Deshtaket

Ema

Goddes
Re: Deshtaket

Meqe vete nuk dua te perseritem,nuk dua te flas,te sjell risi apo thjesjt te aludoj mbi gjerat qe ndodhin jashte dhe brenda meje preferova vetem t'i bej nje reload kesaj temes qe e dua vecanerisht edhe pse s'e fus veten me nje kazan me deshtaket.

" Vetemeshirimi

Kam nje kukull mbi shtrat.Ka emrin e dikujt qe dua(nuk dua ti diskutoj kohet e foljes kot se koti,do ishin zgjatje pa vlera te verteta).
Cdo mbremje shtrij carcafet, e mbeshtes mbi jastek dhe pastaj e shtrengoj fort derisa me ze gjumi.
Vetemeshirimi eshte ndjenja me e felliqur.Dhe s'ka gje me te vertete se kjo.Te ndjerit dhimbjen dhe ngazellimi prej saj.
Sa i urrej turmat e ngushelluesve drejt meje,syte e tyre qe marrin njeherazi pamje serioze dhe me mbeshtjellin ne nje meshire te pamate.Nuk ja kam nevojen.

Heronjte

Thote se "heronjte i kerkojne vete tragjedite e tyre".Dobesia e tyre qendron ne te qenurit heroike.
Dhe une cuditem.
Heroizmi qenkesh fare i zakonte,aspak i jashtezakonshem.Ne fakt eshte ajo pika e dobet qe na shtyn te behemi heronj,si Akilit thembra apo Heraklitit kemisha.
Perse ja vlen te rrosh?
Une do pergjigjesha njelloj si Ana :per dashuri.
Po nuk di ne i besoj vertet ketij perkufizimi.
Jam zgjuar heret,dhe koka me peshon sikur te ishte me qindra kilograme.

Vdekja

"Dy gjerat qe mund te prishin monotonine e jetes jane dashuria dhe madheshtia e vdekjes".
Mbase fjalet s'jane keshtu tamam,por kuptimi eshte ai.
Mu duk sikur rilexoja Remarkun,kur flitej per ate jete pa jete,kur s'kish dashuri.Per fantazmat e mbetura te paformuara.Per shpirtrat e atyre qe prej pengjeve mbeten gjysem ketej e gjysem ne nje bote tjeter.
Mendoj se ne vetvete vdekja duhet te kete dicka te mrekullueshme.
Me pelqejne lulet e thara.Me cojne pas ne kohe dhe ndjesite gjallohen.

Dashuria:
"Eshte me e lehte ta vrasesh dike apo ta braktisesh?"
...Hija jote ka kohe qe ecen me mua,e mbrujtur me gjakun tim.Ndonjehere them se do ish me mire te kishe vdekur.Jo se e dua teper jeten time,po se nje ekzistence tjeter e jotja do me derrmonte.Pastaj i bie ballit me shuplake.Kush te vdiste?Te vdese arsyeja?
"Nese me le,une do te vdes-tha Ana"
Edhe pse e di qe s'jam gjakatare nga natyra mbase do zgjidhja vdekjen ne vend te braktisjes.
Braktisja eshte nje fjale shume e rende,shume e madhe.Mund te zgjidhja"Shkoj,iki,kaloj perbri pa u ndjere".
Mbase kjo e fundit eshte fjala e drejte.
"Kush dashuron ka gjithmone te drejte-thoshte Maria".

Burrat:

Me surprizoi figura e zjarrit.Me pelqen zjarri,apo per te qene me specifik me pelqen ajo flaka e kaltert qe ngrihet nen ate te kuqerremten duke u dridhur.
Me pelqen flaka e kaltert e cakmakeve,menyra si imazhi i zjarit dridhet e kaperdihet ne mijera reflekse.
Te qenurit jo-romantik ka dicka prej burri.Ne fakt Romantik/e duhet te jete femerore gjithmone.Me cudit ajo menyre e te konceptuarit te jetes.Ai perceptim i zhdrejte i dashurise.Burrave u pelqejne grate fjalepake.Dhe grate sikur mos ta dinin ja mbushin ditet me ligjerata.
Burrat jane rrace e cuditshme.Me vjen te qesh me burrat.
Pse polet e kundert terhiqen?Dhe pasi jane terhequr mire e mire cfare thone me njeri-tjetrin:c'u mbetet per te thene,c'kane te perbashket?

