browseri më i mirë!!!

antip

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

Instalova nje dite Operan kot per qejf, dhe mund te them se dita-dites po e perdor me shume... me duket me user-friendly, me i lehte si program dhe me i zhdervjellet! Nuk marr vesh shume nga parametrat teknike qe flisni ju por flas thjesht me pervojen e perdoruesit te thjeshte. Firefoxi duket me potent por dhe me i rende njekohesisht. Per te bere nje krahasim banal, Opera me duket si nje Toyota sportive ndersa Firefoxi si Benz klasik.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Maxper,

Zgjedhja ndërmjet një programi me shumë funksione dhe shumë programeve me një funksion është diçka vetjake, sipas shijeve dhe këndvështrimit të gjithkujt. Për veten time, mendoj që Firefox-i është një nga alternativat. Për ata që duan një suitë programesh për Internetin, Mozilla ofron Seamonkey-n. Por ne këtu po përpiqemi të krahasojmë shfletuesa, kështu që fakti që një program, që pretendon të jetë një shfletues, ofron dhe përpunimin e email-eve nuk i shton gjë diskutimit. Nuk ka asgjë të keqe që Opera e ofron një gjë të tillë. Por nuk ka ndonjë gjë të keqe që Firefox-i nuk e ofron, si parazgjedhje një karakteristikë si kjo. Jo sepse nuk mundet apo se nuk është i aftë, por thjesht sepse filozofia e tij është tjetër.

Në të njëjtën frymë mund të diskutohet për tërë karakteristikat që njëri shlfetues, Opera, i ofron si parazgjedhje, kurse Firefox-i lejon shtimin e tyre kur kihet nevojë. A është kjo një e metë e Firefox-it apo një përparësi e Opera-s? Varet nga përdoruesi konkret dhe nga rasti konkret. Për veten time, më pëlqen ideja e një baze mbi të cilën, sipas nevojës, mund të shtosh aq sa ke nevojë. Opera-s a mund t'i heqësh gjërat që nuk të duhen?

Shtesat për Firefox-in janë një ide e thjeshtë dhe praktike që ndihmojnë në përmirësimin dhe përshtatjen e shfletuesit nevojave të përdoruesit. Disa prej tyre mund të jenë pa ndonjë vlerë praktike për shumicën e përdoruesve. Por ama askush nuk është i detyruar t'i instalojë dhe mbajë në rast se nuk i duhen.

Gjëja më pozitive është që nëse dikush ndjehet i aftë të krijojë një shtesë apo të porosisë një të tillë diku, mund ta bëjë këtë fare lehtë. Nuk di sa e lehtë është kjo me Opera-n dhe burimin e saj pronësor.

Zakonisht sa më i vjetër të jetë një shfletues, aq më i pambrojtur nga rrengjet e reja është. Kështu që detyrimisht, nëse nuk ke qejf që kompjuteri yt të bllokohet nga viruse dhe krimba që versioni X i Opera-s nuk i ka parashikuar, duhet të kalosh në versionin X+n të Opera-s. I cili mund edhe t'u jetë kthyer reklamave. Teorikisht funksionon kështu. Në praktikë uroj që të mos ndodhë.

Sigurisht që Firefox-i ka një bllokues flluckash dhe që funksionon në mënyrë të përkryer. Por kjo është diçka që nuk mund të matet. Sidoqoftë ideja e bllokimit të flluckave i bëri vend vetes pasi Firefox-i filloi ta realizonte, jo Opera

Firefox-i po njësoj lejon administrim të prurjeve RSS përmes faqerojtësve të gjallë.

Në një farë mënyre po, sepse ideja e burimit të hapur qëndron në bazë të lirisë së gjithkujt. Për veten time do të përdorja një program me burim të hapur, edhe nëse nuk i ka të gjitha xhinglat e një mëtonjësi pronësor.
 

zog

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

per mendimin tim nje program, sidomos nje shfletues web, e ben te mire apo te keq, KONFORTI i perdorimit.

suksesin Firefox e ka kryesisht ngaqe Internet explorer nuk ishte program konfort. zgjuarsia e krjiuesve te Firefox ishte se "kopjuan" apple tek strategjia zhvilluese. sa me shume konfort aq me shume sherbim i mire.

