Bisede me ateistet!

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Ne fakt duhet te veprojme sikr Zoti ekziston /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

------------------------
Truth si ka mundesi qe bibla njeh vetem 40'000 vjet jete? Sa per evolucionin c'mund te na thuash pr Njerezit e kromanjonit dhe neandertalin qe i zhduki zoti. Po per evolucionin artifcial sepse ne njefare menyre ai eshte eksperiment?
-----------------------------

Jeta ne toke nuk eshte me e vjeter se 40,000 vjet. Eksperimentet e shumta me C14 per te treguar daten e sakte te shtresave gjeologjike, kane deshtuar, dhe jane te pasakta.

Nese eshte e vertete qe Zoti krijoi Token, dhe njerezit e pare, cdo gje u krijua me nje dukje te nje moshe te caktuar. Psh, sa vjec ishte Adami 1 vit pas krijimit te tij? Ai ishte 1 vjec! Por sa vjec dukej ai sikur ishte? Nuk e dime tamam ne cfare moshe dukej ai, por shumica e studiuesve bien dakord se ai dukej si nje burre rreth 33 vjec kur u krijua. E njejta gje vlen per cdo pjese tjeter te krijimit. Pemet 5 minuta pas krijimit dukeshin sikur ishin 100 vjecare. Prandaj, nese historia e krijimit eshte e vertete, llogaritjet e moshes se tokes apo te njeriut mbi toke jane te gabuara.

Njerezit e kromanjonit dhe Neandertalit jane shpikje te evolucionisteve. Cdo figure qe shikon ne librat e tyre eshte fryt i fantazise se tyre. Nuk ka absolutisht asnje fakt qe njerezit dukeshin ashtu sic i bejne ata te duken. Kjo eshte nje genjeshter qe vendet lindore e pranuan dhe perfshine ne tekstet shkollore, ne perendim keto gjera quhen TEORI jo fakte sic trajtohen ne vendet ish-komuniste.

Argumenti me “i forte” qe ata qe besojne evolucionin sjellin per te mbrojtur ate teori ka te beje me zhvillimin e shkences, njohurise, teknologjise, etj. Megjithese kjo mund te duket sikur perputhet me teorine e evolucionit, kjo s’ka asgje te beje me ate teori. Kjo ka te beje me faktin se sa me teper njerezit te jene ne planetin Toke, aq me shume do te rritet njohuria dhe perparoje shkenca. Kjo eshte llogjike. Ne fund te fundit, femijet e brezit te sotem lindin ne nje ambjent me teknologji te zhvilluar dhe i mesojne qe te vegjel parimet kryesore qe shkencetaret me te famshem te 200-300 vjeteve me pare nuk i dinin.

Prandaj, ata nuk kalojne 20-30 vjet studime per te shpikur ato gjera qe tashme jane zbuluar, por ndertojne mbi njohurine aktuale. Kjo nuk do te thote evolucion. Pse a mund te themi ne se nje 18 vjecar sot eshte me i zgjuar sesa Njutoni? Padyshim qe jo, cili eshte ai i marre qe do te bente nje deklarate te tille? Por Njutoni nuk dinte asgje per kompjuterat, ndersa nje 18 vjecar sot di shume per to. Por, nese Njutoni do te kishte lindur ne vitin 1970, ku i dihet se cfare do te kishte bere. Ky eshte nje parim i thjeshte qe nuk ka te beje me teorine e evolucionit, por ka te beje me faktin se cdo brez nderton mbi ate njohuri qe eshte dashur mijera vite te mesohet dhe percillet ne brezat pasardhes, dhe cdo brez do te jete gjithmone e me i zhvilluar.

Nese evolucioni eshte i vertete, atehere do te shikonim qe do te kishim njerez me te zhvilluar ne vendet me te zhvilluara. Kuptohet qe shumica e zbulimeve teknologjike jane bere ne Shtetet e Bashkuara. A do te thote kjo qe ata jane nje shkalle me lart ne shkallen e evolucionit sesa kombet e tjera? Nese kjo eshte e vertete, si shpjegohet qe shume nga nxenesit e shkolles se mesme ne Amerike mezi dine te shkruajne e te lexojne? Ose si shpjegohet qe nese nje nxenes Shqiptar shkon ne Amerike, jo vetem qe konkuron me vendasit, por qendron shumë me lart se shumica e tyre? Cfare eshte kjo, evolucion? Ne qofte se i njejti nxenes do te ishte lene ne nje fshat te humbur te Shqiperise, a do te jepte ai te njetjtat rezultate? Padyshim qe jo, sepse nuk do te kishte mundesi te mesonte te njejtat gjera. Atehere, cfare kemi ketu, evolucion apo devolucion? Padyshim qe jo, kjo eshte absurde, le te mos ngaterrojme njohurine me inteligjencen. Shume njerez sot kane me teper njohuri sesa kishte Njutoni, por jane te rralle ata qe do te kene ndonjehere inteligjencen e tij.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Bisede me ateistet!

