Formula 1 2007

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Kimi: Rikthimi, ne France!

Pas provave te javes se kaluar ne Silverstone, Kimi Raikonen shpreh besimin se per te dhe per skuadren e tij, Ferrarin, fundjava ne “Magny Corurs” do te jete shume me e mire se ne dy garat qe u zhvilluan se fundmi ne Kanada e SHBA. “Java e kaluar ishte perfekte”, tha finlandezi. “Ne Silverston ne arritem rezultate shume te mira gjate provave dhe makina reagoi me mire se sa ne dy garat e fundit ne Ameriken e Veriut. Per kete arsye une jam shume optimist per garen ne e Frances” tha finlandezi. Duke pershkruar permiresimet e bera ne makine, Raikonen theksoi: “Testuam disa komponente te rinj, vecanerisht ne aerodinamike dhe arritem ne rezultate teper te mira. Se sa do te mjaftojne keto permiresime per te dale mire ne France, kete do ta mesojme vetem ne fundjave kur te shohim edhe paraqitjen e makinave te tjera. Kjo eshte pikepyetja me e madhe qe i mundon te gjitha skuadrat gjate provave qe bejne. Por, ne nje gje jemi te sigurt, qe do te jemi konkurente te forte”. Me tej, Kimi beri te ditur se mungesa e suksesit ne dy garat e Amerikes se Veriut erdhi vecanerisht per shkak te problemeve ne kualifikuese. “Ne kete sezon eshte shume e rendesishme dhe vendimtare nisja nga radhet e para. Per fat te keq, kete shans nuk e kemi patur shpesh ne garat e fundit”, tha ai. Vec kesaj, 27﷓vjecari ka patur edhe nje arsye tjete qe ka ndikuar ne rezultatet e tij jo fort te kenaqshme. Shpeshhere ai nuk eshte ndier mire me F2007﷓n. “Tani jam ambientuar dhe ndihem shume me mire”, shprehet Raikoneni. Edhe pse Kimi e pelqen pisten e “Magny Cours”, ai atje nuk ka mund te fitoje asnje gare deri tani. “Ketu nuk kam dale asnjehere i pari, megjithate, kjo eshte nje nga pistat qe me pelqejne me shume. Asfalti eshte ekstremisht i lemuar dhe pista ofron kthesa si te ngadalta ashtu edhe te shpejta. Pikerisht kjo gje e kthen garen ne nje sfide te vertete”, pohoi ferraristi. Duke pershkruar garen dhe kushtet e saj ai tha se per te arritur nje rezultat te mire ne France eshte e nevojshme qe aerodinamika te funksionoje mire dhe qe pershpejtimi te jete sa me i madh ne daljen e kthesave te ngadalta. Para pese vitesh finlandezi iu afrua shume fitores ne kete piste. “E kryesoja garen, por ne nje moment u rrotullova ne piste per shkak te vajit qe kishte lene pas nje makine e Tojotes dhe si pasoje Mikaeli doli para meje e ne fund te sezonit ai fitoi titullin e tij te peste. Shpresoj qe kete vit te kem me shume fat. Nuk e di nese vitine ardhshem do te kete apo jo nje gare te Formula 1 ne kete piste fantastike. Ndoshta do te kete pista te reja si Valencia dhe Singapor. Megjithate, per pilotet eshte gjithnje shume bukur kur njihesh me pista te reja”. Pas shtate garave te para, Raikonen ka 26 pike diference nga Luis Hemiltoni i vendit te pare, keshtu qe per te qellimi per pjesen e mbetur te sezonit eshte shume i qarte: “Ne duhet te arrijme konkurentet tane dhe te mbyllim boshllekun e pikeve qe eshte krijuar. Do te japim maksimumin tone per ta arritur kete qellim”. Edhe pse nga ana sportive, Ferrari nuk ka shume arsye per te festuar, 60﷓vjetori i markes se kesaj skuadre pati nje jehone shume te madhe. “Per mua ishte nje nder i madh qe mora pjese ne kete feste, ishte nje eksperience e mrekullueshme. Eshte fantastike te jesh pjese e nje “familjeje” legjende nga Maranelo”, perfundoi Raikonen.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Prost: Alonsos i mungon “nje familje”!

