Bisede me ateistet!

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Puna e shkencetareve eshte konsumuar tashme Kondra. I kam lexuar librat e kokave me te medha, dhe sic ta thashe me pare, ne ata qe mbrojne evolucionin lexon theniet me perrallore dhe besimtare se ne cdo vend tjeter. Nese i ke lexuar e di kujt po i referohem; "ndoshta, ekziston mundesia, rreth 14 miliarde me pare (give or take a few billion!!!), supozohet, edhe mundet", e gjera te tilla. Kjo nuk eshte shkence.

Eshte mjaft e vertete ajo qe thua ti qe keto njohuri nuk diheshin para 150 vjetesh, por ta kam thene edhe me pare Kondra, qe ti supozon qe shkenca patjeter do hedhi poshte krijimin, kur ne te kundert te gjitha njohurite e zbuluara ne 150 vitet e fundit hedhin drite mbi krijimin, jo rastesine.
 

zog

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga Kukes:
[qb] Kërkoj ndihmë !
Kush mund të më shpjegojë këtë: Dihet se evolucion vjen nga latinishtja "evolutio" (shpështjellje) dhe kjo e fundit nga "volvere" (mbështjell), dhe do të thotë: transformim gradual dhe i vazhdueshëm, progresion. Por transformimi gradual ose progresioni presupozon një pikënisje e cila në emër të evolucionit duhet të ketë një origjinë më të hershme dhe kështu do të ngjiteshim deri nuk e di se ku. Dakort, shumë shkencëtarë mbështeten tek big-bang, por çfarë ka patur përpara big-bangut ? Sepse asgjë nuk mund të vijë nga hiçi (sipas evolucionistëve). A mos vallë duhet të mendojmë mbi diçka të mbinatyrshme, diçka që nuk mund t'ia vemë emrin ? Unë mendoj se duhet të ketë patur në ndonjë kohë të përcaktuar diçka që nuk mund t'a përfytyrojmë e cila ka bërë që gjithçka të "shpështillet". Ndryshe nuk shoh ndonjë Darwin të më thotë që ne jemi pasardhësit e krapit apo të trumcakut. [/qb]
evoulucioni vjen nga shqipja lale, prej fjales VLIM. vlimi ujit ne kusi.

vete VLIM = UJE.

ka mundesi qe fjala te kete per origjine VLONEN ose aty ku VLON, por e çuditshmja eshte se edhe fjala VULLNET duket sikur ngjan me VLIM = VULLNET.

pranej po lodhem ketu, tu shpjegu qe VLIM (evolucion) dhe VULLNET (vunet ose venet ka nalt) pra deshira e perndise, jane e njejta gje por pikeveshtrime te ndryshme.


ps; mirepo ku marrin vesh kllufat nga llogjika. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Zogo,

Me keto shpjegime (!!!) qe jep ti, me siguri duhet te jesh ndonje specie e vecante ne tabelen e evolucionit! :lol: /pf/images/graemlins/wink.gif Ku i gjen keto gjera, me qafsh?
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Falemnderit Truth, se nuk po vij dot në vete. Shpresoj se Zog ka dashur të bëjë shaka, se ndryshe nuk e di nga cili planet zbret.
 

zog

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

se dini ju qe shakaja eshte gjysma e se vertetes.

pastaj ti kuksi thu evolutio domethene shpeshtjellje, pa na thene ama gjene qe shpeshtillet.

çfare shpeshtillet sipas teje ?

pastaj latinet ma merr menia qe besonin ne zot dhe jo ne evolucion. teori e re kjo apo jo !

ja psh tek kalimi i majmunit ne njeri, ku e sheh ti shpeshtjelljen ?

ps; se mos kujto prap se jom tu u tall ere ?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga Truth_Matters:
[qb] Puna e shkencetareve eshte konsumuar tashme Kondra. I kam lexuar librat e kokave me te medha, dhe sic ta thashe me pare, ne ata qe mbrojne evolucionin lexon theniet me perrallore dhe besimtare se ne cdo vend tjeter. Nese i ke lexuar e di kujt po i referohem; "ndoshta, ekziston mundesia, rreth 14 miliarde me pare (give or take a few billion!!!), supozohet, edhe mundet", e gjera te tilla. Kjo nuk eshte shkence.

