browseri më i mirë!!!

zog

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

besnik VETEM firefox nuk e lexon ate pjese. te GJITHE te tjeret e kalojne proven. ne faqen as teknollogjine qe perdor nuk e kam shpik une, vetem qe te hedh poshte firefox dhe kapacitetet e tij ne lexim. por e kane bere developus te tjere si po ata qe merren me firefox duke u mbeshtet ne te NJEJTET KODE.

e pra ne kete rast eshte detyra e programit te pershtatet, duhet thika ta prese buken e jo anasjelltas. Dhe mos harro FF u fut ne mode pikerisht duke u mbeshtet tek leximi KEQ i faqeve ose teknollogjive te reja qe nuk kryente e as kryen si duhet IE ja. por edhe per aresye te tjera partizane si mospranimi hegjemonise ndaj Windows qe prodhon IE apo dhe se opera ne ate kohe ishte me pagese. vetem tashti nderuan politike duke pare qe u humbi vendi dyte ose lufta per pushtet.
 

zog

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

ne se harrova nuk te kerkoi njeri ndihme. e shtrova çeshtjen ketu veteml te tregoj qe firefox nuk eshte dhe aq i mire sa thuhet, nuk eshte kampioni. me i hap syt vegjelise pra.

ps: as 25% nuk jane perdorusit e firefoxit qe vizitojne faqen time, nen 10 % me duket jane per momentin. as tek nje faqe programuesish qe vizitoj (partizane te open source) nuk jane 25 % perdoruesit e firefox. poplli thejshte perdor ate qe u furnizon sistemi par defaut. kur firefox te behet pjese e ndonje sistemi ose neser kur brezi i ri do te jene me ndryshe me te pregatitur ne informatike sidhe me ne korrent, ndoshta ndryshohen keto te dhena. deri ateher shume uje do rrjedhe.

shendet .
 

ermali86

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

hahahahahahahahahahaha. Or ti shoku webmaster deri tani pervec nja 2-3 fotografive nuk na ke dhene asnje prove dhe asnje fakt
tjeter por vetem pordhe dhe ofendime. Hidhi nje sy ketyre :

www.webmasterworld.com

Cmime te fituara

dhe me pas mundohu te me gjesh ndonje cmim qe ka fituar safari si browser. Apo do te kundershtosh edhe keto me lart.
Pastaj bej dhe dicka te bukur. Ik rregullo ate gurekali.css se e ke me probleme. Mos u mundo ti besh te tjeret per budalla kur je vete sepse mua me del faqja e gjere por nese do te ishte problem i firefox ti vella i dashur duhet te me dilte dhe navbar qe nuk del. Keshtu qe boll na shite mend po ul koken dhe meso se i vogel ketu je ti me duket.

P.S. Kur te me pergjigjesh mos na ofendo dhe te kalosh nga dega ne dege por na sill ndonje prove te na kundershtosh meqe ja kemi fut kot ne.
 

Erjon rapper

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Firefox 1

dhe kur ka faqe qe nuk hapen ne firefox IE me opcione te sigurise te larta /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ermali86

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

eshte 1 video si tip animacioni ku tallen me ikonat e browserave te tjere , me perjashtim te firefox i cili i thote "shut up" te tjereve.

Me pak fjale nje video humoristike.
 

GuJack20

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

Nuk mendoj se Video te tilla tregojne gje per ate per te cilen po diskutohet. Personalisht perdor shume Firefox, dhe ne ndonje rast te rralle, por te rralle fare, kur Firefox nuk shfaq ne rregull ndonje faqe atehere e provoj me MsIE.
 

regele

Forumium maestatis
Re: browseri më i mirë!!!

Ti s'je webmaster, prandaj flet keshtu /pf/images/graemlins/smile.gif
 

ermali86

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nuk mendoj se Video te tilla tregojne gje per ate per te cilen po diskutohet. Personalisht perdor shume Firefox, dhe ne ndonje rast te rralle, por te rralle fare, kur Firefox nuk shfaq ne rregull ndonje faqe atehere e provoj me MsIE.

