Poezi

Hektor12

Locus omnem
Sergej Esenin - Leter Nenes

Gjallë je, nënoke? Edhe unë
Gjallë jam. Shëndet më paç, shëndet!
Dritë e bëftë krejt kjo mbrëmje e lume
Izbën tënde, që me mall më pret.

Thonë se je ligur e je tretur
Nga meraku im, po nuk ankon,
Se, pështjellë me një shall të vjetër,
Fillikate rrugës shpesh kalon.

Dhe kur mugëtirë e kaltër bie,
Një vegim i zi të kall ty frikë,
sikur në një sherr diku në pije,
Vjen dikush e ma këput me thikë.

Kot, e dashur, vuan kaq, besomë,
Brenga t'i fanit këto ndër sy.
S'jam aq pijanec i lig sa ç'thonë,
Si do vdes pa të të parë ty?

Unë jam po foshnje, si një herë,
Dhe një shpresë veç ushqej në gji:
T'iki nga ky tym e kjo poterë,
Te shtëpiza jonë aty të vij.

Dhe do vij, kur kopshti ynë i bardhë
Anekënd të vishet me blerim.
Vetëm ti, si tetë vjet më parë,
Mos më zgjo aq herët në agim.

Mos e zgjo atë që shkrumb iu bënë
Endërrat e moshës plot hare.
Më ka vrarë jeta mjaft, o nënë,
Dua veç të shlodhem e të fle.

As t'i lutem Zotit mos më thuaj,
Si dikur në t'artën mituri,
Ti ke mbetur ngushëllim për mua,
Dritë e parrëfyer, vetëm ti.

Ndaj merak ti mos m'u bëj aq tepër,
Tek e liga mendjen mos e ço,
Dhe aq shpesh, me shallin tënd të vjetër,
Fillikate rrugën mos kalo.​
 

Hektor12

Locus omnem
Anisa Bislimaj - Nënë E Dashur ..
E kush tjeter mund te jete veq ti
nene fjale me te embel ska bota
nene e para fjale qe belbezon foshnja
ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta
Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
qe mbjell veq paqe e dashuri
je ti o nena ime je ti
Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron
Aroma e lekures tende eshte magji
e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend
ndonese me thinja ne koke
ti gjithmone ndihesh femije
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti
nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje
parajse e shpirtit per qdo femije
ti per ne thurr endrra
tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikime
Parajse e jetes je ti
nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje
e ndjen veq ti
ndjenja kurre ste genjejne
para se te ndodh ekeqe e mire
zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
E DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI​
 

Hektor12

Locus omnem
Lediana Kapaj - Vetëm Pak Dashuri...

Dridhen shpirtrat kur buçet,
zëri yt i ëmbël dashuri.
E nënshtruar prej pushtetit tënd,
...është bota mbarë.
Vetë dita duket natë
po të mos e shohin sytë e tu.
Fluturimin e ngazëlluar të zogjve,
s'do e kishim parë.
Mendimet e mia enden pa frikë
dhe rrugë sajojnë.
Dëshpërimit vrasës,
i kërkoj zhurmën e hapave të tua.
Fjala shpëtimtare më çliron,
me këngen e poezisë.
Rrahja në tëmbthat e nxehtë më deh,
duke thënë :Të Dua!​
 

Hektor12

Locus omnem
Fahredin Shehu - Dashuria

Thyej vegimin me rrezen e artë
Si shkëmb shkretëtire rërëzohet
Ditë e rëndë dhe e zjarrtë
Ndërton veten kur degëzohet

Në mrekullinë e huaj lëviznim
Në imagjinatën time amshim
Qielli ky i dashuri im
E ka diellin që shkreptinë

Hap kupën ta zë lëngun
Ta deh shpirtin e t’u shmangem
Kolonisë krijesash për kurban
Sepse jam ai që do të shoh mëtanë

Ku lind fëmija si engjëll
Dhe njeriu si pjell e tij
Ku lind dëshira si dashuri
Dhe DASHURIA si mrekulli​
 

Hektor12

Locus omnem
Angjelina - Te Pres Si Ateher

Te pres si ateher, lart ne balkon
e ndjej shpirt preqafimin tend
ledhatimet puthjet e pa numbruar
qe mergjesi dyve na zbardhte zgjuar

Te pres si ateher, duar hapur ke dera
kur me sillje, trendafila dhe sheqera
zeri yt i embel,ende me ngeli ne vesh
kur me thoje te dua Jeta, te kam princes

Shikoj ne dritare lot me kan mboluar
makina yte zemer, perball parkeruar
i shikoi fotot un dhe ti njejt vesh
te preqafuar qdokund duke busqesh

Me shtrrëngoje fort.me fusje ne gji
nga xhelozia madhe doje mem perpi
po mendoi shum, nuk vej gjumë ne sy
a ta fali gabimin? a qfar te bej se di​
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
burri i sapo martuar e regjistron numrin e gruas së tij në telefon si { jeta ime }
pas një viti e ndryshon si { gruaja ime }
pas dy vite e regjistron si { shpija }
pas pes viteve si { shtriga }
pas djet viteve si { numer i gabuar }
mirpo kjo vlen edhe per burra...
 