Eshte mjaft e vertete ajo qe thua ti qe keto njohuri nuk diheshin para 150 vjetesh, por ta kam thene edhe me pare Kondra, qe ti supozon qe shkenca patjeter do hedhi poshte krijimin, kur ne te kundert te gjitha njohurite e zbuluara ne 150 vitet e fundit hedhin drite mbi krijimin, jo rastesine. [/qb]
Truth, je me të vërtetë e çuditshme! Kur dikush mundohet të mësojë të vërtetën ju thoni ja ku e ke duke i plasur Biblën apo Ku'ranin në fytyrë megjithëse gjithmonë jua kanë kthyer kokës duke faktuar gjithmonë e më shumë të kundërtën. Deduksionet që nxjerr ti që dështimet e shkencës përforcojnë thëniet e Biblës janë mashtrim që ti i bën vetes (në rastin më të mirë) pasi dihet, dhe kjo është absolute, që asgjë nuk arrihet me tentativën e parë. Pra si gjithmonë, shkenca përparon në sajë të dështimeve (duke eleminuar kështu pistat e gabuara).
Ti trajton ata që kuptojnë (dhe jo besojnë) teorinë e evolucionit si integristë të kësaj teorie dhe e vetmja provë që ofron është një libër i shkruar para 2000 vjetësh nga kushuriri i parë i majmunit (para 2000 vjetësh njeriu ishte pak më afër majmunit /pf/images/graemlins/laugh.gif ).
Siç e thonë shumë PSIKIATËR (që merren me studimin e trurit dhe reaksionet e tij pra me një shkencë egzakte por në zhvillim) Krishti vuante nga një psikozë e rëndë dhe ishte delirant :shrug: . Me të njëjtën mënyrë jepet edhe diagnoza e Muhametit se dhe e pasuesve të tyre.
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Ah, Kondra, Kondra, pse i ngaterron gjerat keshtu?

Une thashe (te lutem lexoje):

Eshte mjaft e vertete ajo qe thua ti qe keto njohuri nuk diheshin para 150 vjetesh, por ta kam thene edhe me pare Kondra, qe ti supozon qe shkenca patjeter do hedhi poshte krijimin, kur ne te kundert te gjitha njohurite e zbuluara ne 150 vitet e fundit hedhin drite mbi krijimin, jo rastesine.
Ku e lexove ti te kem thene ndonje gje per Biblen ketu? Une thashe krijimin, jo Biblen! Ne po diskutojme krijimin vs evolucionin, pra nuk po futemi ne nje liber fetar te caktuar, ato i diskutojme tek teologjia.

Cfare egzagjerova? Qe shkenca po hedh drite drejt krijimit dhe jo rastesise? Sa me teper kuptojme per rregullin dhe boten atomike, aq me shume shohim pamundesine e rastesise ne kete mes.


Ti trajton ata që kuptojnë (dhe jo besojnë) teorinë e evolucionit si integristë të kësaj teorie dhe e vetmja provë që ofron është një libër i shkruar para 2000 vjetësh nga kushuriri i parë i majmunit (para 2000 vjetësh njeriu ishte pak më afër majmunit ).
Nuk po i trajtoj si intrigiste, por si fetare, madje te medhenj. E vetmja prove qe ofroj eshte nje liber i shkruar para 2000 vjetesh? A ke lexuar gje nga ato qe kam shkruar?

Deri tani kam folur vetem per ligjet e shkences, fizikes, termodinamikes, biologjise, nga e nxore ti ate qe thua?

Siç e thonë shumë PSIKIATËR (që merren me studimin e trurit dhe reaksionet e tij pra me një shkencë egzakte por në zhvillim) Krishti vuante nga një psikozë e rëndë dhe ishte delirant...
Ahahaaaaaaaa! Shume e forte kjo!

Mire ai qe paska "qene" i tille, po miliarda persona ne gjithe boten, ne cdo vend te botes, ne cdo jave te cdo muaji te cdo viti per 2000 vjet qe adhurojne ate dhe ndjekim mesimet e tij, mos valle edhe ata jane delirante?

Goxha delirant paska qene qe i gjithe civilizimi boteror kur shkruan daten t'i referohet ditelindjes se tij!

