Re: Formula 1 2008
Deri tani këto janë provat e realizuara.
Rezultatet 2008
Renditja e skuadrave
Renditja e pilotëve
Në garën e sotme (Hungarian Grand Prix), Masa tregoi aftësitë e tij si pilot duke kaluar në nisje 2 McLaren-ët e Hamilton e Kovalainen. Fatkeqësisht, motori i Ferrarit të tij nuk arriti deri në vijën e finishit duke plasur 3 xhiro para fundit. Pra, deri në fund të sezonit nuk besoj se do shohim më plasje motori tek Ferrari. Gara ju bë dhuratë Kovalainen i cili bëri një garë mediokre por që përfitoi nga fatkeqësitë e Masës dhe Hamilton.
Deri tani Ferrari kryeson skuadrat ndërsa Hamilton kryeson pilotët por diferenca është tepër e ngushtë.
Kush mendoni se do dalë kamjon këtë vit? Hamilton në vitin e tij të dytë? Raikonen që nuk shfaq asnjë lloj emocioni në garë e që nga sjellja duket një kalama? Masa me gabimet e tij? Kubica a mund të rikthehet në garë me 3 të parët?