Poezi

Hektor12

Locus omnem
Dritero Agolli

PSHERETIMA

Keto kembka c'te bukura jane,
Keto kembka ne fundet e shkurtra!
Cfare u bejne e me cfare i lajne
Keto kembka te bukura?


Te me vrisnin keto kembka te bukura
Te me shtrydhnin, s'desha gje tjeter,
Mjaft te kisha pak caste te lumtura
Qofte dhe i shtypur si pjeper.....
 

Hektor12

Locus omnem
Lasgush Poradeci

ERE TRENDELINE

Sesi m`ju lendon dashurija!
Sesi m`ju lendon pa pushim!
O lotet e syve te mija!
O klithmez e tingellit t`im!

Ju shoqe te kohës mitare…
Mikesha…motricka…pa faj!
Ju humbte ne mjegull perfare,
Dh`u solla nder mend e po qaj!

As flak` e shkendijes q`u shua,
As syri qe nxihet e plas,
Nuk lane-o ju vasha për mua
Vurratat e erreta pas :

Haj!flutur` e zeze me duar
Një flutur secila prej jush
Me la ne gishtrinj dyke shkuar
Pluhurin qe ndrin posi prush…

Sot cela pellemben e dores
Q`u ciku gazmore dikur-
Si pah verbimtar i debores
Se-rish po me ndrin një pluhur…

Përse nuk m`u shojte përherë
Të hesht te pushoj për kurdo,
Ti mall qe ner to pate lere
Dh`u rite dh`u ndrite ner to!

Ju shoh përtej mjegulles s`uaj
E shpirtin prej jush e kam plot,
Pa s`mund si t`a them, si t`a shuaj
Ah!këngën e mbushur me lot.

Se koti-u larguat menjane,
Me vajtte me kot aq larg,
Kur sumbulla lot qe me rane
Si ruazat i shkova ne varg…

Dh`i ndrita me syrin e fshehur…
Dh`i vela me zërin mitar…
Dh`i skuqa me buzen e dehur…
Me shpuzen e flogut si ar…

Oji!trendelin` e venitur
Ju fali gjith eren e saj…-
Pse rreh kaq me hov te cuditur,
Haj!Zemera ime ti haj?...

Ju lule q`u leu parevera,
Dh`u cika me gas një mëngjes!...
Se largu prej jush me ra era,
E desha prej mallit te vdes
 

Hektor12

Locus omnem
Dritero Agolli

Teorema

Ti në kanape tani dremit
ndofta gjumi ende s'të ka zënë
abazhuri mbi qerpikët ndritë
libri nga gishtrinjtë të ka rënë

Para teje ndal mendimi im
jemi dashuruar edhe sharë
jemi ndarë hidhur në udhëtim
por drejtë njeri-tjetrit kemi marrë.

Dhoma hesht dhe rruga larg gjëmon
ti sheh ëndrra kaltëroshe, shumë
unë ndonëse pi dhe 'mogadon'
mezi fle, jam njeri pa gjumë.

Je për mua ëndërr, çast e orë
teorem e turbultt dhe dilem
po të jem vërtetë një pitagorë
ti je më e vështira teorem....!
 

Hektor12

Locus omnem
Gjergj Fishta

Lamtumirë

Lamtumirë, vendet e mia,
që, po zhduken dalëkadalë!
Gjëmon deti, ushton duhia,
lkundet barka valë mbi valë.
Kah njai diell, që asht tue flakue,
andej fill un tash do t’vete… Lamtumirë, atdhe i bekue!
Lamtumirë, për sa t’jet jeta!

Nesër made kur mbi ne,
rrezja e diellit ka me ra,
kush e din sa ujë e dhe,
mue prej teje ka me m’da!
E por n’pyetsha ret mizore,
e por n’pyetsha zogjt e detit, se per ty, moj tokë arbnore,
s’ka me m’folë kush mue t’shkretit…

Tjera fusha e tjera zalle
kam me pa, e tjera dete;
kam me ndje po tjera valle,
tjera gjuhë, tjera qytete.
Vendin tem s’kam me e pa,
ku kam le e jam burrnue: sytë e mi kan me kja,
pa u gjet kush me i ngushllue.

E njaj dhe – ehu! kob prej qellet,
s’ka me kenë, jo, dheu i t’parvet,
ku ma bukur qielli kthiellet,
ku ma ambël, n’gjuhë t’shqiptarvet,
para hyjt naltohet luta.
E ku besa asht e shenjtueshme, e ku zemrat s’dijnë çka asht tuta,
e ku bjeshket janë të madhnueshme.

E ato halë e qipariza,
kam me i pasë ndër mend gjithmonë,
e ato stane e njato mriza;
e ato berre e ato kumbonë…
Por oh, vaj! Malet e mia,
që po zhduken dalëkadalë; gjemon deti, ushton duhia;
lkundet barka valë mbi valë.