Goxha delirant paska qene qe miliona veta te vdisnin per te duke mos e mohuar ate dhe besimin ne te perpara trajtimeve me cnjerezore qe u jane bere qenieve njerezore.

Se cfare beson ti per te eshte ceshtje personale, por ajo qe po diskutojme ketu eshte te mos na e prezantoni evolucionin si shkencor, pasi eshte vetem nje fe, asgje me shume, e bazuar komplet ne besim te verber, pasi asnje fakt shkencor nuk mbeshtet ate teori. Kete po diskutojme. :wave:
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

Truth, nuk mund të diskutosh mbi këtë duke patur në shpirt një besim tjetër. Duhet të çlirosh mendjen nga mendime të kundërta me këtë teori përpara se të mundohesh të kuptosh atë.

Gjithë ato ligje të degëve të ndryshme të shkencës që ti i përmend më lart vërtetojnë një gjë: Që fenomenet natyrore ndodhin duke ju nënshtruar ligjeve të natyrës por në një mënyrë e cila është totalisht e rastësishme dhe e pamvarur.
E thënë ndryshe, nga të njëjtët elemente përftohen substanca të ndryshme me veti të ndryshme. Kjo do të thotë që nën një forcë apo shtysë të caktuar ndodh një fenomen i caktuar por mënyra me të cilën ky fenomen ndodh nuk mund të kontrollohet :shrug: .
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Truth, nuk mund të diskutosh mbi këtë duke patur në shpirt një besim tjetër. Duhet të çlirosh mendjen nga mendime të kundërta me këtë teori përpara se të mundohesh të kuptosh atë.
Ah jo i dashur Kondra, ketu je gabim. E kam besuar ate teori per 18 vjet te jetes sime, e njoh mire, e kuptoj shume mire, i kam pare pasojat e asaj teorie ne praktike. Prandaj kur flas kunder saj, e di mire cfare po them. Nuk kam besuar gjithe jeten time, ishte pikerisht absurditeti i asaj teorie qe me hapi syte dhe mendjen, per te kerkuar te verteten.

...E thënë ndryshe, nga të njëjtët elemente përftohen substanca të ndryshme me veti të ndryshme. Kjo do të thotë që nën një forcë apo shtysë të caktuar ndodh një fenomen i caktuar por mënyra me të cilën ky fenomen ndodh nuk mund të kontrollohet
Edhe nje here, po nxitohesh me konkluzione te shpejta. Ti flet per ligje dhe lende, po akoma nuk na ke thene SHKENCERISHT se nga erdhen keto. Te thashe, do dalim edhe tek menyra e sjelljes se tyre, tani po diskutojme nga erdhen keto ligje, nga doli kjo lende, ku u gjenden aminoacidet, ADN-ja, dhe ARN-ja.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

Truth, problemi im është vetëm zanafilla e lëndës (energjisë), për të tjera ka patur kohë mjaftueshëm që edhe probabilitetet më të paimagjinueshme të mund të realizohen. Megjithatë një teori ta kam nxjerrë më lart por ty të duken gjepura dhe ata shkencëtarët që e mbështesin janë sharlatanë. :shrug:
Mos harro që çdo qenie është një laborator më vete. Mirëpo po të shohësh bakteriet primitive do vëresh që janë mes gjallesave dhe inerteve. Pastaj, ato jetojnë në kushte të paimagjinueshme extreme, ku asnjë formë tjetër e jetës nuk është e mundur.

Më fal që po të pyes por ç'moshë ke ti Truth që thua se ke besuar për 18 vjet teorinë e evolucionit? Dhe të kërkoj përsëri falje por nuk mundem të besoj që beson tek Bibla sepse nuk gjeje përgjigje tek teoria e evolucionit. Më shumë besoj se ishte ngaqë egzistenca e Zotit të bën të ndjehesh e sigurt në një mjedis krejt të pakontrollueshëm /pf/images/graemlins/wink.gif .
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Truth, problemi im është vetëm zanafilla e lëndës (energjisë), për të tjera ka patur kohë mjaftueshëm që edhe probabilitetet më të paimagjinueshme të mund të realizohen.
Zanafilla e lendes eshte nje problem Kondra, dhe problem kryesor per evolucionin, por nuk eshte i vetmi problem. Ka SHUME te tjera pas asaj, edhe nqs e merr per te qene qe ne nje fare menyre (!!!, shqip abrakadabra) lenda u shfaq disi.

