje, njeh njerezit, di t’i bashkoje ata, eshte shume i ndjeshem si njeri, ka personalitet. Eshte nje lider.

﷓ Po ju, deri kur do te jeni shefi i Sektorit te Garave Ferrari?

﷓ Nuk jam nje njeri qe jep afate. Do te jete nje vendim qe do ta ndaj me Montexemolon dhe aksioneret. Sot jam administrator i deleguar i Ferrarit dhe, jo zyrtarisht, edhe i sektorit te F.1, per te cilin merrem pjesen me te madhe te kohes, sepse po perjetojme nje zhvillim te rendesishem, me disa personazhe qe nuk jane me dhe te tjere qe kane pergjegjesi te reja. Duhet te sigurohem qe kalimi te behet sa me mire, prandaj kjo me ha shume kohe. Muajt e ardhshem duhet te mendojme per nje Sektor Garash me nje shef te perhershem.

﷓ Cili eshte sot, roli juaj ne strategjite e garave?

﷓ Informohem, nese nuk jam dakort e them, por zakonisht vendosin njerez te afte mbi bazen e shume elementeve. Dhe nuk gabojne kurre.

﷓ Po perfshirja juaj ne sektorin e prodhimit te makinave normale?

﷓ Marr pjese ne jeten e perditshme te fabrikes. Ka nje person shume profesionist, Amedeo Felisa, qe drejton pjesen industriale, pastaj eshte marka globale, me nje shef te ri qe quhet Dani Bahar. Une koordinoj orkestren.

﷓ Montexemolo fliste mire per Hemiltonin edhe para pak kohesh: nuk keni menduar kurre per ta bllokuar?

﷓ E dija mire situaten e Hemiltonit, pasi ne GP2 garonte me ekipin e djalit tim Nikolas. Dhe qe atehere paguhej nga MekLareni...

﷓ A eshte e vertete se Ferrari “ia ka vene syrin” nje 18﷓vjecari?

﷓ Eshte hera e pare qe e degjoj dicka te tille.

﷓ Si do ta shihnit blerjen e Toro Rosos nga djali juaj Nikolas?

﷓ Eshte sikur t’ju pyesja se si po e pergatisni udhehtimin tuaj per ne Hene pas nje muaji. Nje shpikje. Shkova ne Montreal me Bergerin, beme shaka mbi keto spekullime pa baze. Por nese me pyesni nese djalit tim do t’i pelqente te perfshihej ne nje skuadres te F.1, atehere pergjigja eshte se mendoj se po.

﷓ Dikush ka kerkuar te bleje telajot e Ferrarit 2007 per t’i perdorur vitin e ardhshem?

﷓ Nese na e kerkojne do ta vleresojme. Nuk eshte nje prioritet.

﷓ A eshte e vertete se FIA ben vetem ate qe i pelqen Ferrarit?

﷓ Kam nje vleresim te madh per Maks Moslein. Por i them edhe cfare nuk me pelqen, si per shembull shperndarja e pikeve. Ndersa favoret jane thjesht nje peralle e bukur.

﷓ Do t’ju pelqente te merrnin Alonson ne skuader?

﷓ Per mua eshte nje pilot i madh. Ka pasur kontakte, por nuk do te shkojne me shume se kaq. Sot kemi dy pilote 26 dhe 27 vjec dhe une nuk dua te ndryshoj. Por pasi them kete, them edhe se Ferrari nuk eshte e imja. Nje dite, nuk e di se kur, kapitulli Todt do te mbyllet dhe do te jene njerez te tjere qe do t’i marrin vendimet. Por ne kapitullin Todt Alonso nuk do te vije kurre tek Ferrari.

﷓ Cfare keshille do t’i jepnit “pensionistit” Shumaker per jeten?

﷓ Ta shijoje. Eshte i kenaqur qe ka me shume kohe per familjen dhe per veten. Te kesh mundesine te zgjedhesh kur je vetem 38 vjec eshte dicka fantastike. Nje skuader? Nuk do, nuk i pelqen. Por ndoshta pas 3 vjetesh nuk do te jete me keshtu.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Luis: Kjo enderr s’do te perfundoje!

