Deshtaket

Dani83

Primus registratum
Re: Deshtaket

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Vetemeshirimi

Ne momentin qe te vjen keq per veten kupton se koha te ka ikur per shalesh dhe se nuk ke qene e zonja ta ndalesh. Kupton se te kane bere keq dhe ke qene ti qe i ke lejuar. Kupton se buzeqeshjen tende e bene shuk dhe e futen ne xhep me paftyresine me te madhe.

Heronjte
Ata perfundimisht kane vdekur, edhe pse kam zbuluar se nuk kane ekzistuar ndonjehere. Nje hero eshte nje person me probleme pershtatje me realitetin, pergjithesisht nje krize identiteti, i cili per te pranuar veten shkakton nje konflikt social, qe synon ndryshimin e rendit shoqeror duke vendosur keshtu ekuilibra te rinj. Si rrjedhoje, nje i cekuilibruar nuk mund te jete hero, e megjithate kane qene miqte e armiqte e tyre qe i kane dhene lustra lebyrese me te cilat jane ushqyer vete ne kurriz te pseudo-heronjve. Te shkretet!

Vdekja

Ka nje PR te shkelqyer. Nepermjet librave te shenjte, atyre artistike, filmave, legjendave e perrallave ka arritur t'i fusi friken gjithe njerezit. Ne fakt s'eshte per t'u pasur frike, sepse ne nuk takohemi kurre me vdekjen. Ne momentin qe ajo vjen, ne kemi shkuar. C'rendesi ka nese ka apo s'ka jete pertej kesaj te momentit. Gjithesecili nga ne jeton sic ka vendosur te jetoje me ose pa zot, me ose pa jete pas vdekjes. E vetmja gje qe me tmerron dhe ndihem e pafuqishme eshte vdekja e dikujt qe dua, por edhe per kete kam kuptuar se askush nuk i ka shpetuar vdekjes deri me sot, keshtu qe s'ka vend per drame!

Dashuria

...nje perralle si shume te tjera. E dini historine e vertete te Borebardhes? Ajo ishte nje princeshe qe vinte ne pyll te takonte dashnorin e vet, dhe ndersa priste torturonte disa femije te vegjel qe punonin ne minieren e saj. Ashtu dhe dashuria nuk eshte gje tjeter vec nje shperfytyrim i realitetit per ta bere ate me te pranueshem. Nje deshire, me shume se dicka konkrete. Dikush dikur me ka thene: gjithcka per te cilen kemi nevoje eshte dike me te cilin/cilen te bisedojme. Ky do te ishte perkufizimi me i mire per dashurine e vertete!

Burrat

Qeniet me te dobeta qe kam pare ndonjehere. Te pavendosur te brishte dhe ne kerkim te deshperuar te afeksionit. Deshperimi i ben dhe me te lekundur e si perfundim qenie mjerane. Te zote vetem per te kamufluar vuajtjen e tyre me arrogance e fortesi muskujsh. E verteta? Nuk ia kane arritur!

Femrat

pragmatiste te pasherueshme. Cdo gje qe nje synim dhe nje rezultat: dashuri, banese, para, siguri. S'kane faj, u kane mesuar se nuk bejne dot gje vete me ato gjymtyre te brishta qe kane dhe kur kane pyetur u kane thene se edhe truri gjymtyre eshte. Viktima te nje fati qe e permbushin po vete, femrat i lene te tjeret t'i shfrytezojne. Ka raste kur jane te lumtura per kete, por edhe ne rastet kur nuk jane, perulen me justifikimin se kjo eshte ajo qe u ndodh femrave.

Tradhetia
Paaftesia per te respektuar nje kontrate. Per kete arsye kontratat sot behen me jurist, ne menyre qe te demshperblehesh ne rastet kur ajo shkelet.

Koha
Iluzion i shemtuar me te cilin njerezit genjejne veten duke e shfrytezuar per te harruar dicka te keqe qe kane bere ose u kane bere, ose per te mos bere dicka qe duhet bere. Shume ngaterrestare dhe lodhese per dicka qe nuk ekziston.

