Bisede me ateistet!

Enion

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Ma do mendja qe e kishe parasysh pyetjen qe te bera.
Keshtu qe ti me thua qe mamuthi, apo dinosauri apo bakteret apo viruset e ca do lloji tjeter paskan qene specie me e zhvilluar se njeriu???
Duke pasur parasysh qe njeriu nuk qenka qenia me superiore dhe nuk eshte ne gjendje te krijoj as edhe nje qelize te gjalle sipas teje jane keto specie qe e kane krijuar njeriun dhe jane keto specie qe kane qene me inteligjente se njeriu??
Ki parasysh se shkenca nuk pranon rastesi.
 

Enion

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

A po kisha dhe nje lajmerim per te gjithe ateistet.
Tashme ne shkolla krijimi i njeriut do jete perseri nga prejardhja e majmunit por edheme nje shtese te vogel, qe majmuni eshte krijuar nga Zoti.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Nuk e ve ne dyshim qe nese ti mendon qe njeriun e krijoi Zoti do mendosh si rrjedhoje qe edhe majmunin e krijoi Zoti, edhe lepurin, edhe kalin, edhe breshken, por problemi mbetet i pazgjidhshem serisht po ne te njejten teori... Ti thua qe cdo gje krijohet dhe per te krijuar duhet dora e Zotit, por valle a nuk i ke bere pyetjen e thjeshte vetes po ne baze te te njejtes teoreme se kush e krijoi ZOTIN? Nese nuk e ke nje pergjigje mendon se ja vlen te ngjitesh nje shkalle mbi logjiken duke menduar ne menyre abstrakte?
Pra i nderuar enion monoteizmi rrezon vetveten sepse nuk eshte gje tjeter vec se nje vetkenaqesi deri ne delir, eshte humbje kohe me kosto te larte.
Enion! Nese ke vendosur te besosh nisu drejt poloteizmit sepse do jete me mire per ty, nese ke vendosur te jetosh i lire pa prangat e frikes, pa thonjezat e falsitetit rruga me e sigurt dhe me e mire eshte ateizmi i cili te ndihmon te gjesh parajsen mbi toke dhe jo nen.
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Shumica nuk duhet ta ndjek pakicen, aq me pak nese keto te fundit deshirojne te te zhytin ne nje argument pa baze/ne humneren e pafundme!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

Pulën e krijoi Zoti! Edhe vezën e krijoi Zoti! Ça do me thënë ti? Mos u tall shumë me ndjenjat e të tjerëve ti!
Ti e din përgjigjen vetë? S'ke turp! Haram të qoftë :tipsy: !
 

Enion

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb] Nuk e ve ne dyshim qe nese ti mendon qe njeriun e krijoi Zoti do mendosh si rrjedhoje qe edhe majmunin e krijoi Zoti, edhe lepurin, edhe kalin, edhe breshken, por problemi mbetet i pazgjidhshem serisht po ne te njejten teori... Ti thua qe cdo gje krijohet dhe per te krijuar duhet dora e Zotit, por valle a nuk i ke bere pyetjen e thjeshte vetes po ne baze te te njejtes teoreme se kush e krijoi ZOTIN? Nese nuk e ke nje pergjigje mendon se ja vlen te ngjitesh nje shkalle mbi logjiken duke menduar ne menyre abstrakte?
Pra i nderuar enion monoteizmi rrezon vetveten sepse nuk eshte gje tjeter vec se nje vetkenaqesi deri ne delir, eshte humbje kohe me kosto te larte.
Enion! Nese ke vendosur te besosh nisu drejt poloteizmit sepse do jete me mire per ty, nese ke vendosur te jetosh i lire pa prangat e frikes, pa thonjezat e falsitetit rruga me e sigurt dhe me e mire eshte ateizmi i cili te ndihmon te gjesh parajsen mbi toke dhe jo nen. [/qb]
Dole pikerisht aty ku doja. Kjo eshte pyetje mjafte me vend te cilen shkenca qe ti e quan 'Zot'
(Zoti me falte) ka dalur te vertetimi i Zotit.
Krijimin te gjithe e lidhim me anen e kohes S6 apo jo? Ti thua para nesh ka qene majmuni, para majmunit ka qene Zoti, po Zoti mbas kujt ka qene. Ketu duhet te ndalemi se nqs KE LEXUAR PAK, ne librin e stephen hawking qe eshte me ateist se ty, ja ku e ke dhe foton e librit:
3217.jpg


