Bisede me ateistet!

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Amos 9:6 (shkruar rreth 2600 vjet para Krishtit)

Ai thërret ujërat e detit dhe i derdh mbi faqen e dheut; emri i tij është Zoti.

Ketu flitet per procesin e avullimit dhe kondensimit te ujerave, per ciklin e qarkullimit te ujit ne natyre, avullimin e ujerave te deteve, oqeaneve etj, dhe kthimin ne Toke ne formen e shiut.

Keshtu qe mos ja fut kot se cfare besonin njerezit para 2000 vjetesh, ajo ishte shkruar 2600 me pare. Pastaj kujt i intereson se cfare besonin njerezit, ka njerez sot qe besojne se gjithcka u krijua nga rastesia, ne kundershtim te plote me cdo ligj shkencor. PO flasim sot, ne kulmin e zhvillimit te shkences, njerezit akoma besojne perralla.

Ti thua qe ka mundesi te tjera te krijimit te universit. OK, meqe ne jemi ne kulmin e shkences, ti me thua mua se ka nje mundesi tjeter pervec atyre qe te thashe une, dmth, ose e krijoi dikush ose u krijua nga rastesia! Nuk ka mundesi tjeter, kjo eshte e llogjikshme, si ka mundesi te mendosh ndryshe? Hajde, kulm i evolucionit, hajde!
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

truth ti je i vetmi qe po perdor termin ":krijuar nga rastesia", e shpike vet dhe po e kundershton vet.
 

smrtalb

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Kjo pyetje nuk mendoj se do te kete nje pergjigje ne te ardhmen e shpejte. Shume vite duhet te kalojne derisa njeriu me ne fund te edukohet sic duhet dhe ta kuptojne se smund te krijojne dicka ne imagjinaten e tij ne menyre qe te jape nje pergjigje te thjeshte problemeve apo pyetjeve qe ka.

Por qe kjo te ndodhe, duhet qe buxheti i kerkimit shkencor dhe te edukimit te rritet. Se si do behet kjo eshte pyetja me e veshtire ne kete kohe, sepse shume njerez te fuqishem akoma besojne ne Zot (dhe kjo jo se ata jane injorante -> megjithese ca edhe jane bile shume) por sepse shumica e njerezve jane te tille dhe te fuqishme u duhet vota e ketyre njerezve per te qendruar ne fuqi. Atehere ata bejne kompromis.

Sa per sesi eshte krijuar universi, ju lutem lexoni me shume dhe mos u kenaqni me nje pergjigje te thate "ZOTI". Njeriu eshte lindur me kureshtje dhe le te perparojme drejt saj!!!!!

Gjithe te mirat /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Sic e thashe edhe me pare, problemi qendron se ju mendoni se shkenca patjeter do konkludoje se nuk ka Zot! Pse e mendoni kete, sepse ju vete nuk besoni se ka Zot? Sot shume shkencetare besojne ne Zot, madje edhe ata qe nuk besojne nuk dine te shpjegojne origjinen e jetes.

Ne po ju kerkojme nje alternative me te llogjikshme dhe me shkencore sesa ajo e krijimit! Nese nuk keni nje me te mire, pse refuzoni te besoni kete? Ne fund te fundit me cfare ligji shkencor e hidhni poshte krijimin?
 

racionali

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Fillimisht postuar nga Truth_Matters:
[qb] Amos 9:6 (shkruar rreth 2600 vjet para Krishtit)

Ti thua qe ka mundesi te tjera te krijimit te universit. OK, meqe ne jemi ne kulmin e shkences, ti me thua mua se ka nje mundesi tjeter pervec atyre qe te thashe une, dmth, ose e krijoi dikush ose u krijua nga rastesia! [/qb]
Truth_Matters nuk e kuptoj pse te shqeteson rastesia apo vete fakti i krijimit te botes nga rastesia.
Me sa po kuptoj duhet te jesh Kristian mqs perdor vargjet e Dhiates se Vjeter, Amos 9:6; por nuk i dihet mund te jesh edhe i ndonji besimi tjeter.
Ateisti racional

(P.S. Ateisti racional s'eshte oxymoron per disa nga ju, qe do te deshironit te nenqeshnit)
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

se zoti esht shpikur nga njerezit ngaqe nuk mund te shpjegonin dukuri te ndryshme. Pse duhej te thoshte zOTI QE MOS ME DYSHONI DHE MOS beni pyetje vetem besoni verberisht tek une???

