Deshtaket

Ema

Goddes
Deshtaket

Vetemeshirimi

Kam nje kukull mbi shtrat.Ka emrin e dikujt qe dua(nuk dua ti diskutoj kohet e foljes kot se koti,do ishin zgjatje pa vlera te verteta).
Cdo mbremje shtrij carcafet, e mbeshtes mbi jastek dhe pastaj e shtrengoj fort derisa me ze gjumi.
Vetemeshirimi eshte ndjenja me e felliqur.Dhe s'ka gje me te vertete se kjo.Te ndjerit dhimbjen dhe ngazellimi prej saj.
Sa i urrej turmat e ngushelluesve drejt meje,syte e tyre qe marrin njeherazi pamje serioze dhe me mbeshtjellin ne nje meshire te pamate.Nuk ja kam nevojen.

Heronjte

Thote se "heronjte i kerkojne vete tragjedite e tyre".Dobesia e tyre qendron ne te qenurit heroike.
Dhe une cuditem.
Heroizmi qenkesh fare i zakonte,aspak i jashtezakonshem.Ne fakt eshte ajo pika e dobet qe na shtyn te behemi heronj,si Akilit thembra apo Heraklitit kemisha.
Perse ja vlen te rrosh?
Une do pergjigjesha njelloj si Ana :per dashuri.
Po nuk di ne i besoj vertet ketij perkufizimi.
Jam zgjuar heret,dhe koka me peshon sikur te ishte me qindra kilograme.

Vdekja

"Dy gjerat qe mund te prishin monotonine e jetes jane dashuria dhe madheshtia e vdekjes".
Mbase fjalet s'jane keshtu tamam,por kuptimi eshte ai.
Mu duk sikur rilexoja Remarkun,kur flitej per ate jete pa jete,kur s'kish dashuri.Per fantazmat e mbetura te paformuara.Per shpirtrat e atyre qe prej pengjeve mbeten gjysem ketej e gjysem ne nje bote tjeter.
Mendoj se ne vetvete vdekja duhet te kete dicka te mrekullueshme.
Me pelqejne lulet e thara.Me cojne pas ne kohe dhe ndjesite gjallohen.

Dashuria:
"Eshte me e lehte ta vrasesh dike apo ta braktisesh?"
...Hija jote ka kohe qe ecen me mua,e mbrujtur me gjakun tim.Ndonjehere them se do ish me mire te kishe vdekur.Jo se e dua teper jeten time,po se nje ekzistence tjeter e jotja do me derrmonte.Pastaj i bie ballit me shuplake.Kush te vdiste?Te vdese arsyeja?
"Nese me le,une do te vdes-tha Ana"
Edhe pse e di qe s'jam gjakatare nga natyra mbase do zgjidhja vdekjen ne vend te braktisjes.
Braktisja eshte nje fjale shume e rende,shume e madhe.Mund te zgjidhja"Shkoj,iki,kaloj perbri pa u ndjere".
Mbase kjo e fundit eshte fjala e drejte.
"Kush dashuron ka gjithmone te drejte-thoshte Maria".

Burrat:

Me surprizoi figura e zjarrit.Me pelqen zjarri,apo per te qene me specifik me pelqen ajo flaka e kaltert qe ngrihet nen ate te kuqerremten duke u dridhur.
Me pelqen flaka e kaltert e cakmakeve,menyra si imazhi i zjarit dridhet e kaperdihet ne mijera reflekse.
Te qenurit jo-romantik ka dicka prej burri.Ne fakt Romantik/e duhet te jete femerore gjithmone.Me cudit ajo menyre e te konceptuarit te jetes.Ai perceptim i zhdrejte i dashurise.Burrave u pelqejne grate fjalepake.Dhe grate sikur mos ta dinin ja mbushin ditet me ligjerata.
Burrat jane rrace e cuditshme.Me vjen te qesh me burrat.
Pse polet e kundert terhiqen?Dhe pasi jane terhequr mire e mire cfare thone me njeri-tjetrin:c'u mbetet per te thene,c'kane te perbashket?