LOL.. LOL.. Evolucioni flet per epoka gjeologjike (ata me shkolle e kuptojne c'do te thote, per ata pa shkolle mjafton te thuhet qe flitet per rend kohor te permasave disa miliona vjecare). Teknologjia me zorr i mer disa qindra vjet...


---------------
"I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?"--Marcus, Babylon 5
 

Truth_Matters

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Ashtu eshte, por jane pikerisht evolucionistet ata qe perdorin teknologjine per te "provuar" evolucionin. Tani, ose s'do e perdorni ate argument sepse sic thua ti eshte shume i shkruter ne kohe per te provuar evolucionin ose jo, ose po e perdoret si argument, do pranoni edhe ato qe thashe ne lidhje me zgjuarsesine kundrejt evolimit.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Mbaja me vete gjithmone nje plumb ne xhepin e kemishes ne lartesine e zemres. Nje dite dikush me goditi me Bibel ne gjoks, dhe plumbi me shpetoi jeten...
 

Thus_I_spoke...

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Mos me thoni se nuk ishte Muhameti ai qe pergatiti pacen e pare ne historine e evolucionit, prandaj me kujtohet andej nga fshati i plakut, sa here benin pace thonion: "Ajde pace per koke te Muhametit!!!"

Ndersa per Jezusin e Serafines, kam lexuar se ka qene i vetmi i Krishter deri me sot, dhe ... vdiq i "kurorezuar" ne kryq.

Kur po dilja nga banjat e shkolles, ne te mprapmet e deres ishte shkruar me shkronja kapitale "Zoti vdiq!!!"
AMIN!!!
(Edheeeeeee..., ne jeteeeeeeeee te jeteeeeveeeeee!!!)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Bisede me ateistet!

Truth ka ardhur momenti (negativ edhe per mua) te tallemi me logjiken tende... ti nuk na solle asnje prove qe Zoti ekziston. Ti thua ai ishte ka qene dhe do te jete, ti thua qe ai nuk u krijua, nuk pati nevoje te krijohet, ti thua dhe shume gjera te tjera qe me bejne te gajasem e te mendoj se botkuptimi yt eshte shume i vogel, i vogel aq sa vete Zoti yt qe per fatkeqsine tone te perbashket ekziston vetem ne mendjen tende. Truth! Je vertete rast i pashprese dhe me vjen realisht keq... ne Ateistet po mendojme se me cfare do ta zevendesojme Zotin e pabesueshem nderkohe qe ti vazhdon e i lutesh... Ndrysho Truth eshte vetem per te miren tende

Sinqerisht S6
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Bisede me ateistet!

Meqe u dashka perfunduar ne kete menyre... Une personalisht shoh kontradikte midis predikimit te librave te shenjte mbi moralin dhe idese qe njerezimi s'eshte asgje tjeter pervec se nje kuplara prej pjellash incestuale qe zanafillen e kane tek nje cift i vetem. Kaq me mjafton si fakt qe tere cfare vjen me pas ta shoh me syrin "Turp te te vije per paraardhesit e tu me moral shembullor." Ahhh, sa e vertete qe eshte shprehja "simple is beautiful!"
Je i lire te largohesh me nje buzeqeshje fitimtare prej triumfatori, Truth. Zor se ndokush do te perpiqet te te ndaloje.. . ne fund te fundit te tere jemi dakort qe lumturia personale shpirterore eshte ajo qe ka rendesi ne kete mes... me ne fund! /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif

PS: Kjo teme eshte bere boze tashme. Verej qe vetem perseriten e perseriten perhere te njejtat gjera, hipoteza, tifozlleqe qe jane me tonelate neper cdo faqe te rendomte te temave te Teologjise. E vetmja gje qe ketu eshte ndryshe eshte mungesa e referencave numeristike te tipit "Zanafilla 4:34".


--------------
""I'm in awe, Lennier. The way you can take a straightforward, logical proposition and turn it inside-out so that in the end it says .. what you want it to say instead of what it actually means. Does this come naturally or did you .. attend some special martial arts class for the philosophically inclined?"--Marcus, Babylon 5
 

Thus_I_spoke...

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Nje mori duartrokitjesh per oratorine e zhdervjellte te Gurax.
Po perseri Gurxi nuk na sqaroi, a e hane eskimezet mishin e balenave???

