browseri më i mirë!!!

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Hmmm

Admiral,

Ruajtjen e të dhënave që jep nëpër formularë, me qëllim përdorimin e tyre më vonë, e bën edhe FF. Po njësoj të pyet për nofka dhe fjalëkalime, pra hollësi hyrjesh që të nevojiten.

Nuk duhet harruar nga ana tjetër që qindrat e shtesave krijohen dhe mirëmbahen nga vullnetarë. Kjo sphjegon edhe diferencat në kohë, madje mundet që një shtesë të mos ndjekë më versionet e rinj të FF. Kësaj nuk kemi se çfarë t´i bëjmë.
 

baci

Primus registratum
Re: MSFirefox

pershendetje besnik,mund te me jepni nje keshille?-kush eshte me i mire internet ex apo firefox?
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: MSFirefox

baci,

(së pari, shihe përgjigjen time thjesht si këshillë miqësore, jo si udhëzim që do zbatuar patjetër. Përdorues i zakonshëm si ti jam edhe unë, në fund të fundit.)

Unë vetë përdor FF-në. Dhe jam i kënaqur nga punimi i tij. Zgjedhja ime, nga ana tjetër, ka të bëjë edhe me motive përtej funksionimit të FF-së.

Një ide do të ishte t´i përdorje të dy bashkë për ca kohë, herë njerin e herë tjetrin, për të krijuar vetë një ide. Unë këtu do të jem i gatshëm të të ndihmoj për FF-në. Ndoshta dikush tjetër i del zot IE-së. Në fund, kur të jesh gati, na jep verdiktin tënd.
 

zog

Primus registratum
Re: MSFirefox

perseri zbulova sot mosfunksionim te firefox-t 2 tek nje funksion te forumit tim. deri tani opera po me duket me efikasi nga dy te tjeret, IE (nuk respekton standartet e web-it, lexon keq formatin png (trasparencat), etj) firefox (mbush me bogue te ndryshme, qe fillojne e te merzisin kur administron ndonje sit) por edhe qe nuk merr perisper drivers te shume markave te kopjuterve per momentin. tek imi nje portabel Asus
519_m.jpg
nuk punon scrolling ne navigim me firefox 2.

ça fait beaucoup comme meme. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: MSFirefox

zog,

/pf/images/graemlins/smirk.gif ... natyra jote prej shpendi të bën të hidhesh i paduruar degë më degë. Kurse puna këtu e do të jesh pak më i hollësishëm.
Firefox-i nuk është program për administrim site-esh. Kërkoje gjetkë problemin për këtë, gjysmën e rrugës e ke bërë kur thua te një funksion i site-it tim.
Kurse për scrolling...?! Me shigjetat Poshtë, Lartë të tastierës tënde nuk e bën dot? Po me PageUp dhe PageDown?
Sa për bug-et dhe driver-at... duket sikur po flet për M$ Vindoz...çfarë pune ka Firefox-i me driver-at?
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Firefox-i më mirë se sa IE7 për mbrojtje kundër [i

Raporti i një prove të porositur nga Mozilla Corporation, http://www.mozilla.org/security/phishing-test.html, dha si përfundim një përqindje më të madhe site-esh sajesë bllokuar nga Firefox-i se sa nga ata të bllokuar nga IE7. Nga 1040 në tërësi, të bllokuarit, si numër dhe si përqindje, për secilin nga shfletuesit janë si më poshtë:

Firefox 2 Local List 820 78.85%
Firefox 2 Ask Google 848 81.54%
IE7 Auto Check OFF 16 1.54%
IE7 Auto Check ON 690 66.35%
 

zog

Primus registratum
Re: Firefox-i më mirë se sa IE7 për mbrojtje kundër [i

po ta jap proven te shoqeruar me imazhet perkatese :
kapje e imazhit tek shfletimi me Firefox (mbi mac)
firefox.jpg

kapje e imazhit tek shfletimi me Safari (mbi mac)
safari.jpg

kapje e imazhit tek shfletimi me Opera. (mbi mac)
opera.jpg


gabimi fillon tek nenvizimi me te kuqe, pas tij e gjithe faqja, ose i gjithe teksti i saj dhe kudo (ne çdo pjese te forumit) ku poston ky person behet i pjerret, gabimi eshte i njejte.