Shkelqente nga gezimi Luis Hemiltoni pas fitores se dyte radhazi ne Formula 1 dhe podiumit te gjashte ne po kaq gara te zhvilluara deri tani, fale triumfit ne Cmimin e Madh te SHBA﷓se ne Indianapolis. Pas nje gare perfekte anglezi 22﷓ vjecar la pas shokunn e skuadres Fernando Alonso, duke u shkeputur edhe me shume ne renditjen e kampionatit boteror te piloteve, megjithate ai qendron serish me kembe ne toke ne deklaratat e tij. Hemilton u shpreh: “Vazhdoj te mendoj se jam ne nje enderr te bukur qe duket se nuk do te mbaroje kurre. Sigurisht, javen e kaluar isha ne qiellin e shtate fale fitores ne Montreal, por ta perserisesh ate rezultat fantastik edhe nje jave me vone, per me teper ne nje piste ne te cilen nuk kisha garuar asnjehere si Indianapolisi, eshte fantastike. Gara e sotme nuk ishte aspak e lehte, pasi Fernando me vuri nen presion gjate gjithe kohes, sidomos duke me qendruar ngjitur edhe ne pjesen e drejte te gjate qe ka kjo piste. Megjithate arrita t’i rezistoja ne sulmet me te ashper dhe e kontrollova garen ne xhirot e fundit”.

Fernando: C’te beja!

Nuk buzeqeshi ne asnje cast qe kur zbriti nga makina e deri ne fund te konferences per shtyp. Fernando Alonso largohet nga dy etapat e Amerikes Veriore me “bisht nder shale” i thyer edhe ne Indi nga shoku i tij debutues i skuadres, Luis Hemilton, dhe kjo nuk e kenaq aspak spanjollin, qe u shpreh: “Tentova me te gjitha menyrat ta kaloja Luisin, por nuk ia dola mbane. U nisa mire, por nuk arrita te hyj i pari ne kthesen e pare dhe me pas mendova te prisja me mire ndalesen e pare per te tentuar sulmin. Pas asaj ndalese iu afrova shume Luisit, madje ne nje cast isha shume prane edhe nje parakalimi, por ai u mbrojt shume mire dhe mua nuk m’u dha me mundesia te sulmoj. Me vjen keq qe humba serish pike ne renditje, por rendesi ka qe fitoi skuadra, sepse nese vazhdojme te jemi ne nje forme te tille edhe une do te shoh dite te bardha”.

Masa: U mundem paq!

Felipe Masa dukej me shume si nje dublant ne konferencen per shtyp te Cmimit te Madh te SHBA﷓se, ku braziliani u detyrua te pranonte nje tjeter disfate te Ferrarit ndaj MekLarenit. Felipe arriti te mbante pas shokun e skuadres, Kimi Raikonen ne dhjete xhirot e fundit, por ky fakt nuk eshte se e ngushellonte shume ne theniet pas gares se Amerikes. Masa u shpreh: “Sigurisht, ky eshte nje tjeter rezultat negativ per ne, duke menduar qe rivalja jone kryesore, MekLareni arriti nje fitore te dyfishte. Duket qarte se forma jone nuk eshte aty ku duhet dhe pse ketu ne Indianapolis ishim me prane MekLarenit se ne Monako dhe ne Kanada. Por na duhet shume pune per te luftuar serish per fitoret. Jam i kenaqur qe e mbajta pas Kimin ne xhirot e fundit, por ky nuk ka se si te jete objektivi yne ne kete kampionat boteror te veshtire, perkundrazi”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Hemilton, tjeter leksion Alonsos!

Luis Hemilton arriti fitoren e dyte radhazi ne po kaq jave ne Ameriken e Veriut, duke dominuar qe nga fillimi deri ne fund Cmimin e Madh te SHBA﷓se, ne pisten e Indianapolisit. Anglezi 22﷓vjecar i rezistoi shume mire sulmeve te shokut te tij te skuadres, Fernando Alonso, qe gaboi edhe nje here tjeter ne gare, duke u perpjekur t’i ngjitej sa me shume debutuesit magjik te “Shigjetave te Argjendta”. Tashme britaniku sensacional eshte shkeputur edhe 2 pike ne tjera ne krye te renditjes boterore te piloteve, duke rritur avantazhin ndaj Alonsos ne 10 pike dhe duke u kandiduar me te drejta te plota si pretendenti kryesor per titullin boteror 2007. Dhe duke pare garen e mbremshme mund te thuhet tamam me te drejta te plota, pasi Hemiltoni jo vetem qe u nis shume mire, por me tej diti te largohej nga Alonso e ta mbante ate pas ne castet vendimtare. Ferrari serish dorezohet ndaj superfuqise se MekLarenit, duke u kenaqur vetem me vendin e trete dhe te katert dhe ne nje gare te cilen e ka dominuar ne vite, ne Indianapolis. Masa mban pas Kimin ne xhirot e fundit ne nje duel qe ka shijen e te humburve per “Kokekuqen”. Ne vendin e peste Heiki Kovalainen qe konfirmon rritjen e tij pas vendit te katert ne Kanada. I gjashti Jarno Truli me Tojota, i shtati Mark Ueber me Red Bull dhe i teti debutuesi i BMV﷓se, Sebastian Fetel.

