Re: Deshtaket
me angleze keshtu?
Ngjyrat e Vjeshtës
Dje kishim gëzim, sot kemi vuajtje
Dje ishim të qeshur, sot të pikëlluar
Dje ishim të ciltër, sot jemi cinikë
Dje këndonim, sot qajmë
Dje kishim shpresa, sot vetëm skepticizëm,
Dje thurnim ëndrra, sot hartojmë plane
Dje vuanim për karamele, sot për para
Dje jepnim, sot kërkojmë
Dje mësonim, sot japim mend
Dje rrinim në këmbë, sot ulur
Dje udhëtonim, sot dergjemi në divan
Dje ishim të mbushur, sot jemi zgavër
Dje lartoheshim, sot na rëndojnë supet
Dje ecnim në këmbë, sot shkojmë me makinë
Dje bënim, sot na i bëjnë të tjerët
Dje zgjoheshim vonë, sot s’na zë gjumi
Dje ishim të palodhur, sot jemi të sfilitur
Dje qeshnim për çikërrima, sot bërtasim për çikërrima
Dje besonim, sot dyshojmë
Dje harronim lehtë, sot s’të falim asnjë fjalë
Dje ishim të çmendur, sot jemi të logjikshëm
Dje ishim bashkë, sot jemi vetëm
Dje jetonim, sot kujtojmë
Këto janë ngjyrat e vjeshtës...
p.s. kjo eshte shkruar ne tetor, por per ceshtje mukajeti i ka munguar af-se... /pf/images/graemlins/cooli.gif