HipHop-Girl

Papirus rex
Poezi nga Sergej Esenin

Ti s'me do ? S'te dhimbsem sado pak ?
Nuk ta mbushkam syrin apo si ?
Prapseprap ti ndizesh e merr flake
Tek shterngohesh supeve te mi

Mike epsh e tera , lajka s'dua
As i vrazhed nuk te sillem dot
Vec me thuaj sa keshtu si mua
Puthur e shternguar ke gjer sot ?

Une e di te gjithe hije u bene
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim
Preher pa u ulur ti s'ke lene
Si po rri tani ne preherin tim

Ne keto caste ndonje tjeter
Sjell ndermend ti syckat kur pulit
Mos pandeh se po merzitem teper
Tjeterkend kam dhe une ne shpirt

S'eshte fat kjo lidhje mendjelehte
Po nje flake casti, vec ta dish
Si te njoha rastesisht i qete
"Mirembetsh" do te them serish

Edhe ti do marresh udhen tende
Do besh pluhur diten plot merzi
Vecse mos lakmo ti prishesh mendjen
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri

Krah per krahe me ndonje tjeter djale
Udhes kur te shkosh ti ku ta dish ?
Ndoshta dhe une do te kem dale
Per shetitje, e shihemi serish

Ti me fort pas tjetrit do te ngjeshesh
Dhe me kryet ulur ftohtesisht
"Mirembrema" do me peshperitesh
Ndersa une "Mirembrema Miss"

Dhe asgje nuk do me turbulloje
S'do me dridhet shpirti per asgje
Kush ka dashur s'mund te dashuroje
Kush eshte djegur s ' mund te digjet me
 

Hektor12

Locus omnem
Të dëshiroj tani!
Këtu.
Dhe në këtë çast.
Ta sfidoj veten duke të frymëzuar ty.
Të mbushem me jetë duke drithëruar në gjirin tënd ndërsa ti të ndihesh e gjallë në shtrëngimin tim.
Nuk dua të bëhem nga ata që thonë: "Nesër! Ka kohë"
Nuk dua ta pres këtë ditë të duhur sepse e di se çfarëdo që të bëj kjo ditë kurrë nuk do të vijë.
Çdo ditë e re do të kalojë. Do të ikë dhe do të tretet.
Si shumë të tjera para kësaj dhe si shumë të tjera që do të vijnë.
E fuqizuar nga hezitimi e hidhura nga sot do të shtrihet në të nesërmet e mëpastajme dhe do t'i bëjë hije diellit të lumturisë.
Andaj të dua tani.
Këtu.
Dhe në këtë çast.
E nesërmja kurrë nuk mund ta zëvendësojë magjinë që e ndiejmë sot.
Sepse dashuria nuk guxon të pres.


(A.R)
 

HipHop-Girl

Papirus rex
Të dëshiroj tani!
Këtu.
Dhe në këtë çast.
Ta sfidoj veten duke të frymëzuar ty.
Të mbushem me jetë duke drithëruar në gjirin tënd ndërsa ti të ndihesh e gjallë në shtrëngimin tim.
Nuk dua të bëhem nga ata që thonë: "Nesër! Ka kohë"
Nuk dua ta pres këtë ditë të duhur sepse e di se çfarëdo që të bëj kjo ditë kurrë nuk do të vijë.
Çdo ditë e re do të kalojë. Do të ikë dhe do të tretet.
Si shumë të tjera para kësaj dhe si shumë të tjera që do të vijnë.
E fuqizuar nga hezitimi e hidhura nga sot do të shtrihet në të nesërmet e mëpastajme dhe do t'i bëjë hije diellit të lumturisë.
Andaj të dua tani.
Këtu.
Dhe në këtë çast.
E nesërmja kurrë nuk mund ta zëvendësojë magjinë që e ndiejmë sot.
Sepse dashuria nuk guxon të pres.

(A.R)



Sa bukur i shkruan dashurise...deri diku , duken kaq te bukura per te qene te verteta.
 

