Formula 1 2007

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

ndeshja pardje nuk kishte ndonje emocion te vecante mua sme pelqeu shume,asnje parakalim,ferrari duket sikur ka marre fund
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Nderrim Alonso-Raikonen mes MekLarenit e Ferrarit?

Per momentin eshte vetem nje hipoteze paksa fantastike, e hedhur ne treg nga revista gjermane “Auto Bild Motorsport” por, duke pare debutimin e veshtire te Kimi Raikonenit tek Ferrari dhe te Fernando Alonsos tek MekLareni, nuk eshte per t’u perjashtuar plotesisht nje nderrim mes te dyve. Ne fakt, finlandezi duket se ka probleme me pershtatjen ne Maranelo (e mbase i qan vitet e kaluara ne Uoking), ndersa spanjolli dy here kampion bote ne fuqi nuk po i pertyp shume mire paraqitjet magjike te te riut Luis Hemilton. Ne favor te ketij skenari eshte edhe fakti qe dy yjet e skuadrave me ne ze ne Formula 1 perfitojne pak a shume te njejtat shifra, 30 milione euro ne vit.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Todt: Ferrari eshte sabotuar para Monakos!

Tamam ne castin kur Ferrari feston 60﷓vjetorin, shperthen ceshtja Najxhell Stepni, ish﷓koordinatori ne piste i mekanikeve (aktualisht pergjegjes i zhvillimit te paraqitjes se skuadres) kunder te cilit marka e Maranelos ka bere nje reklamim me nje motivim shume te rende: sabotim para Cmimit te Madh te Monakos. Rrethanat e kesaj ceshtjeje jane ende misterioze dhe askush nuk do te flase haptas per te, por Zhan Todti, administratori i deleguar i Ferrarit tha te enjten pasdite: “Nese vendosem te benim nje reklamim ne Prokurorine e Republikes se Italise, kjo do te thote se kemi pare dicka te parregullt. Sigurisht, ai (Stepni) eshte ende nje vartes i yni. Sabotimi? Mbi keto ceshtje nuk mund te flas per momentin”.
 

deatruk

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

ndoshta mund te kete "sabotim",por... perse nuk shhkelqeu ne dy pistat e tjetra te amerikes,apo "sabotimi" i paska rrenjet te thella.jam tifoze e kimit por fatkeqsisht ai nuk po lufton fare.nje mendje me thote se ardhja e shumit tek ferari ,sikur ka ndikur per te keq tek kimi,kam pershtypjen qe si pelqejne shum "leksionet"dhe kur flitet per nje ish kundershtar(4-5vjet)
Gjithsesi nese vertetohet se ka pas metevertet sabotim,a thua do te ndryshoje gje ne renditje,apo ne permisimin e dy piloteve te ferarit?.
Jam shuk kurioze deri te djelen ,pasi mendoj qe , alonso eshte me i sakte ne pistat e evropes,
pavarsisht se do te doja me shum zemer nje fitore te ferarit.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

kimi eshte plak qe duhet te kishte ikur me perpara sic beri shum qe iku ne momentin me te mire te karierres me koken lart keshtu do mbahet mende
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Zidan, pasagjeri i Shumit ne France!

Vazhdojne pushimet e Mikael Shumakerit, ish﷓padronit te F.1. Dhe ne impenjimet e muajit te ardhshem te gjermanit spikat ai i 1 korrikut ne pisten e Magni﷓Kursit ne France. Gjermani do te kryeje dy xhiro ne piste per bamiresi, me sakte per llogari te Institutit te Kerkimeve per Sherimin e semundjeve te shtylles kurrizore, duke pasur si pasagjer luksi Zinedin Zidanin, ish﷓kapitenin e Frances. Shumi do te pilotoje nje model Ferrari Enco prej 800 kuajsh/fuqi, makine e cila nuk eshte as per rruge as per piste, pra do te jete nje rast unikal qe nuk duhet humbur. “Ne 1 korrik”, u shpreh nje zedhenese e Federates Automobilistike Franceze, “nga ora 12:05 deri ne 12”15 Shumakeri do t’i beje dy xhiro Zidanit ne Magni﷓Kurs”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Hemiltoni i hedh dorashken kampionit ne fuqi!