Safari do te jete konkuruesi me i forte ditet qe vijne ne boten PC. siç ishte Itunes per mediaplayer a si quhet ai programi ne windows.
 

Admirali

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

1. Safari te ben te nxjerresh zorret perjashta. E instalova, dhe sa hapej, provoja te konfiguroja opcionet dhe per magji, CRASH. Midis Safari dhe IE 7 do preferoja kete te fundit. Le qe dhe nga ana e dizajnit, eshte pertoke, me ca ngjyra qe te duket vetja sikur je ne nje film bardh e zi. -> Mendimi im personal ky /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

2. Tregu i browserave sot per sot ne PC (sistemi Windows) ndahet (jo ne te barabarte) midis IE dhe Firefox, pjesa tjeter i shkon Opera's. Prandaj mos dilni per tellall per Safari, eshte akoma heret ta percaktoni si konkurrues te forte.

3. ITunes!!!! Lol, eshte programi me i bezdisshem ne PC pas Windows. Te futet ne listen e programeve qe hapen me ndezjen e kompjuterit pa autorizimin tend, transmeton ne serverat e Apple informacione mbi kenget qe ke ne librarine tende, vetvendoset si programi standart per te degjuar MP3 (mgjs mund te kesh Winamp te instaluar), tamam parametra tipike te nje aplikacioni spiun /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif Fitoi terren ne PC vetem sepse eshte i vetmi aplikacion qe te lejon te blesh (ne fakt shprehja me e sakte do ishte marrje me qera), degjosh dhe transportosh ne IPod kenge qe kane DRM nga Apple (praktikisht nje monopol, por qe jo te gjithe e vene re, pasi Microsoft duket si djalli, kur realisht Apple ka kohe qe po "perfiton" nga strategjia tipike alla-Bill Gates).

4. Personalisht perdor IE 7 (per shume arsye qe nuk varen drejtperdrejt nga une) si dhe Firefox mqs jam i interesuar te vizitoj website ku vetem Firefox te garanton siguri ndaj viruseve/trojans etj etj etj. Ah po, dhe Thunderbird per email, aplikacion me fantastik nuk ka.


Ajo qe dua te them si perfundim eshte kjo: Secili prej nesh ka apo pelqen te perdore 1, 2 ose me shume browser sipas preferencave. Fakti qe ne nuk na pelqen, nuk do te thote qe duhet medoemos qe dhe te tjeret te mos e pelqejne. Secili browser ka te mirat dhe te metat e tij/saj (nuk e di ne ka gjini dhe browseri :D). Fakti qe mua nuk me punoi Safari, nuk do te thote qe dikujt tjeter qe mos i punoje, apo qe dhe te mos e pelqeje vetem se une pata probleme, mua keshtu me ndodhi dhe ate paragjykim kam,perjashto ITune. Secili browser ka disa parametra qe e bejne me cilesor se tjetri, dhe asnje browser nuk i ka te gjitha, dhe as qe do ti kete ndonjehere. Prandaj, eshte e kote te dilni dhe te rrihni gjoksin per browserin qe keni, asnje nuk eshte Top Of The Line, te gjithe kane te metat e tyre, perfektja nuk ekziston, eshte utopi.
 

Hellena

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

Une perdor OPERA dhe jam shumeeeeeeeeeeee e kenaqur me te , mund te hap nja 100 faqe pernjeheresh dhe nuk ka rrezik ti humb po tme fiket PC. psh sepse kur hapet perseri i ruan te gjitha faqet browseri , po ashtu eshte dhe goxha e shpejte ne shfletim faqesh . EI e kam pas perdor por shume ngadale , dhe firefox e provova por sme pelqeu tere ato probleme nxirrte , shkurt fare OPERA eshte me praktike .. I love OPERA /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
 

D-J

Forumium maestatis
Re: browseri më i mirë!!!

Une perdor Firefox si ceshtje principi kryesisht. Qe do te thote ceshtje ndergjegje apo ideologjije dhe jo ndonje geekie affiliations /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_liar.gif .

