Bisede me ateistet!

gurax

Pan ignoramus
Re: Bisede me ateistet!

Truth Matters, per ty shtresa e ozonit, eshte specie ne zhdukje? Dheti bjer apo jo me mua dakort, arsyeja njerezore, nderkohe qe eshte maja e pershtatshmerise dhe efektivitetit evolutiv per mbijetesen e species, eshte dhe varri i vetvetes. Njerezit jane shtuar si mizat, jane gjitari dhe specia me e perhapur sot per sot ne planet. Ne kete kendveshtrim jane me te sukseshmit. Dhe nese kjo aftesi me fuqi te jashtezakonshme sic eshte arsyeja ne kete specie (njeriun) do te behet shkaterrimi i tij, atehere nuk ka pse te cuditesh. Ne kendveshtrimin evolutiv, detaje te tilla si morali, ligjet, etj jane efekte anesore, jane si rregullat ne nje tufe luanesh. Nese luanet vriten me njeri tjetrin per dominance, kjo s'ka per ta frenuar ecjen perpara te evolucionit ne teresi. Po keshtu dhe per njeriun i cili armikun kryesor ka vetveten.
Nese amazonat shkaterrohen, nese ekuilibri natyror prishet, kjo s'eshte aspak faj i evolucionit, perkundrazi. Absolutisht balenat, pyjet etj specie ne zhdukje nuk mund te pershtaten dhe te vihen ne gare me gjitarin njeri, sepse ata nuk kane mundesi, nuk jane inteligjente. Ndotja e ambientit nga aktiviteti njerezor, per t'iu perballur do nje aktivitet te po te njejtes natyre me ate qe ishte shkaku fillestar, aktivitetin sentient. Nese ti nuk je ne gjendje ta imagjinosh sepse te tera speciet qe sheh rreth e rrotull garen evolutive e kane pa inteligjence, kjo eshte tjeter ceshtje. Vaj hallit cdo te ndodhte qe ashtu sic ndeshen ariu dhe rreqebulli per teritor, te ndeshej njeriu dhe ndonje tjeter specie qe paralelisht do te kishte arritur zhvillimin e arsyes. Kjo eshte e keqja, njeriu, ne saje te arsyes, ka gjetur shesh dhe ka bere pershesh! Njeriu ka dale jashte rrjedhes normale evolutive, ku ka arsye dhe inteligjence nuk ngelet shume vend per evolucion. Shkaterrimi dhe ndryshimet globale jane menyra e vetme per ti thene "ndal" nje specieje qe ka dale jashte kontrollit, eshte filtri evolutiv ne rastin me flagrant dhe ekstrem te aplikimit. Fatkeqsia eshte se me barin e thate do te digjet dhe i njomi... Shumica e njerezimit do te vdese urie ose nga rezatimet e teperta, deri ne momentin kur te ngelet popullata pse jo edhe disa mijera per te tere planetin. Dhe atehere do te filloje perseri nje balance e re. Duhet te jesh krenare qe je pjese e nje specieje te afte te shohe se ku po shkon. Nese koalat do te dinin qe pa eukalipt do te zhdukeshin nga uria, edhe ato do t'i ruanin. E pra ti je nje koale qe e di se pa ekualiptin tend je i marre fund. Eshte tjeter pune nese nje tjeter koale dritshkurter e shkaterron eukaliptin per te ndertuar harremin. Ligji eshte i thjeshte, ose gje ekuilibrin ose liro vendin se je i tepert. Instiktivisht ne jemi te tepert, me inteligjence po ruajme ekuilibrin. Inteligjenca ka fuqi qe te kanalizoje evolucionin. Prova per njerezimin eshte si te dije ta administroje nje fuqi te ketyre permasave. Nese jo... vendin e ke ne kosh te plehrave njerezim!

Jam dakort qe te qeshim me idete qesharake deri ne momentin qe do te kemi dicka me konkrete balle per balle.


----------------------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?" -- Marcus, Babylon 5
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga Truth_Matters:
[qb] Satan,

Te ke nje vit qe me nje vrime i bie fyellit. Merr ndonje fyell tjeter me mire, ate be! Ose gjej ndonje vrime tjeter t'i bjesh se ne 30 faqe diskutim s'ka ne thene ndonje gje te re. Ne fakt si s'ke cfare te thuash ndonje te re, pasi t'i s'merr vesh nga shkenca. E vetmja gje qe ti di te besh eshte te citosh disa psiko.