Te lutem me jep nje moshe (te perafert) te universit dhe do te te tregoj se si ato propabilitetet qe thua ti nuk jane te mundura.

Megjithatë një teori ta kam nxjerrë më lart por ty të duken gjepura dhe ata shkencëtarët që e mbështesin janë sharlatanë.
Nuk i quajta sharlatane Kondra, por ajo teori qe thua ti nuk ka baze shkencore, prandaj mbetet mendimi i tyre. Nuk provohet dot shkencerisht. Sic ta thashe, une besoj ne lirine e individit per te zgjedhur cfaredo besimi qofte ai, por ama quajeni ashtu sic eshte edhe evolucionin, besim ose fe, jo te na e paraqisni si shkence, pasi nuk eshte. Ketu qendron puna.

Më fal që po të pyes por ç'moshë ke ti Truth që thua se ke besuar për 18 vjet teorinë e evolucionit?
Ok, ketu ke te drejte, nuk ishte 18 vjet, por deri ne moshen 18, keshtu qe hiq ato vitet e para qe bebja nuk merr vesh gje, deri sa filloi agjitacioni dhe propaganda ateiste, le te themi atehere te pakten 13-14 vjet.

Dhe të kërkoj përsëri falje por nuk mundem të besoj që beson tek Bibla sepse nuk gjeje përgjigje tek teoria e evolucionit.
Tani kete e di ti apo une? /pf/images/graemlins/wink.gif Jo vetem qe nuk gjeta pergjigjet tek teoria e evolucionit, por ishte e qarte qe na kishin genjyer, indoktrinuar, brainwashed, me genjeshtrat e prezantimit te evolucionit si shkence. Kjo me shtyu te studioja alternativat e tjera te mundshme dhe me coi ne perfundimin se ka nje Zot.

Më shumë besoj se ishte ngaqë egzistenca e Zotit të bën të ndjehesh e sigurt në një mjedis krejt të pakontrollueshëm .
Obobo, fillove me keto analizat psikologjike ti, sepse nuk do te shohesh realitetin. Une po te flas llogjikisht, me shkence, jo me pasiguri ndjenjash apo emocionesh! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

Truth, të jesh i gatshëm të ndryshosh qëndrim në lidhje me diçka në bazë të zbulimeve të fundit nuk quhet besim por evoluim :shrug: mendimi. Unë i besoj teorisë së evolucionit pikërisht pasi teoritë (janë vetëm të tilla) e tjera të ofruara janë tepër diletante dhe të paplota. Pra duhet shuuuuuuuuuuuuumë më tepër verbëri për ta ngrënë një teori të tillë.

Ato analizat psikologjike na ndihmojnë të njohim njerëzit Truth dhe nuk kanë përse të mërzisin. Faktikisht çdo reagim i individit vjen si pasojë e një ngacmimi psiqik :wink: .
 

Indulgence

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Kondre,
Lere mor vella Truthin ne perrallen e vet! Sic ka shkuar kjo pune keto ditet e fundit, jemi ne piken qe ti edhe po te zbrazesh komplet tenden nuk ia mbush dot Truthit, jo per arsye volumi, por Truthi ka te instaluar qe ne hyrje barrieren e dogmes, dhe s'ka per t'i hyre gje tjeter ndonjehere. Per me teper, me te ka ndodhur e kunderta: Nderkohe qe qeniet normale deri ne moshen 18 vjec besojne ne perralla dhe fantazi, dhe nga 19-a e tutje ndergjegjesohen, maturohen, arsyetojne, etj, Truthit i fillon periudha e naivizimit.
Kjo eshte patologjike, s'ke c'i ben me... Sorry :shrug:
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Truth, të jesh i gatshëm të ndryshosh qëndrim në lidhje me diçka në bazë të zbulimeve të fundit nuk quhet besim por evoluim mendimi.
Une jam plotesisht gati te ndryshoj mendim dhe qendrim ne baze te zbulimeve te fundit apo parafundit, nese keto provojne ndonje gje. Nuk di ndonje zbulim te fundit qe te provoje evolucionin. Te mos i biem kot rrotull e rrotull me fjale; evolucioni nuk eshte shkencor.