Lamtumirë, ti, shpija e t’parvet,
ku ma s’parit m’agoi drita
e ku strehë u dha shtegtarvet,
miqt e babës edhe ku i prita.
Lamtumirë, carani n’votër!
Lamtumirë, ju, armët e shkreta! Lamtumirë, ti, nanë e motër!
Lamtumirë, per sa t’jet jeta!…
 

Hektor12

Locus omnem
C'do kush ka të drejtë në të ''bukur'' e të ''mirë''...
ashtu sic ka në ''vuajtje'' e në ''sëmundje''...
c'do kush ka të drejtë në ''ëndrra'' e ''dëshire''...
ashtu sic ka në ''realitetin'' plotë ''lëkundje'' ....

Si do ta marrësh a ta shohësh këtë botë...
dhe pse e di që një dit' do t'jesh i ''zhdukur''...
e sa të duash le të thuash ''jetoj kot''...
nuk mund te thuash, që kjo jetë nuk është e bukur.


Bledo Leador Ylli
 

Hektor12

Locus omnem
Dritero Agolli

NATEN DUKE U MENDUAR

O njerez te lajthitur neper nate
U vrate nen ballkonin tim per dokrra!
S'ka rendesi nga ishit ju te ngrate,
nga Mati, Tropoja, a nga Mokrra.

Tek pi mes tymit, flas menduar
Sikur me shekuj rron nje fis i marre
Perjetesisht ne urrejtje bashkuar
Cuditerisht ne dashuri i ndare!
 

Hektor12

Locus omnem
1381852_246196488861644_2056974392_n.jpg
 

Dr. Shpetimi

Forumium praecox
Gjergj Fishta

Lamtumirë

Lamtumirë, vendet e mia,
që, po zhduken dalëkadalë!
Gjëmon deti, ushton duhia,
lkundet barka valë mbi valë.
Kah njai diell, që asht tue flakue,
andej fill un tash do t’vete… Lamtumirë, atdhe i bekue!
Lamtumirë, për sa t’jet jeta!

Nesër made kur mbi ne,
rrezja e diellit ka me ra,
kush e din sa ujë e dhe,
mue prej teje ka me m’da!
E por n’pyetsha ret mizore,
e por n’pyetsha zogjt e detit, se per ty, moj tokë arbnore,
s’ka me m’folë kush mue t’shkretit…

Tjera fusha e tjera zalle
kam me pa, e tjera dete;
kam me ndje po tjera valle,
tjera gjuhë, tjera qytete.
Vendin tem s’kam me e pa,
ku kam le e jam burrnue: sytë e mi kan me kja,
pa u gjet kush me i ngushllue.

E njaj dhe – ehu! kob prej qellet,
s’ka me kenë, jo, dheu i t’parvet,
ku ma bukur qielli kthiellet,
ku ma ambël, n’gjuhë t’shqiptarvet,
para hyjt naltohet luta.
E ku besa asht e shenjtueshme, e ku zemrat s’dijnë çka asht tuta,
e ku bjeshket janë të madhnueshme.

E ato halë e qipariza,
kam me i pasë ndër mend gjithmonë,
e ato stane e njato mriza;
e ato berre e ato kumbonë…
Por oh, vaj! Malet e mia,
që po zhduken dalëkadalë; gjemon deti, ushton duhia;
lkundet barka valë mbi valë.

Lamtumirë, ti, shpija e t’parvet,
ku ma s’parit m’agoi drita
e ku strehë u dha shtegtarvet,
miqt e babës edhe ku i prita.
Lamtumirë, carani n’votër!
Lamtumirë, ju, armët e shkreta! Lamtumirë, ti, nanë e motër!
Lamtumirë, per sa t’jet jeta!…
"O shtegtar, ti duke kalu nji shtegu te cilun ne rane
e ne hassh ne nje vorr ,nxirre e nji kryq druni venma per mi kry
e lutu per mu per cfare ta kem fy
 

Hektor12

Locus omnem
Dritëro Agolli

RASTESITE

Ne supin tim papritur erdhi te ulej nje
flutur,
Nje sup te tille kjo flutur c'pati qe
zgjodhi?
Te thuash se sihte nje sup i bukur,
Gjepura! Kjo duhej te ndodhte dhe ndodhi!

Shume gjera s'dime pse ndodhin ne
lufte a ne paqe,
Per shembull, s'te zuri mes luftrave
plumbi,
Ne paqe te vjen nje grerez, me thumb
te thumbon ne faqe Dhe ti, qe s'viqe nga plumbi, vdes nje
dite nga thumbi....
 

Hektor12

Locus omnem
Dritëro Agolli

PAS REVOLTAVE

Ata qe ne sheshe gjemuan
S'u ngrysen heronj as ne lista
Ata qe ne sheshe pergjuan
U gedhine ministra....

Kjo s'eshte as cudia e pare
S'do jete as cudia e dhjete
C'ti besh historise se marre
Kercen si di vet!..
 

Hektor12

Locus omnem
Flm shume po ashtu eshte e njoh personalisht pi raki dhe ben poezi ai jane te fresketa keto sot mi ka cuar
 
Top