Rezultatet e Cmimit te Madh te SHBA﷓se

Piloti Skuadra﷓Motori Koha

1.Hemilton MekLaren﷓Mercedes 1h39’9"65

2.Alonso MekLaren﷓Mercedes + 1"5

3.Masa Ferrari + 12"8

4.Raikonen Ferrari + 15"4

5.Kovalainen Reno + 41"4

6.Truli Tojota + 1’6"7

7.Ueber RedBull﷓Reno + 1’7"3

8.Fetel BMV﷓Sauber + 1’7"7

9.Fizikela Reno + 1 xhiro

10.Vurc Uilliams﷓Tojota + 1 xhiro

11.Davidson SuperAguri﷓Honda + 1 xhiro

12.Baton Honda + 1 xhiro

13.Spid ToroRoso﷓Ferrari + 2 xhiro

14.Sutil Spajker﷓Ferrari + 2 xhiro

15.Albers Spajker﷓Ferrari + 3 xhiro

16.Rosberg Uilliams﷓Tojota + 5 xhiro

17.Liuci ToroRoso﷓Ferrari + 5 xhiro

18.Haidfeld BMV﷓Sauber + 18 xhiro

19.Sato SuperAguri﷓Honda1 ro

20.Kulthard RedBull﷓Reno + 73 xhiro

21.Barrikelo Honda + 73 xhiro

22.Shumaker Tojota + 73 xhiro
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Shtypi: Alonso po demoralizohet!

Angli: Luisi, Tajger Udsi i F.1!

“The Sun”: “Luis, mbreti i SHBA?se. Hemiltoni ia doli mbae te perseriste triumfin e Montrealit. Tete dite te paharrueshme ne Ameriken e Veriut. Edhe Tajger Udsi eshte tifoz i Luisit tone”.

“The Mirror”: “Nderi i Indit i takon Luisit. Ai kurorezon paraqitjen e shkelqyer me nje fitore te dyte.”

“Daily Telegraph”: “Hemilton kunder Alonsos, ky eshte dueli me i bukur qe nga koha e Senes e Prostit. E cfare mund t’i entuziazmoje amerikanet me shume se sa ky duel? Hemilton vazhdon te rritet”

“The Times”: “Alonso teston aftesite e Hemiltonit dhe guximin e tij, ndersa Luisi i merr maksimalisht te gjitha provimet ne Indi. Duket se fitoret jane te pashmangshme per te. Vetem pas shtate garash ai ia ka dale mbane te arrije ate qe shume pilote nuk e kane arritur nje jete te tere”.

“Evening Standard”: “Luisi nuk e humbi asnjehere gjakftohtsine nga sulmet e Alonsos. Ishte nje gare plot adrenaline ku Hemilton tregoi se eshte piloti me i mire ne formula 1”.

Spanje: Luisi, me mire se Shumi!

“AS”: “Kampioni i botes, Alonso nuk po e kalon dot Hemiltonin e pagabueshem. Me nje fitore te dyte rresht, britaniku meriton titullin e Doktorit”.

“Marca”: “Hemiltoni, nje kocke e forte. Per Alonson eshte me e veshtire perballe tij se sa perballe Shumakerit”.

“Sport”: “Hemiltoni eshte i pandalshem. Alosno ushtroi presion qe ne fillim, por britaniku nuk beri asnje gabim”.

“El Mundo Deportivo”: “Alonso nuk e ka te lehte kunder Hemiltonit. Pole Positioni ishte vendimtar per garen”.

“Cadena Ser”: “Kush do ta kishte menduar se kundershtari me i forte i Alonsos do te ishte pikerisht ne skuadren e tij?”

Itali: Fernando mbetet ne tunel!

“Gazzetta dello Sport”: “Probleme tek Meklaren: Feston Hemiltoni dhe merzitet Alonso. Spanjolli u ankua per shkak te simpatise se skuadres per Hemiltonin, por situata po perkeqesohet pas gares se Indianapolisit”.