Pas javesh studimi, frike, homazhesh publike ndaj Liderit Suprem, Luis Hemiltoni me ne fund ka flakur masken e i ka hedhur dorashken kampionit ne fuqi, Fernando Alonso, duke ndezur sfiden boterore te 2007﷓s. “Jam me kompetitiv se kushdo tjeter, pra edhe me kompetitiv se Alonso”, u shpreh anglezi, qe shton: “Mund te fitoj titullin boteror, kjo me duket evidente. Aktualisht nuk pilot tjeter kaq kompetitiv sa une dhe nese ruaj perqendrimin dhe vazhdoj te jem po kaq konstant ne paraqitjet e mia gjate gjithe pjeses se mbetur te sezonit, titulli do te jete i imi”. Pershtypja eshte qe kjo dalje publike e Hemiltonit nuk eshte nje lajthitje e papritur nga vapa e veres, perkundrazi, nje levizje e studiuar qe sherben per te rritur edhe me shume tensionin. Ngacmimi ndaj Alonsos eshte ndoshta menyra me e mire per te dale haptas pas muajve me buzeqeshje formale, me flajen “no koment”, me fraza standart dhe homazhe ndaj veteraneve. Tani kjo “rutine” ka mbaruar, pasi Hemiltoni deklaron haptas se do te fitoje boterorin: “Deri tani gjithcka ka shkuar me se miri dhe une kam treguar se mund te fitoj kampionatin. Sigurisht, do te kete edhe caste negative gjate sezonit dhe une duhet te di te perballem me to, por jam ne skuadren me te mire ne F.1 dhe kam shansin me te mire per te fituar titullin boteror ne kete sport”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<span style="color: #FF0000">
01/07/2007 France Magny-Cours
08/07/2007 Great-Britain Silverstone
22/07/2007 Germany Nurburgring
05/08/2007 Hungary Hungaroring
26/08/2007 Turkey Istanbul
09/09/2007 Italy Monza
16/09/2007 Belgium Spa-Francorchamps
30/09/2007 Japan Fuji speedway
07/10/2007 China Shanghai
21/10/2007 Brazil Interlagos
</span>
 

deatruk

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

qe ai eshte nje talent s`ka dyshim me,dhe mire ja bo lonsos ,se i ishte rrit shum huna,ja pra qe ka dhe me te mire se lonso,megjithate,asnjeher si dihet,sikurse tha ne kimi,mund te kete dhe per meclaren momente te keqija,gje qe mund te rriktheje,pozicione te tjera ne renditje,por mendoj se nese dhe ne keto dy gara pra te frances dhe anglis,meclareni do triumfoje ,lufta do zhvillohet midis ,lui.. ne lonsos.
por... shum do ta doja nje rikthim te kimit ,do zoti ne fito kete here.
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

une them se ndeshjen e rradhes i pare eshte 1)kimi2)alonso3)alonso4)masa besoj se do jete ndeshja me e "llogjikshme" dhe pa surpriza e ndeshjeve deri tani
 