Se feja dhe zoti u krijua per te kontrolluar turmat (atehere shume injorante).
 

RediRock

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Isha betuar qe nuk do u futja prape ne kete diskutim por spo duroj dot me. Hey Truth, teoria e rastesise nuk pi uje, aty jemi dakort bashke. E di qe po behesh gati te kercesh nga karrigia dhe te me thuash qe dikush e krijoi universin, krijoi lenden, krijoi natyren, etj. dhe per ty ky eshte ZOTI. Ok, le te themi qe jemi dakort deri ketu. Po Zotin kush e krijoi? Se tani po qe se gjerat nuk krijohen nga rastesia (besimi yt), nuk kane ekzistuar pergjithmone (besimi yt), atehere ku eshte origjina e Zotit. Te lutem me ndihmo me kete pyetje...
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

truth u pergjigjet vetem pyetjeve qe zgjedh vet, se dhe me pare tha qe Zoti u jep ndergjegjen njerezve qe te dine cfare eshte morale dhe imorale, po nuk iu pergjigj pyetjes se si ka mundesi qe kur nje njeri rritet nga kafshet nuk ka ndergjegje dhe vepron si kafshe???
 

smrtalb

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Ne po ju kerkojme nje alternative me te llogjikshme dhe me shkencore sesa ajo e krijimit!

- Ekzistenca e universit (dhe ligjet e tij) eshte nje alternative me e logjikshme dhe me shkencore sesa Zoti.

Nese nuk keni nje me te mire, pse refuzoni te besoni kete?

- Sepse per mua nuk ka asnje kuptim besimi ne dicka qe nuk eksizton.

Ne fund te fundit me cfare ligji shkencor e hidhni poshte krijimin?

- Jo jo, krijimin nuk po e hedh poshte kush pervec teje. Ti po thua se asgje nuk mund te krijohet, sepse sipas teje Zoti ka prodhuar gjithcka. Une e pranoj se Universi eshte krijuar (ndoshta shume shume kohe me pare), po ti a e pranon se Zoti eshte krijuar? Dhe nese nuk je dakord me mua se ai eshte krijuar nga imagjinata e njerezve per te gjetur nje pergjigje ndaj pyetjeve qe skane mundur tu japin pergjigje, atehere kush e krijoi? Universi eshte krijuar nga rrethanat dhe ligjet rreth ketyre masave (trupave) qe ndodhen (notojne) ne univers, diktojne se si ai sillet. Po sjelljen e Zotit kush e dikton? Pse bie shi, pse dielli eshte ne qender, pse Saturni eksizton, pse ne kemi shume gjera ne trupin tone qe s'kane asnje funksion, e shume te tjera pse qe s'po i rendis ketu.

Kjo eshte nje teme shume interesante dhe une kam takuar dy lloj besimtaresh, ata qe i kuptojne shumicen e ligjeve te universit etj por edhe besojne ne Zot dhe ata qe nuk kuptojne asgje dhe besojne verberisht ne Zot. Me llojin e dyte ke kot qe diskuton sepse ata s'besojne as ne Forcen e gravitetit keshtu qe duket sesa edukim kane. Me llojin e pare eshte kenaqesi te bisedosh sepse shumicen e kohes kontradiktojne veten e tyre (une i quaj confused). Po ti cili lloj je?
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Une jam nga ata qe besojne racionalisht.

