Një trëndafil..
Një trëndafil.!Dy gota verë,
Heshtje e thellë, ty të mbulonte,
Gëzuar..Them edhe nje here,
Thyej qetësin që mbizot’ronte !
Zjarri i oxhakut,e vetmja dritë,
E që të shohë, nuk më mjaftonte,
Ne errësirë kërkonin sytë,
Për një vështrim qe i’u mungonte!
Për ato buzë.. Për ata sy,
Për ato flokë e ato duar,
Nostalgjin që kam për ty,
Thellë në zemër e kam shkruar!
Afrohu pak,më jep pak dorën,
Të lutem, mos rri ashtu e ngrirë,
Shpirtit tim, shkriji ti borën,
Me një gjest,një fjalë të mirë !
Ti nuk pi e as nuk flet,
Nuk e di në më dëgjon,
C'po më ndodh se di as vetë,
S'di është herët,a është vonë.!
Në gjunjë i ulur, kavalier,
Dorën te zgjasë, kërce me mua,
Si vullkan, eja më merr,
më digjë,duroj e prap të dua!
Të dua tani edhe atëherë,
Të adhuroj në pafundësi,
Sikur t'më flisje dhe njeherë,
Ti e urtë , fotografi !!
(Ripostim 2010) B.L.Ylli