Deshtaket
ata qe nuk e provojne. S'ka gje me te keqe se te mos provosh te kesh apo te jetosh dicka.

Rruga ime

e vetmuar! Rruga ime qenka me kthesa, gure, gropa, pengesa, por gjithnje perpara edhe pse nganjehere e ngadalte. Disa pasken lindur per te punuar!!!

Neser
do te kem harruar. Koha do me ndihmoje te harroj. Neser do te bej ato gjera qe nuk i bera dje dhe as sot. Neser do te jete nje dite e re, e cila do te kthehet ne sot, e ne pamundesi per te qene neser do ta shtyje ne kohe ate qe thash pak me lart.

Une

pa doreza! Ne nje dite me diell I am the shining star!; zakonisht "smart, but weird"; ne pergjithesi "pa forme si ajri", "nje qenie gjithnje ne transformim", "nje pjelle e pazakonte e kohes dhe vendit ku u linda e rrita"; neser "e paharrueshme"!!!

If tomorrow never comes...?

dikush tjeter do te zere vendin tim, ndersa une do te pi gjithe tangerllik cigaren e fundit nga paqeta e Rremes...

[/ QUOTE ]


Interesante!!.. ka njerez qe mendojne te pakten /pf/images/graemlins/smile.gif

EE.. O SIMPLY!.. PO SEKSI ME KU ESHTE?? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/angel.gif
 

capuni

Primus registratum
Re: Deshtaket

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Vetemeshirimi

Kam nje kukull mbi shtrat.Ka emrin e dikujt qe dua(nuk dua ti diskutoj kohet e foljes kot se koti,do ishin zgjatje pa vlera te verteta).
Cdo mbremje shtrij carcafet, e mbeshtes mbi jastek dhe pastaj e shtrengoj fort derisa me ze gjumi.
Vetemeshirimi eshte ndjenja me e felliqur.Dhe s'ka gje me te vertete se kjo.Te ndjerit dhimbjen dhe ngazellimi prej saj.
Sa i urrej turmat e ngushelluesve drejt meje,syte e tyre qe marrin njeherazi pamje serioze dhe me mbeshtjellin ne nje meshire te pamate.Nuk ja kam nevojen.

Heronjte

Thote se "heronjte i kerkojne vete tragjedite e tyre".Dobesia e tyre qendron ne te qenurit heroike.
Dhe une cuditem.
Heroizmi qenkesh fare i zakonte,aspak i jashtezakonshem.Ne fakt eshte ajo pika e dobet qe na shtyn te behemi heronj,si Akilit thembra apo Heraklitit kemisha.
Perse ja vlen te rrosh?
Une do pergjigjesha njelloj si Ana /pf/images/graemlins/tonguee.gifer dashuri.
Po nuk di ne i besoj vertet ketij perkufizimi.
Jam zgjuar heret,dhe koka me peshon sikur te ishte me qindra kilograme.

Vdekja

"Dy gjerat qe mund te prishin monotonine e jetes jane dashuria dhe madheshtia e vdekjes".
Mbase fjalet s'jane keshtu tamam,por kuptimi eshte ai.
Mu duk sikur rilexoja Remarkun,kur flitej per ate jete pa jete,kur s'kish dashuri.Per fantazmat e mbetura te paformuara.Per shpirtrat e atyre qe prej pengjeve mbeten gjysem ketej e gjysem ne nje bote tjeter.
Mendoj se ne vetvete vdekja duhet te kete dicka te mrekullueshme.
Me pelqejne lulet e thara.Me cojne pas ne kohe dhe ndjesite gjallohen.