...dhe femrat:
Cdo femer ka nje copez burri me vete.Kjo sepse ambicia,vendosmeria dhe mbi te gjitha korruptimi kane emrin burre.
Maria s'mundi te mbante pa thene deshira qe truri i saj nuk i kish programuar kurre.Nje burre s'do mund te dashuronte kesisoj.Nje burre s'mund te ish fatalist.
Une jam deri diku se ajo:O gjithcka o hic!
Nje grua s'mund te doje dy burra njekohesisht.Nje burre po.
Nje burre mund te genjeje veten se i do te dyja ne menyren e tij.
Keshtu lindin iluzionet.

Tradhetia:
Tradhetia i perket fatkeqeve.Mbase jemi te gjithe pak fatkeqe.Idete tradhetare me cingerisin nervat.
Arsyet jane te pakapshme.Ka shume alkol ne kete liber.
Seksi eshte bere refren i perditshem.Ne keto dite s'flitet per asgje tjeter me aq pasion sa per seksin.
Goethe,shetitjet,letrat e dashurise kane mbetur ne shekujt e paperparuar.
Une kam mbetur tutje ne kohe...E vetmja prani e ndjeshme eshte ajo e kategorise Eros!
Me vjen shume shpesh per te vjelle keto dite.

Koha:
Koha eshte mjeti me i keq i shpikur.Para se te lindte koha(mendimi im) gjithcka ecte pa orare(sa inat i kam oraret).Njesite kufizuese nuk ekzistonin,keshtu njerezit kishin sa kohe te donin per te bere nje dush te mire,per te shkruar nje leter te gjate,per te shetitur ne park,per te dashur.
Tani nuk ka me kohe.

Eshte me e thjeshte te vrasesh apo te braktisesh?
Leoni u dogj brenda makines,i moren flake floket megjithe cullufen mbi balle.Koha mjaftoi sa per t'ja mbathur prej makines vetem nje.Njeri ishte flija.
Kush ishte heroi?
...

Deshtaket:
I urrej burrat e bukur.Te ecurit perkrahu me nje mashkull te bukur me veshtrimet e kalimtareve qe ta bejne copa.
"Deshtaket jane njerezit me interesante qe ekzistojne,nuk te ka rene ne sy kjo gje?Jane me te gjalle.Aspak te vetedijshem per gjerat e rendesishme.I jepemi me mish e me shpirt dashurise ngase ajo na ben te provojme te paprovuaren.Eshte pikerisht arsyeja qe ajo mbaron me pas."

RRuga ime:
Nuk kam dashur kurre te bej pjese ne grupin e deshtakeve,e as te heronjve dhe njekohesisht kam dashur.Tragjedite i kerkojme me duart tona.Perjetimin e cdo gjeje si nje drame te madhe ne nje salle pa spektatore.
Po arsyeja?
Arsyeja e jetes?
" Ajo qe shkon drejt shuarjes,eshte pikerisht mundesia per te ekzistuar!" .
Eshte dhjetor.Dhjetori eshte gjithmone pikellues,si cdo fund viti.

Neser
Pse me pelqen zjarri?
Pergjigja mund te ishte:Se me pelqejne qiejt e kalter,rete bufe qe varen mbi kokat tona(o sa keq,shumesi me pushtoi shpirtin).
Neser une do ndez nje zjarr te madh ne qiell.Do djeg deshirat,do te kthehem ne nje yll si mijera,pa drite dhe shkelqim.

I kam frike syte bojedeti,ndryshe nga sendet pa shpirt,syte bojedeti me kallin daten.Me tregojne haptazi pabesine,ftohjen.
Mua me pelqen ajri i ngrohte.Dhe flaka kalteroshe e zjarrit.
Do doja qe e nesermja te ishte e ndryshme.Por e di qe do jete njelloj.

Une
Te shtunen ne mengjes hengra nje grusht turinjve.Ne darke nje tjeter.Te dy grushtat ishin ne te vertete per kukullen qe shtrihet prane meje.
Fjala vize meriton te shkruhet me bolds.Deri tani preferova shkrimin e pjeret,por fjala vize s'mund te ish e zakonshme.
"Njeriu eshte i lumtur vetem kur dashurohet"-Mbase shprehja se jemi te lumtur vetem kur nuk e dime se jemi te palumtur s'eshte e drejte.
Dashuria jone ne te vertete eshte vetem nje pirg i madh pikellimi.Dhe me vetemeshirimin idiot te pikellimit na puthin buze ngushelluese...