Ne fund te viteve 80﷓te, Alen Prost, bashke me Airton Senen ishin protagoniste te nje lufte te jashtezakonshme mes tyre, per titullin kampion. Ata ishin dy kundershtare te betuar jo vetem brenda pistes, por edhe jashte saj. Francezi ishte rreth pese vite me i madh se braziliani, por edhe me me teper pervoje se ai, duke qene se kishte fituar dy here titullin, kur Airtoni u shnderruar ne rivalin e tij kryesor. Duke patur parasysh keto rrethana, Alen Prost e kupton shume mire se si ndihet Fernando Alonso, ne situaten e krijuar tek MekLaren Mercedes. Njekohesisht ai e di shume mire se Formula 1 e diteve te sotme nuk mund te krahasohet me kohen e tij. Atehere rendesi i kushtohej garave dhe teknikes, ndersa sot dominon me shume faktori njerezor: “Tani gjithcka eshte ceshtje psikologjie. Dhe duhet ta pranoj se e di shume mire se si ndihet Alonso”, tha francezi per “Reuters”. “Jane dy pilote te brezave te ndryshem qe kane ardhur te rinj te njejten skuader. Kjo e ben me te veshtire situaten per Alonson”, shton Prost. Spanjolli deshironte te transferohej tek MekLaren Mercedes, sepse kjo ishte nje nga endrrat e tij. “Por, tani ai ve re se nuk eshte i vetmi ne familje. Mendoj se duhet te jete shume e veshtire per te te motivohet si duhet ne kushte te tilla”, shtoi me tej ish﷓kampioni i botes. Sipas francezit, kur nje pilot i ri fiton gara perballe nje piloti me pervoje, eshte normale qe mediat dhe publiku te mbeshtesin me shume pilotin e ri. Keshtu ndodhi edhe me Niki Lauden dhe me vone me Airton Senen. “Ndryshimi i vetem me kohen time, eshte se Alonso eshte i ri ne skuader dhe priste qe te merrte qe ne fillim vendin kryesor, pra numrin 1”, tha Prost.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<span style="color: #FF0000">
01/07/2007 France Magny-Cours
08/07/2007 Great-Britain Silverstone
22/07/2007 Germany Nurburgring
05/08/2007 Hungary Hungaroring
26/08/2007 Turkey Istanbul
09/09/2007 Italy Monza
16/09/2007 Belgium Spa-Francorchamps
30/09/2007 Japan Fuji speedway
07/10/2007 China Shanghai
21/10/2007 Brazil Interlagos
</span>
 

deatruk

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Ndryshimi i vetem me kohen time, eshte se Alonso eshte i ri ne skuader dhe priste qe te merrte qe ne fillim vendin kryesor, pra numrin 1”, tha Prost.

---------------------------------------------------------------

po pse mer luizi ca eshte ,plak,ai shum me i ri se alonso dhe qe kur ka hyre ne formul e ke gjithmone ne podium
Ska tbej je i ri apo ke eksperience ,por a je TALENT.
Luizi dhe po se fitoi kete kapionat,ai do te mbetet nje nga pilotet(e rinje) me te sukseshem te formules.ka plot 7 trofe(te- 1-ra -2 ta 3-ta)
kur te gjithve ju eshte dashur nje kohe "ambjetimi" ne formule.
nejse ,neser dua te kuqte ne podium
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

sss.jpg
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Masa, “stop” Hemiltonit!