Dashuria:
"Eshte me e lehte ta vrasesh dike apo ta braktisesh?"
...Hija jote ka kohe qe ecen me mua,e mbrujtur me gjakun tim.Ndonjehere them se do ish me mire te kishe vdekur.Jo se e dua teper jeten time,po se nje ekzistence tjeter e jotja do me derrmonte.Pastaj i bie ballit me shuplake.Kush te vdiste?Te vdese arsyeja?
"Nese me le,une do te vdes-tha Ana"
Edhe pse e di qe s'jam gjakatare nga natyra mbase do zgjidhja vdekjen ne vend te braktisjes.
Braktisja eshte nje fjale shume e rende,shume e madhe.Mund te zgjidhja"Shkoj,iki,kaloj perbri pa u ndjere".
Mbase kjo e fundit eshte fjala e drejte.
"Kush dashuron ka gjithmone te drejte-thoshte Maria".

Burrat:

Me surprizoi figura e zjarrit.Me pelqen zjarri,apo per te qene me specifik me pelqen ajo flaka e kaltert qe ngrihet nen ate te kuqerremten duke u dridhur.
Me pelqen flaka e kaltert e cakmakeve,menyra si imazhi i zjarit dridhet e kaperdihet ne mijera reflekse.
Te qenurit jo-romantik ka dicka prej burri.Ne fakt Romantik/e duhet te jete femerore gjithmone.Me cudit ajo menyre e te konceptuarit te jetes.Ai perceptim i zhdrejte i dashurise.Burrave u pelqejne grate fjalepake.Dhe grate sikur mos ta dinin ja mbushin ditet me ligjerata.
Burrat jane rrace e cuditshme.Me vjen te qesh me burrat.
Pse polet e kundert terhiqen?Dhe pasi jane terhequr mire e mire cfare thone me njeri-tjetrin:c'u mbetet per te thene,c'kane te perbashket?

...dhe femrat:
Cdo femer ka nje copez burri me vete.Kjo sepse ambicia,vendosmeria dhe mbi te gjitha korruptimi kane emrin burre.
Maria s'mundi te mbante pa thene deshira qe truri i saj nuk i kish programuar kurre.Nje burre s'do mund te dashuronte kesisoj.Nje burre s'mund te ish fatalist.
Une jam deri diku se ajo:O gjithcka o hic!
Nje grua s'mund te doje dy burra njekohesisht.Nje burre po.
Nje burre mund te genjeje veten se i do te dyja ne menyren e tij.
Keshtu lindin iluzionet.

Tradhetia:
Tradhetia i perket fatkeqeve.Mbase jemi te gjithe pak fatkeqe.Idete tradhetare me cingerisin nervat.
Arsyet jane te pakapshme.Ka shume alkol ne kete liber.
Seksi eshte bere refren i perditshem.Ne keto dite s'flitet per asgje tjeter me aq pasion sa per seksin.
Goethe,shetitjet,letrat e dashurise kane mbetur ne shekujt e paperparuar.
Une kam mbetur tutje ne kohe...E vetmja prani e ndjeshme eshte ajo e kategorise Eros!
Me vjen shume shpesh per te vjelle keto dite.

Koha:
Koha eshte mjeti me i keq i shpikur.Para se te lindte koha(mendimi im) gjithcka ecte pa orare(sa inat i kam oraret).Njesite kufizuese nuk ekzistonin,keshtu njerezit kishin sa kohe te donin per te bere nje dush te mire,per te shkruar nje leter te gjate,per te shetitur ne park,per te dashur.
Tani nuk ka me kohe.

Eshte me e thjeshte te vrasesh apo te braktisesh?
Leoni u dogj brenda makines,i moren flake floket megjithe cullufen mbi balle.Koha mjaftoi sa per t'ja mbathur prej makines vetem nje.Njeri ishte flija.
Kush ishte heroi?
...

Deshtaket:
I urrej burrat e bukur.Te ecurit perkrahu me nje mashkull te bukur me veshtrimet e kalimtareve qe ta bejne copa.
"Deshtaket jane njerezit me interesante qe ekzistojne,nuk te ka rene ne sy kjo gje?Jane me te gjalle.Aspak te vetedijshem per gjerat e rendesishme.I jepemi me mish e me shpirt dashurise ngase ajo na ben te provojme te paprovuaren.Eshte pikerisht arsyeja qe ajo mbaron me pas."