If tomorrow never comes?
...


Muza:Nje liber i jashtezakonshem
Fajtorja:Kordelka!
Citatet:Kristine Gren

P.s:preferova te mos ve asnje figure ne kete shkrim.Me duket se ato pas tere pallavrava qe thua i vene vulen muhabetitit me nje buzeqeshje apo nje rrotullim sysh.
Ja kalofshi mire,Ema
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Deshtaket

Je e madhe, ke nenvizuar pikerisht ato qe kam nenvizuar edhe une.Nuk kam lexuar kurre ne jeten time dicka me shume domethenese se kjo.Asnje rresht, asnje fjale nuk duhet anashkaluar, ka kaq realizem, analize, kaq shume madheshti ne keto paragrafe.

Une personalisht nuk guxoj te bej asnje koment, e kam fjalen per perifrazime, eshte thene gjithcka mund te thuhet, u eshte pergjigjur gjithe pikepyetjeve me nje origjinalitet te pakrahasueshem.

P.s.Kisha te drejte kur thashe qe kam bere nje zbulim, apo jo??!!
 

olti

Neo
Re: Deshtaket

cool.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Deshtaket

Neo ca ke ti lal, mos lexove gje vetveten aty kund??!! /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Blendi

Primus registratum
Re: Deshtaket

Deshtakun (veten), une e njoh keshtu:

Te jesh i durueshem me te tjeret por i serte me veten eshte vetem nje kurth i krenarise. Njekohesisht jam i pafajshem dhe fajtor, teper i ashper e megjithate i bute fare, i pafuqishem e megjithate mbaj pergjegjsi per te gjitha, pjese e shoqerise por i perjashtuar nga te gjithe njerzit, plotesisht i ndricuar e megjithate shume i genjyer, i skllaveruar por sovran. Si gjithe te tjeret.
 

Danae

Primus registratum
Re: Deshtaket

Ne gjithcka fatkeqesisht gjeta veten,dua qe askush te me njohe ne karakter e ne te njejten kohe shpesoj qe dikush te marre guximin te kaloje ate cfare une hedh poshte pa menduar,tek dikush tjeter,qe gati gjithmone me deshmon qe zgjedhjet qe bej jane te gabuara,te vetmet qe tregohen te meshirshme me mua jane ato qe me servir fati dhe koha.
Nuk ekzistojne barrierat,limitet,ekziston vetem padituria e aftesive te qenies.
 

Bora

Primus registratum
Re: Deshtaket

/pf/images/graemlins/frown.gif

Numeroj hapat e mi ne rruge.
Mbajne era deshtim.
Me deshtaket nga te gjithe jane ata qe s'e pranojne.
I bie qe te jem gjysma e se keqes.
 

Danae

Primus registratum
Re: Deshtaket

ka ca epitete me te cilat perkedhelim veten,sido qe nuk jane nga me te bukurit.
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Deshtaket

Me falni se e kam vetem italisht.

Se riesci a mantenere la calma, quando tutti attorno a te la stanno perdendo;
Se sai aver fiducia in te stesso quando tutti dubitano di te tenendo conto pero' dei loro dubbi;
Se sai aspettare senza stancarti di aspettare o essendo calunniato non rispondere con calunnie o essendo odiato non dare spazio all'odio senza tuttavia sembrare troppo buonone' parlare troppo da saggio;
Se sai sognare senza fare dei sogni i tuoi padroni;
Se riesci a pensare senza fare di pensieri il tuo fine;
Se sai incontrarti con il successo e la sconfitta e trattare questi due impostori proprio nello stesso modo;
Se riesci a sopportare di sentire la verita' che tu hai detto, distorta da imbroglioni che ne fanno una trappola per gli ingenui;
Se sai guardare le cose, per le quali hai dato la vita distrutte e sai umiliarti a ricostruirle con i tuoi strumenti ormai logori;
Se sai fare un'unica pila delle tue vittorie e rischiarla in un solo colpo a testa o croce e perdere e ricominciare dall'inizio senza mai lasciarti sfuggire una sola parola su quello che hai perso;
Se sai costringere il tuo cuore, i tuoi nervi, i tuoi polsi a sorreggerti anche dopo molto tempo che non te li senti piu' e cosi' resistere quando in te non c'e' piu' nulla tranne la volonta' che dice loro: <<Resistete!>>;
Se sai parlare con i disonesti senza perdere la tua onesta' o passeggiare con i re senza perdere il tuo comportamento normale;
Se non possono ferire ne' i nemici ne' gli amici troppo premurosi;
Se per te contano tutti gli uomini, ma nessuno troppo;
Se riesci a riempire l'inesorabile minuto dando valore ad ogni istante che passa: tua e' la Terra e tutto cio' che vi e' in essa e - quel che piu' conta - tu sarai un Uomo, figlio mio!
 