Ta kemi sqaruar nja 100 here deri tani punen e inkuizicionit apo fese nga njera ane dhe besimit nga tjeter. Une s'jam katolik, ti je (ose gjysem katolik), keshtu qe mbaje me shendet ate punen e perndekjes se shkencetareve, sepse kisha katolike ashtu sic ndoqi shkencetaret ndoqi edhe ata qe donin te kishin biblen ne gjuhen e tyre dhe ta lexonin. Ata dogjen miliona te tille. Nuk te kam degjuar te ankohesh per ata.

Keshtu qe te lutem shume mos na derrdellis me per kishen katolike, se cdo gje qe ti e urren per te une e urrej 10 here me shume.

Sipas Bibles Toka eshte e rrumbullaket (Isaia 40:22) dhe Toka nuk varet ne asgje (Jobi 26:7), pasazhe keto te shkruajtura te pakten 3000 vjet me pare. Tani shpjegoji ti se nga i dinin ata njerez injorante 3000 vjet me pare keto gjera, mos me permend mua c'ka bere kisha katolike.

Ti s'ke burrerine te ballafaqohesh me faktet dhe fshihesh pas mekateve te te tjereve.

Shpjego pak shkencerisht pyetjet qe une kam bere per evolucionin. Shpjego pak shkencerisht si u zhvillua syri tek gjitaret, shpendet, insektet dhe zvarraniket. Shpjego pak si u zhvillua riprodhimi i pavarur ne dy specie te ndryshme. Hajde hape gojen, meqe s'rri dot pa thene gje zoterote. Na i shpjego keto gjera shkencerisht. Nese s'e ben dot shko tek forumi i kalamajve dhe tregoi atyre perrallat e tua. [/qb]
Truth! Une nuk kam cituar ndonjehere Biblen qe ndonje njeri i sakte nga ana mendore te shprehet se kam cituar psikopate dhe idiotlliqe! Ti e ke bere nje gje te tille dhe une kam respektuar mendimin tend te shtrember.
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Satan,

Nuk thashe qe ke cituar psikopate dhe budalliqe, thashe qe ke cituar "psikot", shkurt per psikologet. S'e kisha me te keq ate qe thashe, e kisha fjalen qe nuk ke cituar shkencen egzakte (fiziken, kimine, gjenetiken, biologjine).

Gurax,

OK, jemi dakord atehere qe mund te qeshim per kete, megjithese nuk biem dakord me kendveshtrimin se si e shohim evolucionin/krijimin. Dhe meqe te dyja palet nuk provojme dot me fakte te pakundershtueshme teorite qe besojme, atehere besoj jemi dakord se i ngelet individit te zgjedhe se cila teori eshte me e arsyeshme.
 

Enion

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga S6T6N6:
[qb]
Fillimisht postuar nga Truth_Matters:
[qb]
Jam i mendimit qe nuk mund te injorohet ndihmesa qe kane dhene ateistet ne fushen e shkences dhe njerezimit ne pergjithesi!!!
Nuk po hedh njeri poshte ndihmesa qe kane dhene ateistet ne fushen e shkences, ashtu si nuk mund te hedhesh poshte ndihmesen qe kane dhene besimtaret ne fushen e shkences. [/qb]
Po faktikisht besimteret dhe teologet kane dhene nje ndihme te vecante, sidomos kur insistonin se bota eshte e sheshte dhe se terhiqet nga tre elefante :lol: . Alamet ndihme kane dhene, nuk kane lene shkenctare e filozof te gjalle sepse i gjemonin per ti djegur ne turmen e druve si heretike nga qe keta provonin te verteten ne baze faktesh dhe e benin Zotin tend transparent sikunder eshte... per me teper Truth dhe sot e kesaj dite teistet jane pengesa kryesore e zhvillimit global, ata jane frika e hapit te hedhur, jane antonimi i lirise, sinonimi deshtimit dhe te privilegjuarit e pasvdekjes :lol: [/qb]
E bukura eshte se keto te meta i shihni me vrap, kurse kur ne Kur'an eshte shkruar ne shume ajete qe tregon per rrumbullaktesine e tokes e shume e shume gjera te tjera i mbyllni me vrap syte.
Puna eshte e cuditshme me njeriun. E verteta e eshte se jemi shume mendjemedhenj. Kane ardhur me qindra te derguar nga Zoti dhe shumica e njerezve cfare bente, i mohonte ose i vriste sepse nuk e besonin. Erdhi vetem nje njeri qe na tregoi se njeriu nuk vjen nga Zoti por nga majmuni, dhe shumica e njerezve direkt tek ai. Teoria e evolucionit eshte hedhur me kohe poshte edhe perseri njeriu aty beson. O kondra ti qe po na thua per evolucionin e specieve, pse nuk gjendet ndonje fosile e ndermjemtme gjate kalimit nga nje specie te tjetra qe te na tregoi kete gje.
Ja pra njeriu besoi nje njeri te vetem pa fakte vetem se nuk i pelqente te ishte i mbizotruar, dhe refuzoi me qindra te derguar.
Satana
 