Unë i besoj teorisë së evolucionit pikërisht pasi teoritë (janë vetëm të tilla) e tjera të ofruara janë tepër diletante dhe të paplota. Pra duhet shuuuuuuuuuuuuumë më tepër verbëri për ta ngrënë një teori të tillë.
Besoji kujt te duash, s'kam problem me te, por po them mos na thuaj sepse ti ke vendosur te besosh evolucionin sepse te tjerat s'ta mbushin mendjen, qe evolucioni eshte shkencor. E kam thene nja 100 here deri tani, por akoma s'me duket se po e kupton. Beso cfare te duash dhe per cfare arsye te duash, por evolucioni mbetet teori, dhe besim ose fe. Eshte kaq e thjeshte.

Ato analizat psikologjike na ndihmojnë të njohim njerëzit Truth dhe nuk kanë përse të mërzisin. Faktikisht çdo reagim i individit vjen si pasojë e një ngacmimi psiqik
Ah Makiavelli...! :wink:
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Bisede me ateistet!

Io ho chiuso. Non c'e piu' benzina! :lol:

Kush e mban mend ku ka qene? /pf/images/graemlins/tongue.gif


-----------------
I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined? -- Marcus, Babylon 5
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Une propozoj te te japim abetaren qe te mesosh pak shqipen, si dhe te lus te mos nderhysh me me te tilla propozime. Edhe bibla e kurani jane thene e sterthene miliona here dhe vazhdojne dhe sot te perseriten, biles per me teper duke qene bazamenti i nje teologjie nuk i lene hapsire asnje mendimi tjeter rreth tyre, por une nuk kam propozuar asnjehere te mbyllen temat BISEDE ME TE KRISHTERET apo BISEDE ME MUSLIMANET.

E mbyll duke te thene se nese per ty kjo teme nuk perben me interes HESHT!
 

labi90

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Nga Labi per ateistet! Paqja qofte me ju. Besoni ne Zot.

Edhe une kam qene ateist por e kam gjetur rrugen e Zotit, rrugen e Krishtit ok.

Nese ti je kunder Zotit, je kunder njeriut.

Si tu es contre Dieu, tu es contre l'Homme

If you are against God, you are against man
 

Sara

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Duke qene nje myslimane fetare vendosa qe nuk dua te jem pjese e asnje feje. Besoj ne zot ne menyren time, nuk kam nevoje te kem disa shkrime seksiste se cfare eshte drejte apo gabim. Persa i perket Kuranit,nuk po flas per Biblen meqe nuk e kam studiuar shume, eshte e qarte se i sheh grate si njerez dytesore.
1.Arrin te thote aty qe burrat kane te drejte te rrahin grate e tyre nese nuk binden.
2.E vetmja arsye qe burrat lejohen te kene me shume se nje grua eshte per arsye se nuk mund te flejne me grate a tyre gjate menstruacionit dmth qe kane nevoje per dike tjeter.Kjo eshte aq absurde,por e kuptoj pse besimtaret meshkuj mendojne se eshte ide e mire!!!
3. Gjeja qe me ndryshoi besimin...Grate kur te shkojne ne xhenet do te bashkohen me burrat e tyre.Burrat do te bashkohen me grate e tyre...plus edhe disa hyrie te bukura me sy te zinj per tu kenaqur me ta.
Se horlleku eshte shperblim per besim ne zot duket nuk duket si ide qe krijuesi yne to te kete thene!
Persa i perket mbas vdekjes, do te behemi hi e dhe si te gjitha krijesat e tjera.E vetmja arsye qe parajsa eshte krijuar eshte ti jape njerezve pak shprese.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Bisede me ateistet!

Te pergezoj per postimin Pink Heart. Desha vetem te te them qe me beri shume pershtypje nje pjese e shkrimit tend: "Se horlleku eshte shperblim per besim ne zot duket nuk duket si ide qe krijuesi yne to te kete thene!" Eshte shume e vertete.

Gjithashtu me vjen mjaft mire qe me ne fund doli ne pah qe ka besimtare qe jane ne gjendje te besojne vertet dhe jo te ndjekin verberisht "shkrimet e shenjta". Te pergezoj sinqerisht per menyren me te cilen je shprehur.
Uroj qe ky besim qe ke mos te shterroje asnjehere. /pf/images/graemlins/smile.gif


---------------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 
Top