Felipe Masa ka siguruar pole positionin e tij te katert sezonal ne Magni﷓Kurs. “Kokekuqjet” e Maranelos vertetuan ringjalljen e tyre ne France, duke zene vendin e pare dhe te trete ne kualifikuesen e djeshme. Ne pjesen e fundit te provave zyrtare braziliani xhiroi ne kohen 1’15"034, duke arritur pole positionin e 191﷓te te Ferrarit ne Formula 1, si dhe te 16﷓n ne Cmimin e Madh te Frances. Pas tij u rendit kryesuesi i boterorit, Luis Hemilton, qe dha kohen me te mire ne provat e fundit te lira, por qe mbeti vetem 0"070 pas Mases ne xhiron e tij te fundit te shpejte. Rreshtin e dyte e hap Ferrari tjeter e Kimi Raikonenit, por finlandezi nuk i shqetesoi asnjehere dy te paret, duke lene te dyshohet se ka me shume benzine se Masa e Hemilton. Por 15 minutat e fundit te kualifikueses ishin mjaft dramatike, pasi Fernando Alonso u kthye ne bokse pas xhiros se pare te shpejte, pas nje problemi ne kutine e nderrimit te marsheve, qe e detyron ate te niset i dhjeti, nese MekLareni nuk do t’i nderroje motorin sot ne mengjes. Por mrekulline e kualifikueses e realizoi Kubica, i katerti. Polaku u ringjit ne BMV﷓ne e tij pas aksidentit te frikshem ne Montreal, qe e detyroi te mungonte ne Indi. Ai la pas Renote e Fizikeles dhe Kovalainenit si dhe Tojoten e Trulit.

Marshet e MekLarenit “lene ne balte” Alonson!

Shanset per fitore te Fernando Alonsos ne Cmimin e Madh te Frances dhe ndoshta edhe shanset e tij per titullin boteror 2007, moren nje goditje te rende dje pasdite pas problemeve te MekLarenit te tij ne kutine e nderrimit te marsheve ne fazen e trete te kualifikueses. Kampioni i botes u detyrua te braktiste xhiron e pare te shpejte ne pjesen e fundit te provave zyrtare, kur nga makina e tij doli tym. Spanjolli ishte ne veshtiresi qe ne dy fazat e para, ne fund te te cilave ishte vetem i pesti, por problemi me marshet e detyroi te mos dilte me ne piste. Problemin e shpjegoi vete Alonso pasdite: “Behet fjale per kutine e nderrimit te marsheve, duhet ta cmontojme dhe per kete duhet te presim te dielen ne mengjes. Nuk ishte nje dite shume e mire persa i perket fatit, por shpresojme qe gjerat te ndryshojne gjate gares. Pata nje sensor te thyer ne provat e lira te mengjesit, qe me kushtoi kohe te vlefshme, dhe me pas problemi me kutine e nderrimit te marsheve ne kualifikuese. Kjo eshte nje pervoje realitivisht e re per mua, pasi kisha kohe qe nuk provoja probleme te tilla”. Keshtu Alonso do te niset i dhjeti ne garen e sotme, por nese mekaniket e MekLarenit vendosin t’ia nderrojne motorin makines se tij, atehere ai do te niset vetem i 22﷓ti.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

<span style="color: #FF0000">
08/07/2007 Great-Britain Silverstone
22/07/2007 Germany Nurburgring
05/08/2007 Hungary Hungaroring
26/08/2007 Turkey Istanbul
09/09/2007 Italy Monza
16/09/2007 Belgium Spa-Francorchamps
30/09/2007 Japan Fuji speedway
07/10/2007 China Shanghai
21/10/2007 Brazil Interlagos
</span>
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Kimi fiton duelin e kuq ne France!