“Corriere dello Sport”: “Ferrari po humbet ne nje faze ne te cilet duhet te fitonte. Hemilton sundon kudo. Me sa duket askush nuk po ia del mbane ta ndale kete pilot te ri”.

“Tuttosport”: “Hemilton ishte si nje mjeshter ne piste, ndonese skuadra e mbeshteti ate me nje strategji me te mire se sa Alonso. Tani ai eshte kandidati me potencial per titullin. Edhe Alonso eshte i mire, por nje nivel me poshte se kolegu i tij”.

“La Repubblica”: “Spektakel ne Indi nga Hemilton. Pilotit te ri i pelqeu shume shija e fitores ne Montreal, prandaj nuk i’u nda kreut as ne Indi. Ai e demorlaizoi serish Alonson, i cili ishte teper nervoz”.

SHBA: Ne Formula 1 lindi nje yll!

“Indianapolis Star”: “Hemilton eshte numri nje. Prisni te shihni se c’do te ndodhte pasi ai t’i kete njohur te gjitha pistat! Ose imagjinoni se si do te jete kur ai ta kete te qarte se eshte vertet sunduesi i Formula 1. Fenomeni 22?vjecar i ka shtuar nje tjeter titull te rendesishem koleksionit te tij te trofev”.

“USA Today”: “Nje tjeter shfaqje e mrekullueshme e Hemiltonit. Ai po “plas” nga pyetjet e shumta per ambiciet per titullin e ketij sezoni. Pas fitores ne Cmimin e Madh te SHBA?se, ai tregon qetesine e tij dhe pohon se do te prese perfundimin e dhjete garave te tjera per te shpresuar tek titulli. Por, derisa te dale ndonje tjeter me “uri” me te madhe per trofeun e ketij sezoni, 22?vjecari deshiron te jete vete ne mes te podit dhe ne qender te vemendjes”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Luis: Endrra vazhdon!

22?vjecari Luis Hemilton nuk eshte thjesht nje pilot i talentuar dhe i zgjuar, por zoteron edhe cilesite me te mira humane. Ne nje konference per shtyp, ai uroi dy here kampionin e botes, Fernando Alonso per punen e tij te mrekullueshme gjate gares se SHBA?se.

? Si ndiheni pas fitores tuaj te dyte rresht?

? Per mua kjo eshte si nje enderr! Eshte fantastike te fitosh ne dy pista te cilat si ke njohur kurre me pare. Mendoj se ky eshte rezultat i punes intensive te skuadres gjate gjithe ktyre javeve.

Kemi punuar shume per permiresimim e makines, te gjithe jane perpjekur per te arritur nje rezultat sa me te larte. Vec kesaj skuadra kishte zgjedhur strategjine e duhur gjate gares.

Dueli i forte me Alonson

? E vecanta e kesaj gare nuk ishte vetem fitorja juaj, por edhe dueli me Alonson.

? Po, gjithcka nisi seriozisht nga mesi i gares. Para ndaleses se pare ne bokse, pati vetem disa xhiro ne te cilat Fernando u perpoq te me kalonte, por une e mbrojta kreun pa veshtiresi. Por kjo nuk zgjati shume, sepse ai ishte teper i fiksuar ne qellimin e tij. Pas ndaleses se pare, Fernando m’u afrua edhe me shume dhe per pak sa nuk me kaloi. Per nje kohe te gjate ai ishte shume prane meje. Po te kisha kaluar me ne brendesi te pistes, do ta kisha humbur me siguri kreun. Kjo fitore ishte shume e veshtire per mua. Fernando dinte te luftonte shume mire, tregoi se eshte nje profesionist i vertete.

? Bete disa kalime nga e majta ne te djathte ne start. A ishte i veshtire ai fillim per ju?

? Linjen mund ta nderrosh vetem njehere, dhe vetem ne ato raste kur pista eshte e drejte, por para nje kthese, sipas rregullit, duhet te shkosh serish ne pozicionin fillestar.

? Si ishin xhirot e fundit per ju?

? Ne radhe te pare ishte fantastike te shihje aq shume tifoze ketu. Ata me mbeshteten plotesisht dhe vura re se kishte dhe shume flamuj angleze. Kjo me dha me shume energji, por xhirot e fundit ishin me te vertete shume te veshtira, sepse atehere gara te duket shume me e gjate.

