Besnik Bleta
Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!
Problemi është mënyra që përdor Mozilla për procesin 110n (pra procesi i kalimit të ndërfaqes në një gjuhë tjetër). Mënyra më e njohur është ajo me kartela të tipit .po për të cilat mund të përdoret poEdit ose KBabel. Mozilla që prej fillimit nuk ka përdorur këtë format. Gjithçka që duhet përkthyer depozitohet duke përdorur CVS dhe duke përdorur disa formate të ndryshme (.dtd, .properties, .ini) Pra për të pasur një pemë të përditësuar duhet përdorur shpesh cvs -update. Por kjo nuk është pjesa më e vështirë. Vështirësia më e madhe qëndron në faktin që parashtrimi i përkthimit pas kyçjes së pemës pas një ngrirje (ngrirje përpara qarkullimit të një versioni të ri) është thuajse i pamundur praktikisht. Edhe kur mundesh, duhet të kalosh fazat e hapjes së një apo më shumë bug-esh të rinj vetëm për këtë punë, të presësh që dikush të shohë arnimin tënd, pastaj ky të kërkojë leje në të s'ëmës që ti të mundesh ta hedhësh në CVS, e deri sa të vijë leja kanë kaluar dy apo tre muaj nga dita kur doli për herë të parë versioni që ti përpiqesh ta kapësh. Procesi bëhet rraskapitës kur ke edhe projekte të tjera në mendje apo në duar, plus jetës së përditshme. Pra kohën në vend ta harxhosh për të përkthyer, e harxhon me e-burokracira të këtij lloji.
Kësaj i shtohet edhe fakti që shqyrtimi dhe ndreqja e përkthimit në rastin e produkteve Mozilla është më i ndërlikuar, dhe në rastet kur tërë procesi shfazohet bëhet më keq akoma. Kjo ngaqë nuk bëhet fjalë si në shumë projekte të tjera të zëvendësosh sq.po me versionin e ri që sapo përfundove dhe të nisësh nga e para programin. Në rastin e Firefox-it apo Thunderbird-it, build-et e përkthyer dalin nga furra e Mozilla-s. Po që të dalin që andej, duhet që të hyjnë e që të hyjnë...kthehemi prapë te fillimi.
Praktikisht ti harxhon orë të panumërta me përkthimin, dhe të ikën nga dora versioni 1.5, mbahesh në këmbë dhe vazhdon prapë drejt 2, një gabim në një parametër të CVS-së të nxjerr jashtë loje dy ditë para kyçjes së pemës CVS, të pret gjunjët për ca javë, ngrihesh prapë e të duhet të merresh përditë me gjëra që ndryshojnë për ditë në pemën CVS, në politikën e bug-eve, në përparësinë që u jepet bug-eve, në përparësitë që u jepet gjuhëve, në..., në...
Një shembull nga kampi tjetër: përkthimi në Shqip i Xfce-së, dhe pjesës Shqip të site-it përkatës hëngri dy apo tre muaj vetëm. Me Mozilla-n kam që në 2003 që hahem.
Sidoqoftë, vazhdojmë përpara. (Si tha ai plaku? E përpjek, e thyen për trari, po s'e ul kokën shqiptari... /pf/images/graemlins/smile.gif ). Këshilla nga mbikëqyrësi i l10n për Firefox-in qe që të merrem me 2 sepse jam shumë afër. Të shohim se sa afër.
Thjesht duhej të kërkoja ndjesë për mosmbajtjen e premtimit të bërë, joshprehimisht, ca muaj më parë.