Poezi

Hektor12

Locus omnem
A te kujtohet
A te kujtohet kur beme dashuri
Per here te pare
Ne driten e xixellonjave

Nuk e di se kush na kishte lidhur
As pse nata nuk kishte frike
Prej nesh

Di vetem qe ti ishe e bukur
E brishte dhe e plagosur kaq embel
Sa une harrova emrin tim.
Edmond Tupja
 

Hektor12

Locus omnem
Lirikë

Po ik nga bregdeti.
Ndër mend i kam ende
Portokallet që më ngjajnë me yjet e verës.
Tani,
lamtumirë!
Nën këto mijra drita të vogla që i lëkund era në muzg
Mbledh motivet ajrore të rivierës.
Ujna të qeta,
të dashtuna mu si kangë himarjote,
U dëgjoj që dallgëzonin brenda meje si ujvarë.
Po niset autobusi.
Portokalle, digjuni mbi mue!
Gjithë peizazhi rrotull rend në dritare...
 

Hektor12

Locus omnem
Alpet

Lugina të kaltërta,
ku mbijnë agimet.
Përrenj që zbresin si kope të bardha,
Shkrepa pleq,
të menduam,

të vrazhdë.
Dhe,
përmbi këta,
Buzëqeshja e kaltër e qiellit.


Natë arkeologësh
Ku venë këto ré të grisura
Me këto vetëtima të thyeme mbi kurriz?
Një hanë e lagun
Shëtit e heshtun ndër kalldrëmet iliriane.
Diku gjëmoi...
Punëtori plak përtyp një lutje tinëz
Te dera në gjysmëterr.
Gjëmon.
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
Dikur ne largesi
fshihej nje sekret
nje ngjarje,histori
qe kish ndodhur vertet

Nje goce dhe nje djale
kishin rene ne dashuri
te embel pa fjale
dashuroheshin ne marrezi

Te dy dhane fjalen
te dy dhane besen
jete dashurise i falen
dashurise i falen jeten

U shfaq nje pengese
u shfaq nje termet
jeta u mori kthese
dashurise i moren jet

Prindrit nuk donin
ata ti bashkonin
Lutjet nuk u pranuan
nga jeta ata u larguan

Mes lotesh u percollen
u be nje histori
katilat vesh e moren
cdo te thote nje DASHURI.
 

LLaStiCaaa

Valoris scriptorum
Do takohemi patjeter,
diku ne nje cope udhe!
Ku ti i pari do qeshesh
dhe kur mendjen mos ta kem une.

Do ndalemi pak,
dhe do themi dy fjale.
Meqe fati na ndau,
sot na vuri perballe.

Do flasim per gjithecka,
do flasim cdo gje.
Do heshtim me mall
per ditet qe s'kthehen me!

Do takohemi patjeter,
diku ne nje cope udhe.
Kur ti s'do jesh me ti,
dhe une s'do jem me une...!
 

Hektor12

Locus omnem
NË MUNDSH

Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humbet fillin
E fajin ty ta hedh – dhe vetes ti besosh,
Sa herë të dyshojnë e s’të përfillin,
Por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh.
Në munsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur,
A, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh
Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh.

Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim
Të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh,
Dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim
Ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh.
Në durofsh dot thënjet e tua të drejta
Në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë
T’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta
E prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë.

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
Si në kumor, në një të vetme lojë,
Të rrezikosh, të humbësh, e prap t’ia fillosh
Dhe humbjen kurrë t’mos e zëshë në gojë
Në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër
Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë,
E të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit
Që veç një fjalë “ QËNDRO” gjithnjë të thotë.

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash
A të ecësh përkrah mbretit pa krenari që t'vërbon
Nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash
Dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton.
Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda
Me vepra që peshojnë-dije dhe mos ke asnjë dyshim
Se jotja do jetë bota me cka ka brenda
Dhe Burrë do jesh, o biri im!
 

Hektor12

Locus omnem
RËNKIMI.


Qaj, rrafshi im i dashur, qaj!
Diellin tend verbuar e kane tytat,
E vatrat shkimbur deri ne nje.

Zogun ne qiell, zogun ta kane vrare
Me duar te mia te cara
Me rrashtat tona te shpuara mbuluar te kane;

Pragje thyer e konaqe mbyllur...
Per gjithke e per aske vrare jemi...

Qaj, rrafshi im i dashur, qaj.

Plepi im qiellin do ta shpoje,
Plepi im i kallur
Qiellin e humbur maje nje shpate.

Ali Podrimja
 

HipHop-Girl

Papirus rex
Dritero Agolli - Kur Te Jesh Merzitur Shume


Ketu s' do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S'do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s'do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.
 