Enion

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Satana sma do mendja qe lufta e pare botrore dhe lufta e dyte botrore te kene ardhur nga besimtaret ashtu si shumica e luftrave para eres sone, si luftrat e fillm mijvjecarit, apo si luftrat e mesjetes.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

O kondra ti qe po na thua per evolucionin e specieve, pse nuk gjendet ndonje fosile e ndermjemtme gjate kalimit nga nje specie te tjetra qe te na tregoi kete gje.
Enion, sa ke kërkuar ti mbi këtë subjekt? Sa shkencë ke studiuar ti mbi fosilet e ndërmjetme të shumë specieve (gati të gjithave)?

Për çështjen e luftrave mos u ndieni se janë njësoj të dy palët! Lufta është karakteristikë për dominim e njeriut! Qoftë dominimi i fesë (i pranishëm që nga lindja e saj), i njeriut, i një klase apo i një kombi, të gjitha kanë çuar në luftë! Pra, si teistët ashtu edhe ateistët kanë bërë luftë për interesa të ndryshëm!
Mos dali njeri të thotë që një besimtar i vërtetë bla, bla, bla... sepse një njeri i mirë (që disa e quajnë besimtar) nuk bën luftë as për fe e as për interesa personale!

Truth, libri i Darwinit nuk është si Bibla. Mbështetësit e teorisë së evolucionit (jo vetëm ateistët) nuk e citojnë Darwinin si të gjithditurin por si nismëtarin e një teorie e cila është gjatë gjithë kohës në zhvillim!

P.S. Lexoje me vëmendje Gurax sepse ke kuptuar vetëm një pjesë të vogël të shkrimeve të tij! Me dashamirësi Kondrapedali!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga EnIoN:
[qb] Satana sma do mendja qe lufta e pare botrore dhe lufta e dyte botrore te kene ardhur nga besimtaret ashtu si shumica e luftrave para eres sone, si luftrat e fillm mijvjecarit, apo si luftrat e mesjetes. [/qb]
Natyrisht qe ka dhe luftra qe kane ardhur si pasoje e pretendimeve territoriale apo arsye te tjera gjeopolitike por nuk mundet te anashkalohen lufterat qe vijne si pasoje e njerezve te zotit, te kujtoj se nje te tille po e jetojme live... Bota eshte tashme e terrorizuar nga kamikazet islamike qe vrasin te pafajshmit ne emer te Allahut (Zoti i Monoteizmit)...
 

besnik

Forumium praecox
Re: Bisede me ateistet!

Disa Argumente Thelbesore mbi Ekzistencen e Allahut


Argumentimi i të qenës është gjithmonë më i lehtë se argu­mentimi i të paqenës. Ekzistencën e një varieteti molle mbi tokë mund ta vërtetojmë duke treguar edhe vetëm një kokërr prej atij varieteti. Kurse personi që pretendon se varieteti në fjalë nuk ekziston, mund ta vërtetojë pretendimin e tij vetëm pasi të ketë shëtitur të gjithë tokën. Dhe kjo do të thotë vështirësi gjer në përmasat e të pamundurës. Prandaj mund të themi se e pa­qena kurrë nuk mund të vërtetohet.

Dy vërtetues parapëlqehen ndaj mijëra kundërshtuesve dhe mohuesve. Po qe se dy vetë kanë rënë në marrëveshje mbi të njëjtën të vërtetë, mohimi i asaj të vërtete nga mijëra vetë me anë të vështrimeve të veta nga dritaret e tyre të ngushta, nuk ka asnjë vlerë.