Java fantastike amerikane

? Kaluat tete dite te shkelqyera, apo jo?

? Ishte nje udhetim i pabesueshem, teper intensiv, por e shijova me se miri. I jam mirenjohes skuadres, familjes dhe mbeshtetjes se tifozeve te mi per kete sukses. Ishte hera e pare per mua ne Kanada dhe ne Indianapolis dhe fitova. As vete nuk e besoj dot!

? A ndiheni me ne forme pas ketyre fitoreve?

? Edhe pse fitova, une mbetem nje pilot i ri dhe pa aq shume eksperience sa pilotet e tjere. Do te perpiqem te permiresohem sa me shpejt. Krahas Fernando Alonsos une vertet e fitova garen, por kjo ndodhi vetem sepse dola para tij ne kualifikuese. Ai ishte teper i shpejte dhe mua me shpetuan vetem gomat qe mbrojta kreun.

? Si ishte te pilotoje me 300 km/h ne krah te kolegut te skuadres?

? Isha disi nervoz kur pashe nga pasqyra se sa afer ishte Fernando. Por e dija, se po te frenoja vone, ne nje moment te caktuar, ai nuk do te me kalonte dot. Gjate casteve kur gara mes nesh ishte kthyer ne nje duel te vertete, Fernando u tregua teper i ndershem, njelloj si ne start. E uroj per punen fantastike qe beri.

? Duke pasur parasysh se jeni njelloj te shpejte, mendoni se ne garat e ardhshme kualifikueset do te jene vendimtare?

? Nuk e di. Per kete duhet te presim. Edhe pse ne arrijme rezultate te peraferta, kemi shume respekt per njeri?tjetrin. Une jam krenar dhe ndihem i nderuar qe garoj ne krah te tij, sepse gjate viteve te kaluara e kam admiruar gjithnje per cilesite qe ka.

Fitoret, cfare surprize

? A ju kishte shkuar ndonjehere ne mendje para fillimit te sezonit se do te fitonit dy here rresht?

? Absolutisht fare. Ne fillim te cdo sezoni duhet te jesh realist. Une nuk kisha parashikuar asgje, por shpresoja qe te paraqitesha sa me mire ne fillim te sezonit dhe te mesoja shume prej tij. Te fitoja? S’e kisha menduar kurre. Madje, nuk mendoj se ka patur ndonje njeri qe e besonte nje gje te tille.

? Fitorja juaj ne Indi perkonte me festen e babait ne SHBA, a ishte kjo nje dhurate tjeter per babain tuaj, pas fitores se Montrealit?

? Patjeter, por te them te drejten, nuk e dija fare qe dita e gares perkonte me kete feste. Isha shume i perqendruar tek paraqitja ime. Tani me kujtohet se dikush ma ka permendur kete feste, por nuk e dija nese behej fjale per nje feste amerikane apo angleze. Shpresoj te fitoj sa me shume gara me qellim qe ato t’ia dedikoj me shume personave.

? Pas ketyre fitoreve, cilat jane qellimet tuaja ne kampionat?

? Kane kaluar vetem shtate gara dhe duhet ta pranoj se po te punoj me shume, mund te kem shanse per titullin. Eshte ende shume, shume heret te mendosh per te, por te shpresosh nuk eshte e ndaluar. Deri ne fund te sezonit mund te ndodhin shume gjera. E rendesishme eshte qe une dhe Fernando te grumbullojme same shume pike ne cdo gare.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Fetel, me i riu ne pike ne F.1!