Me ne fund Ferrari, me ne fund Kimi Raikonen. Ne te dielen ne te cilen “Kokekuqet” kthehen ne dominim me nje dopiete (nuk ndodhte prej 14 garash), ne France erdhi pergjigja e rendesishme e Kimit, qe ka rihapur duelet per titujt pasi MekLareni kishte dominuar ne tre garat e fundit. Eshte e vertete qe Luis Hamilton, dje i treti, eshte gjithnje ne krye te renditjes para Alonsos, vetem i shtati pas problemeve ne kualifikuesen e se shtunes, por Ferrari reagoi sic pritej prej saj pas trasfertes zhgenjyese ne Ameriken e Veriut. Piket e renda te Magni﷓Kursit jane nje injektim besimi, dhe pse nje fundjave nuk eshte nje kampionat, pavaresisht se ishte perfekte. Ne fakt, ne Magni﷓Kurs protagoniste ishte e gjithe skuadra, ne forme shume te mire gjithe fundjaven. Por elozhi me i madh i takon Kimit, fitues i gares me dy kryevepra. E pare ne nisje, kur nga vendi i trete la pas Hemiltonin, duke i marre vendin e dyte, dhe e dyta kur mbajti nje ritem shume te larte dhe pas ndaleses se dyte u kthye ne piste perpara Mases, qe kishte kryesuar deri ne ate cast. Pergjigje e rendesishme per te gjitha kritikat e pesuara deri tani. Nje gare, ajo e Kimit, qe influencoi edhe ne ate te Hemiltonit. Endrrat e te riut te MekLarenit u shuan menjehere ne France, pasi me strategjine me tre ndalesa ai shpresonte ta sulmonte menjehere Masen, por ja qe vendi i humbur ndaj Kimit ne nisje nuk lejoi qe kjo strategji te ishte efikase. Megjithate, vendi i trete eshte gjithsesi i vlefshem per Luisin. Nje vend i katert shume i mire per Robert Kubican, qe u kthye pas aksidentit te Kanadase. Polaku i BMV﷓se la pa shokun e skuadres Nik Haidfeld, Renone e Xhankarlo Fizikeles dhe MekLarenin e Fernando Alonsos. Spanjolli dhuroi nje gare ne sulm: pasi nisej nga vendi i dhjete per problemin ne kutine e nderrimit te marsheve ne kualifikuese, ai beri shume tentativa parakalimi, disa here te suksesshme e disa here jo. Por ne fund strategjia e tij qe e gabuar dhe ai u detyrua te kenqej me vendin e shtate. Tani F.1 nuk ka kohe as te marre fryme, pasi te dielen eshte Silverstoni, gara shtepiake e MekLarenit ku ringjallja e Ferrarit duhet vertetuar me cdo kusht.

Strategjia e MekLarenit “percellon” Hemiltonin e Alonson!

“Shigjetat e Argjendta” te MekLaren﷓Mercedesit pesuan humbjen e pare ne kater garat e fundit, duke u thyer paq nga Ferrari ne garen e Magni﷓Kursit te dielen pasdite. Por me shume se nga ritmi i tyre, makinat e Ron Denisit paten probleme me strategjine, pasi Hemilton qe piloti i vetem ne pike me tre ndalesa, ndersa Alonso nuk kaloi dot me shume se tre pilote, duke u nisur nga vendi i dhjete.

Luisi, serish ne podium!

Luis Hemilton: “Jam i kenaqur qe u rendita i treti sot, pasi keshtu vazhdova serine time te podiumeve ne Formula 1. Nuk realizova nje start shume te mire dhe nuk e di ekzaktesisht pse. Makina ime ishte shume e mire ne fazat e para te gares dhe shtyva fort per te kaluar Kimin, por fatkeqsisht nuk ia dola mbane. Kishim vendosur te benim tre ndalesa ne bokse, por kjo nuk ishte ideja me e mire, duke pare se si shkuan punet, megjithate duke pare ritmin e larte te Ferrarit ia vlente te rrezikonim. Gjithsesi, jam i kenaqur per veten dhe per skuadren, sepse jemi ende ne krye te renditjeve boterore. Tani do te perqendrohem per garen e shtepise, te dielen ne Silverston, ku mendoj se do te jem serish kompetitiv, pasi te gjithe ne skuader po punojne fort per kete, ashtu sic bejne dhe per cdo gare tjeter”.

Denis: Sot fitoi Ferrari

Ron Denis: “Ishte nje garre e veshtire. Te dy pilotet u paraqiten shume mire, sidomos Fernando, qe per mua ishte piloti me i mire ne kete gare me betejat e tij te shumta me Haidfeldin dhe Fizikelen. Kishim nje opsion per ta futur Luisin dy ose tre here ne bokse dhe vendosem per kete te fundit, pasi duhej te siguroheshim qe ai te mos kishte probleme trafiku, duke ruajtur vendin e trete. Gara e Fernandos dihej qe do te ishte e veshtire, duke u nisur nga vendi i dhjete, por synimi yne ishte te fitonim pike, gje qe e arritem. Gjithsesi, eshte e qarte qe nuk ishim aq kompetitive sa prisnim, por tani na pret gara jone e shtepise ne Silverston dhe jemi ne krye te te dyja renditjeve te boterorit, prandaj nuk shqetesohemi”.