Po qe se nga një mijë dyert e një pallati, 999 janë të hapura e njëra, e mbyllur, askush nuk mund të pretendojë se në atë pa­llat nuk mund të hyhet. Ja, pra, se ç’bën mohuesi: duke u tre­guar shikimeve vetëm atë derë, kërkon ta përqëndrojë vëme­ndjen vetëm te ajo. Në të vërtetë, edhe ajo derë është e mbyllur ve­tëm për botën shpirtërore të atyre që, si ai, u kanë zënë sytë perde. Për besimtarin nuk ka derë të mbyllur, mjafton që të mos i mbyllë sytë! Fundja, 999 dyer janë të hapura për të gji­thë, madje me të dyja kanatet!

Ja, pra, ajo derë dhe disa prej atyre argumenteve.


1. Argumenti i mundësisë.

Gjithësia është nga lloji i qenieve të mundshme. Pra, ekzis­tenca dhe mosekzistenca e saj janë në raport të barabartë ndaj njëra-tjetrës: gjithësia mund të ekzistojë po aq sa mund të mos ek­zistojë ose, e kundërta, mund të mos ekzistojë po aq sa mund të ekzistojë. Ndërkaq, çdo qenieje e mundshme varet nga një shkak jashtë saj, pra, që të ekzistojë, duhet të jetë një shkak i ja­shtëm që mundëson së pari ekzistencën e saj, pastaj edhe for­mat dhe cilësitë e ekzistencës së saj. E thënë ndryshe, duhet të jetë një shkak i jashtëm që të zgjedhë ekzistencën e qenies së mundshme ndaj mosekzistencës së saj. Dhe ky shkak është Allahu, Zoti i gjithësisë.
 

besnik

Forumium praecox
Re: Bisede me ateistet!

2. Argumenti i akcidencës.

Gjithësia është në ndryshim të vazhdueshëm e të pandër­pre­rë. Çdo gjë që ndryshon, është e pasqenë, akcidenciale. Nga ky aspekt, materia nuk mund të jetë e paraqenë. Dukuri si rrë­sh­qitja e vazhdueshme e materies, sipas ligjeve të termodina­mi­kës, drejt mosqenies, zgjerimi i pandërprerë i gjithësisë dhe ecja e shpejtë e diellit drejt konsumimit tregojnë se ekzistenca e ka një fillim. Çdo qenie akcidenciale, pra, e qenë ose e krijuar pas, e ka një krijues; nuk mund të ketë efekt pa motiv, rezultat pa shkak dhe art pa artist. Ndërkaq, shkaqet nuk mund të zgjaten në kahje të kundërt në formë zinxhiri të pafund. Atëherë themi se kjo gjithësi materiale që është në ndryshim të pandërprerë, që s’është e paraqenë por e krijuar pas, domethënë akciden­ci­ale, e pasqenë, për pasojë, nevojtare për një shkak të parë, e ka një krijues i cili është Allahu, Zoti i gjithësisë.

3. Argumenti i jetës.

Jeta, një mister transparent! Po, jeta është aq e çuditshme sa të mos mund të shpjegohet me shkaqe të jashtme dhe trans­pa­rente për sa i përket argumentimit të Fuqisë Krijuese. Jeta e tre­gon dhe e shpall Krijuesin e vet drejtpërsëdrejti. Jeta është një dukuri e magjishme që i magjeps shkencëtarët me përbërjen e saj misterioze, kurse njerëzit e thjeshtë, me transparencën e saj! Dhe, me gjuhën e gjendjes cilësore të saj, jeta duket sikur thotë: "Mua më ka krijuar Allahu, Zoti i gjithësisë!"
 

Klesta

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga Beni _Sh:
[qb] 2. Argumenti i akcidencës.

Gjithësia është në ndryshim të vazhdueshëm e të pandër­pre­rë. Çdo gjë që ndryshon, është e pasqenë, akcidenciale. Nga ky aspekt, materia nuk mund të jetë e paraqenë. Dukuri si rrë­sh­qitja e vazhdueshme e materies, sipas ligjeve të termodina­mi­kës, drejt mosqenies, zgjerimi i pandërprerë i gjithësisë dhe ecja e shpejtë e diellit drejt konsumimit tregojnë se ekzistenca e ka një fillim. Çdo qenie akcidenciale, pra, e qenë ose e krijuar pas, e ka një krijues; nuk mund të ketë efekt pa motiv, rezultat pa shkak dhe art pa artist. Ndërkaq, shkaqet nuk mund të zgjaten në kahje të kundërt në formë zinxhiri të pafund. Atëherë themi se kjo gjithësi materiale që është në ndryshim të pandërprerë, që s’është e paraqenë por e krijuar pas, domethënë akciden­ci­ale, e pasqenë, për pasojë, nevojtare për një shkak të parë, e ka një krijues i cili është Allahu, Zoti i gjithësisë.