HipHop-Girl

Papirus rex
LUTJE

O Zot që fatet tona në dorë i mban!
Na ruaj nga shëndeti trashaman
na ruaj nga orekset e Sanço Pançës,
na ruaj nga hija e rëndë e famës,
na ruaj nga faqeputhjet helmuese të Judës,
na ruaj nga orteku rrëmintar i turmës,
na ruaj nga prejardhja prej shimpanzesë
na ruaj nga thyerja e timonit të kresë
na ruaj nga putra pushtetore e Njëshit
na ruaj nga engjëjt, na ruaj nga dreqërit,
na ruaj përditë nga ftohjet e miqësive,
na ruaj, o Zot, secilin prej të gjithëve!
 

HipHop-Girl

Papirus rex
KUR MË JEPET E TËRA QENIA JOTE

Ti je kaq e bukur sa më jepet të pyes:
“Çfarë më je ti? Njeri apo art?”
Të shoh dhe vjershat e shkruara i gris
se para teje zbehet çdo varg.

Ti je poezia. Të tjerat janë proza
Ti je poezia që s`bëhet dy herë,
ti je frymëzimi që më dehu dhe bota
më duket e tëra e larë me diell.

Kaq ditë ti ecën përkrahu me mua,
ditë e përditë ne rrimë kaq pranë
sa që më e dashura fjalë “Të dua”
u bë e zakonshme si buka që hamë.

Kur më jepet e tëra qenia jote
marr botën në dorë dhe të fshehtat ia di
dhe puthja përsëritet e bëhet si kopje
them gjëra të mençura që s`kanë poezi.

Prandaj ik e më ler deri në mbrëmje
ose largohu një javë se vij e të marr
unë dua të jetoj me mungesën tënde,
të krijoj pa ty në vetvete një hall.

Më duhet një bosh që kërkon të mbushet,
më duhet një gjemb që nga brenda më ther,
më duhet të krijoj një dimër pa lule,
më duhesh të të dua edhe një herë.
 

Hektor12

Locus omnem
Simona Shalcanj - Poezi Dashurie Kolazh

T'kam dasht me zemet t'kam dashut me shpirt
Qe ti prej meje do me ik kurr nuk e kam dit
Nje zemer e pata dhe ate ta fala
Ma more ma theve dhe per jet ma ktheve
Me fjal me the te dua
Me zemer me the sje per mua

Dua te shkoj
Dua te harroj
Por dije nje gje
Qe gjith te perkujtoj

———–

Ne thellsine e zemres time
eshte vendos nje emer
Pergjithmone kete emer
do ta mbaj ne zemer

——————

Lumturine kerkova por une nuk e gjeta,
Idealen ma dhurove ti vet por kurre nuk u zbeha,
Dashurine per ty e ruajta ne fshehtesi,
Por i kam treguar dikujt dhe ti mire e di,

Sa here ti me vjen prane meje,
Une bie ne mendime sepse ti je ilaqi i zemres sime

———-

Dashuria u jep mend
Ayre që s'kanë
Ndërsa u merr mend
Atyre që kanë

——————

Ne te kumanoves e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpyrt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e kumanovares eshte shume shtrenjt

———-

Nenaten e qete
ne gjumin e lete
kur me kujtohesh
ti nuke mundem me fjet

——————

Pse mkriove perendi qe te vuj per dashuri
Pse me lindi nena ime qe te jam me shum kujtime,
Oh kjo jete sa e shkret un pa ty vetun me ndejt.

Rruget jan te gjata
Netet jane pa fund
Qendroj larg teje e ste gjej askund,
Eja ti pran meje mos me le ne vetmi
Lejoma te puthi njeher dhe t'a largoj ket merzi.

———-

Njeriu pa dashuri si nena pa femije
Buza e pa puthur si lulja e keputur
Zemra ne vetmi si bora u shkri…

—————

E pranoj se jam fajtor qe ty zemren ta kam thy
E pranoj se kam gabuar qe ty shpinen ta kam kthy
E pranoj se zemra jote dhimbjet nuk i meriton
E pranoj se n'jeten time me mungon me mungon
Jo s'te harroj kurre s'mundem ty t'mos dashuroj

———————-

E mallkoj diten qe te pash.
E mallkoj shiqimin qe ta dhash.
E mallkoj buzqeshjen qe ta dhurova.
E mallkoj veten qe ne ty u dashurova.

———–

do te behem zog
e ti se do te me njohesh
do te vi ne dasem
kur ti te martohesh
do ti bi daulles
per lamtumiren tuaj
kurse une i mjeri vetem,
vuaj dhe vuaj

te deshiroj
fat ne jet
nje trup me shendet
ne shtepi harmoni
dhe dashuri pa kufi

——————

Ore djal ore djal
po ti tham nja dy tri fjale
sie ke nis hiq mire s eki
po veq vazhdo se vete e di

kur te lodhesh nga kjo loj
mos mendo t'kthehesh perser
s edhe une do di te jetoj
ta bej jeten sikur ti….!!