Fernando, shume probleme

Fernando Alonso: “Sot bera maksimumin e mundshem, por e dinim se do te ishte nje gare e veshtire duke u nisur nga vendi i dhjete me nje sasi benzine qe ishte llogaritur per tre vendet e para pas provave zyrtare. Kjo strategji beri qe pas te dyja ndaesave ne bokse te bija serish pas atyre piloteve te cilet mezi i kisha parakaluar ne piste para se te futesha ne bokse. Beteja me Nik Haidfeldin ishte argetuese, por edhe shume e lodhshme. Por bera edhe nje parakalim te bukur ndaj Xhannkarlos, prandaj nuk jam shume i zhgenjyer. Une luftoj per titullin boteror, prandaj m’u desh te beja maksimumin ne garen e sotme, duke mos u shqetesuar shume per rreziqet. Rezultati eshte zhgenjyes, por do te mundohemi te permiresohemi te dielen e ardhshme ne Silverston, piste e cila duhet te na favorizoje paksa”.

Haug: Gjithsesi te lumtur

Norbert Haug: “Luisi zhvilloi nje gare te shkelqyer, duke dale ne vendin e trete dhe duke arritur keshtu podiumin e tij te tete ne po kaq gara te zhvilluara deri tani kete sezon. Fernando zhvilloi disa beteja spektakolare me Nik Haidfeldin, te cilat i argetuan pa mase tifozet, dhe ne fund ai doli i shtati. Sot Ferrari ishte me mire se ne, por ne mes te sezonit 2007 skuadra jone kryeson dy renditjet e titujve dhe Fernando e ndjek Luisin ne ate te piloteve, prandaj jemi te kenaqur me punen e bere. Tani do te vazhdojme te punojme fort ne pjesen e dyte te sezonit, deri ne garen e fundit ne Sao Paulo, ku shpresojme te festojme. Por me pare duhet te mendojme per garen e shtepise, te dielen ne Silverston, ku duhet te fitojme”.

Fizikela shpeton “nderin” e Renose!

Xhankarlo Fizikela: “Bera maksimumin e mundshem. Ritmi yne ishte shume i perafert me ate te BMV﷓se, por edhe me prane se perpara ne krahasim me Ferrarin dhe MekLarenin, prandaj arrita ta mbaj pas vetes Fernandon me benzine te barabarte ne fund te gares. Prandaj jam i bindur se po permiresohemi gare pas gare. Megjithate, gara nuk ishte e gjitha fantastike per mua, sepse humba nje pozicion, dhe kho nuk eshte e kenaqshme, sidomos kur vjen ndaj rivales tone kryesore, BMV﷓se. Problemi kryesor ishte nen﷓kontrolli kur makina ishte e mbushur me benzine pas ndaleses se pare, qe me kushtoi shume kohe. Megjithate, jemi te kenaqur me paraqitjen e skuadres, pasi tani jemi te bindur se mund te luftojme me BMV﷓ne”.

Baton i dhuron piken e pare Hondes!

Xhenson Baton: “Ishte nje gare argetuese dhe ne treguam se makina eshte permiresuar ndjeshem fale paketes se re qe kemi marre. Eshte nje gje e kendshme te kesh ne dispozicion nje makine qe te jep besimin per te shtyre ne maksimum dhe une jam i kenaqur me kohet e mia te xhirove ne krahasim me ata te rivaleve. Kjo tregon se ritmi yne i gares po permiresohet, dhe pse duhet te punojme ende mbi ate te kualifikueses. Pasi te kemi zgjidhur kete problem, do te jemi ne nje pozicion me te mire per te konkuruar per pike ne garat e tjera. Dua te falenderoj te gjithe skuadren, qe sot nuk beri asnje gabim, me ndalesa te mira ne bokse, qe me ndihmuam te merrja maksimumin e strategjise. Tani mezi po pres te garoj ne shtepi, ne Silverston”.