RRuga ime:
Nuk kam dashur kurre te bej pjese ne grupin e deshtakeve,e as te heronjve dhe njekohesisht kam dashur.Tragjedite i kerkojme me duart tona.Perjetimin e cdo gjeje si nje drame te madhe ne nje salle pa spektatore.
Po arsyeja?
Arsyeja e jetes?
" Ajo qe shkon drejt shuarjes,eshte pikerisht mundesia per te ekzistuar!" .
Eshte dhjetor.Dhjetori eshte gjithmone pikellues,si cdo fund viti.

Neser
Pse me pelqen zjarri?
Pergjigja mund te ishte:Se me pelqejne qiejt e kalter,rete bufe qe varen mbi kokat tona(o sa keq,shumesi me pushtoi shpirtin).
Neser une do ndez nje zjarr te madh ne qiell.Do djeg deshirat,do te kthehem ne nje yll si mijera,pa drite dhe shkelqim.

I kam frike syte bojedeti,ndryshe nga sendet pa shpirt,syte bojedeti me kallin daten.Me tregojne haptazi pabesine,ftohjen.
Mua me pelqen ajri i ngrohte.Dhe flaka kalteroshe e zjarrit.
Do doja qe e nesermja te ishte e ndryshme.Por e di qe do jete njelloj.

Une
Te shtunen ne mengjes hengra nje grusht turinjve.Ne darke nje tjeter.Te dy grushtat ishin ne te vertete per kukullen qe shtrihet prane meje.
Fjala vize meriton te shkruhet me bolds.Deri tani preferova shkrimin e pjeret,por fjala vize s'mund te ish e zakonshme.
"Njeriu eshte i lumtur vetem kur dashurohet"-Mbase shprehja se jemi te lumtur vetem kur nuk e dime se jemi te palumtur s'eshte e drejte.
Dashuria jone ne te vertete eshte vetem nje pirg i madh pikellimi.Dhe me vetemeshirimin idiot te pikellimit na puthin buze ngushelluese...

If tomorrow never comes?
...


Muza:Nje liber i jashtezakonshem
Fajtorja:Kordelka!
Citatet:Kristine Gren

P.s:preferova te mos ve asnje figure ne kete shkrim.Me duket se ato pas tere pallavrava qe thua i vene vulen muhabetitit me nje buzeqeshje apo nje rrotullim sysh.
Ja kalofshi mire,Ema

[/ QUOTE ]


Emaaaaaaaaaaaaaa...I don't get it! /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Deshtaket

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />


Interesante!!.. ka njerez qe mendojne te pakten /pf/images/graemlins/smile.gif

EE.. O SIMPLY!.. PO SEKSI ME KU ESHTE?? /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/angel.gif

[/ QUOTE ]

hmmm,
seksi?

Seksi eshte tek te gjithe ne: jemi rezultat i tij, me sakte goditja ne shenje e spermatozoiti te sukseshem ndaj nje veze femre me temperaturen e duhur. Per ciftet e martuar eshte detyre shtepie dhe sic e dime, jo te gjithe i bejne detyrat e shtepise dhe jo te gjithe i bejne me te njejtin zell. E megjithate, riprodhimi nuk e vetmja gje qe na terheq te seksi. Seksi eshte mjet pushteti, ai shitet ne treg. Njerezit vishen, qendrojne e flasin sikur te jene duke shitur seks. Te qenit aseksual eshte tabu. Gjithnje konotacioni i sjelljes tende eshte me sfond seksual, perndryshe s'ka kuptim. Per kete arsye njerezit stresohen ne maksimum, sepse sot ne mode nuk eshte te jesh e mire dhe te kesh shpirt te bukur, por te jesh sexy, qe jo rralle here do te thote te ngjash si prostitute: here e nivele te larta e here e periferise.
Seksi per "qefin tim" eshte kthyer ne luks dhe eshte zakonisht monopol i meshkujve te pasur; per te tjeret eshte vetem nje aset per t'u shkembyer me dicka qe na leverdis. /pf/images/graemlins/crazy.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Deshtaket

<font color="brown"> Deshtaket
ata qe nuk e provojne. S'ka gje me te keqe se te mos provosh te kesh apo te jetosh dicka. </font>


perfundimisht keshtu eshte!!!
 

