Re: Bisede me ateistet!
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
... do fillohet prape te diskutohet per Hitlerin gjithashtu dhe si ky i pafe' do kishte qene nje engjell sikur te ishte besimtar?
[/ QUOTE ]
Nje gje eshte e sigurte, nese hitleri do te kishte besuar vertete ne Zot, me sinqeritet dhe me nje arsye te shendoshe, nuk do te mund te mos i dridhej dora per te vrare edhe nje mace apo qen e jo me miliona njerez.
Citimi i Mark Tuenit, ka te beje me dicka tjeter. Ne kete rast, njerezit e fese nuk kane vrare njerez sepse kane qene kriminele, por sepse i kane pare ata si nje rrezik per "te verteten", "te drejten", fene e tyre. Duhet te besh dallimin midis nje njeriu qe vret, duke qene se nuk e respekton jeten njerezore dhe qe as qe ka frike Zotin per kete, dhe nje njeri qe vret, sepse gabohet lidhur me te drejten, qe e ben kete nga verberia dhe injoranca. Keto jane dy gjera krejt te ndryshme, sepse, ndersa i dyti nuk ka mend, i pari nuk ka zemer.
Dhe une mendoj se budallalleku dhe injoranca e kane nje ilac, dijen, informimin, ndersa zemerligesia te vetmin ilac qe ka eshte dashuria, por kete nuk mund ta gjesh kollaj, kur je i verbuar nga egoizmi, shpirtligesia dhe cmira.