[/ QUOTE ]

gujack20 e kam shkruajtur kur kam postuar video qe eshte nje video humoristike dhe e di qe nuk ka lidhje me temen por nuk besoj se kjo eshte kaq problem.
 

maxper

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

E kur e nxorret kete teorine e te qenit webmaster pa te gjykosh per nje browser se personalisht me duket pak meskine? Une e gjykoj programin ne te tjera aspekte psh. nje browser i mire per mua eshte ai qe eshte bukur, i thjeshte, sa me costumizable, te zeje sa me pak vend ne ram, te ruaje organizoje importoje dhe eksportoje mire dhe pa probleme Bookmarks/favorites. Njekohesisht te kem akses sa me te shpejte te bookmarks. Tjeter, dua te kete nje pop3 mail manager, pse jo nje download manager te mire, te marri shpejt komanden BACK, FORWARD, te jete TABBED, te ruaje ne formatin MHT (single file), te kete status bar fleksibel dhe te tregoje shpejtesine reale dhe live te downloadimit, te hapi faqet e mia te preferuara pa probleme, te mos kete nevoje te instaloj njeqind addons apo plug-ins per funksione dytesore qe nje browser duhet ti kete vete, te jete free, te mund ti instalosh skins te tjere per variacion here pas here, te te mos te leje ne balte me streaming videos apo me gjerat ne flash, te kete sa me shume opsione dhe te jete sa me inteligjent ne operimin me cache, pra gjithshka qe ka OPERA dhe jo Firefox-i juaj zoterinj.
E kujt i hyn ne xhep se nuk u hap nje faqe ne shekull? Prandaj mbaj 2 ose 3 browsers ne kompjuter dhe asnjehere nuk ngelesh keq apo jo. Per mua mbetet browser vertet "elitar".
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Maxper,

Di ndonjë vend ku të krahasohen analitikisht, të tëra anët që përmend, për Operan dhe Firefox-in a Internet Explorer-in?
 

zog

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

e provova kete versionin windows dhe eshte i mbush me gabime (nen vista forumet nuk mundet ti lexoje hiç, as kete ketu) sidomos per sistemet jo ne gjuhen angleze. ndersa per mac, po e perdor aktualisht. duket me i shpejte dhe ka permiresime tek fletet e stilit, i lexon me mire.
 

geek

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

doemos qe versioni i win ka gabime perderisa eshte akoma beta..
mua me crash 50% te rasteve qe klikoj. ne mac eshte ok
 

maxper

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

Po ti Besnik ke ndonje vend ku krahasohen analitikisht disa nga aspektet qe une permenda dhe ne te cilin te kete dale Firefox superior? Se sa per statistikat ato nuk ma mbushin mendjen shume
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Maxper,

Kërkesa ime kish të bënte me përfundimin <u>tënd</u> "...pra gjithshka qe ka OPERA dhe jo Firefox-i juaj zoterinj."
Ti përmend një numër karakteristikash që i gjen tek Opera, duke lënë të mendohet që Firefox-i nuk i ka këto. Po i marr me radhë:

Tema parazgjedhje e Opera-s nuk ka asnjë lloj bukurie, madje edhe fanatikët e Opera-s e pranojnë që është e shëmtuar.
Firefox-i i ka të panumërta temat (veshjet, anën pamore të ndërfaqes grafike). Zgjidhni një prej këtej:

https://addons.mozilla.org/sq/firefox/browse/type:2

Me shtesat e veta (https://addons.mozilla.org/sq/firefox/) Firefox-i lejon shumë më tepër mundësi ta përshtatësh, në krahasim me Opera-n.

Opera konsumon më pak RAM, kur hapen të njëjtat faqe, se sa Firefox-i, një e vërtetë e hidhur për Firefox-in.