@d@

Primus registratum
Re: Deshtaket

Sapo e provova deshtimin e pare ne oren 19:49 sipas ores se af-s. Me than, mos mi Nev se smerr vesh budallai. JO une.Kete here do marri vesh qe cke me te!... ja pra ku deshtova. Eshte dhe per te qare por edhe per te qeshur.!Mos u habisni neser kur te me shifni me pricing ne hunde. (humba bastin /pf/images/graemlins/shrug.gif )lol
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Deshtaket

Te jesh deshtak per nje here te vetme eshte pranushem, por te jesh *deshtak i lindur* dhe te mbetesh i tille perjetesisht kjo eshte se ceshte. ( sot po flisja me dike qe e cilesoi veten keshtu).
Ka njerez qe gjithe kohen ndiqen nga fati i keq, apo nje varg evenimentesh negative ....por kam pershtypjen qe kjo eshte me shume e lidhur with their attitude toward life and their approach....nese i ushqen vetes idene e deshtimit dhe fatit te keq, pikerisht kjo te ndjek nga pas .....
Alinos ke mese te drejte ....vjen nga kufizimi qe i ben vetes duke e limituar ne nje ambient te vetem, nderkohe qe bota jashte eshte aq e gjere dhe spektri i zgjedhjeve i pafund......
 

belle

Primus registratum
Re: Deshtaket

Deshtaket /pf/images/graemlins/booki.gif
Sa te tille ka qe as nuk e kuptojne qe jane te deshtuar?
Le te shijojne "fitoren" imagjinare, se s'u ka mbetur gje tjeter.
Te dinin me mire, do korrigjonin sadopak "imazhin" real e virtual, se me shume genjejne veten se te tjeret...
Cdo maske bie nje dite, pak rendesi ka se kur...dhe vertete qe bota eshte me rrota...dmth what comes around, goes around!!! /pf/images/graemlins/booki.gif
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Deshtaket

Ndersa une urwd do te isha me tolerante me imazhin virtual. Ketu cdo eshte me shkrim qe do te thote se nje dite mund te jemi romantike, nje dite agresive, nje dite te qeshur e nje dite qaramane. Ne nje teme superinteligjente dhe te ditur e ne nje tjeter komplet injorante dhe paragjykues. Po s'ka gje, ne fund te fundit kete imazh e nderton me shkrim dhe mund ta fshish me gome, njerezit me te cilet flet as ke per t'i takuar ndonjehere dhe neser rregjistrohesh nga fillimi e cdo gje eshte sikur te mos kete ndodhur.

POR dhe por e kam vendosur enkas ne te zeza, kujdes duhet bere me imazhin qe i japim vetes atje jashte, atje ku njerezit nuk kane kohe te te njohin me detaje apo te njohin se ke shpirt te bukur, sepse ate qe shohin, ate marrin me vete nga ty. Atje duhet te besh kujdes me ate qe u jep te tjereve dhe ate qe kerkon prej tyre!!!

Ironikisht, ne kundershtim me c'thashe me lart per boten virtuale, mendoj se shumica na paraqesin veten sic jane jashte, dhe kjo me shqeteson shume per cilesine e jetes qe bejne shume nga ne. Te gjithe perjetojme fitore dhe deshtime te vogla cdo dite te jetes, por menyra se si reagojme ndaj tyre na ben deshtake ose fitimtare!!!
 

epremte

Primus registratum
Re: Deshtaket

po pasi shqetesohesh cfare thua?
"shyqyr qe nuk kam nje jete kaq te varfer sa kusuri i gjynahqareve??"
 