Sebastian Fetel u be piloti me i ri qe fiton pike ne historine e F.1, duke u renditur ne vendin e tete ne garen e SHBA?se. Ne moshen 19 vjec e 11 muaj, gjermani eklipsoi rekordin e mbajtur nga Xhenson Baton, qe ishte 20 vjec e 2 muaj kur fitoi vendin e gjashte per Uilliamsin ne Brazil 2000. Fetel u ngrit nga roli i kolaudatorit dhe pilotit rezerve te BMV?se pasi Robert Kubica nuk u lejua te garonte ne Indianapolis pas aksidentit te frikshem ne Montreal nje jave me pare. Dhe, edhe pse beri nje gabim ne kthesen e pare, duke frenuar shume vone dhe duke dale ne bar, Fetel zhvilloi nje gare shume te mire, duke kompletuar nje fundjave te mire debutuese ne F.1. “Ishte fantastike, shume argetuese, por nje gare me e gjate nga sa e kisha menduar”, u shpreh gjermani. “Mendoj se jam me fat qe arrita te fitoj nje pike megjithe problemin e ktheses se pare, qe ketu ne Indianapolis eshte shume e ngushte. Zhvillova nje start normal, por jo shume te mire. Mund te kisha qene pak me i shpejte edhe ne gare, por shumicen e saj mbeta ne trafik dhe e kisha shume te veshtire te parakaloja, pasi te gjithe e dine si te mbrohen. Ne fund, kur pashe flamurin e shahut, u lehtesova. Jam i kenaqur per veten dhe per skuadren, qe beri nje pune fantastike”. Dhe, ne fakt, bosi i BMV?se, Mario Thisen, u shpreh se Fetel kishte kryer nje gare te mire megjithe gabimin ne kthesen e pare. “Jam i kenaqur per Sebastianin dhe skuadren qe ai fitoi piken e pare ne garen e tij te pare ne F.1”, tha Thisen. “Ne kthesen e pare ai mesoi se askush nuk te fal asgje ne Formula 1, duke humbur tre vende”. Por Thisen tha me tej se Kubika do te kthehet ne vendin e tij sapo mjeket t’ia lejojne kete: “Sapo Roberti te marre driten jeshile nga mjeket do te rikthehet ne makin-, megjithe paraqitjen e mire te Fetelit”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Todt: Do te kthehemi shpejt!

Ferrari do te kthehet ne formen e saj te zakonshme ne Cmimin e Madh te Frances, sipas bosit te “Kokekuqes” Zhan Todt. Ferrari ka hasur shume veshtiresi ne tre garat e fundit, teksa MekLaren?Mercedesi ka arritur rezultatin me te mire te mundshem, dy fitore te dyfishta, dhe ne Kanada fitoren dhe vendin e shtate. Dominimi i skuadres se Ron denisit, qe u vertetua edhe me mire nga fitorja e Hemiltonit ne Indianapolis, i ka dhene “Shigjetave te Argjendta” nje kryesim te pabesueshem prej 35 pikesh ne renditjen e konstruktoreve. Ndersa Hemilton kryeson ne ate te piloteve me 10 pike mbi shokun e ekipit Fernando Alonso, ndersa Felipe Masa eshte 19 pike larg dhe Raikonen 26. “Sigurisht, situata ne dy renditjet e boteroreve po behet gjithnje e me e komplikuar, por mos harroni qe ka edne dhe dhjete gara deri ne perfundim te sezonit”, u shpreh Todti. Megjithate, bosi i Ferrarit pretendoi se skuadra do te rikthehet me e forte se kurre ne garen e ardhshme, ne Cmimin e Madh te Frances, pasi ne Magni?Kurs do te kete shume permiresime. “Kete jave ne Silverston do te perpiqemi te provojme disa pjese te reja, qe duhet te na ndihmojne te kthehemi ne nivelet ku ishim ne fillim te sezonit”, vazhdoi Todti. “Nuk mund ta mohoj qe jemi te zhgenjyer me garat e fundit, por ne do te vazhdojme te punojme me te njejtat ritme per t’u kthyer aty ku na takon, pra ne majat e Formula 1, duke luftuar per fitoret me rivalet tane kryesore”, perfundoi francezi.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007


Raikonen: Starti me kushtoi shtrenjte!

Kimi Raikonen u shpreh i kenaqur pas gares se Indianapolisit, pasi finlandezi pretendoi se kishte ritmin e duhur per te sfiduar edhe per kreun, por nuk arriti ta bente kete per shkak te startit te dobet. I thyer edhe nje here nga Hemiltoni dhe Alonso me MekLaren si dhe nga shoku i skuadres, Masa, finlandezi ra ne 26 pike pas Luisit ne renditjen e boterorit. Kimi u nis keq, duke rene deri ne vendin e gjashte para ndaleses se pare, por me pas rikuperoi deri ne vendin e katert edhe fale strategjise se pazakonte te gomave, pasi ai perdori tipet e forta ne fillim te gares. “Makina ishte mjaft e shpejte ne gare, por une pagova nje cmim te shtrenjte per startin tim te ngadalte”, u shpreh Raikonen. “Humbem disa sekonda te vlefshme pas makinave me te ngadalta. Ne fund rkuperova disa pozicione dhe sulmova edhe Felipen, por ai u mbrojt shume mire”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Masa: Tashme jemi shume te shqetesuar!