... dhe femrat:
Cdo femer ka nje copez burri me vete.Kjo sepse ambicia,vendosmeria dhe mbi te gjitha korruptimi kane emrin burre.
Maria s'mundi te mbante pa thene deshira qe truri i saj nuk i kish programuar kurre.Nje burre s'do mund te dashuronte kesisoj.Nje burre s'mund te ish fatalist.
Une jam deri diku se ajo:O gjithcka o hic!
Nje grua s'mund te doje dy burra njekohesisht.Nje burre po.
Nje burre mund te genjeje veten se i do te dyja ne menyren e tij.
Keshtu lindin iluzionet.

Tradhetia:
Tradhetia i perket fatkeqeve.Mbase jemi te gjithe pak fatkeqe.Idete tradhetare me cingerisin nervat.
Arsyet jane te pakapshme.Ka shume alkol ne kete liber.
Seksi eshte bere refren i perditshem.Ne keto dite s'flitet per asgje tjeter me aq pasion sa per seksin.
Goethe,shetitjet,letrat e dashurise kane mbetur ne shekujt e paperparuar.
Une kam mbetur tutje ne kohe...E vetmja prani e ndjeshme eshte ajo e kategorise Eros!
Me vjen shume shpesh per te vjelle keto dite.

Koha:
Koha eshte mjeti me i keq i shpikur.Para se te lindte koha(mendimi im) gjithcka ecte pa orare(sa inat i kam oraret).Njesite kufizuese nuk ekzistonin,keshtu njerezit kishin sa kohe te donin per te bere nje dush te mire,per te shkruar nje leter te gjate,per te shetitur ne park,per te dashur.
Tani nuk ka me kohe.

Eshte me e thjeshte te vrasesh apo te braktisesh?
Leoni u dogj brenda makines,i moren flake floket megjithe cullufen mbi balle.Koha mjaftoi sa per t'ja mbathur prej makines vetem nje.Njeri ishte flija.
Kush ishte heroi?
...

Deshtaket:
I urrej burrat e bukur.Te ecurit perkrahu me nje mashkull te bukur me veshtrimet e kalimtareve qe ta bejne copa.
"Deshtaket jane njerezit me interesante qe ekzistojne,nuk te ka rene ne sy kjo gje?Jane me te gjalle.Aspak te vetedijshem per gjerat e rendesishme.I jepemi me mish e me shpirt dashurise ngase ajo na ben te provojme te paprovuaren.Eshte pikerisht arsyeja qe ajo mbaron me pas...

RRuga ime:
Nuk kam dashur kurre te bej pjese ne grupin e deshtakeve,e as te heronjve dhe njekohesisht kam dashur.Tragjedite i kerkojme me duart tona.Perjetimin e cdo gjeje si nje drame te madhe ne nje salle pa spektatore.
Po arsyeja?
Arsyeja e jetes?
" Ajo qe shkon drejt shuarjes,eshte pikerisht mundesia per te ekzistuar!" .
Eshte dhjetor.Dhjetori eshte gjithmone pikellues,si cdo fund viti.

Neser
Pse me pelqen zjarri?
Pergjigja mund te ishte:Se me pelqejne qiejt e kalter,rete bufe qe varen mbi kokat tona(o sa keq,shumesi me pushtoi shpirtin).
Neser une do ndez nje zjarr te madh ne qiell.Do djeg deshirat,do te kthehem ne nje yll si mijera,pa drite dhe shkelqim.

I kam frike syte bojedeti,ndryshe nga sendet pa shpirt,syte bojedeti me kallin daten.Me tregojne haptazi pabesine,ftohjen.
Mua me pelqen ajri i ngrohte.Dhe flaka kalteroshe e zjarrit.
Do doja qe e nesermja te ishte e ndryshme.Por e di qe do jete njelloj.

Une
Te shtunen ne mengjes hengra nje grusht turinjve.Ne darke nje tjeter.Te dy grushtat ishin ne te vertete per kukullen qe shtrihet prane meje.
Fjala vize meriton te shkruhet me bolds.Deri tani preferova shkrimin e pjeret,por fjala vize s'mund te ish e zakonshme.
"Njeriu eshte i lumtur vetem kur dashurohet"-Mbase shprehja se jemi te lumtur vetem kur nuk e dime se jemi te palumtur s'eshte e drejte.
Dashuria jone ne te vertete eshte vetem nje pirg i madh pikellimi.Dhe me vetemeshirimin idiot te pikellimit na puthin buze ngushelluese...