ka mbeshtetur teorine e einstein se ashtu si universi, edhe koha ka nje fillim te saje bashke me universin.
Koha sipas stephen, qe mendohet te jete shkenctar edhe me i madh se enistein, ka formen e dardhes ku e ka fillimin e saj ne maje, fillon e zgjerohet dhe pastaj do te vije nje dite ku do te mblidhet perseri ne nje pike. Per me shume detaje lexo kete liber. Kjo gje i digjte shume einstein qe hodhi teorine e pare simbas disa formulave te komplikuara qe koha ka nje fillim dhe nuk mund te merret e ndare me hapsiren.
Ky fillim i kohes eshte pikerisht me shperthimin e big bang. Tani vrit nje cik trunin qe kush e krijoi 'Zotin' kur koha nuk paska ekzistuar.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

Ku qëndron vërtetimi i Zotit këtu? Enion, mos i hyj asaj valleje se do na hapësh diskutime pa fund!

Fillimi është limit kohor! Për rrjedhojë para fillimit ka patur një mbarim. Pra mund të flasim për cikle kohe, cikle të cilat fillojnë dhe mbarojnë për të rifilluar më pas sërishmi!

Sipas teorive universale, sot universi është akoma në shtytje por do vijë një kohë që ai do jetë në tërheqje. Pra po t'i referohemi teorisë së Big-Bang, çdo trup qiellor doli nga një pikë e vetme dhe do të kthehet po tek ajo pikë! Kjo pikë më vonë do të ri-shpërthejë dhe çdo gjë do të përsëritet deri në pafundësi!

Energjia nuk humbet por thjesht transformohet do të thotë që « Laj, thaj, sytë ke teli »! Pra që ajo sasi energjie që egziston nunk mund të shtohet apo pakësohet. Ajo thjesht mund të përhapet ose të transformohet!
 

Enion

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Kondra, ti po na thua dmth qe edhe para nesh ka pasur univers tjeter?? Une po te them cfare ka thene ky shkenctar ne kete liber. Ai thote qe para Big Bang-ut nuk ka pasur ekzistuar koha. Koha sipas tij nuk mund te konceptohet e ndare nga hapsira,pra jane te lidhura ngushte. Pra krijimi eshte e lidhur me kohen. Nqs koha nuk ka pasur ekzistuar para Big Bang-ut do te thote qe Zoti nuk ka pasur nevoje te krijohej. Kjo eshte ajo cfare verteton qe Zoti nuk eshte i krijuar dhe jo te vertetoja ekzistencen.
Pastaj ngelet ne doren e njeriut te besoje qe ka qene ky Zot para Big Bangut apo jo.(Zoti me falte)
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Kondra,

Pikerisht Ligji i Pare i Termodinamikes qe ti citon ne lidhje me ciklimin e energjise hedh poshte idene e "Big Bang-ut". Ajo teori e merr per te qene idene se energjia egzistonte.

Ajo nuk i pergjigjet pyetjes themelore "Nga erdhi kjo energji"? Nga erdhi lenda? Nga erdhen amino-acidet? Nga erdhi ADN-ja?

Une e kam lexuar librin e Hawkings, meqenese ai mbahet si shkencetari me i madh. Ajo qe te ben pershtypje nga ai liber eshte besimi i madh qe ai njeri shfaq dhe theniet e tij jo-shkencore.

Lexoni vete dhe gjykoni. E di cfare gjen me teper se cdo gje tjeter ne ate liber? Fraza te tilla:

Ndoshta, egziston mundesia, rreth 14 miliarde vjet me pare (???), nuk perjashtohet si mundesi, mbase, nuk i dihet, etj, etj.

Dmth: Petulla me uje! Cdo gje qe ai thote eshte boshe. As mund te provoje absolutisht asnje gje per ato qe thote, nderkohe qe dhunon ligjet me te njohura te fizikes, ato te 1 & 2 te Termodinamikes.