Felipe Masa pranoi te henen se Ferrari eshte shume e shqetesuar per formen e mire te rivales per titullin, MekLarenit. “Shigjetat e Argjendta” arriten dopieten e dyte te trete sezonale ne SHBA, kur Luis Hemiltoni udhehoqi ne finish Fernando Alonson, duke e rritur kryesimin e MekLarenit ne ye dyja renditjet e boteroreve. Dhe, edhe pse Masa dhe Raikoneni u renditen ne vendin e trete dhe te katert, ata nuk rivalizuan kurre me MekLarenin per dy vendet e para. “Ne jemi gjithnje te shqetesuar”, u shpreh Masa. “Nuk na pelqen te jemi pas rivaleve. Kur i shohim kundershtaret para nesh, atehere jemi te shqetesuar. Por duhet te vazhdojme te punojme se bashku per t’u permiresuar dhe, ne kete drejtim, une i besoj skuadres tone. E di qe mund t’ia dalim mbane, e di qe kemi potencialin per kete. Vetem me pune te palodhur mund ta reduktojme disavantazhin qe kemi tani”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Alonso: Luis, do te thyej!

Fernando Alonso ka besim qe mund te munde shokun e tij te skuadres, Luis Hemiltonin dhe te fitoje titullin e trete radhazi. Spanjolli renditet aktualisht i dyti ne renditje, me dhjete pike me pak se britaniku, por pas podit te tij te pare ne garen e SHBA?se, Fernando ndihet optimist per te ardhmen. Pas gares, ai dha kete interviste ne shtypin spanjoll.

? U prish mallkimi i Indianapolisit. Ky eshte lajmi i mire i fundjaves suaj.

? Me ne fund arrij te ngjitem ne pod edhe ne SHBA. Gjerat shkuan mire dhe besoj se isha piloti me i shpejte ne gare, por fatkeqesisht nuk mund ta merrja fitoren. Eshte e veshtire te qendrosh gjate te gjithe kohes pas nje makine gjate gares, pasi zvogelon efikasitetin e aerodinamikes dhe per me teper, ishte i njejti lloj makine, prandaj ishte shume e veshtire te shkeputesha.

? Mund ta kishit kaluar Luisin ne nisje apo ne xhiron e 38?te. Nuk i besuat makines?

? Jo, nuk vura re asgje te cuditshme tek makina. Mbase ne televizor gjerat jane pare ndryshe. Ne xhiron e 38?te e dija qe e kisha nje mundesi dhe tentova te frenoja nga jashte, u perpoqa, por nuk qe e mundur. Nisja percaktoi garen, por eshte e qarte qe tete pike jane shume me mire se ato dy qe fitova ne Kanada.

? Provat kualifikuese ishin celesi.

? Po, ne pese garat e fundit ka fituar ai qe eshte nisur i pari. E dime qe ka pothuajse dy gara, ajo e se shtunes dhe e se dieles. Nese nuk renditesh mes pese te pareve nuk ke shanse per podium dhe nese del i pari, je i favorizuar per te fituar garen. Besoj se per kete arsye te gjithe i japim rendesi kronometrit te se shunes dhe mbase duhet te permirsohem pak ne kete aspekt, per te bere te mundur qe te fiton ndonje pozicion me te mire.

? MekLareni afroi ndalesen e dyte?

? Nuk e di, nuk kishim vendosur asgje per ndalesen e dyte. Vendosem ne funksion te ndaleses se pare dhe beme ate qe kishim parashikuar. Por, nuk e di se ne cfare pike mori nje vendim skuadra ime.

? Titulli do te mbetet midis piloteve te MekLarenit?

? Eshte heret per te thene kete dhe nuk mund te parashikoj se cfare perparimesh do te bejne skuadrat e tjera. Nuk e di se cilat jane shanset e te tjereve, por besoj se kam shanset e mia dhe dua te bej nje gare te mire ne Cmimin e Madh te ardhshem, ne France.

? Si e shihni luften per titullin pas SHBA?se?

? Ashtu si me perpara. Para gares Hemilton kishte tete pike avantazh, ndersa tani ka dhjete, por lajmi me i mire i fundjaves ishte qe te dy makinat shkuan mire. Lame pas dy Ferrarit dhe shpresat per te fituar Boterorin rriten kur shohim qe kemi nje makine te mire.

? Ju befason fakti qe shihni Hemiltonin ne lufte per titullin?