deatruk

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

altino nuk mendoj se eshte ide e mire ajo e ndrimit te piloteve,pasi si alonso ashtu dhe kimi ,jo se sjane pershtatur me makinat apo skuadrinat perkatese,por gjithmone (ne lidhje me alonson)nuk ka qelluar te jene dy pilota te shpejte dhe te sakte ne nje skuadrine,dhe kaq,gje qe e befasoi shum alonson sikurse dhe tekniket, dhe me mijra fansa te formules.
Dhe persa i perket kimit ,mu meduket se nuk do ne kaq,pasi do te ishte budallallek,qe ai te rikthej aty ku spati sukses,pra... osht tamon si me thon,te kthehet shumi ne piste,dhe te shikohet nese eshte faji makines ,kimit apo mos pershtatjes ,per feraristet.
pastaj oshte ne kjo ,se ne "historit" e tyre nuk do te shkruhen keto,jo po makina jo kjo e ajo,por ndonje thenje ironike e frikes nga supriza luiz.
se kto gazetaret e sotshem shyqyr zotit ne pa bo gjo ta rasin ka mrapa noi spec.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Deatruk flitet per largimin e Kimit per vitin tjeter.Zhan Tod ka deklaruar qe sa te jem un tek Ferrari Alonson sdo ta pranoj ne skuader! Te presim /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

ashtu tha edhe berisha per nanon por nga nevoja i dhane duart njeri-tjetrit dhe i po benin koplimente/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: celjanfr</div><div class="ubbcode-body">ashtu tha edhe berisha per nanon por nga nevoja i dhane duart njeri-tjetrit dhe i po benin koplimente/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif </div></div>

Jo politike ketu CFR /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/angry1.gif
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Todt mbeshtet dy pilotet e tij!

Ne festen e zhvilluar ne Fiorano, nga temat kryesore te bisedave ishte edhe ecuria e Ferrarit kete sezon. Administratori i deleguar, Zhan Todt, shprehu publikisht besimin e tij te dy pilotet e ekipit. “Keta jane pilotet e se tashmes dhe te ardhmes se Ferrarit. Varet nga ne nese iu japim atyre nje makine te mire apo jo”, tha Todt duke siguruar se ky vit nuk do te “sakrifikohet” per 2008﷓n, ashtu sic eshte spekuluar se fundmi. “Ngaterrohem disi, sepse njerezit flasin per nje problem tek ne. Ne fakt, para nesh eshte vetem nje skuader, makina e se ciles deri tani eshte paraqitur me mire se e jona”, shtoi Todt. Ai theksoi me tej se per momentin ne skuader jo gjithcka po shkon mire. Para disa javesh ndodhi carja ne galerine e eres, qe ndikoi ne funksionimin e pjeseve te reja aerodinamike, me pas u akuzua ish﷓kreu i mekanikeve, Najxhell Stepnei, dhe se fundmi zerat mbi sabotimimin qe i ka bere ai ekipit, e kane penguar ecurine normale te puneve tek Ferrari. Todt i pranon faktet dhe e njeh MekLaren Mercedesin si skuadren me te suksesshme pas shtate garave te para. Njekohesisht, ai thekson se lufta per titullin mbetet e hapur dhe se shanset jane te njejta per te gjithe.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Masa beson te kthimi i skuadres

Piloti tjeter i Ferrarit, Felipe Masa i pyetur per ecurine e provave ne Silverston, u shpreh shume i kenaqur dhe optimist. “Sapo hipa ne makine, vura re menjehere ndryshimet pozitive qe ishin bere. Jam shume optimist per te dyja garat e ardhshme dhe besoj se nuk do ta kemi me aq te veshtire per te dale ne finish para makinave te Meklaren﷓Mercedesit”, tha ai. Duke shprehur besimin se Skderia e Maranelos do te rikthehet ne gjurmet e suksesit ai tha se qellimi i skuadres deri ne fund te vitit do te jete grumbullimi i sa me shume pikeve dhe fitorja e sa me shume garave. Pyetjes, nese e ka gjetur apo jo Ferrari celesin e suksesit pas disa garave te deshtuara, 26﷓vjecari iu pergjigj: “Kemi punuar shume qe pas gares se Indianapolis dhe kemi arritur te gjejme arsyet e mossuksesit tone ne dy garat e fundit”. Per brazilianin tashme ne makinat e Ferrarit nuk ka asnje problem te trasheguar nga garat e kaluara. Sipas tij, jane gjetur edhe arsyet e paraqitjes jo te mire te te dyja makinave ne kualifikuse. “Ne provat qe kryem ne Silverston, arrita rezultate shume te mira ne kohe, por edhe persa i perket funksionimit te makines mesuam disa gjera te reja”, theksoi Masa.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Raikonen kthen syte nga Franca!