Administrimin e faqerojtësve në Opera nuk e njoh, sepse nuk përdor Opera-n, por unë personalisht jam i kënaqur nga administrimi që u bën atyre Firefox-i. Nuk përdor Opera-n sepse nuk më është dashur deri më sot. Atëherë kur mund ta kisha filluar, Opera të ngrinte nervat me reklamat. Për hir të së vërtetës, tani nuk e bën më. E kuptuan që imitimi i modelit të Firefox-it në këtë pikë do të ishte i dobishëm edhe për ta. Vetëm se Opera vazhdon të mbetet me burim të mbyllur. E kështu nuk ka asnjë garanci që nesër a pasnesër, të zhytur në probleme financiare, nuk do t'i kthehen prapë avazit të vjetër të reklamave. Me produktet me burim të hapur kjo nuk ndodh.

Kalo në ADSL dhe nuk do të të vejë më mendja të shohësh shpejtësinë e shkarkimeve /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Tani që FLASH-i si format kaloi nën burim të hapur, copëzat flash, (për mendimin tim xhingla të panevojshme), nuk do të jenë më problem as kur hapen me Firefox-in.

A ka nevojë që një shfletues Interneti, të jetë njëkohësisht edhe klient email-esh apo jo? Për mua, jo. Një program klient më mjafton. Ti ke zgjedhur të kundërtën dhe Opera të bën punë.

Shfletimi me skeda nën Firefox është mëse i kënaqshëm, madje kam përshtypjen që edhe këtë karakteristikë qe Firefox-i që e futi në vallen e shfletuesave, jo Opera.

Opera mbetet një mundësi e kënaqshme, por nuk më duket se është e vetmja, e as më e mira, kur vjen puna për të zgjedhur një shfletues.
 

maxper

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

Nuk e kuptoj saktesisht kete frazen "ti shtoj gjera qe dua" cfare konkretisht? po nejse, shume levizje e zgjuar, te largohesh nga opera tamam kur ajo behet free dhe me e plote se kurre!!
E pse te mos ta kesh nje e-mail client ne browser, cte keqe ka, c'mangesi ka? Po te hapesh client stand-alone si OE apo Thunderbird apo cfaredo, do zesh me shume memorje dhe do harxhosh kohe me shume.

Te kaloj pak te argumentat e besnikut;
Nuk e kisha ne kuptimin qe ato qe permendaune nuk i ka Firefox-i por mendoj se i ka te varfra dhe te sistemuara keq.
1. Ja si gjenden qindra skins per Operen meqe ate fillestaren e ka te shemtuar: http://help.opera.com/Windows/9.21/en/skin.html
2. Shumica e Add-on-save te Firefoxit jane per ti integruar funksione qe opera madje dhe IE i ka vete. Te tjerat jane te teperta ose te panevojshme per nje browser.
3. Supozojme me te keqen qe neser pasneser Opera zhytet ne probleme financiare dhe fillon me reklama. Por asnjeru nuk eshte i detyruar te nderroje version, si rrjedhoje ky fakt nuk ndikon.
4. Une ADSL e kam linjen, por problemi fillon kur linjen e perdor per shume gjera njekohesisht, te duhet te dish per cdo rast sa bandwidth po merr browseri yt, prandaj eshte mire te kesh "realtime download speed". Ose edhe dicka, ne Firefox, sa shtyp ENTER per te hapur faqen, ai bari shkon direkt ne trecerek e te genjen, te duket sikur u hap faqja, pra nuk ka nese mund ta quaj keshtu, "transparence".
5. Opera ka nje pop-up blocker te integruar shume te mire
6. Opera ka FEEDS Manager
7. Per Glamdring, firefox ka opsione shume me te varfra se opera dhe kete se mohon njeri, si ka mundesi qe te pershtatet me shume ty qe kerkon funksionalitet dhe mundesi per ta personalizuar browserin?
Mua me duket sikur po mbroni dicka me shume me zemer (dashuria per open-source) sesa me koke.
 
Top