tani une duke mos qene krijuesi shfletuesish te webit nuk di nga vjen sidhe kush e shkakton kete keqlexim.

ndersa per notepadin ta kisha llafin jo tek butonat, por tek ajo kutia e vogel ne mes ku me ane te gishtave skrollojme lart poshte djathtas majtas.
çdo kopjuter ka nganje program te vogel me ate te te cilit e kryen kete funskion dhe driverat perkates te cilet pa i instaluar ne kopjuter, ky skrolling eshte i pa vlefshem edhe per vete windowsin.
tek eksploreri punon perbukuri. nuk e kam provuar operen ne PC. (pervete punoj me Mac. portablin pc, dmth windows-in, e mbaj vetem per prova, dmth te jem i sigurte per nje paraqitje UNIKE, pra kudo njesoj, pavaresisht sistemit apo shfletuesit), te sitit tim.

shenim: edhe nen windows eshte firefox qe hallakat pamjen, jo Eksplorer. ky ka te keqijat e veta me css qe nuk i lexon si duhet. sidhe me imazhet png ku tranparencen e qet me ngjyre. etj, etj.
 

zog

Primus registratum
Re: MSFirefox

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
zog,


Firefox-i nuk është program për administrim site-esh.

[/ QUOTE ]

aaaa poooo !!! po per çfare eshte sipas teje, me honger mish. /pf/images/graemlins/laugh.gif

lal hap nje fjalor te kuptosh fjalen ADMINISTRIM (ne shqip i afrohet ajo MIREMBAJTJE ose tamam tamam MBAREVAJTJE)

sidhe mundohu te kapesh THELBIN e asaj qe perdoret. nje administrues siti, e rrun me teper sesa nje shfletues i thjeshte per paraqitjen grafike te nje faqes. si shpaloset kjo. perdoruesit e forumit e kan mendjen kryesisht tek bejtet jo se shkrimi nuk shfaqet korrektesisht.
ndersa administruesi ose ne shqip mirembajtesi i faqes, tek grafizmi ka nje perqendrim me te madh e te kujdeshem.

faqet me PHP jo vetem me firefox mirembahen por edhe me shfletues te tjere. mirembahen e pastjaj shfletohen ose shikohen.

nji ktu ta kisha llafin.

shendet !
 

cacol

Forumium maestatis
Re: MSFirefox

o zog, pse pikerisht kete faqe mer /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: MSFirefox

Nuk kam kohë të merrem me PHP-në, sinqerisht. Merru vetë se edhe të duhet. Që ka një problem me Firefox-in te faqja që tregon duket qartë.

Sa për touchpad-in e laptopit tënd, them se nuk e ka fajin FF ngaqë ky administrohet nga sistemi operativ.

Hapa fjalorët, (për të të bërë qejfin më tepër), Fjalor Frëngjisht Shqip, Vedat Kokona, Tiranë 1989, dhe Fjalor Shqip Frëngjisht, Vedat Kokona, Tiranë 1977 dhe me të dy je jashtë loje, qoftë në përkthimin e fjalës administration, administrer, qoftë në rastin e mbarëvajtjes apo mirëmbajtjes. Shihi dhe vetë të bindesh. Nuk prish punë sidoqoftë.

përshëndetje
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Problem me Përgjegjësin e Fjalëkalimeve në Firefox

Sapo është zbuluar një bug në Përgjegjësin e Fjalëkalimeve të Firefox-it. Për më tepër të dhëna teknike mund të lexoni: https://bugzilla.mozilla.org/show_bug.cgi?id=360493.

Bëhet fjalë për një të metë në pjesën e Firefox-it që administron fjalëkalimet që ky ruan për ju, për t´i dhënë në mënyrë automatike kur ju i ktheheni së njëjtës faqe. Kjo ndodh vetëm nëse, te rregullimet e Firefox-it, i kërkohet shprehimisht të funksionojë në këtë mënyrë. Nëse nuk i kërkohet shprehimisht te rregullimet, shfletuesi nuk ruan fjalëkalime që jepni gjatë kohës që vizitoni faqe të ndryshme.
Problemi i tanishëm qëndron në faktin që mekanizmi nuk kontrollon mirëfilltësinë e faqes për të cilën qenë ruajtur të dhëna hyrjeje (login). Kështu që një faqe e dytë brenda të njëjtit shërbyes që shërbeu të parën, e stisur për qëllime vjedhjeje identitetesh, mund të bëjë të mundur vjedhjen e fjalëkalimeve të ruajtur.