P.S.: Gurax me ke pelqyer, ne stilin e lidhjes se arsyetimit.
Trutho go truthO go!!! U can do it, man!!!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Bisede me ateistet!

PS: Kjo teme eshte bere boze tashme. Verej qe vetem perseriten e perseriten perhere te njejtat gjera, hipoteza, tifozlleqe qe jane me tonelate neper cdo faqe te rendomte te temave te Teologjise. E vetmja gje qe ketu eshte ndryshe eshte mungesa e referencave numeristike te tipit "Zanafilla 4:34".
Guri e ka mire, eshte nje teme tifozesh, sepse gjithesekush mbasi shtyp butonin "Pergjigju" mendon qe ka sjelle nje argument te ri per te "gozhduar" ate te cilin i referohej. Te gjithe mbeten ne te njejten rreth vicioz, sekush beson ate qe beson.Me logjiken teiste ne duhet te ishim te kenaqur qysh nga dita qe u "vertetua" qe neve na "beri" Zoti dhe te mbyllnim te gjitha ato laboratore shkencore ku luftohet per te gjetur zanafillne, sekretet e ADN-se, laboratoret arkeologjike, gjithe fushatat arkeologjike, te mos merreshim me me fizike, te mos merreshim me me gjenezen dhe keshtu i kursenim taksa paguesve nje dore te mire parash qe sipas teisteve jane te shpenzuara kot. Teistet harrojne qe njeriu eshte kembengules ne zbulimin e te rese dhe te vjetres per te mire te pikepyetjeve qe kemi ne koke dhe per te ngopur natyren e vet kureshtare qe s'rresht se pyeturi "pse".Kjo eshte nje ane tjeter e teorise se evolucionit.Te mos ishim kerkues do ishim ende te eger me besimet se dikush atje "lart" komandon fijet tona.

Guri, citimet jane ndaluar ne kete teme qe ne faqen e pare dhe do ndalohen te postohen. Ketu ka vend vetem argumenti personal me pakezzzzz referenca.

Thus_I_Spoke, une s'po kap arsyen pse shqetesohesh ti per gastronomine eskimeze!!!

Triumfi, te rekomandoj te mendohesh para se te shkruash qe te pretendosh per respekt ne vijim.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Sinqerisht Gishtez, tek po lexoja postimet e fundit mu kriijua pershtypja se kisha hyre ne nje stadium virtual. Eshte teper e trishtueshme tek sheh qe filozofia ka zbritur ne nje arene gladiatoresh dhe tifozet cirren me sa kane ne koke duke mbajtur gishtin e madh me drejtim poshte nga toka, ne shenje vdekjeje, dhe duke drejtuar kete gisht stadiumi borhorin, Vrite, Vrite,…….. Kur degjon kete korr tifozesh qe bertet Go Truth, apo go Triumfi, etj. Me ben te me vije keq qe kam shpenzuar ato minuta para tastieres duke u perpjekur te argumentoj dicka dhe mbi te gjitha duke kerkuar mirekuptim.
Ti Stn ia ve flaken temes qe hap vete. Hap nje teme qe e quan “bisede me ateistet”, kerkon e cirresh per gjykim te ftohte, per argumente, per racionalitet, per ulje te dozave te emotivitetit, ndersa per vete nuk sjell as edhe nje argument te vetem, pervec disa sentencave ironike qe thjesht perpiqen te bejne lojera fjalesh, nuk I pergjigjesh asnje argumenti qe jam perpjekur te te sjell une te pakten, dhe tek e fundit, pikerisht ti qe ke bere thirrje te medha per ulje te emotivitetit, duke vleresuar gjykimin e ftohte racional, fillon e hedh parrulla te denja per mitingje apo stadiume. Ato fjalet anglisht qe keni mesuar t’I belbezoni, me vijne teper te pakuptimta. Me duken si thirrjet “Go Edi” te bera si ne fushaten elektorale te Edi Rames, asjtu edhe ne mitingjet anti bashki te opozites, por qe e njejta fjale “go” perdorej per “ec” ne rastin e pare, ndersa per ”ik” ne rastin e dyte. E njejta gje me duket se po ndodh tani me fjalen argument. Nuk po merret vesh me cfare quhet argument. Natyrisht kur argumenti kthehet ne top qe shkelmohet si t’u vije per mbare paleve, tifozllek do degjosh. Dhe se mos beje gafe ndokush te brohorase pa dashje “Win the best”, se vec kur t’I vije na i shishe birre kokes, pastaj nga tribuna e siperme. Nuk e di, ndoshta jane ethe qe vijne nga ky sezon sportiv qe po kalojme.