If tomorrow never comes?
...


Muza:Nje liber i jashtezakonshem
Fajtorja:Kordelka!
Citatet:Kristine Gren

P.s:preferova te mos ve asnje figure ne kete shkrim.Me duket se ato pas tere pallavrava qe thua i vene vulen muhabetitit me nje buzeqeshje apo nje rrotullim sysh.
Ja kalofshi mire,Ema"


P.s: Po shoh tani qe shume gjera pasken ndryshuar... /pf/images/graemlins/frown.gif
 

bobo

marksist-enverist
Re: Deshtaket

sa (e) bukur...!, nejse, pa ndonje deshtim, ose me deshtim te vetvetes.
dhe ashtu eshte; gjithkush deshton vete, dhe per veten..., si kusht per te pranuar deshtimin, dhe si arsye e mbartjes se deshtimit.
asush sta ka fajin-, po thoshte... .
edhe sikur vertet ashtu te ishte; sgjen ndonje fjal tjeter,- per te thene!, dhe ma sjell kaq afer ndjenjen, sikur don te ma ngjese ne lekur!
...duket kudo : para, mbrapa, dhe anash..., eshte sfer, qe te rrethon dhe te mban te mbyllur!,dhe ske nga shkon ; te vjen nga cdo ane, dhe ua jep te gjithve-, nje form e mbrojtjes se pavullnetshme.
eshte si ne rastin e percjellesve elektrik; qe marrin dhe japin,-nje "deshtak", deshton gjith shporten, plot e perplot me jo`deshtake.
ta dish, apo tmos e dish ; qe je deshtak/e(?).-kjo eshte ceshtja!!
..., nejse varja; o deshtak/e!!!
 

Ema

Goddes
Re: Deshtaket

Ne te vertete s'konsiderohem e tille,vetem kam qejf te qahem me duket :cry: .
Pastaj teoria e konspiracionit e thurur me Danae ish se ne te dyja dhe nje miku yne themi gjithnje se jemi "te keqinj",kjo se ngordhim per tu ankuar,por ne vetvete konsiderohemi shume te mire po qe bota nuk na kupton... :lol:
S'kam me e harru kurre.
Yvi arrite ti ne Kube? :angel:
 

bobo

marksist-enverist
Re: Deshtaket

gati gati, ke trekomshi, i ber-mutes jem, m`anie.
sa mir ndjehet robi, kur pyt dikush; edhe sa ka met per me shku...
nejse, na bashkoj deshtimi... po mvi i fije e perzier, nga dallget. /pf/images/graemlins/blush.gif
 

Mono

Forumium praecox
Re: Deshtaket

Deshtaket!

Ne nuk deshtojme ne ndienja!
Ne deshtaket jemi ata ku ndienja perballet me se forti me realitetin! Jemi pijanecet qe te piren e kemi me lot e pa te keq. Jemi ne ata qe pranine e te cileve doni ta largoni ashtu si imazhin tuaj nga pasqyra. Jemi ne qe deshtojme sepse nuk dime te mohojme ndienjat qe na mbysin, jemi ne qe deshtojme sepse bota eshte me e qeshur tek ne dhe te tille duam ta kemi gjithe kohen.

Deshtaket nuk deshtojne ne mendim!
Ata i shkojne me thelle se cdo krijese mbi dy kembe mendimit dhe pranise se te ngjashmit ne shoqeri. Deshtaket jane detajist te botes qe i mban dhe te lumturive qe te tjeret perjetojne! Deshtaket ushqehen me filozofine e mendimit si kanibalet me mishin e njeriut. Deshtaket dine te te tregojne cdo gje qe te kalon ne mendje dhe cdo ndienje qe te lind ne buze e sy. Deshtaket jane zoter te mendimit!

Deshtaket nuk deshtojne ne shoqeri
Buzeqeshjet e jashtme dhe batutat e papritura te nje mendje te larget nga grimcat banale te jetes se perditshme te 'barbareve' (me ndjeni ju qe po cilesoheni keshtu) i vendosin ata ne nje rang me te tjeret ? . Ambicjet dhe frika qe nuk ekziston nga humbja e gjerave te cilesuara si te "shtrenjta" i ben ata te 'pangopur' (ndoshta me sakte do ishte te pakenaqur po me pelqen ideja kanibale e te jetuarit) dhe te rrezikshem ne ate qe quhet loja e me te mirit e qe percakton suksesin e nje bote pa sukses.