Hektor12

Locus omnem
Kohë më parë ti grua e tjetrit,
fshehurazi…ëmbëlsisht fshehurazi,
bëre dashuri me mua
në krahët pa formë të ëndërrimit,
nën atë perëndim dielli mashtrimtar,
mbi atë krevat epshor “tuajin”,
ku unë i rastësishmi
u ndjeva fitimtar ndaj një kundërshtari të panjohur
mbi trupin tënd…
……………………………
Sot më shumë se kurrë,
ndjehem humbës,
një humbës me një kundërshtar të njohur-tët shoq
që cdo natë fshin gjurmët e fitores sime
mbi trupin tënd…
Me puthjen e tij indiferente,
me duart e tij të stërmësuara me format e tua joshëse,
me trupin e tij,
me organin e tij,
shkruan të plotë cdo natë
emrin e tij
A-T-J-E
ku unë në të rrallë
vetëm sa guxoj të hedh
një firmë të pakuptueshme…
 

Hektor12

Locus omnem
Ditën e hâne pa dal drita
Shum poshkon pazar rinija
N’Ur Dinoshës Gjyste t’prita
Aty ja nisi dashtunija

T’hânen âken dit pazarit
Dikush trekton ,dikush ën pûn
Kallabllêk ûlej prej malit
Ti ën shkoll e vet me drû

Fushës Dinoshës jem tye u ûl
Tye me qesh tye kûvêt
Ater rrishim mê jâj gur
Me pushua me zân vêt

Na konopët i shtrgoshim
Kur ja merrte ânâ gomarit
N’maje t’gishtêt na u çoshim
Meu rrok për krye samârit

Po kur delshim prej Podgoricet
Dora,dora si dy fëmi
U afroshim rrâx Pllanicet
Aty u dashim pëlot dashtni

Tuk u dashim ëm merrte mâlli
Se nuk dijsha kur kem meu pa
Ty pot merr fusha e mua mâli
Ëm dhêpte zêmra çi jem da

Vet t’kqyrsha prej mâjes mâlit
Per buz Cemit ka pom tret
Ater i pëshilsha syt e ballit
Se zêmra ême po pëlset

Ura e Dinoshës kjoft mallkua
Se shum her naka da
Jekshtû Zoti nêka shkrua
Kurrmâ Gjyste mos meu pa

Dashtija jon u cëkatrrua
Kur errth letra për ustri
E ty ropët t’kan fejua
Vet su ktheva ma ën Malsi

Vet për Zotin nuk t’treta
Tridhet vjet çi kan kalua
Prap ën zêmêr ty t’gjeta
Kurr nuk mujta met harrua

Gjâ mat âmêl mê ksaj tok
Nûk âsht si dashtnija e par
E kënaq zêmrêne bush plot
Nuk harrohet satijesh gjall

Per dashtni kâtka det knohet
Deti bijen qytelija
Satijet shekulli mosti prohet
Djalit e vajzës dashtûnija
 

Hektor12

Locus omnem
Ne kte nat me shi
tinguj vetmije degjoj
cfare bera un , cfare bere ti
askush si interesoj

Dikur , diku ne dy
shprehnim vetem dashuri
tani smund s'arri te shoh ne sy
mirseerdhe e dashura vetmi

Nisja fjalimit , thuaj do mbaroj
thuaj qe e mira do rikthehet
dhe kujtimi ti do shkoj
me premto qe ai nje her tjeter sdo zhgenjehet

Ma thuaj qe sdo takoj nje si un
nje vogelushen e djallit
me thuaj qe me qetesin ai do flej gjum
dhe qe un sdo jem me endrra e ati djalit

Ai qe do mbes miku perjteshem , qe lendova
ai qe me hapi zemren e ti
ate me te cilin gabova
spo arri ti kerkoj falje e mallkuara krenari.
Se kuptoj....
Si arrita te ndjej , embelsin e kripes
si arrita te shoh erresiren e drites
si arrita te dua , ate qe me mbuloj
dhe fytyren e bukur te botes me tregoj

Ah dashuria e bukur ndjej eshte si fishekzjarre
te luan kurthe , te ofron mundesi
hap dhe trishtim , krijon varre
Me fal zemer , je ti fjala dashuri.

I dashur stilolaps mba shenim
dergoj nje leter ati qe desha ne emrin tim
nisja shkruaj : Djalosh me fal
sdita te vlersoj , mjaft me fjal
Vizato nje lot si ky qe kam ne faqe
e di , jam injorante , ah sa budallaqe
humba dicka humba ty
me fal , sarri te shikoj ne sy.
 

HipHop-Girl

Papirus rex
HUMBEM EDHE KETE MBREMJE


E humbem edhe kete mbremje
Askush nuk na pa te zene per dore,
kur muzgu i kalter binte mbi bote.

Nga dritarja une pash’
lodrimin e perendimit mbi kodrat e largta.

E pastaj, si nje monedhe,
nje copez dielli u perndez ne duart e mia.

Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur,
me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une.

Ku ishe ti ne ate kohe?
Me c’njerez?
Cfare fjalesh u thoshe?
Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh,
kur jam I trishtuar dhe kur ti je larg?

Libri qe marr te lexoj mbremjeve, me ra nga duart,
dhe te kembet e mia, si nje qen I plagosur u rrotullua perendia.

Gjithnje, gjithnje sapo vjen mbremja ti iken,
Deri ku muzgu bredh duke tretur statujat.
 

Hektor12

Locus omnem
S'TE DUA...

s'te... dua vetem sepse te dua,
dhe prej dashurie e mos dashurie vij,
prej pritjes kur nuk te pres,-
prej akullit ne zjarr shkon zemra ime.
Te dashuroj sepse vetem ty te dashuroj,
pa kufi t'urrej-dhe duke t'urryer te lutem,
dhe masa e dashurise time shtegtare
eshte te mos te shoh
dhe te dashuroj si i verber.
Ndofta do ta djege drita e janarit,
rreze e vertete, tere zemren time,-
duke me vjedhur celesin e qetesise.
Ne kete ndodhi vetem une vdes
e do te vdes prej dashurise ,sepse te dua,-te dua ne gjak e ne zjarr.
 

Hektor12

Locus omnem
Saimir Murati - Dua te qaj...

Dua te qaj.
Ta derdh lotin e nxehte.
Dua ta mbys me lote kete mall.
Qe me treti ketu larg, ne kurbet.

Dua te qaj.
Me lot malli e pendimi.
Ditet me te bukura te jetes sime.
Dite te cilat, mi rrembeu mergimi.

Dua te qaj.
Gjersa lotet te me shterojne.
Per dhimbjet dhe vuajtjet e pafundme.
Qe cdo skute te shpirtit, m'a pushtojne.

Dua te qaj.
A me kuptoni, o miq, dua te qaj.
Por vreri i hidhur me pengon.
Keshtu qe lotet, perbrenda shpirtit i mbaj.
 

Hektor12

Locus omnem
Saimir Murati - Jeta ime...

Jeta ime...
E ç'farë t’ju them, për të?!
Herë herë, plot hidhërime!
Herë herë e qetë, pa zë!

Jetën time...
E dua edhe përse, më zhgënjenë!
Fundja e fundit, kështu deshi fati!
Që të këtillë jetë, unë të kemë!

Jeta ime...
Lundron nëpër lumenjë, largësishë!
Mërguar larg, vendlindjes time!
Mërguar larg, prindërve dhe shtëpisë!

Jeta ime...
Ah sa e padrejtë, me mua u tregua!
Por gjithsesi, kjo është jeta ime.
Ndaj sërish unë, atë shumë e dua.
 

HipHop-Girl

Papirus rex
Fuqia e besimit_Arben Duka

Mos mendo që je i humbur,
dhe kur fati bëhet dreq,
se asgjë s'është e pamundur,
dhe në çastin më të keq!

Fatit kurrë nuk i dihet,
vetëm Zotin mbaj në mend,
se patjetër diku fshihet,
yll' i artë i fatit tënd!

Mendimet që kob afrojnë,
krejt nga mendja t'i largosh,
se ato të errësojnë,
dhe asgjë s'mund të shikosh!

Se t'u mbyll ty sot një derë,
mos vur kujën o njeri,
se një tjetër më me vlerë,
do të hapet përsëri!

Kot mos mërmërit në dhëmbë,
s'ka formula magjiplote,
si një lis të madh në këmbë,
do të ngrejë veç forca jote!

Vëç besim jepi mendimit,
dhe do ndizesh porsi zjarri,
se fuqia e besimit,
ngrë të vdekurin nga varri!

Mos shih ëndrra kot së koti,
me thesare krejt të ndritëshme,
mjafton të të fali Zoti,
vetëm Bukën e Përditshme!

Largo mendimet e frikëshme,
ndize shpresën fort në sy,
është Buka e Përditshme,
më e madhja siguri!

Kjo formulë që kur u tha,
lartësoi një të vërtetë,
të përditshmen kush e ka,
është nga mbretërit më i qetë!

Ndaj e mbajti njerëzia,
gjallë shpresën dhe besimin,
në të kundër babëzia,
jetës krejt ia prish kuptimin!

As prej varrit-as prej Ferrit,
s'mund të shohë njeriu dritë,
dhe të jesh në fill të perit,
mos u dorëzo asnjë ditë!

Me mjegull mos e vish synë,
mendo djepin ku je tundur,
sa ke shpirt e sa merr frymë,
asnjë gjë s'është e pamundur!

nga Arben Duka

Gjirokastër më 8.06.2013
 
Top