————

zemra zemres
i bon lutje
dashuria e par
fillon me Puthje
zemra e femres
esht hotel
kush don hin
e kush don del
po zemra e mashllit
esht si gur kush hin
brenda nuk del kurr

———————-

Nuk jam poet,
të shkruaj poezi
Por fjalën të dua,
E shkruaj vetëm për ty
Bilbili në degë
Sa bukur këndon
Ti puthsha buzët
Ti që e lexon

————

Sikur lulja pa arome
sikur perla pa shkelqim
ashtu do ngelem une
n,q,s ti nuk je shpirti im

—————–

Dashuria fillon me nje shikim,
vazhdon me nje buzeqeshje,
zmadhohet me nje puthje,
dhe perfundon me dy pika lot.

——–

Zemra lengon
vajtimi shpejton
dashurinë e parë
do ta kujtoj edhe në varrë.
Do te bëhem shkrumb e hi
do te tretem nga një dashuri
zemra me thot të dua
pse me ben kaq shumë të vuaj?

Gjithmone kan thënë
nga urrejtja e tepert
shfaqet ndjenja e dashurise
dhe shfaqet ne horizont.

————-

Eh ta dish sa shume te dua
do te rrije veq me mua,
dua ti ndjej buzet e tua,
dhe fjalet qe vetem ti mi thua.

———

Une dhe ti
ti dhe une
me nje fjal te
DUA SHUM

————–

Kujt i thua lule
kujt i thua hen
kujt i thu princeshë
si mu ke then
A te duket njejte
kur e perqafon
athu nje qast ndalohesh
mbyll syte e më kujton..!
Athu te rren mendja
me kerkon ne shpi
po vendi im eshte bosh
une mungoj te ti..!!​
 

Hektor12

Locus omnem
Dritero Agolli - Enderr E Prere
1.
mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
ka rene ne ullishte mize e ullirit.
hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit
ne enderronim te benim nje anije,
kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim,
kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
dhe vela ti vinim.

bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere
dhe te lundronim ne ishujt e havajes;
ta pinim veren me vajzat e ishujve ne belvedere,
zezaku te bente fresk me fleten e palmes.

2.
mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
s'e gjejme as nallbanin e marre.

ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj...

3.
mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve",
kur grisnin fustanet ne driza.

4.
mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
ne enderronim nje vdekje me te mire:
duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.​
 

Hektor12

Locus omnem
Migjeni - Dy Buzë...
Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta...
Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m'i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lote të mija
qenë shenja të dhimbjes,
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.​
 

HipHop-Girl

Papirus rex
Eja trishtim
Eja, trishtim ,
eja me hapa fletesh qe bien nga deget,
eja me hapa shiu qe keputet nga fletet...
Eja trishtim ,
eja me hapa tingujsh qe dridhen ne mbremje,
eja me hapa zemrash qe rrahin me dhimbje...
Eja , trishtim,
o preher i embel qe nuk me braktise kurre,
o strehe e qetesise sime,
o enderrime te mia,
o gji i shpreses sime.
Eja , trishtim,
trishtim ,
eja.


BILAL XHAFERRI.
 

Hektor12

Locus omnem
Sharl Bodeler - Himni I Bukurise

Bie prej qiellit a ngrihesh prej humnerës së thellë,
O Bukuri! Shikimi yt hyjnor dhe i djallëzuar,

Krimin me mirësinë ngatërruar, përherë na e ndjell,
Duke i ngjarë aq shumë shijes së verës së bekuar.

Sytë e tu strehojnë çdo perëndim dhe aurorë;
E si një natë e stuhishme parfume shpërndajnë;
Pthjet e tua janë melhem, goja jote një amforë,
Që i bën trima vogëlushët e heronjtë të qajnë.

Gurgullon honeve të zi a yjeve të zjarrtë digjesh?
Fati i magjepsur të ngjitet pas fundeve si një qen;
Ti gjithcka në botë sundon e askujt s'i përgjigjesh,
E kudo, rastësisht, gjëmën dhe harenë shpërthen.

Bukuri, ti marshon mes kufomave që ke përçmuar;
Nga xhevahirët e tu, Tmerri nuk ka më pak magji,
E Krimi, mes gjithë stringëllave të tua më i çmuar,
Mbi barkun tënd, krenarisht vallëzon plot dashuri.

Flutura e natës e verbuar pas teje, të vjen afër, qiri,
Fërfëllin, ndizet e thotë: I bekuar qofsh pishtar!
I dashuruari ethshëm përkulet mbi të dashurën e tij,
Si ai i plagosuri për vdekje përkëdhel të tijin varr.