Heise ka krijuar dhe një faqe test (në Anglisht), http://www.heise-security.co.uk/services...ovoj+edheun%EB#, për përdoruesit e thjeshtë, prej nga ku këta mund të shohin nëse shfletuesi i tyre vuan nga kjo e metë apo jo. Është ripohuar kjo për IE7, pra edhe IE7 nuk i mbron përdoruesit nga e meta e zbuluar. Duket se Opera është në pozicionin më të favorshëm, ndoshta dikush që përdor Opera-n mund të hidhte më tepër dritë.
 

GuJack20

Primus registratum
Re: Problem me Përgjegjësin e Fjalëkalimeve në Fir

e provova ate faqen e heise dhe e passwordi zbulohej..une ama (dhe keshtu mendoj se duhet te bejne gjithe perdoruesit me 2 pare mend) e perdor ruajtjen e browserit vetem per passworde websitesh vari teneqen qe pertoj ti shkruj perhere keshtu qe ska prob..
 

lor

Primus registratum
Re: Problem me Përgjegjësin e Fjalëkalimeve në Fir

Kurse Epiphany nuk preket nga ky bug :)

epiphany_secret.png


Opera gjithashtu është në rregull:

opera_sec.png


E njëjta gjë nuk mund të thuhet për Firefox:

fire_sec.png
 

maxper

Primus registratum
Re: Browseri me i mire

Shikoni pak avancimet e Opera 9.10.
Mbi te tjera eshte bere 100% free, dhe shume me i shpejte dhe i sigurte.
Ja merr Firefox-it ne kthese.
Ka edhe client e-maili fantastik (per POP3).

P.S Me ka ngalur fiksim menyra e shemtuar se si firefox i shfaq figurat. Nuk po e duroja dot.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Browseri me i mire

MaxperEvo,

Që Opera është shfletues i respektuar dihet.
Sa për ¨shumë më i shpejtë dhe shumë më i sigurtë¨ duhen matje.

Kurse që Firefox-i i shfaq figurat në mënyrë të shëmtuar është përgjithësim i nxituar dhe nuk qëndron. Po e dëgjoj përherë të parë, dhe nuk është thënë as në lindje të Firefox-it, na dilka në versionin 2... ç´të them?
 

maxper

Primus registratum
Re: Browseri me i mire

e kam per momentin qe shkarkohen, i del nje figure ne cep qe e shemton faqen, kaq eshte. dikujt nuk i benpershtypje, mua po !!
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Shpresat e mia për qarkullimin e versionit Shqip të Firefox 2 duket se qenë më tej se sa vështirësitë reale deri te finalizimi. Vështirësitë vijnë prej faktit që procesi i parashtrimit të përkthimit te projekti Mozilla dhe bërja e tij pjesë e projektit janë koklavitur kaq shumë sa nuk bëhet. Po gjuhët e tjera si ia bëjnë? Ndoshta grupet e tyre punojnë gjithë kohës për këtë, nuk u duhet të fitojnë bukën e përditshme gjetkë.
Më duhet të kërkojë ndjesë për rrugën që mori kjo punë deri këtu.
Personalisht nuk besoj se do të arrij të bëj të qarkullojë FF2 në Shqip. Ka të ngjarë që çfarëdo përpjekje të anashkalohet me pretendimin që qarkullimi i Firefox 3 është më afër. Ndaj edhe po e zhvendos vëmendjen te përgatitja për Firefox 3.
 

glamdring

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Si ka mundesi Besnik? Perkthimi i FF ne gjuhe te tjera duhet te jete pak a shume ne hapa te sigurta dhe te percaktuara, duke pasur parasysh gjuhet e ndryshme ne te cilat ofrohet! Ku qendron problemi? Eshte burokratik, gjuhesor, programor, apo?
 
Top