Deshtaket deshtojne ne vetveten e tyre. Deshtojne ne ato gjera qe Zoti nuk ua dha, po ata i menduan... e nuk mund t'i kene kurre. Deshtuan sepse nuk ngeli asnje kufi tjeter pa u shkelur nga ata dhe nese duan te kthehen mbrapa urat jane shembur... Deshtuan sepse Zoti u dha aq shume ... sa e ndjeu te nevojshme te mos ju jape dhe ate qe 'barbaret' e kane gjithe kohen.

O Barbarë, lumturohuni me jeten 80 vjecare e buzeqeshjen e atij qe nuk e njohu kete bote. **huni pa e marre vesh se nuk eshte ajo deshet.
 

Danae

Primus registratum
Re: Deshtaket

shkrimet e tua kaq te rralla jane si pikat e ujit qe me lagin lehtas fytyren veres se thate,shkruaj me shpesh,kam shume qejf te te lexoj,edhe ty edhe shkrimet e dikujt tjeter.
nje treshe e perkryer "deshtakesh",me ngjan me pasditet me llullen ne goje,cudi qe asnjeri na ne nuk eshte pijaneci i perhershem,i droguari qe fle pertoke,por cuditerisht sa here jam dehur keq vetem nga mendimet,apo sa here jam droguar nga.... ehuuu,sa here e sa here...,
me vijne ndermend sekuenca te te gjithe filmave amerikane qe kur jane te trishtuar marrin goten e whiskeyt ne dore,menjehere...ne cfare marrim??
po shnderrohem ne barbare,po fitoj nje nuance te nje profili te cuditshem e kismet ne shtator ka shume mundesi te udhetoj serish...
sikur jemi zgjuar te tre e po ecim nje rruge te vogel e te ngushte,nje rruge milingonash...pak sot pak neser...
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Deshtaket

Vetemeshirimi

Kur ia kursen vetes edhe mendimin e jo me mundimin per ta zgjidh. Te dhemb te mendosh! Kjo eshte ceshtja!


Heronjte


As qe kam besuar ndonjehere ne ta. Perralla me mbret. Idhujtaria me ngjan si fotokopiatrice qe terheq vemendjen nga origjinali. Deshperimi se s'u bere dot nje kopie e mire ose me e mira, te ben te urresh dhe heronjte. Pa heronj, pa idhujtari!


Vdekja

Natyre e qete, kur kapercen pragun s'mendon dot me.


Dashuria:


Kur dashuroj ndihem femer ne gjithe dimensionet. Zot falme sa me shume!...ate te verteten vec, mos bej me hile!


Burrat:


S'di pse gjithnji i imagjinoj nen nje kostum te perhimte me qafen e ngushtuar nga nje kollare e lidhur bukur. Mbase kerkoj imazhin perfeket! Fatmiresisht.... jane!


... dhe femrat:


Femrat si zhukame mizash. Ne kerkim te idealit!


Tradhetia:


Iluzionet jane tradhetare, mbijne e vyshken shpejt. Shyqyr qe kane jeten e shkurter, se do na kishin bere qeder!


Koha:


Bah sa s'me ngop kjo fjale, sapo e degjoj me kap paniku. Sa pak kohe qe kam, sa pak!


Deshtaket:


Burrat deshtake s'hahen as me cape e s'shtyhen as me uje.(per t'i qendruar ne lidhje librit) Asgje ne lidhje me diten sot, ka qene me diell e ka fry pak ere s'e di nga cili kaq. Une jam pak e lodhur dhe e uritur tani.


Rruga ime:


E gjate boll! Pikerisht ne nje cast te sajin kulminant si ky, kur kujtohem te shkruaj per te. Koha per dylbi!


Neser


Duket si e diele, po s'ka kurrfare rendesie! Do doja te gdhihesha pa peshe, ah sikur!


Une


Krejt jeshile!


Jeta dhe vdekja s'jane ne doren tone!


Po dal te kerkoj nje xixellonje ta shtie ne pellembe, ta mbyll pellemben dhe te iki e te mbyllem ne dhome, pastaj do e hap pellemben e do e le te lire, shpresoj te mos ia kem demtuar krahet nga e dersira, do i mbyll dyer e dritare, do ul perde te renda e do ulem ta shoh xixellimin e saj, derisa te shuhet.