Ky eshte besim i verber, jo shkence, i nxitur nga feja e tij, ateizmi, duke u munduar ta paraqisi ate si shkence. Kur koka me e madhe flet ashtu, c'mund te presesh nga te tjeret?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

Truth, ka ca probleme madhore në llogjikën tënded! Ai kur thotë ka mundësi, etj., e len në mëdyshje pasi vetë nuk ka qenë dhe nuk ka aq elementë sa të vërtetojë teoritë e tij (prandaj dhe quhen teori) për më tepër që shkenca është në hapat e para të saj!
Nuk duhet dalë kundër shkencës se ajo hedh poshtë meritat e Zotit pasi ato merita jemi ne njerëzit që ia veshim Atij!
Është e vërtetë ajo që thua mbi faktin se nuk mund të shpjegohet sot se nga ka ardhur kjo energji fillestare (siç edhe ti nuk e shpjegon dot se nga ka dalë Zoti) por kjo nuk do të thotë që deri aty shpjegimi i tij është i gabuar! Në shkencë përdoret gjërësisht llogjika, gjë që nuk mund ta them përsa i takon besimeve fetare! Llogjika është arma më e fortë me të cilën na ka pajisur Zoti! Besoi asaj!


Enion shkruan:
Ai thote qe para Big Bang-ut nuk ka pasur ekzistuar koha. Koha sipas tij nuk mund te konceptohet e ndare nga hapsira
Enion, nëse me hapësirë nënkupton universin jemi dakort por nëse me hapësirë nënkupton Hapësirën aty kemi një problem të vogël!
Hapësira egziston gjithmonë pasi nuk është një madhësi reale. Ajo ekziston por çdo gjë ndodh brenda saj! Ti mund të kërkosh ta eliminosh atë por pas saj mbetet diçka tjetër që është po hapësirë! Hapësira është e pafund dhe si e tillë do konsiderohet gjithmonë!
 

Enion

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Prandaj dhe Zoti u drejtohet shpesh here njerezve:
'O ju qe mendoni', 'O ju qe llogjikoni a nuk i shihni mrekullite qe ju ka dhene Zoti juaj??'
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Truth, ka ca probleme madhore në llogjikën tënded! Ai kur thotë ka mundësi, etj., e len në mëdyshje pasi vetë nuk ka qenë dhe nuk ka aq elementë sa të vërtetojë teoritë e tij (prandaj dhe quhen teori) për më tepër që shkenca është në hapat e para të saj!
Epo atehere, pse refuzon kategorikisht se u krijua nga Zoti? Nqs nuk provon dot asgje mbi ate teori, pse duhet ai te hedhi poshte teorine se u krijua nga dikush? Cfare kontradikton kjo teori? Ketu qendron problemi Kondra, se ata po prezantojne bindjet e tyre fetare si shkence. Une nuk kam problem nese ata i konsiderojne te gjitha teorite, por ata s'e bejne ate gje, madje teorise se universi u krijua nga Zoti as qe i jepet peshe? Po pse jo? Cfare kundershton ajo teori? Qe Zoti nuk eshte krijuar, por ka egzistuar gjithmone? Cfare ligji kundershton kjo?


Nuk duhet dalë kundër shkencës se ajo hedh poshtë meritat e Zotit pasi ato merita jemi ne njerëzit që ia veshim Atij!
Me fal, po cfare po quan shkence? Kush po thote qe po dalim kunder shkences? Une kam kaq kohe qe ate po argumentoj, se sistemi i krijimit eshte shkencor dhe ai i jo-krijimit nuk eshte shkencor. Ti vazhdon te quash krijimin jo-shkencor. Te lutem me jep fakte ku kundershton shkencen ajo teori!

Shkenca nuk hedh poshte Zotin. Nuk ka se si ta hedhi poshte. Jane teori jo-shkencore te prezantuara si shkencore ato qe hedhin poshte Zotin. Ketu qendron problemi, se kemi nje "brainwashing" nga ana e ateisteve duke prezantuar idete e tyre si shkencore dhe njerezit i besojne si te tilla. Ky eshte problemi qe une kam me theniet e tyre. Sidomos ne vendet e Evropes Lindore, njerezit kujtojne se evolucion = shkence! Absolutisht jo, eshte gabim i madh dhe genjeshter e qellimshme.