3. Argumenti i jetës.

Jeta, një mister transparent! Po, jeta është aq e çuditshme sa të mos mund të shpjegohet me shkaqe të jashtme dhe trans­pa­rente për sa i përket argumentimit të Fuqisë Krijuese. Jeta e tre­gon dhe e shpall Krijuesin e vet drejtpërsëdrejti. Jeta është një dukuri e magjishme që i magjeps shkencëtarët me përbërjen e saj misterioze, kurse njerëzit e thjeshtë, me transparencën e saj! Dhe, me gjuhën e gjendjes cilësore të saj, jeta duket sikur thotë: "Mua më ka krijuar Allahu, Zoti i gjithësisë!" [/qb]
 

Klesta

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Ne fakt keto qe thua jane gjera te ditura...Me ben pershtypje diçka...Thua se '' Ndërkaq, shkaqet nuk mund të zgjaten në kahje të kundërt në formë zinxhiri të pafund.'' Pse mendon keshtu.. Nese vertet ka pasur njr krijues , po ate kush e krijoi???
 

besnik

Forumium praecox
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga Klesta:
[qb] Ne fakt keto qe thua jane gjera te ditura...Me ben pershtypje diçka...Thua se '' Ndërkaq, shkaqet nuk mund të zgjaten në kahje të kundërt në formë zinxhiri të pafund.'' Pse mendon keshtu.. Nese vertet ka pasur njr krijues , po ate kush e krijoi??? [/qb]
klesta
All-llahu i madheruar ne kuranin famlart thot ne suren Ihlas
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
 

Enion

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Klesta nqs kerkon pergjigje per kete lexo postimet e mia te faqet me perpara.
 

Klesta

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

All-llahu i madheruar ne kuranin famlart thot ne suren Ihlas
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

:lol: :lol: :lol:
Ej , ti marr si aksioma keto qe me the...

Ne fakt nuk me ktheve pergjigje per pyetjen qe te bera... Ndoshta sepse nuk e di as vete...Kush tha qe shkaqet nuk mund të zgjaten në kahje të kundërt në formë zinxhiri të pafund... Ma verteto pak te kunderten...
 

besnik

Forumium praecox
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga Klesta:
[qb] All-llahu i madheruar ne kuranin famlart thot ne suren Ihlas
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

:lol: :lol: :lol:
Ej , ti marr si aksioma keto qe me the...

Ne fakt nuk me ktheve pergjigje per pyetjen qe te bera... Ndoshta sepse nuk e di as vete...Kush tha qe shkaqet nuk mund të zgjaten në kahje të kundërt në formë zinxhiri të pafund... Ma verteto pak te kunderten... [/qb]
shiko lexo e kupto me mire.
atu behet fjal per gjerat e kriuara ne tok e jo per kriuesin sic e kuptive ti.........
 

Enion

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga Klesta:
[qb] All-llahu i madheruar ne kuranin famlart thot ne suren Ihlas
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.

:lol: :lol: :lol:
Ej , ti marr si aksioma keto qe me the...

Ne fakt nuk me ktheve pergjigje per pyetjen qe te bera... Ndoshta sepse nuk e di as vete...Kush tha qe shkaqet nuk mund të zgjaten në kahje të kundërt në formë zinxhiri të pafund... Ma verteto pak te kunderten... [/qb]
A merr vesh se shpjegimin e ke qarte dhe bukur ne faqet me perpara. Lexo ne fillim ato faqet perpara dhe pastaj na fillo me qesh.
 

besnik

Forumium praecox
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga Klesta:
[qb]
Fillimisht postuar nga Beni _Sh:
[qb] 2. Argumenti i akcidencës.