Kimi Raikonen ndodhej gjithashtu ne feste, por me mendime ishte ne garen e Magni﷓Kursit. Pyetjes se veshtire: A eshte ne gjendje Ferarri dhe pilotet e saj te mundin MekLaren﷓Mercedesin ne France, ai iu pergjigj: “Nuk eshte e lehte te japesh nje pergjigje te sakte per kete pyetje. Por me sigui qe makina jone do te jete ne forme me te mire atje”. Ne kete menyre ai nuk rrezikon t’i premtoje shume tifozeve te tij dhe te Ferrarit, ndonese me shume se kushdo tjeter ai eshte personi qe e enderron me shume fitoren. 27﷓vjecari ka deshiruar gjithnje te ishte pilot i Skderise se Maranelos, prandaj nuk do te tregohet i kenaqur vetem me fitoren ne Australi, ne fillim te sezonit. Ndersa ne lidhje me atmosferen e festes, ai tha: “Atmosfera ketu eshte e mrekullueshme”. Por, duke treguar se vetem fizikisht ndodhej ne Fiorano, ai shtoi: “Prova ne Silverston shkoi shume mire. Arritem te permiresohemi ne aerodinamike dhe vazhdojme te jemi ne kerkim te formes me te mire te makines”. Me ecurine e tij te deritanishme, Raikonen ka mbetur pas parashkimeve jo vetem te eksperteve, por edhe te vetes: “Pa dyshim, prisja me shume nga vetja. Por une do te jap maksimumin dhe ekipi do te me mbeshtese”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Shumi “lag” festen Ferrari!

Festat e Ferrarit per 60﷓vjetorin e krijimit te firmes u zhvilluan ne fundjave ne pisten private ne Fiorano. Ne te moren pjese edhe shumen figura te rendesishme te se shkuares, partnere, kliente, pilote te dikurshem si dhe ata aktuale. “Per 50﷓vjetorin zgjodhem Romen per te festuar, ndersa jubileun e 60﷓te e festuam ne Maranelo dhe Fiorano. Pas nje 10﷓vjecari them se vendi i duhur per festen do te ishte SHBA﷓ja”, tha preisdenti i Ferrarit Luka di Montexemolo. Te gjithe te ftuarit kishin ardhur per te festuar nje nga markat me te njohura te makinave, e cila qe nga krijimi i saj nuk i eshte ndare asnje “minute” Formula 1. Piero Ferrari, djali i themeluesit te ketij biznesi, Enzo Ferrarit, administratori i deleguar, Zhan Todt, pilotet aktuale te Formula 1, Kimi Raikonen dhe Felipe Masa, si dhe ish﷓pilote te Ferrarit si Niki Lauda, Rene Arno, Xhodi Shekter, Zhan Alesi, Gerhard Berger, Edi Irvain dhe natyrisht edhe Mikael Shumakeri ishin protagoniste te kesaj feste. Pilotet aktuale dhe te dikurshem te F.1 dolen ne piste me makinat e Ferrarit. Kete fat e pati dhe Mikael Shumakeri te shtunen, nente muaj pas largimit te tij nga F.1. Shumakeri u rishfaq si pilot ne piste, me makinen F20045, me te cilen fitoi titullin e tij te shtate dhe te fundit. Para dhjete vitesh, kur festohej 50﷓vjetori, Shumakeri s’kishte shume kohe qe kishte ardhur tek Ferrari dhe ne skuader pritej qe prej 18 vitesh qe te fitohej nje titull boteror. “Eshte nje feste e madhe dhe jam shume i kenaqur qe ndodhem ketu. Eshte nje ndryshim jashtezakonisht shume i madh ne krahasim me jubileun e 10 viteve me pare”, tha Shumakeri, entuziast, para kamerave. “Ne 50﷓vjetorin e Ferrarit une isha ende pilot dhe duhet te perqendrohesha vetem tek gara. Ndersa tani eshte ndryshe. Nuk me duhet te mendoj me per Cmimin e Madh te radhes, keshtu qe mund ta shijoj me se miri me Ferrarin kete moment te bukur”, shtoi ai me tej.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Montoja gjen fitoren e pare ne “NASCAR”!