Problemi eshte gishtez se duhet te jemi te kujdeshem kur flasim dhe te mos nisemi nga ide fikse. Une mund t’a pranoj faktin qe ju jeni ateiste dhe nuk e gjykoj zgjedhjen tuaj (ndonese ju duket qe nuk jeni dhe aq te hapur te pranoni zgjedhjen e tjetrit), por une nuk mund te pranoj fraza te tilla si:
-------------------------------------------------
Me logjiken teiste ne duhet te ishim te kenaqur qysh nga dita qe u "vertetua" qe neve na "beri" Zoti dhe te mbyllnim te gjitha ato laboratore shkencore ku luftohet per te gjetur zanafillne, sekretet e ADN-se, laboratoret arkeologjike, gjithe fushatat arkeologjike, te mos merreshim me me fizike, te mos merreshim me me gjenezen dhe keshtu i kursenim taksa paguesve nje dore te mire parash qe sipas teisteve jane te shpenzuara kot. Teistet harrojne qe njeriu eshte kembengules ne zbulimin e te rese dhe te vjetres per te mire te pikepyetjeve qe kemi ne koke dhe per te ngopur natyren e vet kureshtare qe s'rresht se pyeturi "pse".Kjo eshte nje ane tjeter e teorise se evolucionit.Te mos ishim kerkues do ishim ende te eger me besimet se dikush atje "lart" komandon fijet tona.
--------------------------------------------
Ky eshte vetem nje paragjykim I joti. Nje ide qe ti ke kriuar ne menyre te vagullt, por qe, sikur po t’a kishe ndopak haberin per historine dhe mesimet fetare (te kujtdo feje qofte), po keshtu edhe nese do t’I beje nje radiografi te shpejte historise se shkencave,
nuk do te mendoje keshtu. Do te shihje qe mjaft shkencetare, studiues si dhe dashamires te shkences kane qene klerike, e te mos permendim ata qe nuk kane qene klerike, por qe kane bezuar ne Zot dhe madje kerkimet shkencore I kane konsideruar si sherbese nda ketij Zoti. E di qe do te me permendesh se sa shkencetare jane vrare vetem pse zbulimet e tyre nuk I vinin per shtat interpretimeve qe ata I benin librave te shenjte, por duhet t’a kuptosh qe kjo s’ka te beje me fene, por me abuzimet e pseudofetareve. Fundja ketu nuk po mbrojme fene sipas botkuptimit te inkuizitoreve, por sipas botkuptimeve tona, qe sot jane realisht edhe botkuptimet zyrtare qe predikojne autoritetet fetare. Une vete p.sh. megjithese besoj ne Zot, dhe madje perpiqem te praktikoj disa gjera nga udhezaimet hyjnore, kjo nuk me pengon aspak qe te vazhdoj studimet per filozofi-sociologji. Po te ishte keshtu nuk do t’I hyja kurre kesaj dege, madje nuk do tem und t’a beja kurre kete debat.

Ne qofte se nuk shfaqim as nje minimum te tille mirekuptimi, por perpiqemi te shfaqim me ngjyra sa me te erreta teorine e tjetrit, natyrisht qe debat ketu nuk mund te kete me.

Me keqardhje
Ergysi!
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Bisede me ateistet!

Me logjiken teiste ne duhet te ishim te kenaqur qysh nga dita qe u "vertetua" qe neve na "beri" Zoti dhe te mbyllnim te gjitha ato laboratore shkencore ku luftohet per te gjetur zanafillne, sekretet e ADN-se, laboratoret arkeologjike, gjithe fushatat arkeologjike, te mos merreshim me me fizike, te mos merreshim me me gjenezen dhe keshtu i kursenim taksa paguesve nje dore te mire parash qe sipas teisteve jane te shpenzuara kot. Teistet harrojne qe njeriu eshte kembengules ne zbulimin e te rese dhe te vjetres per te mire te pikepyetjeve qe kemi ne koke dhe per te ngopur natyren e vet kureshtare qe s'rresht se pyeturi "pse".Kjo eshte nje ane tjeter e teorise se evolucionit.Te mos ishim kerkues do ishim ende te eger me besimet se dikush atje "lart" komandon fijet tona.


Nuk e di se te kush "teist" jane vene re keto po nese jane shprehur te dikush apo tek ndonje "filozof" mendoj se nuk tregojn te verteten. E thene me dy fjale eshte gabim ai lloj percaktimi per nje "teist". Nuk eshte ajo lloj llogjike qe perdor ai qe beson ne Zot.


p.s. Here comes revolucionari qe mbulo koken po harro se zbulo ... /pf/images/graemlins/wink.gif Apo ke ndermend te besh ndonje deklarate tjeter mallengjyese largimi.
 
Top