P.s. Ora e lojes mbaroi!
 

arbi

Primus registratum
Re: Deshtaket

Un giorno, un uomo non vedente stava seduto sui gradini di un edificio con un cappello ai suoi piedi ed un cartello recante la scritta:
"Sono cieco, aiutatemi per favore".
Un pubblicitario che passeggiava lì vicino si fermò e notò che aveva solo pochi centesimi nel suo cappello. Si chinò e versò altre monete, poi, senza chiedere il permesso dell'uomo, prese il cartello, lo girò e scrisse un'altra frase.

Quello stesso pomeriggio il pubblicitario tornò dal non vedente e notò che il suo cappello era pieno di monete e banconote.
Il non vedente riconobbe il passo dell'uomo: chiese se non fosse stato lui ad aver riscritto il suo cartello e cosa avesse scritto.
Il pubblicitario rispose "Niente che non fosse vero - ho solo riscritto il tuo in maniera diversa", sorrise e andò via.
Il non vedente non seppe mai che ora sul suo cartello c'è scritto:
"Oggi è primavera...ed io non la posso vedere".
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Deshtaket

Kur humb provimin e dashurise per veten...

Kur perballesh me dyzimin dhe nuk di te shkrihesh ne te...

Kur palumturia kthehet ne ves monoton...

Dhe kur do por nuk mundesh te kapesh pas fijes se kashtes...

Atehere kupton se ndjenja e deshimit ka marre permasat e nje perqafimi!
 

ere

Primus registratum
Re: Deshtaket

nuk mund te quhesh deshtak nese deshton per dicka...ti bie por ti ngrihesh perseri...
 

Eugidia

Primus registratum
Re: Deshtaket

Ema,
Doja te te pergezoja per te tera ato qe ke shkruar, jo se kam gjetur aty krejtesisht vetveten, por se menyra tende e te shkruarit dhe te menduarit eshte vertet origjinale dhe interesante.
You have a beautiful mind!
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Deshtaket

Ne nje kulle te larte me frengjij flinte nje princeshe. Profecia thoshte se gjumi i kesaj princeshe mund te nderpritej vetem nga puthja e princit te kalter. E per kete arsye princesha ndersa flinte, priste princin e saj.

E priste, e priste, e priste princesha. E ndersa priste, mbushej me pritje, ankth e frike. Priste e mbushej, e mbushej, e mbushej me pritje, me ankth e frike.

Nderkohe princi nuk po vinte, e princesha priste e mbushej, e mbushej, e mbushej me pritje, me ankth e me frike.

Me ne fund, ne nje dite cfaredo princi vendosi ta zgjoje princeshen. Erdhi ai ne kullen e e larte dhe gjeti princeshen e fjetur. Ashtu sic e deshi profecia, e puthi me ne fund princi princeshen. E puthi gjersa ajo u zgjua. E kur ajo u zgjua, e puthi perseri princi princeshen dikur te fjetur.

Papritur princesha dikur e fjetur, u kujtua se ishte e mbushur dhe filloi te zbrazej nga pritja, ankthi e frika.

E ndersa zbrazej, e zbrazej e zbrazej, levizte neper dhome princesha, pa e vene re se princi filloi te mbushej, e mbushej, e mbushej me pritje, ankth e frike.

Ne nje moment, princesha ndali dhe syte i ktheu nga princi dhe ... heshti. Ne ate moment te heshtur, princesha dikur e fjetur dhe tani e zbrazur qau. Ndersa e shihte tek qante, princi vazhdoi te heshtte, ashtu i mbushur me pritje, ankth dhe frike...
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Deshtaket

/pf/images/graemlins/lol.gif

Lara ti duhet te jesh me temperature qe te dhemb koka /pf/images/graemlins/kiss.gif

Kete perralle e kam shkruar ka do kohe dhe ishte nje reflektim qe m'u duk perputhej me natyren njerezore... /pf/images/graemlins/wave.gif
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Deshtaket

Jo vetem kaq. Ky princi deshtak ishte nisur te takohej me princeshen qe s'e njihte e as per nje moment te vetem nuk kish menduar si do ishte ajo, cfare do kerkonte prej tij, cfare do t'i falte ai etj etj...
 
Top