Është e vërtetë ajo që thua mbi faktin se nuk mund të shpjegohet sot se nga ka ardhur kjo energji fillestare (siç edhe ti nuk e shpjegon dot se nga ka dalë Zoti) por kjo nuk do të thotë që deri aty shpjegimi i tij është i gabuar! Në shkencë përdoret gjërësisht llogjika, gjë që nuk mund ta them përsa i takon besimeve fetare! Llogjika është arma më e fortë me të cilën na ka pajisur Zoti! Besoi asaj!
Kondra, si nuk e shikon dot se teoria e rastesise eshte kunder cdo llogjike. Une jam plotesisht dakord me ty, duhet te perdorim llogjiken. Une nuk jam per besim te verber, por llogjika te con ne konkluzionin se gjithcka ka nje krijues, dhe eshte absolutisht e pamundur qe universi te jete krijuar nga rastesia.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga EnIoN:
[qb] Prandaj dhe Zoti u drejtohet shpesh here njerezve:
'O ju qe mendoni', 'O ju qe llogjikoni a nuk i shihni mrekullite qe ju ka dhene Zoti juaj??' [/qb]
Pikerisht dhe une prandaj kam gjykuar gjithmone se nuk do besoja kurre qe ka nje Zot qe luan zarash me boten...
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Bisede me ateistet!

Jepi Ainshtainit ate qe eshte e Ainshtainit, S6. /pf/images/graemlins/tongue.gif


--------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 

Indulgence

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Dy pyetje kam une i shkreti:

-Ju qe e njihni dhe komunikoni me Zotin, pyeteni per ditelindjen ta marre e mira ta marre, qe te mos citoni te tjetet dhe te grini sallate nate e dite!!!

Kondra, ke i ke bere harram Prodigy*, the Chicken (Parmigiana) qe hegri dje, apo the Egg (McMuffin) qe hengri sot ne mengjes?
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Eshte shume me mire te besh tenden nje realitet te cituar nga Einshtein se sa te "pervetesosh" parajsen, genjeshtren e rendomte
 

Enion

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb]
Fillimisht postuar nga EnIoN:
[qb] Prandaj dhe Zoti u drejtohet shpesh here njerezve:
'O ju qe mendoni', 'O ju qe llogjikoni a nuk i shihni mrekullite qe ju ka dhene Zoti juaj??' [/qb]
Pikerisht dhe une prandaj kam gjykuar gjithmone se nuk do besoja kurre qe ka nje Zot qe luan zarash me boten... [/qb]
Nuk eshte Zoti qe luan zarash me ne, por jemi ne qe luajme zarash me njeri tjetrin, se po ta vesh re jemi e vetmja qenia me llogjike dhe per kete kemi liri zgjedhje.
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Pikerisht dhe une prandaj kam gjykuar gjithmone se nuk do besoja kurre qe ka nje Zot qe luan zarash me boten...
Kjo eshte pikerisht ajo qe ti dhe cdo evolucionist beson. Patjeter qe ky zot per ty ka nje emer tjeter nga ai qe ti ke ne mendje dhe qe e urren kaq shume, por ti beson ne Zotin e zarave.

Po besove tek rastesia (dmth propabiliteti, zarat) si krijuesi i universit, si nuk besoke ti tek nje zot qe luan zara me universin?

Ti nuk e di nga erdhi universi, as ku do shkoje, atehere si nuk besoke ti tek zoti i zarave?

Jo Satan, ti beson tek zoti i zarave dhe ke varur shpresat e perjetesise se shpirtit tend qe ai zot te jete i vertete, vetem se ke harruar se zarat te genjejne dhe asnjehere nuk te del ashtu sic shpreson.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

Truth, unë nuk jam i mendimit që shkenca e hedh poshtë Zotin, por ajo kurrsesi nuk e vërteton egzistencën e tij! Por ama shkenca vërteton evolucionin e specieve dhe për këtë ti apo kushdo tjetër mund të nxjerri "prova" sa të dojë nuk ma luan mendjen!
Përsa i përket llogjikës ajo ka të bëjë më shumë me zhvillimin mendor (pa fyerje) të çdonjërit prej nesh! Secili nga ne ka patur të tjera përvoja dhe llogjikon (gjykon) ndryshe! Pra ajo që ty të duket llogjike (Bibla) mua më duket një libër fantastik historie të tjetërsuar (për të qenë disi diskret)! Për shumë gjëra të tjera ne përdorim pothuaj të njëjtën llogjikë por kemi metoda të ndryshme analizimi si dhe aftësi të ndryshme analizimi! :wave:
 
Top