Microsoft jane nje nga monopolet me te medha ne planet dhe cdo gje qe dobeson pozicionin e tyre ne market duhet te jete nje gje e mire per te gjithe ne /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/thumbsup.gif .

Kur Firefox bashke me Google do me bejne te reflektoj ne parimet e mia atehere do kerkoj nje David tjeter /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif .

Por per tani duhet te kesh Firefox dhe me Foxytunes, bile .

Rezisto me cdo kusht tundimit te perdoresh Vista-Aero theme.

Perhape fjalen. Beje Firefox frontin tend ne lufte kundra globalizmit agresiv dhe kapitalizmit monopolist /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif .
 

Erind

Forumium maestatis
Re: browseri më i mirë!!!

Ne pergjithesi perdor Firefox, por mbaj hapur dhe nje dritare te IE per arsye pune, pasi nje pjese e webit jane te pershtatura vetem per ie.
 

regele

Forumium maestatis
Re: browseri më i mirë!!!

Me IE tab extension te instaluar ne Firefox e heq komplet nga perdorimi explorerin. Ky extension mundeson hapjen e cdo faqe ne firefox, ne ekskluzivitet faqet qe hapen vetem me IE.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: browseri më i mirë!!!

Ftoj përdoruesit e Operas të provojnë dhe të japin mendimet e tyre rreth përkthimit që thuajse e kam përfunduar. Do të hap një temë të re ose do të kërkoj hapjen e një teme vetëm për të. Lajmërimin këtu po e bëj vetëm për t'ua bërë me dije atyre që kanë ndjekur këtë rrjedhë e që mendoj se do të ishin të parët të interesuar.
 

prodigious

Primus registratum
Re: browseri më i mirë!!!

Avant Browser eshte me i miri dhe me i shpejti. Provojeni /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 

gurax

Pan ignoramus
Re: browseri më i mirë!!!

Jo per te treguar "browseri me i mire" por me teper per te treguar nje tjeter browser shume te mire. Ky eshte ish-Netscape Navigator/Communicator.

seamonkey_logo.png


Containing an Internet browser, email + newsgroup client with an included web feed reader, HTML editor, IRC chat and web development tools, SeaMonkey is sure to appeal to advanced users, web developers and corporate users.

Gecko engine, the same code which underlies the highly successful siblings Firefox and Thunderbird, as well as other projects such as Sunbird, Camino, Songbird and Miro.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Personalisht me pelqen shume Firefox per faktin qe mund ta personalizosh plotesisht me add-ons qe ka dhe e shoh mjaft praktik. Google Chrome vjen ne vend te dyte :)
 

tech-boy

Primus registratum
Per shpejtesi une do thoja se eshte Google Chrome por per pamje dhe me opsione me shume eshte Firefox.. ndaj tjerave..
 

Enea Xhani

Forumium maestatis
Google Chrome te fikson me ate simbolin e loading tek URL-ja, dhe mozilla e ka ate opsion por eshte me i shpejte ! Ndersa per webet ne versionin Flash jua sygjeroj Chrome, sepse eshte me i pershtatshem per FLASH sesa per scriptet e thjeshta ! Per mendimin tim sot ne vendin e pare eshte Mozilla ndersa ne te dytin eshte Google Chrome ! Mendimi im ky ! :)
 

Enea Xhani

Forumium maestatis
Po po Mandi ashtu eshte, jo ka tentuar po e ka bere disa gjera te ngjashme ! Ka disa opsione shtese sic ka dhe Google Chrome, psh ai opsioni "Paste and Go" qe me para versionet tjera te mozilles nuk e kishin, tani e kishin vendosur tek 4 ! Por me vinte inate qe kishin hequr ate opsionin e IDM-se. Psh versionet tjera te mozilles e marrin Add-ons-in automatikisht, ndersa kjo po te shkarkoje nje video ose ndonje document nuk e shkarkoj dot ngaqe se lejonte ato tek elementet e sigurise, kshu ishte i qarte po nje nate mua me doli Crash po u rregullua automatikisht
 
Top