Ish﷓ piloti i Uilliamsit dhe MekLarenit ne Formula 1, Huan Pablo Montoja arriti fitoren e tij te pare ne “Nextel Cup” te kategorise “NASCAR”. Kolumbiani, ne timonin e nje makine Dodge te skuadres se Cip Ganasit, fitoi garen ne pisten e “Infineon Raceway” te Sonomes, ne Kaliforni. Ne vitin e tij te pare ne kategorine me te njohur te garave me makina amerikane “NASCAR”, Montoja realizoi nje arritje te pabesueshme, sepse nisej nga vendi i 32﷓te, duke kryer nje rikuperim rekord drejt triumfit. Huan Pablo rrezioi vetem ne nje cast, ne parakalimin e fundit, kur per pak desh u prek me makinen e Kevin Harvik, qe gjendej ne mes te pistes. “Ky sukses eshte nje gezim i pabesueshem, nje nga gjerat me te bukura qe kam bere”, tha Montoja pas gares. “Me makina me rrota te zbuluara e kisha shijuar fitoren, ndersa me keto lloj makinash kurre. Kjo eshte nje nga ditet me te bukura per mua dhe per te gjithe skuadren time”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Alonso: Jam shume i motivuar per Magni-Kursin!

Fernando Alonso eshte shprehur se shpreson te “marre maksimumin” nga MekLaren﷓Mercedesi i tij te dielen ne Cmimin e Madh te Frances ne Magni﷓Kurs. Pasi ka pare shokun e tij te skuadres, Luis Hemilton te fitoje dy garat e Amerikes se Veriut, Fernando ka dicka per te vertetuar nese do te fitoje titullin e trete radhazi sivjet, pra te mos lejoje Hemiltonin te rrise avantazhin e tij prej dhjete pikesh ne krye te renditjes. Spanjolli u shpreh se mezi pret te kthehet ne makine kete jave: “Pas garave te njepasnjeshme ne Amerike me duket sikur kam vite pa garuar, prandaj mezi po pres te garoj ne Magni﷓Kurs. Modeli yne eshte shume i shpejte dhe une shpresoj te marr me te miren nga ai ne Magni﷓Kurs”, konfirmoi Alonso. Kur u pyet per pisten, Fernando tha vetem fjale pozitive, dhe pse pista nuk eshte nder me populloret per shkak te vendndodhjes rurale. “Me ka pelqeyr gjithnje kjo piste, dhe kur permenden pistat teknike, Magni﷓Kursi eshte me siguri nje nga ato”, vazhdoi Alonso. “Eshte e rendesishme qe te kesh shpejtesi te mire ne kthesat e ngadalta, pasi ato te nxjerrin ne pjese te drejta. Pjeset e mia te preferuara jane dy shikanat me shpejtesi te larte ne fundin e pistes. Ne garojme neper to me 200 km/h, nje shpejtesi e larte per nje shikane, prandaj dicka shume unike per Formula 1”. Deri tani Alonso ka fituar dy gara kete sezon, e fundit ne Monako, por sipas spanjollit forma e skuadres eshte e shkelqyer dhe do te pasqyrohet edhe ne Magni﷓Kurs. “Dhe pse kane karakteristika shume te ndryshme, mendoj se Monako dhe Magni﷓Kursi kane disa ngjashmeri te vogla, pasi kane shume kthesa te ngushta. Makina ishte mjaft e mire ne Monako, prandaj dhe ne France mendoj se nuk do te kemi probleme”, perfundoi Alonso.
 
Top