S'ka rëndësi nëse Parajsën apo Ferrin ke për nënë,
O Bukuri! Mostër e frikshme, e paanë, e lindur e lirë!
Vallë buzëqeshja jote, syri yt, këmba, hapur ma lënë
Portën, për atë pafundësi kurrë të njohur aq mirë?

S'ka rëndësi je Djall apo Zot! Ëngjëll a Sirenë të jesh,
S'ka rëndësi nëse zanë me sy kadife që xixëllojnë butë,
O parfum, ritëm, kthjelltësi, o e vetmja ime mbretëreshë!
Bën universin më pak të shpifur, më pak të rëndë çdo minut'
 

Hektor12

Locus omnem
Sharl Bodeler - Ballkoni

Ndjell'se kujtimesh, mbi gjith' dashnorët e dashur,
Për ty të gjitha dhelet, tek ti perkushtimin!
A të kujtohet vallë prekja e përmallur,
Embëlsia e mbrëmjeve kur prisnim agimin
Ndjell'se kujtimesh, mbi gjith' dashnorët e dashur!

Netët e ndriçuara nga të kuqtë thëngjij,
Muzgjet në ballkon, me një t'argjendtë tis,
Zemrat në një rrahje, tek unë të butët gjij,
Të pavdekshmet fjalë në vesh të çuçuris
Net've të ndriçuara nga të kuqtë thëngjij.

Sa të bukur diejt në ato perëndime!
Qeniet njësh të bëra me t'pafundmen botë!
Sikur i përpija të shpirtit kundërmime
Kur mbi ty përkulesha o yll magjiplotë.
Sa të bukur diejt në ato perëndime!

Terr i natës rritej si një gardh i dendur
Flakën e syve të tu ndienja n'errësirë,
Në buzë pija pezmin,nektarin e mbledhur,
Kofshët e tua të ngrohta me duar perfshirë,
Terr' i natës rritej si një gardh i dendur.

Une kam mësuar t'ju jap jet' kujtimeve
Çasteve kur ballin mbaja në prehrin tënd.
Po ku ta kërkoj ëmbëlsin' e hireve
Përpos se tek ti, ku, në c'tjetër vend?
Unë kam mësuar t'ju jap jet' kujtimeve.

Ato tinguj, oh ç'afshe, ato puthje pareshtje,
A do mund t'i shoh e ti ndjej përsëri
Të dalin nga shpirti, si nga e detit heshtje
Ata diej të zjarrtë që ngjiten n'ajri?
O ç' tinguj! O ç'afshe! O ç'puthje pareshtje!​
 

Hektor12

Locus omnem
Federiko Garsia Lorka - Zëmer E Re

Zemra ime, si një gjarpër
e ndërron lëkurën e saj,
e mbaj ja mu në dorë
plot me plagë dhe me mjaltë.

Mendimet që u mëkëmbën
në çerdhen tuaj, ku shkuan?
Po trëndafilat që dhanë aromë
Për Jezu Krishtin dhe Satanan'?

Mbështjellësi i gjorë e mbyti
Yllin tim mbrekullor!
Pergamen i dhimbshëm gri
I asaj që dashuroja por s'e dashuroj.

Shoh në ty fetus i shkencave,
mumje vargjesh dhe skelete
të pafajsive time antike
dhe romancave sekrete.

A t'ju var në murin
e muzeut tim të ndjesive,
tok me të ftohtin edhe terrin,
bebe gjumashe të ligësisë sime?

A t'ju përhap ndër pishat
-libër vuajtjesh i dashurisë time-
kështu të mësoni tringëllimat
që në agim i merr bilbili?​
 

HipHop-Girl

Papirus rex

POEZIA E HUMBJES
TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB
LODRON SI NJE MACE NE HAPESIREN
E GJELBER TE SYVE TE TU
DHE UNE I FYER I POSHTERUAR
TE PERGJOJ PAS HIJES SIME
BEHET VONE, SA VONE NGA NDARJA
UNE MBI PRUSH THYEJ SHKARPA
SI IDIOT I FRYJ HIRIT
NDIZU ZJARR
DHE HEDH ATY LULE, SHAMI, VJERSHA
RROBAT E CDO GJE QE KAM
E NGEL NJE LAKURIQ I VARFER, ZHVESHUR
QE ZJARRI DOT ME S'E NGROH.
TI ASNJEHERE S'E KUPTON CFARE HUMB
LODRON SI NJE GJETHE NE LULISHTET PA ANE
TE SYVE TE TU
POR UNE DUA TE TE DUA
ME CDO KUSHT


ERVIN HATIBI.
 
Top