Nuk ka dyshim se kerkohet besim cfaredo qe nje njeri beson per origjinen e universit. Kjo eshte e padiskutueshme.

Puna qendron cila teori eshte me prane atyre ligjeve shkencore qe njohim ne sot. Une me bindje them se krijimi nuk kontradikton asnje ligj shkencor, nese provoni dot te kunderten, bujrum!

Evolucioni eshte nje teori besimi, mitesh, dhe iracionaliteti, qe kontradikton cdo ligj shkencor, nga cila ane qe ta kapesh.

Une permenda disa fakte me pare, por jo te gjitha.

Qe nga vargu i pare i Bibles shikon shkencen, ose me sakte ato gjera qe shkenca sot i njeh mire.

Zan 1:1

Ne fillim Perendia krijoi qiellin dhe token.

Qe ne vargun e pare lexojme 4 elementet kryesore ne procesin e nje krijimi:

1. Koha (Ne fillim)
2. Energjia (Perendia krijoi)
3. Hapesira (qielli)
4. Lenda (token)

Te 4 keto elemente jane te domosdoshem ne krijimin e dickaje. Tani, nuk ju duket kjo shkencore ju?

Ju duket me shkencore qe gjithcka te jete krijuar vete!!!! Na shpjegoni pra, pse hezitoni? Ju vetem po kundershtoni idene e krijimit, por nuk keni absolutisht asnje grimce shkence ne idete tuaja. Ju keni vetem besim, asgje me shume. Nese jam gabim me korrigjoni, me thoni pak nga erdhi lenda, nga u krijua jeta, si ekzisotojne keto ligje qe qeverisin universin? Nga erdhi tere ky rregull, qe nga bota atomike deri ne ate qiellore!

Flisni pra, c'ju pengon! Na jepni fakte shkencore! Nese nuk keni, atehere pse s'e pranoni se jeni besimtare mitesh dhe perrallash?

Nqs doni qe muhabeti te jete serioz, ju lutem na sillni argumentat tuaja serioze, jo vetem sulme kunder idese se krijimit.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

Truth, ti a beson se dinosaurët kanë egzistuar miliona vjet më parë ndërkohë që njerëzit nuk egzistonin?

Bibla thotë që Zoti e krijoi botën në 6 ditë me çdo gjë që njohim ne sot (plus ca gjallesa që janë zhdukur sot: kurrsesi nga evolucioni). Pra ai krijoi njerëzit vetëm një ditë pasi krijoi kafshët ku hyjnë edhe dinosaurët.

Tani më thuaj të lutem cila është ajo shkencë që vërteton krijimin nga Zoti dhe në të njëjtën kohë mohon egzistencën e dinosaurëve si dhe faktin që këta të fundit kanë jetuar miliona vjet para njeriut? Gjithashtu si e shpjegojnë "krijimistët" faktin që kafshët e sotme nuk kanë egzistuar miliona vjet më parë (një pjesë e madhe)?

Po pate përgjigje edhe për këto pyetje atëherë vërtetohet shkencërisht besimi yt i verbër /pf/images/graemlins/laugh.gif !
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Kondra,

Patjeter qe une kam pergjigje per pyetjen tende, po te njohesh Biblen e di pergjigjen e asaj pyetje.

Ceshtja ama, nuk qendron aty aspak. Ne po flasim per origjinat tani, ti na vjen edhe kapesh pas bishtit. Keto jane ceshtje qe vijne me vone, ne po flasim per fillimet ketu, kur ti nuk beson krijimin, c'ja vlen te merremi ne me hollesi te tilla, sikur ti do besosh ate qe thote Bibla per kete gje!
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

dhe nje pyetje tjeter

Kur beson qe ska mundesi qe dicka te krijohet vete, atehere po zoti nga eshte krijuar?? Pse duhet te jete Zoti fillimi e jo nje qenie tjeter me pare qe ka krijuar zotin. Ose te jete vete planeti pika e fillimit?
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Tirons,

Do vijme edhe tek ajo pyetje. Eshte shume pyetje e mire dhe ke shume te drejte qe e shtron ate. Puna eshte qe ju jeni 10 veta e une nje, dhe ju s'po i pergjigjeni pyetjeve te mija, vetem po me beni mua pyejte. Pak respekt ju lutem /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

Zoti nuk mund të krijohet, ai ka egzistuar gjithmonë :lol: :lol: :lol: !