DEKLARATAT E PROTAGONISTEVE

Raikonen: Ja ku fituam ne fund!

Kimi Raikonen: “Me ne fund! Gjithcka shkoi sic duhet ne garen time. Parakalimi i Hemiltonit ne start ishte shume i rendesishem, sepse me pas nuk e kisha te veshtire t’i qendroja pas Felipes. E dija q﷓_sha disa xhiro me shume ne dispozicion para ndaleses se pare, por pata trafik dhe nuk arrita ta marr kryesimin qe ne ate cast. Por me pas, ne ndalesen e dyte situata ishte me e favorshme dhe une dola i pari. Qe ne fillim te fundjaves ishim shume te forte dhe fitorja eshte nje shperblim i mire per gjithe punen e madhe qe kemi kryer ne javet e fundit. Por tani duhet te vazhdojme ne kete rruge, sepse kemi akoma mundesi per ta permiresuar makinen, duke nisur nga gara e ardhshme, qe zhvillohet ne shtepine e MekLarenit, ne Silverston”.

Masa: Sot me penalizoi trafiku!

Felipe Masa: “Fillimisht dua te them se jam i lumtur per skuadren, pasi na duhej nje rezultat i tille pas periudhes se veshtire qe kaluam ne garat e fundit. Sigurisht, do te doja te kisha fituar, por humba kohe ne trafik ne fazen vendimtare te gares, kur e dija qe duhej te ndertoja nje avantazh te mire ndaj Kimit per ti ndenjur perpara atij edhe pas ndalesave. Menyra se si makinat jane sot, ke probleme me aerodinamiken edhe kur je ngjitur me nje makine me te ngadalte, prandaj edhe ato jane te veshtira per t’u parakaluar. Por makine ime ishte thuajse perfekte dhe kur kisha piste te lire para meje isha me i shpejti ne piste. Sidoqofte, arritem te fitonim pak terren ne te dy renditjet e boterorit dhe tani duhet te vazhdojme ne kete rruge, sepse perndryshe gjithe puna qe kemi bere nuk vlen”.

Baldiserri: Puna po shperblehet

Luka Baldiserri: “Nje fitore fantastike! Pas nje paraqitjeje te mire ne kualifikuese, ne gare vertetuam edhe nje here se jemi shume kompetitive, me modelin tone F2007 qe nuk pati asnje problem. Te dy pilotet tane luftuan si te barabarte, vetem trafiku solli ndryshime mes tyre. Kemi punuar shume fort gjate jave te fundit, ne fabrike dhe ne piste dhe kjo fitore ishte shperblimi me i mire per kete. Ne Indianapolis nuk vdiqem, keshtu qe as sot nuk do te fluturojme, por do te qendrojme me kembe ne toke dhe do te mendojme per me tej”.

Todt: Nje rezultat i shkelqyer

Jean Todt: “Ishte nje fitore e dyfishte fantastike! Nuk mund te me kishin bere nje dhurate me te mire per pervjetorin tim te 14﷓te te ardhjes tek Ferrari. Sot gjithcka ishte perfekte, prandaj arritem kete rrezultat perfekt. Te dy pilotet u nisen shume mire dhe me pas pilotuan ne menyre fantastike, duke luftuar me njeri﷓tjetrin per fitoren. Vetem trafiku dhe strategjia vendosen ne fund se cili prej tyre do te triumfonte. Sidoqofte, kur dy makina te kuqe te Ferrarit presin te parat vijen e finishit e gjithe skuadra eshte e lumtur”.

Kubica ben heroin, Haidfeld te fortin!

Robert Kubica: “Ishte nje tjeter gare e mire per skuadren tone me vendin e katert dhe te peste, dhe ishte nje fundjave mjaft e mire edhe per mua ne vecanti. Ne fakt, gara e sotme ishte mjaft e qete. Une u nisa mire, por bashke me Luis Hemiltonin ishim ne krahun e piset te pistes, prandaj nuk kishim asnje shans per te parakaluar ne start. Pas kesaj une iu afrova atij vetem nje here kur po dilte nga bokset dhe patem nje beteje te shkurter, por ai kishte goma te reja, frenoi me vone ne kthesen ne forme “U”﷓je dhe me parakaloi serish. Ne 20 xhirot e fundit me duhej vetem te perfundoja garen per nje rezultat te mire per skuadren, pasi Luisi ishte shume para meje, ndersa Niku shum` pas. Fizikisht nuk kisha asnje problem, aq sa tani mund te bej edhe nje gare tjeter, njesoj si kjo e para”.