tutu

Primus registratum
Re: Deshtaket

Eshte e bukur dhe ne shqip, po nuk e kam...

Në mund ta ruash arsyen kur bota humbet fillin
E fajin ty ta hedh e vetes t'i besosh .
Sa herë te ti dyshojnë e s'të përfillin .
Por edhe dyshimet drejt t'i gjykosh...
 

Bora

Primus registratum
Re: Deshtaket

If you can keep your head when all about you
Are losing theirs and blaming it on you;
If you can trust yourself when all men doubt you,
But make allowance for their doubting too;
If you can wait and not be tired by waiting,
Or being lied about, don't deal in lies,
Or being hated, don't give way to hating,
And yet don't look too good, nor talk too wise:

If you can dream -- and not make dreams your master;
If you can think -- and not make thoughts your aim;
If you can meet with Triumph and Disaster
And treat those two imposters just the same;
If you can bear to hear the truth you've spoken
Twisted by knaves to make a trap for fools,
Or watch the things you gave your life to, broken,
And stoop and build 'em up with worn-out tools;

If you can make one heap of all your winnings
And risk it on one turn of pitch-and-toss,
And lose, and start again at your beginnings
And never breathe a word about your loss;
If you can force your heart and nerve and sinew
To serve your turn long after they are gone,
And so hold on when there is nothing in you
Except the Will which says to them: "Hold on!"

If you can talk with crowds and keep your virtue,
Or walk with kings -- nor lose the common touch,
If neither foes nor loving friends can hurt you,
If all men count with you, but none too much;
If you can fill the unforgiving minute
With sixty seconds' worth of distance run --
Yours is the Earth and everything that's in it,
And -- which is more -- you'll be a Man, my son!
 

Danae

Primus registratum
Re: Deshtaket

Diapazon pas diapazoni risillemi tek Kipling,

do ua ve une shqip sa te kem kohe te shkruaj vargjet qe kam ndermend,pas provimit dmth /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Bora

Primus registratum
Re: Deshtaket

Ne na duhet noi doze e forte HEDONISMI e pastaj mbase behemi me altrusite /pf/images/graemlins/smile.gif !
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Deshtaket

Na duhet nje doze e forte dashurie, per te qene me prane. Na duhet nje doze e forte dhembjeje, per pritur me krahet hapur pikla lumturie. Na duhet nje doze e forte kembenguljeje, per te mos perdorur gjithmne "alibine" e fatit.
 

METALLICA

Primus registratum
Re: Deshtaket

Ke shkruajtur te vertetat e rrala por qe eshte zor ti mbash apo ti perdoresh,do te duhej nje doze e madhe qmendurie ti arrish"e la veritta anche se nn ti piace'forse" dhe per mua fjala "fat"
eshte kot nuk eksiston eshte thjeshte veq nje fjale qe te ben te shpresosh 'pak'ose me mire te vrasesh veten me doren tende'me mendjen tende'si vesi pak a shum,"per te mos menduar me gjate"
** Me mire nje fund i t'merrshem se, sa 'T'merr pa fund"
web page
 

Bora

Primus registratum
Re: Deshtaket

Ofelia:

Dashuria eshte deshira per te qene te lumtur,ne fund pra u katandiska ne egoizem te zbukuruar.

Dhimbja eshte pasoje e egoizmit te zbukuruar per shkak te plagosjes se egoizmit te eger.

Kembengulja eshte arma me te cilen vrasim veten.

Me tre doza te tilla mund te quhesh me plot gojen Deshtak i rafinuar!
 
Top