Ema

Goddes
Re: Deshtaket

Simply tani te lexova.
(E di ti se e le me muaj forumin e pastaj kthehem dhe lexoj ndonjehere ne te rralle.) /pf/images/graemlins/cooli.gif

E di ca po mendoja dje?Po mendoja se kur dashurokemi u bekemi me te mire nga shpirti.Kurse kur qenkemi keshtu ne gjendje inerte(eksperience personale) u bekemi cinike,zemerngushte,siperfaqesore.Gjithe keto fjale mund te quhen thjesht pikeshimim realist , por dyshimi se ato qe kam shkruar neper forum ketu e ca vite me pare kane qene te ndjera( por kaq patetike) me le pa fryme.
Une nuk e kuptoj me veten kur e kthej koken prapa.Sikur sot te isha ndokush tjeter.Kjo jo per menyren te ne cilen i kam bere gjerat por per menyren ne te cilen i kam ndjere.(lexoja the thoja me vete "Idiote,moj idiote"!)

Keshtu kjo fryme autokritike qe me pushtoi me te pabese(se ta kisha pritur do e kisha parandaluar me aktigripe) me coi ne keto lloj konkluzionesh ku ndonjehere mendon se mendon keshtu vetem sepse tani je rritur;ndonjehere thjesht pse s'je me i/e dashurueshem.
Mah... /pf/images/graemlins/confused.gif

P:s:Si ishte ajo:Jeta eshte si vazhdimesi stinesh,tani eshte dimer dhe pastaj behet prape pranvere.(kushedi kishte te drejte /pf/images/graemlins/laugh.gif )
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Deshtaket

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
po pasi shqetesohesh cfare thua?
"shyqyr qe nuk kam nje jete kaq te varfer sa kusuri i gjynahqareve??"

[/ QUOTE ]

nuk e kisha menduar ne nivel te varfer apo te pasur, por ne nivel kenaqesie qe na fal jeta. Ka nje mekanizem te perbrendshem qe na nxit t'i gezohemi atyre qe kemi, apo te qahemi per ate qe s'kemi, dhe s'ka te beje fare me sasine. Nganjehere jemi te deshperuar ne plan te pare pa arsye edhe pse kemi plot aktivitete ne jete dhe plot njerez qe na duan, dhe vetem sepse s'kemi X gje nuk kenaqemi!
Kam pare nje here nje episod te Loonie Toons, kur Dot kerkonte te lexonte nje liber ne qetesi, dhe cdo vend i dukej i zhurmshem, po aq i zhurmshem, sa irritohej ne maksimum. Dot brodhi tere boten per nje vend te qete dhe me ne fund arriti ne Himalaja, dhe aty pasi kuptoi se kishte qetesi absolute, nxorri librin dhe filloi te lexonte. Pas pak u bukos nga qetesia, dhe nxorri nga xhepi nje kasetofon me bokse gjigante dhe e ndezi muziken ne maksimum.
Mua ky episod me tregon shume per natyren njerezore...

Nuk e kam zakon te meshiroj njeri, pasi mendoj se ne te gjithe duhet te mbajme pergjegjesi per dhe vuajme pasojat e veprimeve tona te se shkuares...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Deshtaket

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Simply tani te lexova.
(E di ti se e le me muaj forumin e pastaj kthehem dhe lexoj ndonjehere ne te rralle.) /pf/images/graemlins/cooli.gif

E di ca po mendoja dje?Po mendoja se kur dashurokemi u bekemi me te mire nga shpirti.Kurse kur qenkemi keshtu ne gjendje inerte(eksperience personale) u bekemi cinike,zemerngushte,siperfaqesore.Gjithe keto fjale mund te quhen thjesht pikeshimim realist , por dyshimi se ato qe kam shkruar neper forum ketu e ca vite me pare kane qene te ndjera( por kaq patetike) me le pa fryme.
Une nuk e kuptoj me veten kur e kthej koken prapa.Sikur sot te isha ndokush tjeter.Kjo jo per menyren te ne cilen i kam bere gjerat por per menyren ne te cilen i kam ndjere.(lexoja the thoja me vete "Idiote,moj idiote"!)