? Po dhe jo. E pashe qe gjate provave te dimrit qe ishte shume i shpejte, qe arrinte te njejtat kohe si une. Atehere mendova qe do te ngjitej disa here ne pod, por sinqerisht, nuk besoja qe do te ishte i pari pas shtate garash. Gjithsesi, mbeten edhe 100 pike ne loje dhe kam nje besim absolut ne shanset e mia.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<span style="color: #FF0000">
01/07/2007 France Magny-Cours
08/07/2007 Great-Britain Silverstone
22/07/2007 Germany Nurburgring
05/08/2007 Hungary Hungaroring
26/08/2007 Turkey Istanbul
09/09/2007 Italy Monza
16/09/2007 Belgium Spa-Francorchamps
30/09/2007 Japan Fuji speedway
07/10/2007 China Shanghai
21/10/2007 Brazil Interlagos
</span>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Hemiltoni, Shumakeri apo Sena i ri?

Tifozet diskutojne qe tani per vlerat e anglezit ne krahasim me ato te brazilianit dhe gjermanit, yjet me te shndritshem te Formula1 moderne

Qe Luis Hemiltoni eshte i forte, shume i forte, kjo dihet tashme. Ne moshen vetem 22﷓vjecare djaloshi i tmerrshem i Formula 1 po dominon Boterorin sikur te kishte garuar prej 10 vjetesh ne te. I mjaftuan shtate gara per t’u ngjitur ne krye te renditjes, per t’u renditur gjithnje ne podium (e pabesueshme), per te fituar ne pista ku nuk kishte garuar kurre dhe per te nervozuar duke e detyruar te beje gabime Fernando Alonson, dy here kampionin e botes, qe ka thyer ne dy vitet e fundit “Madherine e Tij” Mikael Shumaker. Ndoshta shume pak njerez e vene re, por qe kur ka dale ne pah Luisi askush nuk flet me per gjermanin e Ferrarit, qe u terhoq ne garen e fundit te sezonit te kaluar. Jo 10 vjet me pare... Dhe, pavaresisht se si do te perfundoje ky kampionat, tifozet kane shperthyer: Hemiltoni eshte me i forte, apo me i dobet se Shumi apo Airton Sena, kampionet me te dashur te brezit te fundit, ose me sakte te Formula 1 moderne?

Braziliani ﷓ Ne lojen e perhershme, me se te pamundur te krahasimeve mes piloteve te gjithe mund te thone fjalen e tyre. Sena ishte esenca e shpejtesise, te ciles i bashkangjiti nje karizme humane mbase te paimitueshme. Garoi dhe dominoi kur kualifikueset zvilloheshin me makinat e ngarkuara me benzine, prandaj 65 pole position te tilla bejne ende efekt kur i degjon. Si bejne efekt gjithe ato gara te fituara ne shi kur te tjeret nuk arrinin t’i shihnin as targen.

Gjermani ﷓ Ndersa Shumakeri ishte Mbreti i ri i Formula 1, asaj ne te cilen ka shperthyer tashme Hemiltoni. Shtate tituj te fituar, rekordet e fitoreve, pole position dhe pikeve jane te gjithe te tijet, nje njohes i thelle i makinave te tij, thuajse nje manjak. Ferrari tashme po has veshtiresi dhe sipas shume eksperteve eshte mungesa e gjermanit qe ka futur ne krize “Kokekuqen”. Por ndoshta edhe per Mikaelin kjo situate do te kishte qene e veshtire.

Debutuesi ﷓ Me i forte, apo me i dobet se ata? Ne mungese te nje sfide direkte pergjigja do te jete si gjithnje subjektive. Por nje e dhene eshte e pamohueshme: Luisi eshte vertet pasqyra e pilotit te talentuar modern. Ne shtate gara kemi admiruar nje pilot shume te shpejte dhe gjakftohte, te ashper kur duhej, te vendosur ne parakalimin e piloteve nje xhiro pas. Qe nuk ka gabuar kurre deri tani, dhe pse shpesh ka qene nen presion nga pilote me eksperte. Eshte djali i modernizmit, sepse eshte i pjekur si shume nga te rinjte e sotem dhe fakti qe ka garuar me simulator e ka ndihmuar pa mase, sic pranon edhe vete. Si shume bashkemoshatare te tij qe luajne ne “Playstation”. Pra loja e krahasimeve “luksoze” ka filluar dhe per Luis Hemiltonin edhe kjo eshte nje fitore e madhe.
 
Top