Nik Haidfeld: “Jam shume i kenaqur me rezultatin. Ishte nje gara e madhe per ne dhe fituam pike shume te rendesishme. Ne fillim te dy makinat Reno zune mesin e pistes, une u mundova te parakaloja Fizin ne krahun e djathte, por ai me doli perpara, duke kryer nje levizje aspak korrekte. Betejat me Fernando Alonson ishin shume argetuese, por edhe shume te rendesishme per rezultatin tim. Ndonjehere m’u desh te mbrohesha shume fort, por mendoj se te dy ne ishim shume te ndershem ne tentativat tona. Nuk ishte e lehte ta mbaja pas meje, sidomos pas ndaleses se pare, pasi ai ishte shume i shpejte me pak benzine ne bord. Ferrari ishte shume e forte ketu ne Magni﷓Kurs, si ne testimet e fundit ne Silverston, por ne duhet te kemi kujdes dhe nga Renoja, qe po kthehet ne formen qe ka pasur dy vitet e fundit”.

Ekleston: Nuk kthehemi me ne Magni﷓Kurs!

“Cmimi i Madh i Frances dje pasdite, ishte i fundit qe zhvillohet ne pisten e Magni﷓Kursit”, konfirmoi Berni Ekleston te dielen. Organizatoret e ketij evenimenti, Federata Franceze e Sporteve Motoristike, e kishte deklaruar qe me pare se gara do te hiqej nga kalendari i sezonit 2008, por ata thane se situata do te “rishihej” deri ne mbledhjen e korrikut. Por padroni komercial i Formula 1, Berni Ekleston e perjashtoi kategorikisht kthimin e sportit ne Magni﷓Kurs ne nje interviste me gazeten franceze “Nice﷓Matin”: “Nuk ka te ardhme per Magni﷓Kursin. Ajo e 2007﷓s ishte gara e fundit ne kete piste”. Alternativat brenda ose perreth Parisit mund te jene vlefshshme per te ardhmen, ndersa 76﷓vjecari Ekleston ka ne pronesi pisten e “Pol Rikardit” prane Marsejes, por ajo nuk ka tribunat e duhura per spektatore. Figurat kryesore te Formula 1 u shprehen ne fundjaven e Magni﷓Kursit se nuk do t’u mungoje shume kjo piste, por do t’u mungoje me siguri Cmimi i Madh i Frances, qe eshte nje treg i rendesishem per Formula 1. “Franca eshte nje nga shtetet kryesore Europiane dhe eshte shume e rendesishme per Formula 1 qe te jete nje Cmim te Madh ne kete vend”, tha bosi i Ferrarit, Zhan Todt. Dhe bosi i Renose, Flavio Briatore ishte dakort me te: “Shpresoj qe te kemi nje Cmim te Madh ne France, por ne nje lokalitet tjeter”.
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

Alonso i uron probleme shokut te skuadres!

Fernando Alonso e di se distancen e pikeve ndaj kolegut te tij te skuadres, Luis Hemilton, mund ta rikuperoje vetem nese ndihmohet nga “engjejt mbrojtes”, sepse britaniku e ka vertetuar se nuk do t’ia dije per sukseset e kaluara te spanjollit. “Me duhet te fitoj terren ndaj Luisit”, tha Alonso per “AS”. “Nese do Zoti, sulmin tim do ta nis qe ne garen e ardhshme ne Silverston. Do te vije dita qe ai te hase problemet qe pata une ne makine, ose te pengohet nga makina e sigurise ne gara, ose ndonje gje tjeter. Keshtu, shpresoj se do te jem ne gjendje te reduktoj diferencen e pikeve”, tha ai me tej. Persa i perket paraqitjes se tij ne France, Alonso eshte i kenaqur me vendin e shtate, pasi ne start ai ishte ne pozicionin e dhjete. “Para gares se Frances me duheshin 11 pike per te arritur kreun e tabeles, ndersa tani me duhen 15 pike. Te shtunen isha teper pesimist per garen dhe me vjen mire qe perfitova disa vende”, shtoi ai. Per Alonson i rendesishem eshte edhe fakti se Hemmiltoni pati probleme ne Magni﷓Kurs, por, vetem ne provat e lira...
 

