Re: Filmi me i thelle nga pikpamja psikologjike.... eshte?
Fillimisht postuar nga Majmuni Hirko:
[qb] The Idiots - Lars Von Trier
E vetmja menyre per te qene vetja jote, pa asnje kushtezim apo influence nga bota qe te/na rrethon, eshte te jesh IDIOT!!
Me ka pelqy qamet, ashtu si dhe filma te tjere te Von Trier, "The Kingdom" , "Breaking the Waves"! [/qb]
E po qe une dhe Hirkoja te binin ne te njejten mendim per diçka, eshte me te vertete dite e shenuar. Listes te Von Trier mund t'i shtoj "Dancer in the Dark". Tani ka dale edhe "Dogville", qe nuk e kam pare, por duke pasur parasysh filmat e meparshem, jam shume kurioz ta shikoj.
Dikush permendi disa filma te Kubrick, mund t'i shtoj listes edhe filmin tim te preferuar te te gjitha koherave "Barry Lyndon".
Dhe meqe po flisja per filma me te mire te te gjithe koherave, kritiket e gjithe botes kane zgjedhur si filmin me te mire te te gjithe koherave "Citizen Kane" te Orson Welles. Une e kam pare, dhe pavarsisht qe me pelqeu shume, nuk mund ta cilesoj si te tille.
Disa filma te tjere qe ta bejne koken pershesh jane "Cube". Pastaj sigurisht qe kemi filma cult te tipit "Magnolia" dhe "Happiness" qe jane te dy te shkelqyer.
Fight Club ofron aq shume per ate qe do ta kuptoje, pavarsisht qe per mendimin tim filmi eshte politizuar shume. Fundja, me te drejte.
Pastaj kemi filma te David Lynch, qe jane te gjithe psikologjike. Nese David Lynch nuk ju sjell gje ne mendje, mjafton t'ju them qe ka bere serine "Twin Peaks". Disa filma te Lynch qe une kam qejf jane "Blue Velvet", "Mulholland Drive", "Lost Highway", etj.
"The remains of the day" eshte film i shkelqyer gjithashtu, bazuar ne novelen e Kazou Ishiguro (me siguri ia shkruajta emrin gabim ketij te mjerit).
E keshtu pa fund...