Re: Filmi me i thelle nga pikpamja psikologjike.... eshte?
-Pi- eshte me te vertete film psikologjik qe te fut ne te thella, por nuk po marr vesh ca ketu qe sjellin filmat "action" si filma psikologjike.
Muhabeti eshte se shume veta ngaterrojne filmat e arrire me filmat Psikologjike. Dikush kishte shkruar LEGENDS FO THE FALL - VENTO DI PASIONI, ok dakort, film shume i bukur dhe prekes por Psikologjik? Apo thjesht tregimtar/romantik?
Filmi Psikologjik i arrire ka te pakten disa vecori per tu dalluar, eshte:
-Pershtjellues
-Mbron nje teze filozofike
-Ka vetine te ndryshoje menyren se si i sheh gjerat
Eshte si me librat, se kete bisede po beja me dike, nuk mund te ngaterrosh filozofine e Dinno Buxatit (Shkretetira e Tartarëve) me...psh rrefimet e Harold Robbins.
[ 14. Shkurt 2003, 20:43: Mesazhi u ndryshua nga Blen[)i ]