Keshtu kjo fryme autokritike qe me pushtoi me te pabese(se ta kisha pritur do e kisha parandaluar me aktigripe) me coi ne keto lloj konkluzionesh ku ndonjehere mendon se mendon keshtu vetem sepse tani je rritur;ndonjehere thjesht pse s'je me i/e dashurueshem.
Mah... /pf/images/graemlins/confused.gif

P:s:Si ishte ajo:Jeta eshte si vazhdimesi stinesh,tani eshte dimer dhe pastaj behet prape pranvere.(kushedi kishte te drejte /pf/images/graemlins/laugh.gif )

[/ QUOTE ]

edhe une e kam provuar sportin e te thirrurit te vetes idiote, dhe nganjehere me kane dhene te drejte te tjeret, por kam kuptuar se ta praktikosh kete sport jo vetem qe do te thote te vazhdosh te ujisesh nje rrenje luleje te thare, por edhe qe ia heq ujin nje tjetre qe ka leshuar sytha /pf/images/graemlins/winkwink.gif /pf/images/graemlins/wave.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Deshtaket

edhe idoti merr vlere kur behet i madh.

enver hoxha ishte nje idiot i madh.

ps; e forta ketu eshte qe fjala IDIOT eshte keqformulim latin i fjales shqipe I DIT.

interesant eshte sesi tema ketu ndihmoi tek ky perfundim magjik. sesi dija dhe marrija kane drejtim TE PERBASHKET, sesi njerezit duke dashur te behen te ditur perfundojne fatkeqesisht ne IDIOTE.

njeriu eshte qenie fatale.

inteligjenca nuk i hyn ne pune per asgje, ne fakt.
 

pippo

Primus registratum
Re: Deshtaket

Soy un perdedor*
I'm a loser baby, so why don't you kill me? adoleshenza /pf/images/graemlins/smile.gif

01 unit_ failed
02 unit_ failed
03 unit_ failed
04 unit_ failed
05 unit_ failed
05 unit_ failed
06 unit_ failed ... wtf

'' njerezit duke dashur te behen te ditur perfundojne fatkeqesisht ne IDIOTE '' _ ndoshta do ishte me e sakte_ arrijne te kuptojne idiotsine e tyre _

07 unit_ failed
 

Ema

Goddes
Re: Deshtaket

/pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
I'm in! /pf/images/graemlins/lol.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Deshtaket

Te frikshem ne deshtimin e tyre per te dashur veten! Vetja duhet edhe e tkurrur, bere copash, me turinj te persheshur ne lluce, e zhgarravitur, e njollosur. Vetja duhet me dhe pa maske, mjafton ta duash me zemer te cilter. Deshtimi je ti qe veteshihesh por e mohon deshtimin tend duke pritur gjithmone nje tjeter te vije te te shpetoje e duke u tallur me ke ka deshtuar katerciperisht njesoj me ty nje dite me pare. Duke pritur nje tjeter me te mire, me te zotin, te vije te te shpetoje nga deshtimi yt duke deshtuar edhe nje here ne mosbesimin tend frikacak. Epo nuk ka tjeter me te mire se ty, askush nuk do vije, te pakten nuk do vije gjithmone. Cohu e duaje veten, perkujdese. Mos e prano nga e keqja, as per sy e faqe te botes. Fundja sa gjate do mund ta genjesh? Pranoje per te dashurit e tu qe te duan edhe te rrezuar. Mos deshto serish duke u tallur me besimin e atyre qe i ke perzemer e atyre qe do mund t'i kishe sikur te pranoje te shkundje peshen e vete-pafund-akuzes. Mos deshto duke iu perkushtuar te shkuares, duke i hyre ne pjese se tashmes per te shkelmuar te nesermen kur mund te ishe cuar, te kishe lare syte e te mund te ecje si te ishe duke e ndjere per here te pare ngrohtesine e perkedheljeve te diellit. Cohu! Shiu ka kohe qe ka pushuar dhe bota eshte krijuar e tille qe edhe oqeanet pas vitesh e vitesh thahen e tkurren e nga shkretetirat buron uje. Cohu te behesh pjese e natyres. Ti mundesh.
 
Top