Gjithësia është në ndryshim të vazhdueshëm e të pandër­pre­rë. Çdo gjë që ndryshon, është e pasqenë, akcidenciale. Nga ky aspekt, materia nuk mund të jetë e paraqenë. Dukuri si rrë­sh­qitja e vazhdueshme e materies, sipas ligjeve të termodina­mi­kës, drejt mosqenies, zgjerimi i pandërprerë i gjithësisë dhe ecja e shpejtë e diellit drejt konsumimit tregojnë se ekzistenca e ka një fillim. Çdo qenie akcidenciale, pra, e qenë ose e krijuar pas, e ka një krijues; nuk mund të ketë efekt pa motiv, rezultat pa shkak dhe art pa artist. Ndërkaq, shkaqet nuk mund të zgjaten në kahje të kundërt në formë zinxhiri të pafund. Atëherë themi se kjo gjithësi materiale që është në ndryshim të pandërprerë, që s’është e paraqenë por e krijuar pas, domethënë akciden­ci­ale, e pasqenë, për pasojë, nevojtare për një shkak të parë, e ka një krijues i cili është Allahu, Zoti i gjithësisë.

3. Argumenti i jetës.

Jeta, një mister transparent! Po, jeta është aq e çuditshme sa të mos mund të shpjegohet me shkaqe të jashtme dhe trans­pa­rente për sa i përket argumentimit të Fuqisë Krijuese. Jeta e tre­gon dhe e shpall Krijuesin e vet drejtpërsëdrejti. Jeta është një dukuri e magjishme që i magjeps shkencëtarët me përbërjen e saj misterioze, kurse njerëzit e thjeshtë, me transparencën e saj! Dhe, me gjuhën e gjendjes cilësore të saj, jeta duket sikur thotë: "Mua më ka krijuar Allahu, Zoti i gjithësisë!" [/qb]
[/qb]
duke pasur parasysh qe Klesta e ka keqkuptuar kete postim po mundohem ti jap me teper shpjegum.
Fjala behet per
"Ndërkaq, shkaqet nuk mund të zgjaten në kahje të kundërt në formë zinxhiri të pafund."
Klesta te lutem lexoje deri ne fund, me te vertet qe fraza mbaroi por paragrafi ka akoma, aty thuhet

"Atëherë themi se kjo gjithësi materiale që është në ndryshim të pandërprerë,"

Klesta, me posht esht perdoret fjala MATERIALE.

E di kuuptimin e fjales MATERIALE?
Do me then nuk behet fjal per kriusin sic e theksove ti me posht ku the "Nese vertet ka pasur njr krijues , po ate kush e krijoi???"
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga Beni _Sh:
[qb]
Fillimisht postuar nga Klesta:
[qb] Ne fakt keto qe thua jane gjera te ditura...Me ben pershtypje diçka...Thua se '' Ndërkaq, shkaqet nuk mund të zgjaten në kahje të kundërt në formë zinxhiri të pafund.'' Pse mendon keshtu.. Nese vertet ka pasur njr krijues , po ate kush e krijoi??? [/qb]
klesta
All-llahu i madheruar ne kuranin famlart thot ne suren Ihlas
1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!
2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.
3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.
4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë. [/qb]
1. Allahu eshte nje?! :lol: Poloteizmi mendon ndryshe, ateizmi gjithashtu
2. Vetem ne rast nevoje mendoj :lol:
3. Cdo gje krijohet sipas monoteizmit (konflikt)
4. Vetem ketu ke te drejte, gjithkush eshte dicka, Zoti eshte asgje. ska barazi...

Te qeshurat e klestes jane te justifikuara mendoj, biles i bashkohem dhe une :lol:
 

besnik

Forumium praecox
Re: Bisede me ateistet!

Te qeshurat e klestes jane te justifikuara mendoj, biles i bashkohem dhe une :lol: [/QB][/QUOTE]


desha thjesht ta dij mos valle i bashkohesh te qeshurave te klestes per ndo nje argument qe quan te pa vlefshem, apo e thua kete nga injoranca?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Bisede me ateistet!

Ti Beni lexon me sa duket vetem ato qe shkruan vete dhe jo verejtjet qe bej une si moderatore zones.

Kam thene qe duhet te qendroni ne planet e nje diskutimi te paster filozofik = argument+kunderargument pa citime nga librat e shenjte.

Respektoj zgjedhjet tuaja, nuk do toleroj te qeshurat, por as daljet nga dialektika.

Jo citime, argumento!!
 
Top