Truth, nuk e "njoh" Biblën. Mund të më ndriçosh pakëz? Nuk mund të besosh vetëm një pjesë që të intereson ty Truth por duhet të të interesojë e vërteta ashtu siç është!

E vërteta është është që ti beson VERBËRISHT në Zot (më saktë në krijimizëm)!
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Kondra,

Nqs do ta kthesh kete teme ne sulm kunder meje, ruaji gishtat me mire, mos shtyp kot, por nese do qe te jemi te arsyeshem ne diskutim, atehere te lutem fol me fakte. Une fillova te jap arsye shkencore pse ekziston nje krijues, dhe ti me thua se une besoj verberisht. Kjo eshte e drejta jote te besosh ate, por llogjikisht ti po provon me keto qe thua qe ti beson verberisht, ne cfaredo qe beson (gogoli, rastesia, etj).
 

Tironsi_NY

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

truth me vjen keq po vetem arsye shkencore nuk ke dhene per ekzistencen e tij, se eshte e pamundur qe nje qenie e tille te ekzistoje bazuar ne shkence duke filluar me pyetje qesharake si

Pse shte i padukshem?
Si ikrijon gjerat etj etj qe sia vlen te permenden
 

smrtalb

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Truth, me trego dicka a di gje per "the Big Bang theory"? A ke lexuar ndonje artikull apo liber mbi kete teori? Nese ke lexuar dhe ideja e Zotit eshte me e besueshme per ty atehere me te vertete qe s'kemi cfare te te bejme!!! Por nese nuk e di cfare eshte atehere eshte nje rrugezgjidhje: mund ta lexosh, mund te mundohesh ta kuptosh dhe pastaj te diskutojme bashke!!! Aty jane pergjigjet e pyetjeve te tua, por sigurisht ka pyetje qe s'jane pergjigjur akoma. Por une te siguroj se vetem te lexosh kapitullin e pare dhe do e kuptosh se nga ndryshon ideja e Zotit me ate te Universit.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Bisede me ateistet!

Truth, ti në pohimet e tua bazohesh tek Bibla! Dhe unë po të them atë me të cilën fillon Bibla, krijimin! Sipas Biblës, gjithshka u krijua në 6 ditë! Dinosaurët kanë 65 milionë vjet që janë zhdukur n¨dersa njerëzit diçka më shumë se 2 milionë vjet që kanë lindur!
65 - 2 = 63 milionë vjet! Ka një mospërputhje prej 63 milionë vjetësh pa një ditë!
Të parën e thotë Bibla (krijimi brenda 6 ditëve, të dytën e thotë dhe e vërteton shkenca egzistencën e dinosaurëve dhe lindjen e njeriut).
Tani si mund të thuash ti që shkenca provon krijimin nga Zoti :shrug: ?
Nëse do ti referohesh Biblës, nuk ke gjë në vijë, nëse do shkruhet ndonjë libër tjetër është tjetër gjë.

Personalisht nuk kam gjë me ty por me atë lloj të çuditshëm besimi që quhet "krijimizëm". Dhe ti besion verbërisht përderisa nuk pranon argumentat e të tjerëve (mospërgjigjen e pyetjeve më lart unë e kuptoj kështu)!

Bëhu gocë e mirë dhe na sill ndonjë material interesant të lutem /pf/images/graemlins/laugh.gif !
 
Top