Guest
Re: Formula 1 2007

<span style="color: #FF0000">
08/07/2007 Great-Britain Silverstone
22/07/2007 Germany Nurburgring
05/08/2007 Hungary Hungaroring
26/08/2007 Turkey Istanbul
09/09/2007 Italy Monza
16/09/2007 Belgium Spa-Francorchamps
30/09/2007 Japan Fuji speedway
07/10/2007 China Shanghai
21/10/2007 Brazil Interlagos
</span>
 

deatruk

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

i pari niset hamiltoni,2-te...kimi ,dhe... alonso,me pas masa,
do te jete nje gare e forte,nisja akoma dhe me ineresante ,nje gabim dhe cdo gje ndryshon,
nje urim per ferrarristet,fitore te 1-re kimin,te dyte masen.
 

deatruk

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

dhe nje here kimi triumfon ,pale ku...? ne shtepin e mclarenit,
mendoj se luizi nuk e perballonte sot presionin e kimit dhe kjo qe arsyeja qe ai vendosi te hente ne pist-stop,nejse ferrarti i duhet akoma pune qe te arije te pretendoje seriozisht.
ja dhe nje here FAKTORI shumaker tregoi qe ai uhet te jete me ne skuadrinen e te kuqeve.
ka tipa si kimi qe si durojne shum, udhezimet.
suksese te me tejshme ferarit.
 

Guest
Re: Formula 1 2007

Ban Ki Mun : duhen shmangur veprimet e njeanshme /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

deatruk

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

ore e keni pare gje altin usa-n ,ka ke humbur,qe spo shkru .
Shum llafe po thohen per Mclarenin, por... -fifka- JA FALEN "gabimin "
E kam thene ,shumakeri s`duhet me qene prezent ,se kimi e humb fare,ose si te thuash e ka ters ,ai prap doli jashte gare ,por kete here ju prish makinaaaaa,po Massa ,e tregoi qe seshte noi pilot ,deri sa LOnsoja ja mori po thuajse ne fund,aty yregohet nje pilot i zoti ,jo vetem ne te thate po dhe ne te njomte.Kurse sa per Luizin,ku di gjo se c`pati cuni ishte mire e bukur,e kon henger m`sysh m`duket.S`di a beso ai ka hudhrat ?.
Ja te shohim c`do te na bejne kete here,pas i jave.
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: Formula 1 2007

Urime Kimit dhe Ferrarit
Flitet qe Zhon Tod do ta leje Ferrarin kampionatin e ardhshem
 

deatruk

Primus registratum
Re: Formula 1 2007

s`besoj,ndoshta ,por ... se di kush mund te jete arsyeja ,fitoret si ne konstruktore e pilote e dehen ?!
Kimi eshte pilot i mire nese Shumi nuk ndodhet ne kampin e te kuqeve.
Me vjen keq ,shumi ka historin e tij,por po ta keni vene re ,sa hare qe ai ka qene i pranishem,kimit i jane mare "mend".
Nejse gjithsesi , e meritonte pavarsisht se merite ka dhe Masa. Dikur Baricelo,dhe tani Masa (braziliane) i vijne ne ndihme shokeve te skuadres.
me erdhi keq per Luizin por me sa shoh mosha ,emocionet, dhe mbi te gjitha eksperienca ,bene qe ai te bente gabime te pa nevojshme.
Gare e forte dhe shum emocionuse,deri ne fund na lane me ankth.
Urime Kimit.
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: Formula 1 2007

Arsyeja akoma nuk dihet,por deri tani jane thashetheme qe Ferrari nuk i pergenjeshtron
 
Top